FOTOT/ Aksidentit tragjik në Sukth, me 4 të vdekur. Mes viktimave 3 vajza

13 Tetor 2016, 09:03Politika TEMA
FOTOT/ Aksidentit tragjik në Sukth, me 4 të vdekur. Mes viktimave 3

Autostrada Tiranë-Durrës është përgjakur mëngjesin e sotëm nga nja aksident tragjik, ku humbën jetën katër persona.

Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur, një djalë dhe tre vajza.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 04.15, në afërsi të Sukthit, kur dy automjete të tipit “Mercedes Benz” që lëviznin përballë njëri-tjetrit me shpejtësi janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy drejtuesve të tyre, si dhe dy pasagjereve

Automjeti me targa AA694IL, në pronësi të një 23-vjeçareje nga Saranda, studente në Tiranë (me inicialet G.SH.), ku ndodheshin 3 vajzat, po udhëtonte në drejtim të Durrësit, kur është përplasur me automjetin me targa AA 979GV, i drejtuar nga 36-vjeçari Dashnor Deliallisi, që lëvizte përballë tyre në drejtim të Maminasit. Drejtimi i mjetit në kahun e gabuar të lëvizjes nga Deliallisi dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin mjetet ka qenë fatale për katër personat që ndodheshin në to.

Policia ka zbardhur identitetin e tre prej viktimave, ndërkohë që pritet të identifikohet edhe një tjetër viktimë, vajza që ishte pasagjere në makinën që shkonte nga Tirana drejt Durrësit.

“Mjeti tip Benz me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin Dashnor Deliallisi 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases Gerta Sherifi 23 vjeçe, banuese në Sarandë”­ njofton policia.

Viktima tjetër është I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë, kurse për të tretën ende nuk ka të dhëna.

Gjithë çfarë ka mbetur nga aksidenti, kanë qenë makinat e shkatërruar si dhe sendet personale të pasagjerëve që janë gjetur në autostradë.

Forcat zjarrfikëse janë detyruar që për të nxjerrë trupin e pajetë të Delialist të prisnin sedilen, pasi deformimi i makinës ishte shumë i madh.

Ndërsa, në vendin e aksidentit, është gjetur edhe një fustan, ku duket se vajzat ose kanë qenë duke shkuar në ndonjë eveniment ose kanë qenë duke u kthyer prej aty.

5 komente në “FOTOT/ Aksidentit tragjik në Sukth, me 4 të vdekur. Mes viktimave 3 vajza”

  1. Papudhi Tfgs1 me kolo metaqirizmeno says:

    Epo allvanosat kur hypin ne maqineri krekosen, mendojne se vetem ata jane me te miret dhe e gjithe rruga eshte e tyre

  2. Djaloshi says:

    Keto , ate kerkuan, ate gjeten. Ngushellime familjeve.

    1. Albi says:

      Ca thua mer kokrra e idiotit. Vajzat ishin ne kahun e tyre, kurse ai hajdari me cls ishte ne kah te kundert. Cfare nxjerr nga goja, apo kush ka cls ka gjithmone te drejte?
      Le qe per asnje njeri nuk thuhet kjo gje, eshte e turpshme…

    2. arta says:

      Po pse more Djaloshi, e paskan kerkuar ato??? Aq me teper qe ATO ishin ne rrugen e tyre, por ishte AI qe shkonte ne drejtim te gabuar… Leri keto budallalleqe.
      Ngushellime familjeve te te katerve!

  3. Jozefi says:

    Te vjen vertete keq e dritherohesh kur degjon te tilla lajme.Por nese cfare pershkruhet mesiper eshte e vertete,del si ai fatziu e kokeboshi Deliallisi u ka marre jeten ketyre tri vajzave te shkreta ne lule te rinise.Do befasohesha po te ishte e kunderta.Por duket se jo.Jemi vetem ne burrat e keqja e ketij vendi..! Imagjinoni secili prej jush,sikur dikush tu vije ne krah te kundert dikush dhe tju masakroje keshtu…! C’tmerr..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje