Përfundon takimi Rama-Vuçiç, batutat gjatë debatit

13 Tetor 2016, 11:14Politika TEMA

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhr atij serb, Aleksandar Vucic, në kuadër të Forumit të sigurisë së Beogradit per vitin 2016.

Debati mes dy kryeministrave nisi qetë, por replikat u shtuan teksa dy kryeministrat iu qaseshin temave të nxehta në lidhje me rajonin, e sidomos marrëdhëniet mes dy vendeve.

Megjithatë, debatit nuk i kanë munguar as batutat. Duke nsiur nga ato më miqësoret,  si ajo e drejtuesit të panelit, Misa Glenny, i cili tha se ndihej i privilegjuar që gjendej mes dy kryeministrave më të gjatë të botës.

Ndërkohë, Rama e ka cilësuar marrëdhënien e dy vendeve me perëndimin dhe Rusinë, si një dashuri.

“Serbia gjendet mes dy dashurive të mundshne,” tha Rama “por, Shqipëria ka vetëm një të tille: integrimin në institucionet europiane.”

Por, nuk kanë munguar as batutat në lidhje me kancelaren gjermane, Merkel. Ndërsa kanë vlerësuar angazhimin e saj në lidhje me zgjidhjen e problemeve të rajonit, Vucic ka shtuar se ndihet i shqetësuar nga ideja se Merkel mund të mos rizgjidhet kancelare.

Rama: Debati ynë nuk është një luftë për të fituar zemrë e kancelares Merkel. Por, nuk duhet të shqetësohemi, pasi Merkel do të jetë sërish kancelare dhe Trump nuk do të fitojë në SHBA. Përsa i përket Moskës, duhet t’iu pyes ju, Vucic.

Vucic nga ana tjetër shtoi se, kur vjen puna tek politika dhe debatet, “Edi është një politikan më i mirë se unë.”

Ndërkohë kryeministri Rama tha se procesi i integrimit dhe perëndimi  janë e ardhmja e rajonit.

“E ardhmja është në dorën tonë dhe ne duhet vetëm ta kapim atë, ose përndryshe të shkojme e të rrëfehemi tek patriarku.” tha Rama, duke iu referuar palës serbe.

5 komente në “Përfundon takimi Rama-Vuçiç, batutat gjatë debatit”

  1. Kola says:

    He ta lumsha o kryeministër ja ke bo serbies 8 me 2

    1. qwert says:

      oh që na kënaqët me këtë lajm!!na shkritë zëmrat e ndrydhura dhe na dhit tuj qesh me bamutat e rams!!mirë e thotë kola 8me 2 ja ka bo vuçit dhe në fund një vrimë në ujë si gjithnjë!!
      sidoqoftë për gallatë jemi më të fortë,e pranon dhe vuçi vetë!!
      për të tjerat janë sërbët!!eksoportojnë në shqipëri 7 herë më tepër se importojnë!pra 7 me 1!
      apo jo or kol kola??
      prap ne jemi në fitim!!
      uau më duket es jemi në barazim,or kola pa tru 6 me 6!!
      ne jau fusim me 6 fjalë ata na nxjerrin 6 x para nga xhepi!!
      kola,ma merr mëndja se po të mos e lynin me kos,ti do ti thoshe “qeka e q.me”!
      apo jo??esh kosi i shkretë,kos i shkretë!!
      ti prish llogaritë gjitnjë!!

  2. Kola says:

    Si serb toç që qeke e paske msum mir shqipen ec aty Daku eshka digjet me kadal por osht e sigurt or lum miku

    1. qwert says:

      kol me kë e ke or taj????
      jo për gjo po si ke von emër replikës,dhe këtu osht miting e nuk merret vesh!!

  3. razo says:

    e para here ne historine e ballkanit qe nje kryeminister Serb ndihet inferior ndaj atij Shqiptare dhe e pranojn hapur… Po na kthen krenarine Rama, politikanet ne Kosove te mesojne si behet politike jo te mbushin breket e te ndihen inferior sa here takohen me Serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje