Historia tragjike/ Familja e një prej vajzave të aksidentit të Sukthit, kishte humbur edhe një vajzë 9-vjeçare në aksident

13 Tetor 2016, 16:15Kronika TEMA

Njëra nga vajzat që humbi jetën tragjikisht sot në aksidentin e rëndë në Sukth, bashkë me shoqet e saj të ngushta, nuk është e vetmja që familja e saj humbet.

33-vjeçarja Izabela Gega është vajza e dytë e Pëllumb Gegës që humb jetën në një aksident automobilistik, shkruan “Balkanëeb”.

Mësohet se në vitin 1987 një aksident i rëndë në Dajt i mori jetën motrës së Izabelës, asokohe 9 vjeçe.

Manjola Gega ndodhej në autobusin me nxënës shkolle që u rrëzua 29 vjet më parë, pranë boksideve në zonën e Dajtit.

Tre shoqet e ngushta, Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti ishin nisur drejt Greqisë, kur makinës së tyre u erdhi përballë “Benzi” që drejtohej kundravajtje nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi.

1 komente në “Historia tragjike/ Familja e një prej vajzave të aksidentit të Sukthit, kishte humbur edhe një vajzë 9-vjeçare në aksident”

  1. D. Didani says:

    Ngjarja eshte teper tragjike! Dhembja eshte jo vetem per njerzit e vajzave por edhe per gjithe ata qe mesojne kete tragjedi…Akoma me e madhe behet kur me keta njerez njihesh personalisht,cic njoh une Pellumb Gegen >Ngushellime .Qofte dhimbja e lehte te dashur miq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje