Shuhet Telat Agolli, legjenda e cirkut shqiptar

telatËshtë shuar sot në SHBA një prej figurave më të shquara të cirkut në Shqipëri, Telat Agolli. Ai ka qenë ndër të parët artistë akrobatë i inkuadruar në Trupën e Estradës së Tiranë, në vitin 1952, si profesionist.

Telat Agolli lindi në 15 shkurt 1932 në Tiranë, mbaroi arsimin e lartë në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, ndërsa zhvilloi një vit kualifikim në për akrobaci në Kinë në 1960-1961. Kampion i vendit në gjimnastikë (viti 1954), kampion kombëtar absolut prej 20 vjetësh në ngritje peshe me 99 rekorde kombëtare, trajner sporti i klubit “17 Nëntori” dhe i ekipit kombëtar në ngritje peshe, ku u shqua për rezultate të larta në nxjerrjen e talenteve të reja e kampionë të ardhshëm në peshëngritje, si Ymer Pampurin Kampion Kombëtar dhe Olimpik, Bujar Bodinakun dhe Mirjam Hakanin, Kampionë dhe Rekordmenë Kombëtarë.

Ai u dënua nga sistemi komunist me motivacionin “Agjitacion dhe propagandë ndaj sistemit” (1976-1982), vit kur u lirua nga burgu. Më pas u kthye në cirk, duke dhënë kontributin më të madh në
ecurinë e mëtejshme të cirkut, në rolin e artistit dhe udhëheqës artistik.

Ai është nderuar me titullin Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i merituar i Sportit, Nder i Sportit Shqiptar (nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në vitin 2000), Mirënjohje nga Komiteti Olimpik Shqiptar, Kupa dhe medalje të ndryshme, vlerësuese dhe simbolike, dhënë nga në spektakle e ceremoni sportive dhe artistike, Nder i Sportit të Peshëngritjes, viti 2010. Telat Agolli është nderuar gjithashtu me titujt e lartë Artist i Merituar (1969) dhe Artist i Popullit (1975), si dhe është nderuar me Mirënjohjen e qytetit të Tiranës nga Këshilli Bashkiak, për vlera të larta qytetarie dhe intelektuale, të vëna në shërbim të qytetit të Tiranës në vitin 2000.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Shuhet Telat Agolli, legjenda e cirkut shqiptar”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Telat Agolli nje Dibran i Madh. Ngushullime familjes. Nderim per perpjekjet e tij ne ngritjen e cirkut shqiptar. Nderim dhe respekt per vuajtjet dhe persekutimin. I pamposhturi Telat Agolli R.I.P.

  2. Dashamiresi says:

    Nderime dhe respekte per legjenden Telat Agolli,ishte nje mrekulli e vertete kur shikonim keta legjenda te asaj kohe. Eshte per tu habitur,mbasi asnje njeri nuk e besonte ne ate kohe,akuzen qe i kishin bere Telat Agollit. Eh vite te pa harruara me keta legjenda,si i ndjeri Telat,Skender Sallaku,Vitore Sallaku e plot te tjere te asaj periudhe,ndjese per emrat. I perjetshem kujtimi juaj i madhi Telat Agolli.

  3. tirona says:

    vlera qe duhen permendur!
    Nje prej tyre edhe z. Agolli.

  4. anila says:

    Mbahu, ore ti, poet me emrin majakovski. Lexo librin e Fatos Lubonjes, “Ridenimi”, qe te shohesh se sa i pamposhtur ishte Telat Agolli. Spiun i birucave dhe deshmitar ne gjyqe politike nga me te ndyret.
    Tere ai trup e fuqi dhe sillej si nje kone e rrahur.
    Ata, qe e vuajten ne kurriz, deshmine e tij, vetem ata kane te drejte ta falin. Por zorr se e fal kush.

  5. Agron says:

    Respekt e vleresime per kollozin e artit e sportit Shqiptar. Telat Agolli.Kontributi i tije i pasur me medaljet e fituara si drejtues e krijues ne sport e arte.Veprat e tije jane te shkruara me germa te arta ne historine e kultures shqiptare.Ikona e pa zevendesueshme qe duhen shume vite te rilinde ne nje kombe. Gjigande me vlera te larta kulturore intelektuale.Nje prind shembullor,nje qytetar model e human,nje mik qe do na mungoje fizikisht,nje koleg komunikues me vlera artistike.ngushellime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *