Gjergj Bojaxhi zyrtarizon krijimin e partisë së re dhe përgjigjet nëse do bashkëpunojë me Blushin

13 Tetor 2016, 21:36Politika TEMA

Nga një vit më parë kur garonte për kryeqytetin, në një shenjë simbolike të zgjerimit të aksionit të tij politik, partia e re e Gjergj Bojaxhi nuk quhet më “Ne, Tirana”, por “Sfida për Shqipërinë”.

“Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re shoqërore dhe kjo është një lëvizje e hapur qytetare”, thotë Bojaxhi.

Por vet Bojaxhiu thotë se ndryshimi fillon pikërisht këtu. Partia e re nuk është partia e tij.

“Unë jam anëtar themelues i lëvizjes dhe nuk jam kryetar i partisë, nuk kam ndërmend të jem kryetar i saj. Absolutisht do ta ndieja veten të nderuar, që në proceset e ardhshme ta përfaqësoja këtë parti. Të gjitha kandidaturat politike që do të nxjerrë ‘Sfida për Shqipërinë’ do të kalojnë një proces ‘një anëtar, një votë’. Kjo do të thotë se nuk mund të jesh një protagonist i lëvizjes, apo kandidat politik, nëse nuk kalon këtë proces”, shpjegon Bojaxhi për Top Channel.

Por për një pikë Gjergj Bojaxhi është i bindur.

“Ne nuk do të bëjmë marrëveshje as parazgjedhore dhe as paszgjedhore me asnjë nga partitë, që kanë deputetë sot në Parlament. Janë të gjitha pjesë e këtij pazari dhe kësaj situate politike ku ne ndodhemi”, thotë Bojaxhi.

Bojaxhi nuk e thotë, por lë të kuptohet se në këtë përjashtim përfshihet edhe partia e Ben Blushit. “Sfida për Shqipërinë” nuk ka ende një numër të saktë anëtarësh, ajo sapo është regjistruar, por logoja dhe statuti janë gati. Bashkë me to edhe ftesa për t’iu bashkuar, por edhe premtimi në statut: 4 vitet e para ajo do të bëjë vetëm opozitë.

“Si pasojë e përvojës, akumulimit të njohurive, besimit që njerëzit krijojnë ndaj njëri-tjetrit, kemi arritur në pikën ku gjykojmë se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për alternativa të reja, në të cilat ata të jenë drejtpërdrejt të përfaqësuar”, deklaroi Bojaxhi.

12 komente në “Gjergj Bojaxhi zyrtarizon krijimin e partisë së re dhe përgjigjet nëse do bashkëpunojë me Blushin”

  1. adi says:

    Ta gezoni partine per shume vjet o Jeorgji

  2. adi says:

    bravo bojaxhi
    fiks ne kohe me blushin e bere partine, qerata i madh u tregove.
    rama te futi ne zgjedhjet lokale te tiranes dhe ti nuk qullose gje se ne vend te merje vota djathtas ,more vetem vota te majta te socialisteve qe e njohen shpejt rilindasin rama dhe lolot e tij.
    o bojaxhi i bojaxhiut ata pak te majte te votuan ty ne mungese te nje socialisti si blushi, prandaj je i destinuar qe te perfundosh bojaxhi karagjoz si kreshnik spahiu.
    PS: cudi si nuk thote gje rilindja per ty per ato 160 milione euro, apo po te jesh me rilindjen edhe kur vret edhe kur vjedh edhe kur bojatis rilind??????

    1. Ana says:

      O Adi apo kush je ti, imagjino duke marre vota majtas ky dhe prape Rilindja fitoi me rezultat te thelle apo jo? Apo te ka shpetuar ky detaj ” i vogel”? Ti flet ne emer te socialisteve , me cfare guximi kur nuk je i vertete? Socialist si Blushi? Nje kokerr pertaci edhe deputet liste , qe nuk ka asnje lloj kontributi ne fitoren e se majtes , perkundrazi per pakenaqesite e veta personale , godet te majten ne teresi dhe jo Ed Ramen. Ta shohim te pavarur si deputet, jo i perfshire ne lista e pastaj flasim…

  3. niko says:

    Pse te mos beje parti te re Bojaxhiu ? Ka nje fitim vjetor neto 2 milion USD. Paret e KESH-it, paret e INUK-ut ne thes dhe dergoi ne banke. Po te kishte shtet ne kete vend ky do te duhej te shkonte prapa hekurave. Por meqenese nuk ka shtet, le te beje edhe ky Bojaxhiu parti dhe te talle menderen me shqiptaret…..? turp i madh !

  4. Mbetjet e PD+ps+lsi says:

    Bashkpuno dhe jepi fund karrieres po u perzieve me Blushin.


    Fakti qe kerkon te perfshishe plehrat e se kaluare tregon qe as ti nuk po e kupton qe Shqiptari nuk eshte me ai budallai bageti qe do te pramoje se je i ri apo jo PS e PD.

    Bojaxhiu, Shqiperia ka nevoje per nje brez politikanesh , jo te kaluares, te papaerlyer dhe me shkolle e jo injorante te tipit Flamur apo Doshi.
    =
    Ka rendesi kush do vije neser por aq e rendesishme te zhdukim nga politika Edvin Rama e Ilir Meta /Lulzim Basha , keta tradhetare dhe te urryer politikane.
    Bojaxhi, nuk je zgjidhje.nDOSHTA DO KERKOSH EDHE TI NDIHMENE E fATOS nAOS….

  5. kombi says:

    BRAVOOOOO!! SHQIPERISE I KANE MUNGUAR NJERZIT E ZGJUAR DHE TE NDERSHEM . TE GJITHA PARTITE POLITIKE E KANE FILLUAR DHE VAZHDOJNE ME HALABAK TE MBROJNE VENDET E TYRE , POLITIKA E SOTME QE BEJNE KETO TRE PARTITE KRYESORE ,ESHTE POLITIKA E BIZNESIT DHE JO E SHTETIT ,JO E POPULLIT . RROTACIONI ESHTE TEPER I FELLIQUR ,DUKE LUAJTUR ME TE NJEJTET AKTORE TE CILET .TASHME JANE TE SHTRYDHUR SI LIMONI ,POR KY POPULL DUKE MOS PATAUR ALTERNATIVA TE TJERA VOTON PO TE NJEJTET KLLAUN TE CILET NUK BEJNE GJE TJETER ,VEC SE PASUROHEN DUKE DHENE TENDERA SI DHE ME BIZNESE TE TJERA ILEGALE ,QE I SJELLIN MILIARDA .
    JU UROJ SUKSESE ,KESAJ SFIDE TE RE DHE GJUTHASHTU DHE NJE BASHKEPUNIM TE MUNDESHEM ME BLUSHIN DHE HAFIZIN TE CILET ,NUK PRANUAN TE BASHKEPUNOJNE ME KRIMIN .
    KJO FORCE E RE POLITIKE DO TE KETE NE GJIRIN E SAJ
    TE GJITHE TE ZHGENJYERIT , TE CILET PRESIN NJE POLITIKE TE PASTER BARAZIE DHE SOCIALE .

  6. lond says:

    Ti mete vertet qenke jo mbetje e pd por novojtore e pd, ke krahson ti mor toc ramen me ata novojtoret e tu qe e bon shqiperin hale sic jeni dhe vet ju shqupsat, aq urrejtje keni per ramen ku e shprehni dhe ne emer ku i thoni Edvin, thuaj cfare te duash por nuk esht shpellar si ai korma e shqupit.

  7. asd says:

    Te gjithe e nisin mire me partine e re. Me pas, arritja ne pushtet eshte shume mikluese dhe politikanet tradhetojne idealet e dites se pare te formimit. Mbetet per tu pare ne se ka njerez me dinjitet me te larte se sa deshira per tu pasuruar apo bere favore. Integriteti eshte cilesi e ralle. E kane vetem njerez qe ndjehen superiore nga stani, dhe pushtohen nga ambicja per te ndryshuar shoqerite.

  8. Jam me ty says:

    Mire e ke ti Gjergji,shume te mbeshtesin,por njerezit kane hallin e vendit te punes,nuk rrine dot 4 vjet pa pune,aq me keq akoma te marrin vesh se je antar i “Sfides per Shqiperine “te fshine nga puna.Sort njerezit jane hallexhinj,nuk e kane te sigurt buken e gojes.

  9. LORA says:

    Ja edhe nje kusar i parase publike,qe nga 2005-a e KOP-kopilave te famshem,,,,u be me parti-bande private.
    Shqypni ,e mjera Shqypni,
    kush te ka qit me krye ne hi,,,,

  10. Arben says:

    VEPRA USTA, VEPRA

    U LODHEM ME LLAFE

  11. alidie says:

    Ky vend,Shqiperia ju ka pritur me krahe hapur ty Bojaxhi si dhe Benin.
    Kane menduar nate e dite per partine tende dhe te Blushit.
    Te vetmet parti qe do ta nxirni shqiperine nga kjo “gjeme”
    e madhe do te jeni ju te dy.
    Pika qe su bie ne koke qe te dyve.
    Akoma ju me parti.Nuk llogarisni qe, ne njemiljon njeres jane formuar 100 partiza pa vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje