REPLIKAT/ Rama përplaset me Vuçiç në Beograd për Trepçën: Është në zemër të Kosovës (debate dhe për Rusinë e Perëndimin)

13 Tetor 2016, 10:37Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama është përplasur sot gjatë takimit që ka zhvilluar në Beograd, me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Rama ka folur mes të tjerave për çështjen e nxehtë të Trepçës.

Ai ka thënë se ajo është në zemër të Kosovës dhe i përket asaj.

“Trepça është një minierë në Kosovë dhe ju çfarë bëni? E transportoni në Beograd? Ajo minierë i përket qytetarëve të Kosovës. Kjo ka të bëjë me ekonominë”, tha Rama.

Deklaratë që nuk është pritur mirë nga Vuçiç.

Vuçiç ia ktheu duke thënë se në momentin që pa prezencë të madhe të medias kosovare, e dinte që “Edi do të bënte një politikë ditore”.

“Është politikan më i mirë se unë. Unë nuk thashë asgjë të keqe për homologët tanë nga Prishtina. Por, do të shpjegoj diçka: për Trepçën them se di më shumë se Edi. Nëse thotë se është çështje ekonomie, Prishtina bëri lëvizje të keqe për zhvillimin e saj. Nuk folën fare me serbët atje, por vazhduan procedurat dhe i shmangën ata. Jam i frustruar pasi kjo çështje na del këtu nga hiçi”.

Rama e Vuçiç kanë debatuar dhe për marrëdhëniet me Rusinë dhe Perëndimin.

Vuçiç theksoi se nëse BE nuk e pranon Serbinë, atëhere zgjedhja mbetet Rusia. Por kryeministri shqiptar e ka këshilluar se dashuria e madhe dhe e vetme për vendet e Ballkanit, është një dhe e vetme, Perëndimi.

 

Vuçiç: Edhe pse kemi ndërtuar besim të përbashkët shqiptaro-serbë, kemi pasur sukses për të ndërtuar besim të përbashkët, dhe është delikate dhe mendoj se lajmi kryesor në Twetter është se këtu ka shumë njerëz nga Kosova, e pastaj? Është normale, nuk ka ndonjë gjë me rëndësi, ka rëndësi se kur flasim për marrëdhëniet tona gjithmonë ka pengesa në rrugë që duhet t’i tejkalojmë dhe t’iu them të vërtetën jemi vone e nuk mund të përmbushim detyrimet tona dhe mund të ketë edhe ofendime që vijnë nga Kroacia për serbët dhe BE ka qenë e heshtur. Njerëzit e shohin këtë dhe ky është problem.

Problemi është se së pari i referohem vendit tim, s’po kritikoj asnjë tjetër, shoh se kanë frikë nga reagimi, ndaj them se po humbasim terren dhe s’ka të bëjë veç me zgjedhjet. Është çështje kohe kur njerëzit të ndryshojnë politikanët e tyre. Kemi mbështetjen më të mirë për një mbështetje ruse këtu. Do bëj të pamundurën për të ruajtur marrëdhënie të mira me Rusinë.

Rama: Mendoj se jemi në një situatë ndryshe krahasuar me Serbinë kur vjen fjala për integrimin sepse nuk jemi mes dy dashurive të mundshme, kemi vetëm një dhe ai është drejt perëndimit dhe kjo ndihet e tillë. Është e lidhur me të kaluarën tonë, kemi qenë të aftë për të bërë reforma që kurrë nuk janë bërë në vendin tonë sepse njerëzit kanë kuptuar se kjo është mënyra për të modernizuar dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe Europiane. Dua të theksoj se është përgjegjësia jonë dhe është beteja jonë si lider për tu siguruar se njerëzit të kuptojnë se integrimi në BE nuk ka të bëjë me të zgjedhurin mes dy dashurive por të zgjedhim mes të ardhmes e të kaluarës se cfarë shteti, institucione e qeverish të kemi. Është e pazëvendësueshme modernizimi. Kur vjen cështja te reformat, ato janë të vështira, të dhimbshme, është përgjegjësi për të bërë thirrje për mbështetjen e njerëzve spese ne drejtojmë reformat, njerëzit janë të parët që paguajnë çmimin por kur cmimet ia vlejnë atëherë duhet të ecim përpara. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë për vendet tona.

Lidhur me BE dhe situata mendoj se ne në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë. Procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku sepse disa njerëz e presin këtë nga ne por është rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona për të ndjerë hapësirën e boshllëkun mes të ardhmes veç përmes integrimit në BE. Është më i rëndësishëm procesi sesa anëtarësimi sepse mendoj se ndërtojmë shtetin që nuk e kemi pasur më parë. Duket si një mallkim ballkanik sepse Europa ka qenë në një formë të mirë kur ishim rrëmujë dhe sot kur përpiqemi të jemi më mirë ata janë bërë rrëmujë. Nuk dua që të shkoj më tej me këtë sepse e di që kjo në një farë mënyre do të shkaktonte dhimbje në plagë dhe sa i përket reformës në drejtësi, kemi zbarkuar në një proces që ka qenë i paimagjinueshëm dhe sot kemi kaluar një reformë kushtetuese në një paketë legjislative që janë radikale që çdo kush është i qartë në një gjë që kurrë s’do ishte e mundur pa mekanizmin e integrimit në BE. Dëshiroj ta përfundoj duke thënë se njerëzit mund të ndihen në mënyrë të ndryshme për SHBA, Bruksel e Moskë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk ka mekanizëm tjetër për të na lejuar që të dalim nga rruga e një historie jo shumë bujare e për t’u bërë moderne e për të jetuar në epokën tonë pastaj për tu bërë anëtarë. Kjo është diçka që nuk mund ta parashikojmë por në fund ajo që ka rëndësi është se ne duhet të jemi modern dhe të dalim nga mënyrat fëminore për të qenë peng i së kaluarës.

Vuçiç: Nuk kemi dy dashuri, kemi një dhe ajo është Serbia. Qëllimi ynë nuk është fjali politike por rruga në BE dhe atë çka disa njerëz janë përpjekur të bëjnë me Serbinë, shumë njerëz duhet të vlerësojnë e respektojnë qëndrimin e sinqertë të Serbisë sepse po themi se duam të ruajmë marrëdhënie me Rusinë e nuk gënjejmë, por qëllimi ynë strategjik është rruga drejt BE për Serbinë. Nëse analizoni deklaratat e shumë liderëve të BE do shihni fatkeqësisht që jam më i vendosur në pozicionin e BE për Serbinë sesa ata. Nuk mund ta pranoj një fjalë të kritikave nga ata që mund të ndryshojnë fjalët apo deklaratat cdo ditë, sipas miqve, nuk e them këtë, unë them të njëjtën gjë, atë që them këtu e kam thënë në gjithë botën dhe mendoj s kjo ëhstë politikë që ju e pëlqeni ose jo por kjo është politika e vendit tonë.

Rama: Duket sikur ne nuk kemi dy zgjedhje, dashurinë për veten, dua ta bëj të qartë se ka dallim të madh mes Shqipërisë e Serbisë. Në Shqipëri s’ka dyshim apo dilemë, e kemi ndjerë opinionin se cila është zgjedhja, në Serbi është ndryshe prandaj e përmenda që zgjedhja është ndonjëherë e rrezikuar nga dy dashuri në nivelin e opinionit. Nuk e kisha fjalën për zgjedhjen e qartë.

Vuçiç: Kur Edi lufton për një mbështetje më të madhe të perëndimit nuk ka kufi. Mund të thotë të flasë kundër Moskës, Rusisë ai e bën unë nuk e bëj.

Në Shqipëri nuk ka probleme me cëshjtje territoriale. Serbia ka trajtim në mënyrë të ndryshme

Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që kemi pasur mbështetje të madhe nga BE. Nuk ka asnjë organizatë tjetër që mund të angazhohet për Serbinë kështu.

Për Prishtinën kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por nuk e them. Ata duhet të kishin përfaqësues. Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasionante dhe të duruar pasi është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik për standarde më të mira jetese për popullin serb. Është dicka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet Shqiptaro-serbe, si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.

Unë e di që ata do të thonë që Vuçiç është mik i shqiptarëve, por s’më intereson. Nuk është e lehtë.

Nuk ndalojmë procesin e e dialogut edhe pse kohë pas kohe duket sikur ka një fund të keq në fund të rrugës, por unë mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise .
Do të investojmë më shumë kohë e energji edhe pse mund të jetë më e vështirë çdo ditë, sepse atmosfera ka ndryshuar tërësisht dhe është shumë e vështirë jo vetëm për palën tonë por dhe për palën tjetër.

Rama: Ne nuk jemi kundër Rusisë. Nuk kemi luksin të mos flasim me njëri tjetrin edhe pse nuk biem dakord. Kosova është aty ku ne nuk biem tërësisht dakord. Pikëpamja ime është se Serbia sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë është por e kam thënë hapur që dialogu është një mjet i rëndësishëm

Të dy liderët nga Beogradi dhe Prishtina duhen përshëndetur. Trepca është në minierë është në Kosovë, çfarë do të bëni për Trepcën do e transportoni në Beograd?

Ndërsa ata në Kosvoë ata duhet të kuptojnë se është minierë e Kosovës dhe i përket atyre njerëzve që jetojnë në Kovovë: serbë apo kosovarë.

17 komente në “REPLIKAT/ Rama përplaset me Vuçiç në Beograd për Trepçën: Është në zemër të Kosovës (debate dhe për Rusinë e Perëndimin)”

  1. Kosovari says:

    I madh je Edi. Te lumte per vetebesimin qe ke

    1. Adriatik says:

      O edi…ato xhihadistet e piste qe i ke ne siri, ata turkoshqiptaret, ata me sa dashuri i ke?

      Me 4-5, dashnore te rexhepit, muhamedit, saudit, saliut.

      1. arbereshi says:

        O Tiku katunari, nuk shef dot me larg se maja e opinges tate dhe nuk gjykon dot me shume se sa di ti, dhe se sa di ti eshte e qarte more katunar me opinga Janulle apo Muhameti

  2. beratsi says:

    sepse nuk eshte I ngjyer si saliu (spiuni) prandaj ka goje te hapi dhe mbeshtetjen è prendimit

  3. gjigandi nanoist says:

    ajo puna e dashnis shqiptare per perndimin me duket se po na del kurvni!
    se shqiptart,si kafsh qe jan s dijn te bejn dallimin midis dashnis dhe kurvnis.
    nji malok qe dul para gjyqit per perdhunim nuk e kuptonte se ca osht perdhunimi.
    dhe kur gjykatsi I thoshte se ti me dhun e ke pallu ate femnen qe s donte,ai thoshte se “un pallova pajdh er shoki gjikats, ja hjoka brekt dhe ja rrasa mren or taj”!
    kshtu edhe puna e ed rames,
    po na paraqet kurvat prosti shqiptare te semaforve te perendimit si dashnore tip Xhuljetash te Romeove perndimor!!!!
    po a ka trap qe ta haj kte kurvni per dashni?

  4. Sander Furxhiu says:

    Zoti kryeminister!
    Princ i Surelit!
    Arqiduke i Landfilleve dhe plehrave!
    A keni marre aprovimin e Shpetim Idrizit per keto deklarata ? Po per batutat ? Ndryshe ska “trefletesh” ne darke..do luhet vetem kenga “you never smoke weed with Idrizi again”

    Censura e (Y)Meros o burra gijotinen

  5. Shkupi says:

    O Edi duhet fillimisht pastruar shoket me maska qe jane armiqet e vendit si Salovicat e shqiperise , Buzhaloviqat e Kosoves , Aliovskit e Maqedonise e pastaj shum me lehte do ta ket me Vuqiqat

    Shendet e suksese

  6. Jozefi says:

    Super dialog.Nje lider europian dhe nje tjeter qe ben cmos ti kacavaret nga pas,por diferenca eshte vertete e madhe,kthejlltesia,europienizmi niveli intelektual te Edit tone jane teper larg Vicicit qe gjithsesi duhet admiruar,duke ditur se prej cfare rrace e kulture gjakatare vjen e ke ka perreth.

  7. NACIONALISTI says:

    Rama mundet te ket shume gjera te kqija, por kur vjen puna per ceshtje nderkombetare, eshte shume i mir (ne krahasim me Saliun

  8. NACIONALISTI says:

    Rama mundet te ket shume gjera te kqija, por kur vjen puna per ceshtje nderkombetare, eshte shume i mir (ne krahasim me Saliun

  9. NACIONALISTI says:

    Rama mundet te ket shume gjera te kqija, por kur vjen puna per ceshtje nderkombetare, eshte shume i mir (ne krahasim me Saliun

  10. NACIONALISTI says:

    Rama mundet te ket shume gjera te kqija, por kur vjen puna per ceshtje nderkombetare, eshte shume i mir (ne krahasim me Saliun

  11. Treviso says:

    Me i mire se Meta? Kush politikan eshte me i mire se Meta?
    Bravo zoti Rama. Meriton titullin doktor i shkencava politike. Te keshilloj qe mos t’ja lerosh vendin te tjereve per politike – bereje, dhe me shtetin grek. Perndryshe, Shqiperise do ti shtohen akoma me shume problemet. Nuk behete fjale per mimnistrine e Jashtme. Ministria e Jashtme te vazhdoje rrugen e nisur.

  12. DRENICA E KUQE says:

    Kryeministri shqiptar e ka me te drejte perplasjen dhe i ka treguar vendin “mikut” te popullit shqiptar, Vucicit. A e di “miku” i madh i popullit shqiptar, Vucici, se edhe Nishi eshte toke e pushtuar shqiptare dhe tash e dashka edhe Trepçen! Mac! Kurac, fashisti njehere!…

    DRENICA E KUQE

  13. Kasandra says:

    Probleme Autoktonus
    Kush mbron të vërtetën është në radhë të parë mik i të vërtetës dhe i lavdëruar. Kryeministri Vuçiç sqaroi vlerën e pakrahasueshme të ndihmës së BE-së për Serbinë dhe rrugën e duhur për të, dhe në një farë mënyre dhe se BE i jep gradualisht kujtdo atë që i takon. Natyrisht ai për oportunitet thotë se Shqipëria nuk ka probleme territoriale kur dihet se problemet territoriale të Shqipërisë kanë vetëm një emër “autoktonus” dhe si të tilla nuk kanë nevojë për vërtetim , vetëm për shpjegim për ata që nuk e dinë ose bëjnë të paditurin. Dhe dialogu është rruga e sqarimit për të shkuar drejt mirëkuptimit dhe zhvillimit e mbështetur nga të gjithë.
    Duke sqaruar çështjet e padrejta të trashëguara nga historia të gjithë ata që sot kërkojnë Trepçen e ndodhur në tokën shqitare në Kosovë t’i kthehet Serbisë do të kuptojnë e pranojnë si besimtarë të mirë dhe si rrugën më të drejtë në interes të vendit të tyre zgjidhjen e duhur për të gjitha territoret shqiptare “autoktonus”, simboli i bashkimit shqiptar. Iku koha e manipulimeve diplomatike. Vlen të mbahet parasyshë nga të gjithë qarqet dhe administratorët e tokave “autoktonus” shqiptare apo të kujtdo qoftë që ta vlerësojnë fjalën miqësore, të sinqertë e të drejtëpërdrejtë të kryeministrit Rama në Beograd: “Nuk duhet të fokusohemi se çfarë thotë një prift për vendet e shenjta por ku duhet të ankorohet pushteti për integrimin.” Dialogu dhe mirëkuptimi synojnë zgjidhjen e problemeve, jo mbulimin e tyre, respektimin e sovranitetit territorial nëse duam që të gjithë të ecim përpara duke qenë secili i bashkuar në trojet e tij autoktonë. Të mposhtet pangopësia dhe padrejtësia! Ky është një problem kyç për Ballkanin, por jo nyje gordiane që të presi Aleksandrin e Madh për ta zgjidhur sot në botën moderne ku shteti, shoqëria civile dhe populli në tërësi i kanë të gjitha mundësitë për t’i hapur rrugë arsyes, urtësisë dhe drejtësisë. Kasandra.

  14. basri says:

    Kryeministri beri gabimin e radhes. Dhe e keqja me e vogel do te ishte po ta kishte bere kete nga mosdija. Askush, as z.Edi dhe as Vucic, nuk mund te flasin per “ceshtjen e Trepces”. Trepca nuk eshte kurfaar ceshtje qe do te duhej te permendej mes ketyre kryeministrave. Trepca eshte e banorve te Republikes se Kosoves, kjo eshte e kthjellt si loti. E tha kuvendi i Republikes se Kosoves. Kryeminstri shqiptar te shkoje ne Athine dhe atje te flase per ceshtjet, sic eshte CESHTJA CAME, e mos te heshtin sic heshti kryeparlamentari Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje