1 milion euro gjobë biznesmenit, arrestohen dy miqtë e Shullazit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy miq të Emiljano Shullazit u vunë në pranga sapo dolën nga dhomat e paraburgimit te Jordan Misja, aty ku ishin takuar me të akuzuarin për gjobëvënie.

Endrit Qyqja dhe Endrit Zela u arrestuan me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda. Dy miqtë e Shullazit dyshohet se janë pjesë e grupit, të dyshuar për disa gjobëvënie dhe atentate në Tiranë dhe Durrës.

Sipas prokurorisë dy të arrestuarit e sotëm, në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria për Krime të Rënda është duke zhvilluar hetime për një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për “gjobvënie”. Gjatë këtij hetimi, fillimisht janë arrestuar shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht, si edhe duke ushtruar dhunë fizike. Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare. Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit. Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Për këtë arsye, kërkimi i parave është realizuar në mënyrë të padrejtë, si edhe duke përdorur dhunën fizike dhe verbale.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme, bazuar në prova, se shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-8-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-8.png","attachment_id":"564858"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-10-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-10.png","attachment_id":"564859"}]

5 komente në “1 milion euro gjobë biznesmenit, arrestohen dy miqtë e Shullazit”

  1. Flamur says:

    Po kto mut bisnesmena pse I japin shullazit 1 milion euro kur mund ta vritshin me 10 mij euro.

    1. Pagjume says:

      Kto biznesmena nuk jan te paster per vete dhe Shullazi i ka zane keq dhe kane pagu. Te jem une biznesmen i paster me ato 1milion e shkrij Shullazin dhe te gjithe robt e tij

  2. Rifati says:

    Ja japin se Shullazi nuk i do per vete.I ka porosi nga shefat lart.Dhe nuk i merr fare me dhune,biznesmenet ja japin vete se e dine si funksionon.Po deshe me punu,paguaj shefat.Prandaj dhe Shullazet jane te paprekshem ne Shqiperi

  3. Gjyatari says:

    Gjykatesi do i nxjerre te lire, nuk ka veper kriminale, mire bënë se e kane zënë veten biznesmenat

  4. TRAPI says:

    KRTO DUHEN VRARE SI KATELI NE BURG///

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *