Peleshi i sigurtë dhe për një mandat tjetër qeverisës: Nuk mund të zgjidhim gjithçka në 3 vite

13 Tetor 2016, 10:59Politika TEMA

Investimet e shumta në të gjithë vendin kanë krijuar sigurinë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare të verës së vitit 2017 janë të fituara nga mazhoranca aktuale.

Zëvendëskryeministri Peleshi i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Krujës Artur Bushi është ndalur në disa prej investimeve të realizuara në këtë Bashki nën programin e Rilindjes Urbane, duke u shfaqur i sigurtë dhe për një mandate tjetër qeverisës.

Në qytetin e Fushë Krujës ai vizitoi shkollën “Shote Galica” e cila përveç ndërhyrjes së plotë në godinën e saj ka pajisur me infrastrukturën moderne klasat, laboratorët dhe palestrën.

Peleshi duke përmendur investime të tjera në shkolla për këtë bashki, gjithsej 5 shkolla të rikonstruktuara plotësisht, theksoi se nevoja për ndërhyrje të tilla është ende e madhe.

“Nevojat janë akoma më të mëdha dhe nuk mund ti zgjidhim dot në tre vite po të paktën atje ku ndërhyjmë, të jetë ndërhyrja e plotë. Pra edhe të pajisen me laboratorë, mjete shkollore, por edhe terrenet sportive, apo palestrat kanë shumë rëndësi për ne, sepse janë pjesë e programit të shkollë komunitare” tha Peleshi.

Në qytetin e Fushë Krujës, Peleshi u ndal edhe tek qendra e këtij qyteti e cila është transformuar rrënjësisht. Ndërsa në qytetin e Krujës, Peleshi, inspektoi punimet e sapofilluara në rrugën hyrëse. Punimet përfshijnë rikualifikimin e qendrës dhe ndërtimin e një parkingu nëntokësor, si një zgjidhje inteligjentë për ti dhënë frymëmarrje fluksit të lartë të lëvizjes në një nga qytetet me më tepër turistë në vend.

Vetëm gjatë vitit në 2016, qytetin e Krujës e kane vizituar më tepër se 300 mije turistë. Për këtë arsye sipas Peleshit investimet e shumta në këtë qytet janë jo vetëm të merituara por edhe të vonuara.

“ Për gjatë gjithë hyrjes së qytetit do të bëjmë një ndërhyrje totale, do të restaruojmë dhe rikonstruktojmë fasadat, rrugët, trotuaret dhe do të krijojmë këtu , me Bashkinë një facilitet që mund të them është eksperimentimi i parë në Shqipëri i një parkimi me dy kate nëntokësore.

Me këtë parkim nëntokësor do mund të clirojmë rrugët e qytetit nga trafiku i lartë i autobuzave, sidomos gjatë pikut të sezonit turistik duke e bërë qytetin më të vizitueshëm dhe më miqësor me këmbësorët”  shtoi Peleshi.

Investimi prej 360 milion lekësh i shërben rreth 17 mije banorëve dhe pritet të përfundohet në pranverën e ardhshme.

1 komente në “Peleshi i sigurtë dhe për një mandat tjetër qeverisës: Nuk mund të zgjidhim gjithçka në 3 vite”

  1. cun Tirone says:

    Sa per investime shteterore, Enveri investonte 100 fishin tuaj !
    A mos do te thote kjo se ai e kishte te justifikuar qendrimin pakufi ne pushtet ?
    Qeveria nuk eshte aty te investoje (kupto vjedhe) me cdo kusht.
    Qeveria duhet te beje te tjeret te investojne ne Shqiperi !
    Ju kete nuk e keni bere .
    E prandaj, 1 milion shqelma bytheve !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje