Greqi, gardianët që shkaktuan vdekjen e shqiptarit Ilia Karelit i shpëtojnë burgut

kareliAsnjë nga gardianët grekë që akuzoheshin se me torturat e tyre kishin shkaktuar vdekjen e të dënuarit shqiptar Kudret Kume, të njohur si Ilia Kareli, në marsin e viti 2014, nuk do të shkojë në burg.

Gjykata e Selanikut ka dhënë dënimet për 12 nga 14 rojet e akuzuar, prej të cilëve 6 janë dënuar me 5 vjet heqje lirie me kusht, 3 të tjerë me 6 vjet me kusht dhe 3 të fundit me 7 vjet.

Ky dënim i liron ata para Gjykatës së Apelit, mund të rikthehen në të ardhmen përsëri në punët e tyre dhe e vetmja e drejtë që iu hiqet në këto vite është dalja jashtë shtetit, raporton TCH.

I akuzuari i 13-të është dënuar me 3 vjet me kusht, ndërsa drejtori i burgut të Nigritës ku ndodhi ngjarja është shpallur i pafajshëm, pasi ka pasur dyshime të forta për akuzën ndaj tij.

Sipas vendimit të gjykatës, vdekja e Ilia Karelit nuk ka ardhur nga torturat e pësuara në këtë burg, por nga një infarkt në zemër që ka nisur që në burgun e Malandrinos.

Gjykata ka pranuar përfundimisht konvertimin e akuzës për të cilën gjykoheshin të pandehurit nga “kryerje e dallueshme torturash” në “kryerje të thjeshtë të torturave” dhe kjo ka sjellë dënimet e lehta për gardianët e akuzuar, që sipas gjykatës nuk e dinin se i burgosuri kishte kaluar një infarkt në zemër.

Gjykata madje vendosi që të zbusë vendimet për të akuzuarit duke marrë parasysh edhe ndershmërinë e tyre në jetën e përditshme dhe për më tepër, siç shkruhet në mënyrë karakteristike në vendim, edhe pendimin e tyre të sinqertë për veprimin e kryer.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Greqi, gardianët që shkaktuan vdekjen e shqiptarit Ilia Karelit i shpëtojnë burgut”

  1. ben says:

    Ne fakt
    Kur kjo rilindje ka cuar ne parlament vrases, trafikante, tutore,hajdute grabites
    Si mos te mbroje ky llum kriminelet.
    Te ngresh legjenden e mbrojtjes se te drejtes se nje krimineli qe kishte therur 2 pensioniste per 100€ dhe pastaj ne burg theri dhe nje gardian duhet te kesh moralin e rilindjes per ta mbrojtur.
    Dhe per me teper kur rezulton se gjykata nuk I paska liruar po denuar.

  2. lui says:

    Kishit ndonje dicka per te shtuar. Greqia eshte nje shtet qe mbron shtetasit e vet dhe nuk do te ja dij per te drejtat e njeriut kur bie fjala per shtetasit e huaj. Kam jetuar disa vite ne Greqi dhe jetoj per momentin ne Skandinavi dhe mund te them me dy fjal qe ndryshimi eshte si nata me diten. Cdo shqipetari, i ri apo i moshuar, femer apo mashkull, te lere Greqin dhe te kerkoj nje jet me te mire ne perndim se ai ved ka mabruar dhe po ju merr jeten.

  3. Bato says:

    Hajt se do na degjoje veshet dhe denime te përjetshme me kusht. Keto jane curirat e “djepit te demokracise”

  4. Rita says:

    I takon familjareve te viktimes qe te kerkojne denimin e fajtoreve !! Te drejtohen gjykates se Hages !!!

  5. neo-greket jane ardhacake Anadolli dhe nga Lindja e Mesme says:

    Grqia vend gabelash, jevgjish semitike qe nuk dine c’eshte demokracia dhe drejtesia e gjykatave. Nje bordello hajdutash dhe dembelash tourkogreke.

  6. gjigandi xhuxh says:

    ja se kush esht demokracija.
    kriminele.
    keshtu si po ndodh,me ksisoj gjonash qe po ngjojm,me turlilloj shkerdhatnish qe po na mbushet dit perdit koha,do vij koha qe njerzit me vullnet te lir dhe me deshir do ja japin voten enver hoxheve dhe do rivendoset komunizmi por jo diktatur por me deshir dhe atehere s do ket me kthim pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *