Armando Duka: E vërteta e përplasjes së Kaçes me De Biazin

14 Tetor 2016, 10:41Sport TEMA

Presidenti i FSHF-së ka folur në News 24 në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, duke treguar gjithçka rreth kombëtares kuqezi, por veçanërisht për trajneri Xhani De Biazi dhe mesufshorin Ergys Kaçe.

“Nuk jam dakord me kritikën se Kombëtarja luajti keq apo shumë keq. E drejtë që luajti në mbrojtje. Ju them me bindje që një skuadër tjetër. Një humbje ka zero pikë, por pesha e gjashtë apo shtatë golave, apo rekuperimi që duhet të bësh pas humbjes së thellë lë gjurmë. Ishte ekipi ishte i vendosur mirë. Kishte mundësi të dilte, por doli pak ose aspak, por u ruajt të mos pësonte.

Nëse do të dilte Alcantara me të kuq kur gjuajti Lenjanin, ne mund të dilnim 0-0 dhe sot do të flisnim ndryshe. Kemi marrë komplimente nga specialistët italianë”.

“Përsa iu përket statistikave, nuk besoj se Italia mbajti topin më shumë se ne në përqindje në takimin kundër Spanjës. Ne e mbajtëm 70% topin ndaj Maqedonisë, por për pak humbëm lojën. Ne duhet të kontrollonim lojën më shumë, por ne luajtëm në mbrojtje. Ne nuk kishim aq kualitete që të përballonim Spanjën”.

Çfarë duhet të ndryshojë kombëtarja në ndeshjet që do të vijnë?

Kombëtarja është bërë gjëja më e rëndësishme e shqiptarëve duke bërë punën e vet. Një specialist i mirëfillt futbolli nuk mund të thotë që ishte lojë mediokre ndaj Lihtenshtejnit. Ndeshja ndaj Lihtenshtejnit është e vështirë. Shqipëria nuk është ambientuar që të bëjë spektakël e të sulmojë apo të mbajë topin. Shqipëria nëpërmjet kundërsulmit arriti deri këtu. Shqipëria nuk ka yje brenda.

Fitorja për ne erdhi nga Zoti në këto ndeshje. Ndeshjen me Maqedoninë e kam pasur shumë frikë. Ne vijmë nga kampionat Europian. Ne shiheshim si skuadër më e madhe se Maqedonia, por nuk jemi realisht. Vetëm me djersë e me mund jemi më lartë. Ne e ndiejmë që nuk jemi, por vetëm me lojë e arrijmë. Ne bëmë mbajtje topi, por në pjesën e dytë nëse nuk do të kishte rënë shi, Maqedonia rekuperoi shumë dhe mund të humbnim lojën.

A do të thotë kjo se De Biazi nuk bëri punën e vet?

Nuk dua të them se De biazi nuk bëri punën e tij. Por, duke qenë kaq vite president i FSHF-së, jam bërë gjysmë specialisti futbolli. Një teknik i kërkon skuadrës të realizojë detyrat shumë mirë, por në fund kërkon fatin me vete.

A ka një kult që po dëmton De Biazin, apo po tregon që ky paskësh qenë Krishti për ne?

Nuk mund të mohoj punën e De Biazit. Por në aq sa ka arritur Kombëtarja jonë, merita e De Biazit është për aq sa meriton ai. Nëse mund të marrim një trajner apo një president tjetër për të ndërtuar skuadrën, nuk arrin dot në majë, por duke bërë punën hap pas hapi. Ai e ka mbushur detyrën e tij mbi 80%. Është maksimalja që mund të bëjë një njeri në punën e tij.

Rikonfirmohet De Biazi?

Kemi një kontratë me trajnerin deri në fund të eliminatoreve.

Objektivi?

Objektivi real është vendi i tretë. Nuk do të thotë kalimi në Botëror, por realisht mendojmë se jemi konkurrentë me Izraelin dhe Maqedoninë për vendin e tretë.

Pse De Biazi nuk e preferon Kaçen?

Ka një gjë të vërtetë, nuk është çdo gjë e pavërtetë. Ndoshta dhe për faktin që ka pak aktivitete sportive në Shqipëri, mundohen që të nxjerrin lajmin nëpërmjet ekipit kombëtar. Por, kur duan të prodhojnë lajmin, dëmtojnë çështjen. Nuk është e vërtetë që ka vendim që një trajner ta nxjerrë jashtë dhe ai ta përqafojë trajnerin. Ergysi është talent i madh, por trajnerë të ndryshëm preferojnë lojtarë të ndryshëm. Ai nuk e preferon. Nëse do të isha unë trajner, do e kisha preferuar, por nuk ka pasur konflikt me trajnerin. E ka thirrur Kaçen dhe e ka sqaruar sipas mënyrës së tij pse duhet të ishte në tribunë. Nuk them se Kaçe është i kënaqur për këtë, por ai duhet të presë momentin për të bërë atë që di të bëjë. Jam i bindur se do të ndihmojë shumë ekipin kombëtar. Kualitet i mirë dhe djal i mirë. Por, ka raste kur dëshira e lojtarit është aq e madhe, saqë tejkalon…

A ju kënaq De Biazi për dëshirën tuaj, që ai ta realizojë?

Nuk shkon deri aty, sepse po ti kërkoj diçka e të mos e bëjë, gjërat do krisen.

Cilat janë pikat e dobëta të italianit?

U bënë shumë mirë shumë gjëra, seleksionimi, mënyra si stërvit, si motivon skuadrën. Mënyra sesi e përballon lojën. Por, a bën De Biazi gabime? Po, bën, sepse çdo trajner bën gabime. Nëse do të ishte çdo gjë perfekte, nuk do të kishte futboll. Ai bën ndryshime gjatë lojës, zëvendësime të goditura ose jo, por në çdo ndeshje ka të vetat.

Objektivi vendi i dytë, si ju duket?

Italia është skuadër më e mirë se ne. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të arrihet. Jemi një pikë larg. Mund të të rrëshqasë këmba në çdo ndeshje. Është shpejt për të thënë që jemi larg vendit të dytë. Pasi të luajmë ndeshjen e qershorit gjërat mund të qartësohen më shumë.

1 komente në “Armando Duka: E vërteta e përplasjes së Kaçes me De Biazin”

  1. Dibrani-UK says:

    Duka eshte nje funderrire dhe i korruptuar, Ai eshte nje kancer per federaten tone. Duhet te largohet sa me pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje