Humbësi i madh i fushatës presidenciale në SHBA

hillary clinton and trumpNga Marcello Foa*

Sido që të përfundojë dueli Trump-Clinton, ka sigurisht një humbës të madh: Shtypi amerikan. Publikimi i emaileve të John Podestës, përgjegjësi i fushatës elektorale të Hillary Clinton, po zbulon një tablo që është pak ta quash shqetësuese.

Për dekada me radhë çdo gazetar perëndimor ka zgjedhur këtë rrugë në sajë të mitit të Watergate, skandalit që përfshiu ish-presidentin Nikson, falë një hetimi të mirëfilltë gazetaresk. Një hulumtim i Uashington Post që detyroi Niksonin të jepte dorëheqjen.

Një redaksi që hedh nga froni të parin e Amerikës. Çfarë historie! Dhe në përgjithësi një arritje për gazetarinë amerikane. Kush nuk e njeh Çmimin Pulitzer? Kush nuk i ka parë filma e shumtë të Hollivudit që glorifikojnë pavarësinë e mediave dhe gazetarëve amerikanë? Por ndryshe ndodh kohët e fundit…

Lajmi i bujshëm i Wikileaks dhe publikimi i emaileve nxjerr në sipërfaqe një realitet krejt ndryshe. Për shembull, NY Times dhe gazetari Nick Kristoff që i çon Bill Clintonit pyetjet paraprakisht, ose gazetarja e Uashington Post që shkruan diçka për lobistët dhe lajmëron Podestën se për të “ka shkruar thjesht një resht e gjysmë”.

Çfarë mund të thuhet për Boston Globe që pranverën e shkuar “këshillonte” amerikanët të rrisnin prezencën në mitingjet e Hillary Clinton? Më tej NY Times sërish, që realizon një intervistë me Hillary Clinton në këmbëim të…së drejtës së vetos mbi deklaratat para publikimit.

Një tjetër emër i madh i gazetarisë amerikane. John Harwood, editorialist i NY Times dhe gazetar i televizionit CNBC, i shkruan në një email Podestës se “po shkruan një histori siç e do Hillary” dhe në një tjetër e këshillon “të ketë kujdes nga kandidati republikan Ben Carson”.

Është sërish Harwood që ka moderuar, natyrisht si një gazetar i pavarur, një debat televiziv gjatë primareve, ku provokoi Trumpin duke e cilësuar “një personazh për filma vizatimorë”.

CNN ndërkohë dyshohet se i ka kaluar para debatit kreut të PD disa pyetje të publikut, ndërkohë që pak javë më parë u raportua lajmi i mbajtur fshehur gjatë, se Hillary Clinton organizoi në 10 prill 2015 një koktej sekret me 37 gazetarë të 14 mediave më të rëndësishme, si CNN, Daily Beast, Bloomberg, CBS, BC, HuffPost, Neë Yorker, NY Times, Politico, Vice dhe Vox.

Qëllimi? Përgatitja e mediave për të lëshuar kandidaturën e saj formale. Dhe një herë tjetër sërish NY Times shkëlqen duke i kaluar histori të parapërgatitura gazetares Maggie Haberman që “nuk zhgënjeu në asnjë rast”.

Çfarë po thoshim? Ah, po. Ishte një herë shtypi amerikan, ai shtyp që një vëzhgues me autoritet dhe kurajoz si Paul Craig Robert e cilësonte si “Presstitute”. Kuptohet qartë çfarë donte të thoshte.

Natyrisht që ai e ekzagjeronte pak, por kishte baza. Në 2016 raportimet thonë se 70 përqind e amerikanëve nuk kanë aspak besim te shtypi.

*Gazetar italian, kryeredaktor i CDT./ TemA

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Humbësi i madh i fushatës presidenciale në SHBA”

  1. elena marko says:

    Ne qe jetojme ne Amerike dhe qe po ndjekim me shume vemenje kete elektoral per gati 1 vit e 1/2 nuk jemi te shqetesuar se kush do te fitoje , por se sa shume e korruptuar e gjithe administrata amerikane eshte . Njeres qe te mbrojtur nga pushteti bejne gjithcka , thone gjithcka vetem ne mbrojte te interesave te tyre . N.q.se ne Shqiperi opozitaret nuk guxojne te kene bashkepunim me njeri tjetrin , ketu elita politike per me shume se 50 – vjet luan ne kuris te popullit dhe kur Trampi doli ne lufte kunder tyre te gjithe : Politika , shtypi , media , rjetet sociale , bisnesi ( te gjithe )te pa mesuar me kete , jane hedhur ne sulme te pa para kunder tij . Si mund te fitoje ai me gjithe keta kundershtare , vetem ne qofte se amerikanet me 8 Nentor do te mbrojne lirine e tyre .

    1. Albion says:

      Fox News kanali me i shikuar i lajmeve ne SHBA perkrah Trump dhe sulmon hapur Clintonin sa ka detyruar te refuzoje disa here ftesat nga ky kanal.
      Opozitaret dhe Pozitaret ne Shqiperi bashkepunojne dhe nuk e kane problem fare.

    2. fatmir says:

      moj elena sa merrke vesh nga politika amerikane dhe qe na dashke trapin trumpi eshte rreziku I demokracise amerikane moj te kripsha trute mendo vetem se sa e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmoje shqiperine dhe pastaj brockullit he vajze e mbare

    3. tekniku says:

      Trump looks like a Putin”s boy.

  2. artur m says:

    Keto gjera ndodhin kudo poshte tavoline,dhe Trump ka te tilla.Keshtu funksionon sistemi dhe ne Eorope dhe ne Itali (per autorin qe eshte italian)Shtypi dhe gazetaret jane pjese e shoqerise dhe mbartin te mirat dhe te keqijat e saj.

  3. Star says:

    Vendin e pare si prostitute tek shtypi ne keto zgjedhje e ze CNN.

  4. like says:

    Trump doli kunder sistemit njesoj si W. Bush Millosheviç dhe Sali Berisha. Te kujtohet qe ne zgjedhjet e para W. Bush Nuk njohu votat e nje pjese te popullsise (https://en.wikipedia.org/wiki/Florida_election_recount) dhe fitoi vetem me 500 vota ne favor?
    Administrata pa dyshim qe korruptohet duke votuar kandidate si Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *