Berisha e ka hallin tek plaga e vjetër: Gërdeci ishte vrasje shtetërore pa dashje (e barazon me vdekjen e 17-vjeçarit)

berisha 1Sali Berisha ka akuzuar sot në Kuvend kryeministrin Edi Rama, se ka ndikuar për të mos transmetuar emisionin investigativ në Vizion Plus për vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Cështja me të cilën doja të hapja fjalën është akti i shëmtuar, i paprecedentë në 24 vite, kasaphana e fjalës së lirë. Për herë të parë në 24 vite një emision investigativ për një çështje të rëndësishme, për një çështje që faktohet katërcipërisht, vrasje shtetërore.

 Ardit Gjoklaj është vrasje shtetërore.

Njësoj sikur të ishte jo një 17 vjeçar që përballej me aspektet më të vështira të jetës në këtë vend. Pasi dështuan ta varrosin në plehra atëherë bënë gjithçka. Tre netë më parë ta vrasin për së dyti, të bllokojnë emisionin e tij. Dhe kjo është vepër kriminale e Ramës.

Këtë akt nuk mund ta bëjë kush tjetër në Shqipëri përveç atij që ka fuqinë e ekzekutivit. Ky është i shëmtuar është një damkë e zezë, një dëshmi e qartë se si paratë e krimit po sundojnë çdo ditë liritë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, vrasja e Ardit Gjoklajt duhet të cilësohet si vrasje shtetërore, njësoj si vrasja e 26 personave në Gërdec.

“Edhe Gërdecin duhet ta shpallni vrasje shtetërore por nuk keni ndërgjegje. Ne bëmë gjithçka për ti kompensuar, por të vrarët nuk i kompenson dot. Kompania mbikëqyrej nga një kompani shtetërore. Që këtu është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore, pa dashje. Shteti u jep familjeve dëmshpërblimin. i paqëllimshëm ishte. Ky është shteti i qytetëruar.

Qytetarët pësojnë çdo ditë edhe funde tragjike. Por ato që janë të lidhura me shtetin, shteti mban qëndrim”, deklaroi Berisha.

Gërdeci është plaga e vjetër e Berishës dhe përpiqet të bëjë çmos, që t’i gjejë kësaj qeverie një vrasje shtetërore, për t’u barazuar.

Por, edhe nëse Gjoklaj është një vrasje shtetërore, nuk mund të barazohet me Gërdecin, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Për më tepër që përfituesi i saj i drejtëpërdrejtë ishte pikërisht djali i tij.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Berisha e ka hallin tek plaga e vjetër: Gërdeci ishte vrasje shtetërore pa dashje (e barazon me vdekjen e 17-vjeçarit)”

  1. arjan cani bir k...e says:

    4+3=8

  2. mirel says:

    Sipas teje qeveria ka te drejte te vrasi me pak se 26 veta, dhe per sa kohe qe viktimat jane me pak se 26 qeveria i shpetoka pergjegjesise se krimit.
    Kjo eshte llogjike kriminelesh o Merozoi i Ramutit.
    Eshte i njejti krim si ai qe beri Berisha.
    Biznesi i paligjshem shteteror eshte ligjerisht i denueshem dhe veper e rende kriminale.
    Nuk duhet te kete asnje te drejte morale ky shtet qe nuk denon Berishen dhe promovon te njejten taktike mafioze te Berishes.
    Meqe ra fjala, kush e ka rradhen e dasmed te pallati i brigadave pas dasmes se goces se Mediut?
    Djali i Berishes?
    Apo te ftuarit e Zogollit, ata per te cilet Berisha vrau 4 veta kokepalare. .cifti Meta.

  3. dielli says:

    O berish qelbesira vrasesi hajduti tradhtari ik o te rente qelli mbi koke o i poshter…

  4. Ana says:

    O sali kafsha! Vdeksh me gjithe pjellet e tua! O ndyresira e shqiptareve. te rente mishi copa-copa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *