Mungon Shkëlzeni!

13 Tetor 2016, 21:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Të gjithëve iu ishte dukur i ashpër, por mua sot, mu duk i butë dhe gati mëshirues. Nuk donte shumë revansh ndaj qeverisë, donte të përafronte vdekjen tragjike të të riut në Sharrë, me Gërdecin, qoftë dhe si krim shtetëror, dhe donte të ishte superior ndaj Edi Ramës, pasi i kishte paguar viktimat e Gërdecit.

Dhe në fakt mu kujtua që i kishte paguar. E mbaj mend “Fiqon e Vorës”, siç e thërrasin kryetarin e Bashkisë së Vorës, me topa lekësh në dorë, duke u ndarë atyre që kishin mbetur gjallë. Mbaj mend dhe banalitetin që shoqëronte ndarjen e lekëve, ankesat mizore, se ata që kishin nga dy të vdekur në shtëpi, kishin marrë lekë vetëm për një varrim dhe jo për dy, dhe mizori të tjera të këtij lloji që një pushtet prodhon, kur blen gjakun me lekë.

Berisha kaq donte sot. Donte t’i thoshte që nuk i ka dhënë lekë familjes së Arditit, dhe që Rama dhe Berisha janë njësoj përgjegjës, pasi “Gërdeci” dhe kjo vdekja e Arditit janë njësoj. Nuk mu duk se donte gjë tjetër, edhe pse dukej sikur i hakërrehej dikujt.

Djali 17- vjeçar i vdekur në Sharrë, është viktimë e papërgjegjësisë. Fillimisht e papërgjegjësisë së kompanisë që e ka punësuar në të zezë dhe që nuk ka një skemë sigurie për punëtorët. Është më tej dhe përgjegjësia e Bashkisë dhe institucioneve të punës së zezë. Po të doni ta çojmë deri në Kryeministri, e çojmë pa na u dhimbsur, dhe e quajmë dhe përgjegjësi e Edi Ramës, që nuk ua mbledh institucioneve të tij. Është një nga ato vdekjet që të trishton më së shumti me rrethanat fatkeqe.

Por problemi i “Gërdecit” dhe Berishës nuk qëndron tek “aksidenti teknologjik”, nuk qëndron as tek fakti se aty u vranë 26 vetë, por tek fakti që Berisha, për të mos dalë në skenë i biri i tij para drejtësisë, i shpalli luftë shtetit shqiptar.

Prej asaj dite ai “deklasoi” Presidentin, që kërkoi në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të hetohej ngjarja dhe përgjegjësitë, që e linçesuan, sulmoi Kryeprokuroren që nisi hetimin, shpalli armik ambasadorin amerikan, që bëri thirrje për hetime, dhe natyrisht u muar personalisht me mua, pasi gjashtë muaj para se sa të shpërthente “Gërdeci”, ia kisha thënë publikisht në gazetë dhe TV, se i biri i tij po merrej me armë në Vorë. Berisha pas “Gërdecit”, nuk është sjellë më si kryeministër i Shqipërisë, por si babai i Shkëlzenit. Ai e ka trajtuar shtetin shqiptar si një kamp të ndarë në dy pjesë, pro ose kundër djalit të tij. Ai e ka konsideruar Partinë Demokratike, si një turmë që duhet të brohoriste pro djalit të tij. Ai e ka konsideruar shtypin si një qendër zëri, që duhet të fliste pro tij. Partizanët e anticensurës sot, mund të kujtojnë se çfarë ka bërë Sali Berisha në emisionin “Opinion” kundër meje dhe Andi Bushatit, pasi Fevziu na përjashtoi nga emisioni në minutat e fundit me urdhër të tij, duke shkuar deri në fyerje të organeve gjenitale të kolegut tim, për shkak të një dokumentari për “Gërdecin”, ku provohej që Berisha ishte i informuar se çfarë po ndodhte.

Duhet po ashtu të sjellim në mendje çfarë regresi shkaktoi kjo ngjarje në vetë cilësinë politike të PD. Disa njerëz që Berisha i kishte flakur nga axhenda politike, u ra fati të rikthehen në skenë, vetëm se kishin ndihmuar djalin e tij në historinë e Gërdecit. Aldo Bumçi apo Enkelejd Alibeaj janë ilustrim i pastër i këtij “fati”, njëri që i kishte raportuar me faks Shkëlzenit, e tjetri që e kishte udhëzuar me e-mail.

Problemi i Berishës me Gërdecin është se pas 15 marsit të vitit 2008, ai ja ka kushtuar karrierën e tij, politikën e tij, dhe pushtetin e tij, misionit për të shpëtuar të birin nga përfshirja në këtë histori. Dhe kur e mendon këtë, Berisha të dhimbset, pasi në fund të fundit, i biri i tij nuk deshi t’i vriste ata njerëz, por thjesht të fitonte ca para. Dhe për një grusht para që do fitonte, nuk ia vlen dëmi që i ka sjellë Shqipërisë dhe shtetit shqiptar, i ati i tij me përpjekjen për ta fshehur krimin. Thjesht mund ta pranonte atë dhe ta merrte drejtësia. Por Berisha nuk e pranonte dot, pikërisht këtë fakt. Nuk pranonte dot, që duke qenë ai i pari i vendit, i biri i tij t’i dorëzohej drejtësisë. Jam i bindur se fat më të mirë e dinjitoz do kishte pasur. Sot i biri dhe e dashura e tij flenë në hotele si “Carlton Ritz” në Stamboll, pronari i së cilës ishte njeriu më i afërt i Berishës në pushtet, me shumë oferta dhe personale nga familja për të, dhe që e fejuara e Shkëlzenit, kujton se e respekton si “blogere”. Për kaq vanitet të Arminës, nuk ia ka vlejtur që Berisha të sakrifikonte profilin e tij si shtetar dhe politikan. Por ai e bëri dhe vazhdon ta bëjë. Mezi pret të ndodhë diçka, të shtypë makina dikë në rrugë, të bjerë ndonjë murator nga skelat e Bashkisë apo qeverisë dhe ai të shpallë “Gërdecin” e ri.

“Gërdeci” i ri nuk vjen nga vdekjet Sali! “Gërdeci” i ri vjen nga një pushtet që shmang drejtësinë dhe i shpall luftë shtetit për të mos ju gjykuar i biri. Vdekja e Arditit është e dhimbshme, por ajo po hetohet. Askush nuk i ka shpallur luftë Prokurorisë, Gjykatave, Presidentit, dhe ato po merrren me të.

Që të kemi një “Gërdec” të ri në këtë histori, duhet të kemi një Shkëlzen dhe një Sali. Nuk kemi asnjë. Për fat të keq kemi një viktimë dhe një drejtësi që po punon.

Mos torturo të gjithë shpurën tënde, përfshi dhe delirantët e Facebook-ut, të ëndërrojnë një “Gërdec” tani, kur atëhere që ndodhi “Gërdeci”, të quanin hero. Dhe aman të lutem mos fol për lirinë e shtypit. Jo se s’të dëgjoj dot unë, se nuk kam asnjë rëndësi në këtë botë, por se bota të ka shpallur një nga dhjetë armiqtë e saj për lirinë e shtypit. Nga Ballkani ke në krah vetëm Milosheviçin. Nga bota dhe tetë të tjerë. Dhe është e vetmja “medalje” që ke merituar!

24 komente në “Mungon Shkëlzeni!”

  1. vjola says:

    Shume mire ja kendon ,kriminelit .v

    1. LA PIOVRA says:

      Nuk e di pse artikullshkruesi shmang nje nga faktoret kryesore ne kete Tragjedi Shqiptare-Amerikane?
      ..
      Disa politikane–biznesmene bark & bole medhenj matane atllantikut jane pjese e kesaj Eldorado qe u kthye Hiroshima shqiptare.E kam fjalen per armatimin e ushtrise shqiptare qe kapte shifren mbi 30 miljard dollare ne 1991..Ku shkoi ??
      ..
      Edhe me budallai ne shtetin me te humbur te botes e di qe kontrata 300 miljon dollareshe e ca biciklete ndreqesish Cifute pothuaj adoleshnte ishte per te mbuluar peshqit e medhenj ne Amerike-Zvicer-Qipro-Shqiperi..
      ..
      Nqs do hapen letrat e Gerdecit seriozisht I pari qe duhet te arrestohet duhej te ishte “I paprekeshmi Aleksander Arvizu (AA)…
      ..
      Po po mos u habisni..
      .
      Komiku Donald Lu nqs e ka seriozisht ate fare reforme ne dreqesi duhet te akuzoje kolegun e tij sepse I dha vize te denuarit te Gerdecit mender me thane gjeneral Luan Hoxhes pasi ishte I denuar nga drejtesia…Si ka mundesi kjo perdhosje shume dimensionale kombetare ??.
      ..
      Sipas dokumenteve te deklasifikura “aksidentalisht” eshte vertetuar se Gjenerali Luan Lepur Hoxha I ka raportuar ambasdorit direkt dhe sakte se Skerdhen Berisha e ka kercenuar me jete si Kosta Trebicka…Pra kemi te drejte te pyesim: Pse ky fare ambasdori mbron hapur shkelzen kriminelin ? ………ka ndonje zog kurve te pergjigjet.
      ..
      Po ashtu vete shteti amerikan (nqs se nuk eshte perzier vete ne kete saligate) duhet te hape investigim per njerzit qe paguan nje fare prokurori nga Virxhinia per te nxjerre gjoja se egzekutimi mafjoz nga grupi Ciftelia I Kosta Trebickes ishte nje renie ne humnere…I metra te thelle:
      Ka dhe shume argumente te tilla ne dy skajet Adriatik-Atllantik por vetem sa eshte shkruar me siper nxirret konkluzion se disa Dipllomate amerikane dhe ndonje zyrtari te dyshimte I rangjeve te larta jane te implikuar ne krimet berishaine dhe ky eshte shkaku kryesor qe ai jo vetem nuk eshte ne burg por po shurron me koqet e Skerdhenit dhefelliq me menstuacjonet e carmines dhe argites.
      Eshte pikerisht perkedhelja qe po ben Perendimi Berishes nje fakt te cilin Mero e anashkalon edhe pse eshte kryesori.
      _______________________
      Ne cdo kohe kjo bande kriminale duhet te merret forcerisht dhe te cohet ne dyert e gjykatave..gjithmone nqs se dipllomacia euro-atllantike dhe sidomos ajo amerikane do jene vetem 1 perqind te sinqerte me shqiptaret qe I besuan si krishti ne 1991..dhe po e shohin veten te gozhduar ne kryq si vete Jezusi.

      Njihuni me banden krimilale
      ………………………
      1. Sali Bythisha

      Historia e fshehjes së këtij krimi ka nisur pak minuta pas tragjedisë në zyrën e kryeministrit Sali Berisha. I njoftuar për tragjedinë, ai ka nisur me kujdes fshehjen e provës së parë dhe më të rëndë kundër tij, praninë e baxhanakut të vet, tashmë si viktimë në këtë tragjedi. Komunikata e parë për shtyp e tij përmendte emrin e baxhanakut, por të ndryshuar, nga Muhamet Hoxha në Mehmet Hoxha. Në pamjen filmike të transmetuar publikisht dhe të lexuar me zërin e tij, vërehet një pauzë para se të përmendë emrin dhe me qetësi e lexon Mehmet në vend të emrit Muhamet.
      2. Liri Bythisha

      Përpjekjet për ta mbajtur larg familjes së tij këtë histori, i zbulon pa dashje gruaja e tij në intervistat e saj publike. Liri Berisha bëri tentativën e parë për ta rrëfyer gabim këtë histori.
      Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, në datën 15.04.2008, zonja Berisha thotë se ajo dhe i biri i saj nuk ia kishin treguar Sali Berishës faktin që ai kishte një baxhanak, që punonte në Gërdec dhe që ishte nga të vrarët mes viktimave.
      Ndryshe nga kjo, zonja Liri Berisha në intervistën e saj thotë: “Kur e pyes (motrën) se çfarë bën (burri), ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh””. (Gazeta “Panorama”, 15 prill 208). Këto lajthitje të zonjës Berisha në intervistën e saj publike për Gërdecin dëshmojnë se ajo, ose nuk është e sinqertë me opinionin publik, ose nuk ka qenë e sinqertë me motrën e saj dhe bashkëshortin e saj, Sali Berisha.
      Motra e saj provon se ka qenë me burrin në Shqipëri prej vitit 2007 dhe se nuk e ka ditur se burri i saj punonte mbajtës arkash municionesh. Dëshmitë rreth Gërdecit dhe hetimet e bëra nga prokuroria provojnë në të vërtetë që Muhamet Hoxha nuk mbante arka, por numëronte arka dhe ishte një lloj përgjegjësi në këtë punë.
      3. Shkërdhen Berisha

      Ndërkohë që Berisha gënjente publikisht për emrin e baxhanakut të tij, duke shpresuar se shqiptarët nuk do ta mësonin këtë të vërtetë, i biri i tij, Shkëlzen Berisha, fliste në telefon me Mihal Delijorgjin. Tabulati i zbardhur prej Prokurorisë provon se Shkëlzen Berisha ka folur në orën 12:48 minuta në telefon me Mihal Delijorgjin. Biles nëse i hedh një sy tabulateve të Mihal Delijorgjit, shikon se njerëzit më të afërt me të cilët ai ka ndarë shqetësimin për tragjedinë që ndodhi në 30 minutat e para, janë gruaja e tij, kunati dhe Shkëlzen Berisha

      Pra. siç shihet, që në orët e para të tragjedisë kemi patur një përfshirje direkt të familjes së kryeministrit për të fshehur rrethanat që kjo histori i lidh me ta.

      ..
      4. Fatmir Mediu

      Po si është përfshirë djali i kryeministrit në këtë histori? Është e vështirë ta ndash ku mbaron të qenit e tij si pronar real i këtij biznesi dhe ku ka qenë thjesht ndërmjetës. Ata që e njohin nga afër para shpërthimit, dëshmojnë se ai fliste hapur për këtë biznes, biles shpesh i shqetësuar që administrata e babait të tij nuk e ndihmonte sa duhet të bënte dokumentacionin gati.Shoqëria e tij me Fatmir Mediun në ato muaj ka qenë publike. Ata ishin bashkë në zyrë, në Sheraton, në makinë, në restorant. Sipas dëshmive që dalin nga blloku i sekretares së Ministrit, rezulton që Shkëlzen Berisha për një periudhë të shkurtër të ketë qenë aty mbi 50 herë.
      Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim në lidhje me përfshirjen tashmë të provuar të zotit Berisha në aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Të gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës.
      Nga marsi 2007 deri në mars 2008 zoti Shkëlzen Berisha de facto ka pasur një zyrë të tijën në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes. Pesë nga shume bisedat që janë bërë mes zotit Shkëlzen Berisha dhe drejtuesve te tjerë të Ministrisë duke përfshirë dhe Ministrin e Mbrojtjes janë incizuar me gadget regjistrues nga dy prej të pandehurve, njeri prej të cilëve ndodhet në gjendje arresti, por këto materiale janë zhdukur dhe nuk i janë dorëzuar prokurorisë.

      ..
      5. Aldo Bumçi

      Lobimi i tij në këtë heshtje shihet qartë edhe tek mënyra se si ka raportuar Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë të tij për komentet e vendimit të qeverisë që do t’i hapte rrugë demontimit. Ky është dhe fakti më komprometues që lidh direkt djalin e Kryeministrit me këtë biznes, ku ministrat janë thjesht ushtarë raportues të tij.
      Nga faksi i Ministrisë së Drejtësisë në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, Bumçi ka nisur komentet e vendimit në një kopje për Shkëlzen Berishën. Edhe pse tri dite më parë e kishte nisur shkresën zyrtarisht, një fotokopje të saj ka bërë kujdes t’ia nis në një zyre të asaj ministrie ku Shkëlzen Berisha ishte bërë familjar, me faks. Edhe pse Bumçi e Berisha u përpoqën ta përgënjeshtrojnë faktin, sekretarja e Bumçit e konfirmoi atë në prokurori.

      ..
      6. Rrahman Selmanllari

      Një tjetër dëshmi e fortë që Shkëlzen Berisha ishte pronari real këtij biznesi, ishte Rrahman Selmanllari, një mik i vjetër i tij, i cili e përdorte shpesh si mbulesë e veprimeve të tij si sekser.
      I thirrur nga prokuroria, Rrahman Selmanllari pranon se ka miqësi me Shkëlzen Berishën, por mohon të ketë lidhje me Gërdecin.
      Dëshmia e tij është e rreme, por ai nuk është marrë i pandehur për këtë. Së pari kemi dëshminë e kunatit të tij që punonte në atë që quhej “Grupi hije” në Gërdec dhe që ishte një grup special që nuk i jepte llogari askujt.
      Pra dëshmia e Selmanllarit që nuk ka lidhje me Gërdecin, dhe që nuk njeh askënd që punon aty, hidhet poshtë nga dëshmitë e njerëzve të tij që e pranojnë se janë punësuar aty për shkak të tij. Ekziston një dokument që provon se Rrahman Selmanllari ishte i autorizuar i kompanisë amerikane SAC që po instalonte fabrikën e demontimit.
      Njeriu i Shkëlzen Berishës ishte personi kyç që drejtonte gjithë punën në Gërdec dhe ende sot nuk është thirrur nga gjykata për dëshmi të rreme. Po ashtu nuk është thirrur as nga prokuroria, as nga gjykata Shkëlzen Berisha.
      ..
      7.Ballinjtë
      Nuk janë thirrur në prokurori as pronaret e firmës Trans Digging Construction, që është firme e cila ka kryer punimet për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit.. vajza e Fahri Balliut

      ..
      8-iMPOTENCA KRIMINALE E EDI RAMES

      ——————————————————————-
      Epilog:
      Do jete ne nderin e qeverise amerikane qe per te fituar besimin e shqiptarve te ndershem te lere komedite me Don Lune per dekriminalizim..duke patur si ortake dy nga kriminelat me te medhenj te kombit shqiptar per te gjithe kohrat Sali & Lul Berisha..
      ..
      Nqs se Amerika do vazhdoje me politikat antishqiptare si te kohes Rajersonoviqit dhe Elez-Biberoviqit..me keqardhje duhet te mendojme se Enver Hoxha nuk ka nevoje per ti ringritur lapidarin pasi ai eshte kthyer ne legjende…
      Thjesht kemi kaluar nga “diktatura “ e Enverit nen pushtetin e hallateve te Shkijezenit te Sali Elezbiberit

    2. XhaBarka says:

      1 mut jane te gjithe o Mero si Salehu si Edvini si Erjon palafiku,te gjithe e kane mendjen si te vjellin sa me shume,nuk u dhimbset jeta e shqiptareve te mjere!!!

      1. xheJ eN Bi says:

        Skypion…rupi-çupi…

        Te gjitha jane te kuptueshme se ke per detyre te mbrosh dhe justifikosh
        Beqo-Saliun dhe kete e ben me devotshmeri dhe te lumte.
        Po nuk kuptoje vetem nje gje ,qe kete ta besh te gazeta TEMA qe analisti
        yne e nxjer lakuriq Beqo-Saliun dhe 99% te lexuesve duan ta shohin ne
        bangen e te akuzuarit ( perveç karrit te edit,mentarit,Raimond vlonjatit
        e ndonje tjetri ) dhe ti vjen te na mbushesh mendjen se mbreti nuk eshte
        lakuriq.

        Rupi-çupi, Bequa yt qe te mban nga zinxhiri eshte nje kriminel qe ka 25 vjet
        qe e mban peng Shqiperine duke e ditur shumica e shqiptareve dhe ti kerkon
        te na e besh ” engjell”dhe shpetimtar te shqiptareve.

        Rupi-çupi, ti as vetes nuk i mbush dot mendjen dhe jo me ne se mund te ndodhe
        ndonje thagme ( si i thone gjirokastritet mbrekullise se mbinatyrshme) qe
        Beqo-Saliu te beje 0,0000001 per Shqiperine.

        Pse e humbet kohen kot ,se ne fakt dem i ben Beqo- Saliut duke bere qe
        shqiptaret ta urrejne akoma me shume kur ti na e lavderon.

        Per mua beje ,se me nje gur vras dy zogj : e para se vertet na ben ta
        urrejme dhe e dyta me ben mua qe te mundem te beje ndonje koment.

    3. Skypion says:

      Deklarata e Sali Berishes ne Parlament,ne lidhje me tragjedine e Gerdecit,coroditi turmen edhe ashtu te coroditur te kundershtareve te tij qe, gek-mek, nuk po dinin si te silleshin ne nje situate te tille,te paimagjinueshme per mendjet e tyre kriminale.
      E ashtu sic ndodh perhere,pas corodise,vjen pergjigja e bashibozukerise mediatike te qeverise.E mjere,qesharake,e sforcuar ne patetizmin e vet,hipokrite dhe cinike deri ne skaj ndaj viktimave te tragjedise dhe familjareve te tyre.
      E kemi thene qe ne ate kohe qe socialistet dhe bashibozukeria e tyre qe i ndih ne cdo krim a gjeme,kane nje urrejtje te madhe ,si per viktimat e Gerdecit,ashtu edhe per familjaret e tyre,qe nuk besuan kurre ne “dhembshurine” e tyre,te gerditshme ne falsitetin e vet.
      Nuk ua falin kurre viktimave dhe familjareve te tyre,qe nuk pranuan kurrsesi te beheshin pjese e teatrit te neveritshem cinik te keqperdorimit politik.
      Ata,sikur ta kishin ditur,se me c’soj te poshter,me c’soj kriminelesh kishin te benin!
      Ata,sikur ta kishin ditur,se po keta,qe donin t’i manipulonin ne fatkeqesine e tyre,do te manipulonin mijera shqiptare te varfer,vetem 3 vite me vone,kur per te rrezuar qeverine demokratike me dhune,i perdoren si fasaden e protestes se tyre te pergjakshme fashiste,te cilen e kishin pergatitur me kujdes per muaj me radhe,ne bashkepunim me kriminelet qe me vone do t’i fusnin ne Partine Socialiste,ne Parlament,ne Administrate e kudo.
      Ata,sikur ta kishin ditur,se po keta,qe donin te shfrytezonin dhimbjen e tyre,ne menyren me cinike te mundshme,vetem,5 vite me vone,do te vinin ne pushtet,me bandite,trafikante,perdhunues,vrases,qe do t’i benin anetare te Partise Socialiste,deputete te grupit parlamentar te Partise Socialiste,kryetar te bashkive te Partise Socialiste,drejtore,drejtues policie e gjithfare posti tjeter me te vogel ne administraten qendrore dhe vendore.
      Jam i sigurte,qe dje,kur kane degjuar Sali Berishen te flase per Gerdecin,te pashpirtet,katilet,jane ndjere lakuriq ne tere hipokrizine dhe cinizmin e tyre te pashoq ndaj viktimave te tragjedise dhe familjareve te tyre.
      Eshte pikerisht kjo ndjesi,qe i coroditi ata dje.Jo vetem ata qe ishin ne salle,por edhe ata jashte saj.Sidomos,bashibozukerine mediatike te socialistave ,e cila,ne cinizmin e vet,ia kaloi edhe vete atyre qe kishin interes te drejtperdrejte per te shfrytezuar dhimbjen njerezore.
      Dje,Sali Berisha,deshmoi edhe njehere se e meriton plotesisht titullin,per te cilin dakordesohen shumica e shqiptarise: lideri i demokracise ne Shqiperi.
      Vetem nje Sali Berishe mund te beje nje gje te tille.Duhet te jesh me lart se kundershtaret te besh kete.Jo pak me lart.Por, shume me lart.Shume me lart, politikisht dhe moralisht.
      Dhe,Sali Berisha,padyshim qe eshte shume me lart,edhe politkisht edhe moralisht,ndaj kundershtareve te tij qe terhiqen zvarre ne llumin e korruptimit dhe krimit.
      Eshte pikerisht kjo ndjesi e te qenit superior,politkisht dhe moralisht,mendoj une,qe e ka bere Sali BErishen,dje,te beje ate deklarate ne Parlament.
      EShte ,sidomos,ndjesi e te qenit superior ndaj kundershtarit te tij te direkte,sociopatit Rama,qe,perndryshe nga BErisha,i cili,edhe ka kerkuar dhe kerkon ndjese per aspekte te vecanta te qeverisjeve te tij,ketij,as qe i shkon ne mendje te beje nje gje te tille.
      E jo vetem qe se con ne mendje,por edhe tallet me ate qe ia kerkojne dhe per ata qe ia kerkojne.Tallet me viktimat,tallet me dramat e tragjedite ,pothuaj te perditshme,gjate qeverisjes se tij.TAllet,qesh e perqesh.
      Gjithcka e kalon me batuta.Si dramen me te lehte,ashtu edhe tragjedine me te madhe njerezore.
      Deklarata e djeshme e BErishes,i nxori socialistet dyfishe hipokrite,cinike,te pashpirte:
      -Se pari,perballe tragjedise se Gerdecit,qe edhe pse e provuan me te gjitha menyrat,deshtuan per ta perdorur politkisht.E si deshtuan,i urryen viktimat.Kjo urrejtje ndaj viktimave,u doli ne pah dje.
      -Se dyti,perballe tragjedise se Sharres,qe krejt ndryshe nga c’ishin sjelle me ate te GErdecit,e heshten.ASnje fjale per te.Dhe si kurre me pare,heshten edhe mediat,qe po si kurre me pare,i kontrollojne ne shumicen derrmuese te tyre,gati gati,si ne kohen e spirro kolekes.Ata gazetare qe tentuan te flasin per te,i flaken me shpejtesi nga puna.Por,nuk mund te kontrollonin mediat sociale,fatmiresisht.
      Ndryshe,nga c’bene me rastin e Gerdecit,kur hipokritet,mashturuesit e pacipe dhe cinike socialiste jepnin shfaqje para kamerave televizive me familjare te viktimave,ne rastin e Sharresh,askush,asnje,as edhe nje i vetem apo e vetme,jo vetem qe nuk i shkoi per ngushellim familjes se varfer te mbytur ne deshperim,por ,nuk thane as edhe nje fjale te vetme per te.Nje fjale.Nje fjalez.Nje fjalezes.Asnje.As edhe nje.Hic.
      Shurdheri-Memeceri-Vuveri e plote.
      Keta hipokrite ,keta te pashpirte,qe kur u volit te shurdhojne me kinse dhimbjen e tyre per viktimat,heshtin per tragjedine e Sharres;bejne sikur nuk degjojne,sikur nuk shohin,sikur nuk kuptojne,bile edhe sikur nuk mund te artikulohen…!!!
      E njejta gje edhe me bashibozukerine e tyre mediatike.Keta dihet se,ne hipokrizi,pafytyresi,poshtersi,pashpirtesi ua kalojne padroneve politike.Eshte fenomen i njohur ky.Sherbetori,per t’i pelqyer te zot,ia kalon atij ne te keqe.
      BAshibozukeria mediatike ,ia kalon shumefish socialistave,te cileve u sherbejne.
      Cdo gje qe socialistat e cojne ne skaj,keta edhe me tej…ne skaje te reja!Nuk njohin limite,ne poshtersi dhe pafytyresi.Sa me shume te tille,aq me shume shperblehen.
      Sot,ne kohen e rilindjes,floriri kembehet me poshtersi!
      Sa me i poshter te jesh,aq me shume paguhesh!

    4. te fala sandrit says:

      nje grusht para mero ? Ti e di se ketu behej fjale per miliona dollare qe i perlau shkerdheni qe sot jetojne ne luks bashke me bashkejetuesen e tij pa letra, po ashtu dhe niprit dhe mbesat e sali kriminelit…. ky ishte vetem nje nder krimet me para te shkerdhenit se saliut se ata kane lyer duart me gjak per te fituar qysh nga 1996, 97, 98, 2008 e 2011…oh sa shume gjak ka ne duart e ketyre krimineleve qe po te kishin qene ne ndonje vend tjeter madje edhe te botes se trete ne afrike do te ishin kalbur per jete ne burg ose do kishin marre plumbin ballit

  2. plebeu says:

    prape ti o brut.

  3. vito says:

    Mero a ka mundesi te ripostosh edhe njehere historine e asaj vajzes se vogel qe ju vra nena nga shperthimi ne Gerdec dhe qe gjysherit ne moshe te shkuar u perpoqen ta rrisnin. Por edhe gjysherit nga pafuqia dhe depresioni per vajzen e vrare kryen vetvrasje. Te lutem postoje dhe beje sticky post ketu qe te jete gjithmone ne faqe te pare te Tema. Nuk duhet harruar krimi i familjes Mafioze Berishiane.

  4. bledi says:

    ha mut o mero ha

  5. TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN says:

    Sali Bisha eshte kriminel por jo fajtor

    Fajtore jane mazhoranca qe po tregojne nje impotence kriminale dhe paneli dipllomatik (dhe ato qe jane pas tyre) qe po tregojne nje tolerance kriminale ndaj nje super krimineli
    Sali Bisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti

  6. Jugu says:

    Po per Ramen si titular qe ka shkel tere premtimet do shkruash ndo nje dite?
    Ku eshte Policia qe shkallmoj Lazaratin (dhe mire beri), si do ja bej tani tere Shqiperise qe eshte bere si Kolumbi?
    Po shendetesia falas ku eshte? Po per vdekjet per munges kujedesie dhe mos kokcarje te mjekeve kush ben drejtesi?
    Ku eshte drejtesia? Do e fusje ne burg Berishen, cfare I bere, vetem festja I mungon ta kthej menjane se te tjerat I ka te gjitha, dhe edhe pu ju degjeneron dhe mire jua ben.
    Pleher Kryeminister qe asnje premtim nuk mbajte, vetem formalizove te pa krahet, te varferit, dhe jua rruajte te forteve.
    Pleher gazetare qe I beni freski Rames dhe Mete hajdutit dhe na cani akoma menderen me Berishen.

  7. tomsojeri says:

    Ska ku shkon me bukur i nderuar Mero ! Sfar ti kujtosh me par ktij satrapi vrases ,hajdut, tradhtar,hakmares ,e pergjegjes per fatkeqesin e ktij kombi ! I pa ndreqshem ,i pa thyshem ,kollon e zez e fatkeqesis e nuk ka zotesin te mbledh klyshin e tij dhe orgazmen e te fejuares qe spo ndalet duke na treguar si hardalloset me pasuri gjaku ! Kjo kurtizane e Brakes ,po na perplas syve degjenerimin moral ,dikur supermbesa me gjuhen jasht e tash kjo me “pjeshken ” ne krevatet e hoteleve e verbuar nga shkelqimi i paras qe i jep kte mundesi leckamanit, qe kujton se me lluksin qe i fal gjaku ben te harojn cfar fshihet posht tij ! Kan lajthitur ,nuk punon as ndergjegje as memorje e as turpi e nuk thon kot Zoti te ruajt nga kurv e vjeter e zengjin i ri ” !Kjo lavire na freskon memorjen,dhe demonstrimet e saj, tregojn qe ka gjetur tenxherja kapakun ! Ksaj familje ju shtua nje pjell qe me mendjelehtesin e paturpesin e kurves do ushqej urejtjen e shqiptareve per cfar ju kan ber i shoqi dhe vjerri ……..

  8. Raimond vlonjati says:

    Tani ti ben sikur s’e di , qe Gerdecin e shkaktoi sherbimi sekret grek ?
    Apo harove qe Rama kur ndodhi Gerdeci kishte dhene urdher qe asnje ne PS te mos jepte intervista ne gazetaret ?
    Dhe atehere u cudit dhe gazetari i BBC qe i tha Rames se kushdo qe te ishte ne vendin tend do e shfrytezonte per te ardh ne pushtet ket aksident

    Te gjithe e kuptuan qe Gerdeci ishte loja e Greqise per te ndalur futjen e Shqiperise ne Nato

    Ata perdoren ate spiunin e grekut qe te shkaktonte shperthimin

    Sepse Ministria e Mbrojtjes shqiptare i beri favor companise Amerikane qe fitoi tenderin per te bere cmontimin ne Gerdec
    Firma amerikane pastaj perdori si subkontraktor ate miun grek Delijorgji
    Dhe ai shkaktoi me qellim aksidentin ne menyre qe te dukej sikur Shqiperia ishte vend i paqendrueshem ndaj te mios pranohej ne Nato

    Ndaj Sala nuk ka faj fare per Gerdecin , Kur akuzohet Sala per Gerdecin kuptohet qe perdoret llogjika primitive kunder kundeershtareve , cka esht fyese per intelektin e njeriut te kohes qe jetojm

  9. ALBAN DEGA says:

    ANALIZE E SHKELQYER

    SIKUR TA KISHTE BERE MERO BAZE D.V.!

  10. Andi says:

    Po hetohet me bashkine qe nuk i jep kontraten prokurorise ? Po hetohet ne media qe censurojne gazetaret qe thone te verteten ? Po hetohet me nje kontrate fantazem pa gare e pa asnje kusht? Asgje nuk hetohet . Fatmir Mediut ju how imuniteti dhe u thirr ne prokurori njelloj si shume te tjere qe bene dhe burg ndersa Erion Veliaj as nuk shkon ne prokurori por ka guxim mos ti dorezoje asaj dokumentet qe i ka kerkuar. Ky nuk eshte shtet por hale dhe ti je gazetar haleje qe kerkon te mbrosh korrupsionin dhe vjedhjen e velise sepse te mban djalin ne pune.

  11. tradita says:

    gerdeci u nde pe rte mos u pranuar Shqiperia Nato. kete e dine edeh -amerikanet. Prandaj lidheni kot o merobazeria me Gerdecin. M evonnedo tendale ne shesh. si puna e kufirit detar me Greqine.

  12. Vjosan says:

    Fantastik. Si gjithmone i sakte dhe i vertete

  13. Bena says:

    Te lumte Mero to I vjen hakut sali qenit sepse e njeh mire

  14. hahahaha says:

    do bej nje korigjim te vogel nese me lejon. saliut nuk i pjerdh shume per zenin apo argiten. ata jane veglat me te persosura qe ai mund ti besoje te beje para.

    d.m.th- ne perdor femijet te pasurohet dhe te pastroje parate, prandaj dhe i lepieht dhe karmines se e ka friken se mos i thote xeni,”ik pirdhu sale!”

  15. Bledi says:

    Kur themi Zeni, nenkuptohet Saliu, dhe kur themi Saliu nenkuptojme Zenin!

    Zenin u be mafioz nga halli, e detyroi i jati se nji cope mish me dy sy ishte…

  16. REZI says:

    Të lumtë pena! Sikur të kishim dhe ca si puna jote dhe t’i thonin gjërat kështu qartë dhe shkoqur. Gërdeci bëri muuuuu, ndryshe kurrë s’do zbulohej. Mos vini shënjë barazie Saliun me Edin apo ndonjë tjetër. Është exemplar, nuk mund të gjesh etalon për të¨
    ESHTË EXEMPLAR I RRALLË…që për fat të keq të shqiptarëve e shkatërroi gjithshka që breza kishin ndërtuar në vite. Pac jetë të gjatë Mero Baze dhe të shkroftë pena të vërtetën.

  17. Qemal Baja says:

    Qemali
    Mero je i madh .Te lumte,me mahnite me shkrimin.

  18. Ali pazari says:

    I “dashur Skypion” ne respekt te komentit tend si “gjithmone konciz” per ate qe shkruan ,dal ne konkluzionin se 2 rrjeshtat e fundit te “diskurit”tend jane tale-quale per personin tend te shpifur.Ti nuk e meriton nick namen SKYPION.Plehre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje