Zululand: Nano transmeton dokumentarin e bërë nga Christopher Hitchens; është një kritikë e fortë që i bëhet Nënë Terezës

12 Tetor 2016, 20:22Kulturë TEMA

Në Zululandin e sotëm Nano zgjodhi të transmetonte një dokumentar kontrovers, të bërë shumë vite më parë nga një intelektual i njohur perëndimor që sot nuk jeton, Christopher Hitchens. Ky i fundit është një nga kritikët më të mëdhenj të Nënë Terezës.
Nano tha në fillim të programit të vet, se këtë dokumentar po e transmetonte, ngaqë ishte dakord me një pjesë kritikash që i bëhen Nënë Terezës, siç është ajo lidhur me takimet që kjo ka bërë me një numër diktatorësh të botës, apo me rolin politik që ajo ka luajur. Por edhe ngaqë, sipas Nanos, ne “duhet të njihemi me anën tjetër të medaljes”, duhet të dimë se ç’mendojnë të tjerët për një person të ngritur në nivelin e ikonës a simbolit. Nano tha se e mira e këtij dokumentari është që “e ul Nënë Terezën në tokë, ku e ka pasur vendin e ku duhet ta ketë. Le t’i themi gjërat ashtu si janë. Ajo nuk ishte një e dërguar e Zotit në tokë. Ajo nuk ka komunikuar me Qiellin në asnjë prej mënyrave të përfytyrueshme. Ajo ishte një njeri si të gjithë. Jetoi në një mënyrë të veçantë, sakrifikoi jetën e vet, e sigurtë se po bënte diçka që do t’i vlente njerëzimit këtu poshtë e që do të shpërblehej prej Zotit atje sipër, por ajo ishte dhe mbetet humane, humane nga thonjtë e këmbëve deri te fijet e flokëve.”
Dhe ta ulësh në tokë, nuk do të thotë ta deningrosh atë, sepse ajo, sidoqë të jetë, mbetet gjithsesi një nga figurat më të mëdha të historisë botërore.

3 komente në “Zululand: Nano transmeton dokumentarin e bërë nga Christopher Hitchens; është një kritikë e fortë që i bëhet Nënë Terezës”

  1. Une jam Arditi says:

    Doni te hiqni vemendjen nga Arditi. Turp t’ju vije per propaganden e ndyre qe beni.

  2. E ndoqa me kujdes dokumentarin e z. Tafa,me beri pershtypie nje gje:
    Po si nuk dhe nje mendim….. pa lezuar carcafin nga mbrapa telekameres…
    o zot cfare gazetar i pa pregatitur….. nuk ia ndau syrin s’ lexuarii….. neijse..
    NENE TEREZA mbetet nje simbol per brezin tone….. edhe per brezat qe do vijne.

  3. lelegu says:

    Mustafai eshte thjesht nje gorille e mendje trashe, nga fytyra duket i manget qe nuk merr ere nga ironia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje