PD sulmon Ramën pse ngriti çështjen e Kosovës në Beograd: Ti çaton natën me Vuçiç dhe lobon të shkosh në Moskë

13 Tetor 2016, 19:05Politika TEMA

Partia Demokratike sulmon kryeministrin Edi Rama, pse ka folur për Kosovën në Beograd.

Sipas PD-së, Rama nuk është personi i duhur për të folur për Kosovën.

Kreshnik Çollaku, që ka lexuar deklaratën në emër të PD-së, është shqetësuar pse Rama ka ironizuar Viktor Orban të Hungarisë, njeriu më i kritikuar në Perëndim prej vitesh.

Deklarata e PD:

Grotesku i hidhur diplomatik i kryeministrit.

Sot është një ditë kur kërcet shëmtuar shija bajate e sjelljes groteske e kryeministrit të Shqipërisë në një aktivitet jashtë vendit.

Shumica e shqiptarëve zgjedhin ta përqeshin e përçmojnë me neveri këtë shfaqje megallomane protagonizmi naiv dhe delirant. Por ka disa gjëra që nuk mund të kalojnë thjesht duke përçmuar banalitetin.

Sot është dita të kujtojmë se individi që tregohet me gisht nga e gjithë bota për kriminalizimin e shtetit, për kthimin e Shqipërisë në hambar e dispeçeri ndërkombëtare droge guxon të jepte leksione demokracie.

Njeriu që dhunon me harbutëri parimet themelore të demokracisë, të drejtën e lirinë e votës, lirinë e të drejtën e fjalës, njeriu që shtyp median e lirë, drejtësinë, njeriu që rekruton ose shtyp çdo qelizë të opinionit dhe shoqërisë civile, guxon t’i japë mësim Europës se si duhet të sillet e trajtojë refugjatët.

Miku i afërt e sponsori politik i Elvis Roshit ofendon kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Miku i Arben Ndokës tallet e ironizon Johanes Hahn.

Kolegu i Armando Prengës e Mark Frrokut përqesh Greqinë. Avokati i Arben Frokut, Balilajt, Habilajt nuk mund të flasë përfaqësojë vullnetin e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Evropës. Europa i hedh tej mbetjet dhe ortakët e krimit. Çatuesi i orëve të vona i Vuçiç nuk mund të flasë në emër të Kosovës e të shpallë në emër të shqiptarisë zgjidhjen e çështjeve madhore kombëtare. Nuk mund të përbetohesh për euroatlantizëm ditën e natën të lobosh për takim të nivelit të lartë në Moskë. Asnjë shfaqje prej komiku apo servili në Evropë apo arrogant katundi në Shqipëri nuk e shpëton as rehabiliton qeverinë dhe historinë e tij në qeverisje të shqiptarëve.

Shqiptarët dhe miqtë e saj në bote do ta mbajnë mend si qeverinë më të paaftë e mediokre të kohërave dhe më të zhyturën e të ndoturën me mafien.

Shqiptarët do t’ia japin vendin e merituar në formën e merituar dhe miqtë perëndimorë po ashtu, dhe kjo dite është afër.

35 komente në “PD sulmon Ramën pse ngriti çështjen e Kosovës në Beograd: Ti çaton natën me Vuçiç dhe lobon të shkosh në Moskë”

  1. ........ says:

    KJO esht parti antishqiptare kjo vertet duhet te dali jasht ligjit si parti , se vetem ne ne SHQIPRI kemi parti antikombetare turp per ne qe kemi 25 vjet qe degjojm kte parti rrugaçesh kriminelesh dhe hajdutesh qe sulmojn ne çdo koh e çdo moment çdo gje te mir qe behet ne kte vend , ose çdo gje te mir qe ben nje politikan per interesin e kombit , partia e llumit dhe e plerave te kti vendi qe shesin kombin tek greku dhe qe ben afera me millosheviçin kunder kosoves.

    1. Epiriiiii says:

      SHumica e Shqiptarve PERCMOJNE e PERQESHIN Ju, PD dikur Shpresdhese qe na doli SHTERPE. Njerze pa KARAKTER e PERSONALITET dhe TEPER TEPER TEPER te POSHTER paskeni qene. Vraponi tani pas PLAKUSHIT INATCOR QE E KA LENE MENDJA. DEGJONI PORDHET E TIJ por te pakten mos na SHURDHONI Ne kot. Jini te pa Besushem ne cdo aspekt. Ate qe Ju dhe te tjere nuk e bene ne 100 e ca vjete Shtet Shqiptar ne Beograd e beri Rama ne 3vjet Pushtet. Ndau Capin nga Sheqeri, u tha troc Ku flitet Shqip eshte Shqiperi dhe ku flitet Serbisht eshte Serbi.

    2. Kujtim says:

      Te lumte goja o ipa emer ke then shum te berteta

  2. Toni says:

    sali berishes kurre nuk i ka interesuar apo ngritur ceshtjen e KOSOVES,fillo nga thyrja e embargos ne favor te serbise,dhe tjetra rasti fazllici dhe UDB-ja serbe…

  3. Tahir Gashi says:

    PD ka te drejte qe kritikon Edi Ramen!
    PD dhe Doktor MORTJA kane kriju minoritet serb ne Fier kurse Edi jo! Asgje nuk ka be ne kete drejtim, madje ka prish maredheniet dhe me Greqine!
    Vetem tallavaja e PD Na siguron ne shqipeve pune ne vjeljen e rrushit dhe ullinjve ne Greqi dhe me pre dru ne Serbi!
    Qysh se ka ardh Edi ne pushtet, nuk ka ma as koncerte me Bujar Qamilin, Sinan Hoxhen e Artjola Tosken, se ky Edi e urren dhe komunitetin osman, shtyllen e popullit tone!

      1. Krysho Ludovik says:

        Ke problem ti mos ha m.. me jevgjit kot

  4. Moni says:

    Keta te PD-se jane te papare. Sikur Rama te mos e zinte ne goje ceshtjen e Kosoves, do te thoshin pse nuk foli. Tani qe foli, thone nuk duhej te fliste.
    Piiiiike e zeze.

  5. aqif tahipi says:

    Nuk arrij ta kuptoj qarte nese keta shqupistat e “shkolluar “: jane apo bejne si njethundrake. Keta vetem prania e fazllicit i kenaqte ne diplomaci.

  6. Votren says:

    Po te isha pak me banal do u thosha:-Shkofshi ne RRS!

  7. Bina says:

    KESHTU MENDON TI O BUZEVIÇ ÇOLLAKU? DMTH DUHET ME DEGJU TY MOR INJORANT? IK MOR MOS NA HAPNI BARKUN SHKARAVINA.

  8. bimbashi says:

    Keta kane pjerdhur fare…Kurioz si do dalin ne zgjedhjet e ardhshme.

  9. vito says:

    Edi Rama duhet te ftoje sa me shpejt ne Keshillin e Sigurise Kombetare Damir Fazllicin.

  10. Labi Vlorefule says:

    PD-ja braktisi sallen e parlamentit ne vitin 1999-te kur po votohej Rezoluta PRO bombardimit te Serbise nga NATO qe me mbas do ti jepte Pavaresine Kosoves.Mjafton te kujtosh kete dhe cdo fjale me teper eshte fukarallek.

  11. Ivani i madh says:

    Po jini apo sini ne terezi qe komentoni ne kete menyre per PD dhe shqupin kete koshere skilesh e grerezash qe te mos mbrojne gjyshen dhe vjeren e babait tyre shpirteror e biologjik Berishen, Serbine. Dhe kush e shan ate shan dhendrin e dekoruar e te degradoje shpirti e Shqupit, krimit, vrasje e e korupsionit. Mirnit nje cike shembull nga ortaku i tij Like hajduti qe shkon ne Greqi dhe vetem degjon si buf grekerit dhe nuk shqetesohet per problemet shqipetare se e ka sqepin ne m… se ne kohen e allishverisheve per detin ishte pjese e qeverise dhe bashkepuntor ne tradheti. Prandaj shqupi dhe Berisha e kane per zemer dhe nuk e shajne se jane pjese e grupit VIDH, VRA E SHKATRO PER POPULLIN E KOMBIN ASGJE MOS KERKO.

  12. Ivani i madh says:

    Po jini apo sini ne terezi qe komentoni ne kete menyre per PD dhe shqupin kete koshere skilesh e grerezash qe te mos mbrojne gjyshen dhe vjeren e babait tyre shpirteror e biologjik Berishen, Serbine. Dhe kush e shan ate shan dhendrin e kritikoje ate te degradoje shpirti e Shqupit, krimit, vrasje e e korupsionit. Mirnit nje cike shembull nga ortaku i tij Like hajduti qe shkon ne Greqi dhe vetem degjon si buf grekerit dhe nuk shqetesohet per problemet shqipetare se e ka sqepin ne m… se ne kohen e allishverisheve per detin ishte pjese e qeverise dhe bashkepuntor ne tradheti. Prandaj shqupi dhe Berisha e kane per zemer dhe nuk e shajne se jane pjese e grupit VIDH, VRA E SHKATRO PER POPULLIN E KOMBIN ASGJE MOS KERKO.

  13. Populli says:

    Dmth PD-ja qe shiti detin quhet “nacionaliste”, kurse Rama qe legalizoi Kosoven ne zemer te Serbise, nuk qenka kombetar!!! Kjo eshte per te vene kujen.

  14. Jimi says:

    Shakaxhinjt e integrimit ?! Ate qe per aqe kohe sa ishin ne pushtet as qe e menduan ta trajtonin si problem mbarekombetar, sot qe Rama kete politike e ka cuar ne sferat me te larta te politikes europiane si dy ceshtje madhore te politikes shqiptare, Kosova dhe ceshtja came , te dyja ne periudhen trevjecare kane njohur nje ngritje te pa pare. E cfare ndodhe? Duke qene se ishin dhe jane te paafte, per mos te thene keqedashes pasi e meritojne, keta birbot e P.D-s, xhelozohen per mbeshtetjen e gjerte qe gjen politika e sotme ne planin e brendeshem e ate nderkombetar e Rames ne drejtim te Serbise e Greqise! Sigurisht kjo polike i nxjerr ata lakuriq dhe kete gje ata nuk e kaperdijne dote lehte!
    Nese ka gjera qe duhet te alarmohemi sot, eshte qendrimi refraktar i ketyre birbove ndaj diplomacise dhe diplomateve amerikane e europiane!

  15. Bregu I Agos says:

    Ik mor LAPANGJOZ

  16. nina says:

    Qelbesira PD.. kriminele te ketij vendi… o majmuna qe me ju hall te flasin hall mis flasin.. mut Parti..

  17. Treviso says:

    Kur do pushojne se lehuri qente e terbuar? Kur ishin ne qeveri kujt ja çuan nafte keto, Ibrahim Rrugoves apo Sllobodan Milloshevoçit?

  18. agim says:

    Dolii dhe Collakovic,pas miratimit qe i beri Bashovici e Saliovici

  19. Azio says:

    Po c’merreni me keto antishqiptare dhe kriminel.
    U erdhi fundi dhe po qajne e qijne veten e tyre.
    Keta jane kodoshet e serbit me kryekopilin Sali Karaxhici.
    Ne te semes shkofshin keta fashiste te PD.

  20. Asnjanesi says:

    Si nuk bete njè deklarate serioze por vetem idiotesira.Mos kujtoni se i ha njeri keto.

  21. Ana says:

    Jane thjesht te shqetesuar nga sjellja me qytetari dhe me krenari e Ed Rames dhe mbeshtetjen e gjere qe ai po fiton nga nderkombetaret. E dine qe do rrine shuuuumeeee gjate ne opozite…kaq e thjeshte eshte per tu shpjeguar sjellja e coroditur dhe trashesia e PD…

  22. Skrapari says:

    Rama eshte njeri me bole jo legen si PD.

  23. 17nentori says:

    pd = partie debilave. Jo vetem qe foli per ceshtjen e kosoves Edi, por e ngriti se ceshte qe me mire te zgjidhet dhe jo te rrije si e ka katandisur doctori.
    te ishte per doctorin gati eshte te nenshkruaje nje pakt qe kosoven tja japi serbise dhe detin greqise dhe pastaj pas 10 vjetesh te thoje qe pranon se ishte gabim shteteror… pa dashje (si gerdeci)!!!!
    nenen surrat malokut!

  24. Nje shqiptar says:

    Pas kerkeses qe beri Edi Rama per njohjen e Kosoves nga Serbia, Partia Demokratike e Serbise i ka kerkuar zyrtarisht Vuçicit qe Edi Rama te largohet menjehere nga Serbia. Po Partia Demokratike e Shqiperise perse proteston?!!

  25. plehrat e diplomacise says:

    Politika e jashtme e Albanistanit sikur ne jemi Franca, AMERIKA gJERMANIA. mE KETE DIPLOMACI NE E KEMI MIRE ME seRBINE, ARMIKEN TONE SHEKULLORE , EDHE PSE JO NE KUFI, POR JO ME greqine qe e kemi ne kufi dhe jo per fajin tone por dhe jemi miq neser me Ameriken po qe se fiton Trump dhe tani shajme Orbanin e Hungarise qe ja ka mbedhur EVROPES dhe kemi maredhenie te shkelqyera me Iranin dhe mbi te gjitha habitem arabet me bjonden Kodheli.

    Ne nje kohe qe pranuam mbetjet toksike dhe shnderruam shqiperine ne nje fushe hashashi ku aroplanet nuk ulen dot me se nuk dallojne dot destinacionin se kudo i duket njesoj ato parcela me hashash….

  26. Aleko says:

    Historia e shqiperise nuk ka per te njohur me nje parti politike me antikombetare se sa PD dhe SALI BErisha.Keta nuk dijne as te shajne as te mburrin: keta dine te nxjerrin vetem helm nga goja, ne cdo raste qe te jete ,mire apo keq per vendin.Mjere ky vend qe pret nga kush do drejtohet.Keta duan nje shuplak tjeter edhe me te ashper nga ajo e 2013 qe te shpresohet te mbledhin veten…..

  27. Kushtrimi says:

    Nuk ja vlen të komentohet deklarata e PD-së. Me rëndësi është që Rama është lider i gjithë shqiptarëve dhe i ka dyert hapur gjithkund, si në Berlin si në Washington. Dyer që ju mbyllën Sales.

  28. demokrati says:

    Nik besoja se do ta shihja Z.çollaku ne kete pike kaq te ulet, ku ne emer te Europes te ndihet keq per kryeministrin me antieuropian te BE, Orban. Orban eshte dobiçi ne dere qe Hungaria i la BE, dhe meqe BE nuk mund ta largoje edhe de jure Hungarine ne krahet e atyre qe shtypen me tanke revolucionin hungarez te 1955 mban ne mesin e saj edhe nje krijese si Orban.
    Vetem nga kjo z.çollaku meritoni noten quatro. Vertet je fryma e re e Pollos por po na ben te qajme me lot ZTritan Shehu me keq se ce kane qire tere ambasada greke ne Tirane kur dha doreheqje. Perbuzje Rama ndaj Greqise? Jo vetem dinjitet, por nese nuk mund ta kuptoje nga gjuha e Dantes dhe nga qendrimi ne New York, dinjitetin ne diplomaci nuk mund ta kuptosh nga Basha apo Bumçi. Zçollaku je bere pjese e kopese antiamerikane kur lendohesh per Orban dhe nga selia e PD dalin dhe udhehiqen sulmet ndaj demokracise amerikane dhe ambasades se saj ne Tirane qe e kane burimin tek ata qe vet e ftuan ramen ne Moske. Si tani te kam para syve kur ne 91 therrisje “E duam Shqiperine si Hungaria e Orban”

  29. PD ben mire te shofi realitetin ne sy , nuk po i themi per ato gabime qe eksponetet kryesore te PD kane bere kunder Kosoves , populli i din te gjitha por nuk ja vlen ti permendim le ti ngelen historise per te gjykuar , duhet te na gezoje fakti qe shqiptaret ne ballkan sot jane faktori kryesor, ku ne kurizin e tyre jane bere shume pazare .
    Z Rama sot po ja perplas ne fytyre te gjthve si EUROPES , po ashtu dhe serbve per padrejtesit qe na jane bere , tani Rama i duhet te meret dhe me greket per ceshtjen e çamerise dhe se fundmi per detin jon qe ju fal Greqise padrejtesisht , por fatmiresisht u be nul nga gjukatat shqiprare .

  30. vang says:

    Nga kjo deklarate,me qellime te ulta partiake,tregon fytyren tuaj te peshtire,edhe sikur ato akuza qe beni kunder Edi Rames te ishin te verteta.Keshtu, duke ”demaskuar”Ramen,minoni zgjidhjen e problemeve te Kosoves.,Kete e beni edhe nga zilia qe nuk mund te jeni si ai.Paskeni qene te pa turpshem dhe me vjen cudi pse ju kam duartrokitur vite me pare.Me kete nuk dua te them se duartrokas cdo veprim te qeverise se sotme,por deklata juaj eshte kaq e ndyre.

  31. Tam says:

    Cfare deklarat pa lidhje, nuk Te takon ty te flasesh per kosoven, sidoqoft momentalisht Edi Rama eshte kryeministri i Te gjithe shqiptarve, me keto gafa qe bejne,Pd kurre svjen me ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje