Berisha "korrigjon" Gërdecin si vrasje shtetërore: Ishte faji i MEICO-s (jo i Mediut dhe Zenit)

13 Tetor 2016, 20:25Politika TEMA

Tragjedia e Gërdecit është pika e dobët e qeverisjes së Sali Berishës. Për shkak se aty mbetën të vdekur 26 persona dhe u akuzua si i përfshirë djali i tij, kundërshtarët e tij ja përmendin Gërdecin sa herë u jepet rasti.

Por këtë të enjte ish-Kryeministri e përmendi vetë, duke marrë shkas nga  rasti i 17-vjeçarit të vrarë në landfillin e Sharrës.

“Për një çështje që faktohet katërcipërisht, vrasje e mirëfilltë shtetërore, nuk them me dashje. Ardit Gjokleja është vrasje shtetërore. Edhe Gërdecin duhet të shpallet vrasje shtetërore. Por nuk keni ndërgjegjie njerëzore”, deklaroi ish-Kryeministri.

Në një komunikim me Top Channel, ish-kryeministri shpjegoi arsyen përse e cilëson tani Gërdecin një vrasje shtetërore, qoftë edhe pa dashje.

“Vrasje shtetërore janë vdekjet ku shteti ka përgjegjësi. Ato janë të qëllimshme dhe të paqëllimshme. Në rastin e Gërdecit, përgjegjësia për sigurinë ishte e MEICO-s, pra e shtetit, që nuk garantoi sigurinë e punëtorëve. Aksidenti ishte plotësisht i parandalueshëm, nëse MEICO nuk do të lejonte depozitimin e sasisë kolosale të barutit”, thotë ai.

Ish-kryeministri bëri edhe një shpjegim tjetër.

“Do ta shpallja vetë Gërdecin vrasje shtetërore, por nuk mund ta bëja pa një vendim të formës së prerë nga gjykata. Nuk e pata këtë mundësi, sepse vendimi u dha afër fundit të mandatit tim, por qeveria aktuale ka ende mundësi ta bëjë këtë”, thotë ai.

Por, Berisha “harron” që në këtë ngjarje ka qenë e përfshirë edhe Ministria e Mbrojtjes dhe Fatmir Mediu.

Për të mos folur pastaj për djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

6 komente në “Berisha “korrigjon” Gërdecin si vrasje shtetërore: Ishte faji i MEICO-s (jo i Mediut dhe Zenit)”

  1. Gerdecari says:

    Ik mor kriminel i ndyre. Ti, djali yt dhe Mediu vrate mje fshat te tere o qen nir qeni. Shpejt keni per te dhene llogari per kete krim bashke me malin e krimeve qe ke bere ti oqen.

    1. Korabi says:

      I njejti fshat e votoi masivisht ne zgjedhjet e rradhes. Turp per fshatin, qe te kujton shprehjen “po nuk i q. nenen nuk te thote njeri baba”.
      Ata qe nuk u vrane dhe plagosen u genjyen me demshperblimin qe u dha, dhe e votuan. Ja c’popull jemi ne.

  2. vito says:

    Vazhdon te tallesh bythen me viktimat Sali.

  3. Jimi says:

    Qafir! Kerkon ta hedhesh lumin me nje deklarate te thate! Duke ber kete deklarate te qellimeshme kerkon te devijosh objektin e nje hetimi i cili besojme se nuk do te vonoj te te ngarkoj ty dhe oborrin tend familjar e shteteror me pergjegjesi te rend.

  4. Briklona says:

    Ata njerez qe humben jeten, edhe pse te djegur e perveluar, nuk do t’i trete dheu deri sa ti kriminel te piqesh ne hell, ne mos ti, femijet apo niperit e mbesat e tua e pesofshin si ata, o familje neperkash dhe gjarperinjsh!

  5. Fran Elezaj says:

    Doktor MORTJA!
    Numri 1 per krimet kunder popullit te vet nga nje Doktor !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje