Lulzim Basha ka 4 porosi për deputetët e PD-së, por “garda e vjetër” e braktis

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Berisha-Basha

Lulzim Basha ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD nga deputetët e tij që të kenë “vëth në vesh” katër porosi, mbi të cilat do të nisë dhe një aksion i ri i opozitës. Denoncimi dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së hashashit, anulimi i propozimit të PD-së për votimin dhe numërimin elektronik, shitblerja e votës dhe mbajtjen larg zgjedhjeve të ardhshme të personave me rekorde kriminale. Këto janë pikat që kanë dominuar mbledhjen e djeshme në grupin parlamentar të PD-së me dyer të mbyllura.

Mospërfillja që i ka bërë Partia Socialiste propozimit të Partisë Demokratike për votimin dhe numërimin elektronik ka irrituar demokratët. Kreu Demokrat ka kërkuar nga Oerd Bylybashi që këtë çështje ta shtroj për diskutim në Parlament, për të sqaruar qëndrimin e opozitës për këtë pikë. Ndërsa duke u ndalur te çështja e hashashit, numri një i opozitës u ka kërkuar deputetëve që të ngrenë alarmin e rrezikut që i kanoset vendit por edhe shteteve të tjera nga kultivimi dhe trafikimi drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE.

Por Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së kanë munguar deputetët “rebelë”, gjë që ka shkaktuar shumë pikëpyetje lidhur me mungesën e tyre, shkruan gazeta Shekulli.

Deputetja Jozefina Topalli ka munguar në tre mbledhjet e fundit të grupit parlamentar të PD-së. Mes saj dhe kreut të PD-së ende ka qejfmbetje, të trashëguara nga diskutimet e ashpra në sesionin e kaluar, ku Topalli e cilësonte liderishipin e PDsë si të mefshtë dhe të paaftë për të mbajtur gjallë frymën e opozitarizmit.

Ndryshe nga Eduard Selami, që mungonte, deputetja Majlinda Bregu, e cila gëzon po ashtu një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve, ka qenë prezente në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Qëndrimet e fundit të dy deputetëve i kanë kthyer në pro amerikan dhe disa të tjerë antiamerikan.

Selami dhe Bregu çdo herë janë pozicionuar pro qëndrimeve të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili jo pak herë ka shfaqur kritika për drejtimin e dobët të partisë. Përpos mungesës së deputetëve që tashmë prej kohësh vazhdojnë të lëshojnë kritika në mbledhjet e grupit parlamentar, ka rënë në sy dhe “braktisja” e mbledhjes që i kanë bërë dy deputetët “rebel”, të cilët po ashtu në sesionin e kaluar kanë qenë të zëshëm kundër Bashës.

Deputetët Astrit Patozi dhe Genc Ruli janë larguar nga mbledhja, duke e lënë në gjysmë.

I pari që u largua ishte Patozi, dhe pas pesë minutash të njëjtën gjë ka bërë dhe ish-ministri Genc Ruli. Në mbledhjen e djeshme është vënë re dhe mungesa e deputetit Arben Imami. Ish-ministri Imami është po ashtu një nga demokratët që ka kritikuar jo pak herë kryetarin Basha. Ndërkohë, ajo që tërheq vëmendjen është mungesa e vazhdueshme të Jozefina Topallit, një kritike e ashpër ndaj opozitës së Lulzim Bashës. Ish-kryetarja e Parlamentit nuk ka shkuar as në një mbledhje grupi që kur ka nisur ky sesion parlamentar. Nuk dihen arsyet pse Topalli ka vendosur të mos jetë e pranishme në mbledhjet e grupit aty ku diskutohet dhe vendoset për qëndrimet e PD ndaj projektligjeve apo çështjeve të tjera.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Lulzim Basha ka 4 porosi për deputetët e PD-së, por “garda e vjetër” e braktis”

  1. Beu says:

    Topi eshte i imi,do ta gjuaj vete penalltine.Mire mire po por nuk erdhe sot te luash do te heqim nga skuadra.Po cbejne keshtu si femijet vete e zgjodhen vete ta mbajne e kthyen PD ne OJQ,parti interesash

  2. Bushi says:

    Beni çfare te doni,planifikoni çfare te doni,shpifni dhe zmadhoni sa te doni,pd-ke nuk vjen ne pushtet,se nuk e do populli.Ne fakt nuk duan Sali Berishen dhe Lulezim Bashen,se ata i kane dhe imazh shume te keq partise,por partia i mere te gjitha fajet.Kur vjen momenti para kutise se votimit,njerzeve u del para syve fytyra e urryer e Berishes dhe Bashes,menjehere nderrojne mendjen dhe ja japin ps-te, si parti e perfaqesueseve te shtresave te varfera te qytetit dhe te fsahatit.Nuk mund te shlyhen nga mendja e ashqipetareve gjithe ato te zeza qe i ka bere Saliu ketij vendi.Shkaterroi gjithe uzinat,fabrikat,kombinatet,bujqesine,qe ishin ngritur me aq pune e djers e popullit shqipetare per 50 vjete,kurse Saliu me partine e tij i rrafshoi brenda nje dite.Apo vrasjet e vjedhjet,korupsioni etj.etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *