Gjergj Bojaxhi zyrtarizon krijimin e partisë së re dhe përgjigjet nëse do bashkëpunojë me Blushin

bojaxhiNga një vit më parë kur garonte për kryeqytetin, në një shenjë simbolike të zgjerimit të aksionit të tij politik, partia e re e Gjergj Bojaxhi nuk quhet më “Ne, Tirana”, por “Sfida për Shqipërinë”.

“Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re shoqërore dhe kjo është një lëvizje e hapur qytetare”, thotë Bojaxhi.

Por vet Bojaxhiu thotë se ndryshimi fillon pikërisht këtu. Partia e re nuk është partia e tij.

“Unë jam anëtar themelues i lëvizjes dhe nuk jam kryetar i partisë, nuk kam ndërmend të jem kryetar i saj. Absolutisht do ta ndieja veten të nderuar, që në proceset e ardhshme ta përfaqësoja këtë parti. Të gjitha kandidaturat politike që do të nxjerrë ‘Sfida për Shqipërinë’ do të kalojnë një proces ‘një anëtar, një votë’. Kjo do të thotë se nuk mund të jesh një protagonist i lëvizjes, apo kandidat politik, nëse nuk kalon këtë proces”, shpjegon Bojaxhi për Top Channel.

Por për një pikë Gjergj Bojaxhi është i bindur.

“Ne nuk do të bëjmë marrëveshje as parazgjedhore dhe as paszgjedhore me asnjë nga partitë, që kanë deputetë sot në Parlament. Janë të gjitha pjesë e këtij pazari dhe kësaj situate politike ku ne ndodhemi”, thotë Bojaxhi.

Bojaxhi nuk e thotë, por lë të kuptohet se në këtë përjashtim përfshihet edhe partia e Ben Blushit. “Sfida për Shqipërinë” nuk ka ende një numër të saktë anëtarësh, ajo sapo është regjistruar, por logoja dhe statuti janë gati. Bashkë me to edhe ftesa për t’iu bashkuar, por edhe premtimi në statut: 4 vitet e para ajo do të bëjë vetëm opozitë.

“Si pasojë e përvojës, akumulimit të njohurive, besimit që njerëzit krijojnë ndaj njëri-tjetrit, kemi arritur në pikën ku gjykojmë se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për alternativa të reja, në të cilat ata të jenë drejtpërdrejt të përfaqësuar”, deklaroi Bojaxhi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...