Ditmir Bushati bën realitet premtimin e Pollos për shqiptarët e Ukrainës. Ja historia e mrekullueshme!

14 Tetor 2016, 11:13Sociale TEMA
Ditmir Bushati bën realitet premtimin e Pollos për shqiptarët e

Shqiptarët e Ukrainës, kanë lënë Shqipërinë 300 vjet më parë, por nuk kanë humbur gjuhën. Flasin shqipen e vjetër dhe kanë mall për Shqipërinë. Rudina Xhunga, ka sjellë nëpërmjet emisionin “Shqip”, dëshminë e parë televizive për ta në vitin 2007. Ja çfarë tregoi për dritare.net Xhunga, për emisionin e 9 viteve më parë, pas atij udhëtimi të pazakontë:

“Në fshatin Karakurt të Ukrainës, banojnë mbi 2000 shqiptarë. Një komunitet tjetër me rreth 5000 shqiptarë, të ardhur kohë pas kohe, jeton në Odesa të Ukrainës. Nuk ka asnjë dokument historik për shqiptarët e Ukrainës. Pak ose fare dihet për ta. Shqiptari i parë që shkroi për ta është Selim Islami. Në vjeshtën e vitit 1949, bashkë me një etnografe ruse, ai vizitoi fshatrat e banuar me shqiptarë. Në vitin ’55 botoi një libër me material gjuhësor të shkëlqyer nga kolonitë shqiptare të Ukrainës.

“Me shprehjen ‘ti shqypton si ne’, ata duan të thonë: A kupton si ne, a e kupton gjuhën tonë? Kjo më tërhoqi vëmendjen përsëpari dhe mendoj se këtu duhet kërkuar rrënja e emrit tonë shqiptar. Ai që shqipton, ai që kupton atë gjuhë”, shkruan Islami, në librin ku ka mbledhur përralla, vargje, ninulla, që sipas tij, i përkasin dialektit toskë.

Ndërsa i pyet ata vetë se nga cila krahinë e Shqipërisë vijnë, të tregojnë se vijnë nga Korça dhe rrethinat, që i lanë tre shekuj më parë për t’u vendosur në Bullgari, mandej në Ukrainë. Akademiku rus, Djerzhavin, i cili i vizitoi këto fshatra në vitin 1925, shkruan se shqiptarët erdhën në këtë vend nga Bullgaria, në fund të shekullit të 18-të dhe fillimi i 19-të. Ndërsa Jaranov shkruan se arnautët e Bullgarisë janë të shpërngulur nga Korça, Ohri, Elbasani, Çermenika, Golloborda, diku nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 19-të.

Fjodor Dermentli, jeta profesionale e të cilit është krenari për shqiptarët e Ukrainës, ka shkruar një libër për historinë e familjes dhe rrënjët shqipe të origjinës, ku mes të tjerash rrëfen arsyet e shpërnguljes nga Shqipëria, që sipas tij janë dy: Dëshira për të mos ndërruar fenë gjatë pushtimit otoman dhe mandej lufta turko-ruse, që u pasua me dhënie tokash nga Ekaterina e Rusisë, për popullsinë joturke. Në vend të ‘flas’, ata thonë ‘zallahis’. Në vend të ‘kuptoj’, ata thonë ‘shqiptoj’.

Të kërkojnë të flasësh kadalë-kadalë. E kanë ruajtur dhe dashur gjuhën në shekuj, edhe pa e shkruar kurrë. Ata janë shqiptarët e Ukrainës, një komunitet që kur shkon t’i takosh, të mbulojnë me dashuri dhe mall për mëmëdheun që nuk e kanë parë kurrë”.

Në emisionin e Rudina Xhungës që solli një emocion të fortë me gjuhën dhe tregimet e shqiptarëve të Ukrainës, ishin të ftuar Ledi Shamku e Genc Pollo, atëherë ministër Arsimi.

Ja si u shprehën ata:

Ledia Shamku: Teza e Majerit për gjuhën shqipe, gjen provën në gjuhën e shqiptarëve të Ukrainës.

Ledi Shamku: Kam përshtypjen që jemi në një emision historik, në një moment ndoshta historik. Ndërsa po jepej kronika, ndalova në një shprehje shumë të veçantë të Selim Islamit, i cili shkoi ta takonte këtë komunitet në vitin 1955. ‘Shqiptarët e Ukrainës e ruajnë shumë mirë gjuhën e tyre, veten e quajnë arnautë. Me shprehjen ‘ti shqypton si ne‘ ata duan të thonë a kupton si ne, a e kupton gjuhën tonë‘? – thotë Selim Islami. Këtu duhet të kërkojmë rrënjën e emrit tonë kombëtar shqiptar, i cili është ai që shqipton, domethënë kupton atë gjuhë. Ka disa hipoteza rreth evoluimit tonë. Hipoteza e parë dhe së cilës i mbahet edhe Çabej e më pas edhe Mustafa Kruja, është ajo e hedhur nga Majeri, i cili thotë që fjala ‘shqip’ vjen nga një pol i latinishtes ekskipireo ose ekskipio, që do të thotë ‘kuptoj, merrem vesh, flas shkoqur’. Nuk është latinishte e ballkanikes sikundër është pandehur deri më sot, por unë u konsultova me fjalorin. Është një formë që nuk del në pah në fjalorët e latinishtes klasike, është një formë e latinishtes së mesme. Ajo ka tri kuptime: kuptimi i parë do të thotë ‘përjashtoj’, kuptimi i dytë do të thotë ‘kaloj, lë mënjanë’ dhe kuptimi i tretë është pikërisht ky, ‘flas shkoqur, kuptohem, merrem vesh’.

Me sa duket ky kuptim ka qenë në përdorim, atëherë ku u mor dhe u përshtat nga ne. Dua të them që deri më sot këta dijetarë si Çabej, Kruja i ishin përmbajtur kësaj hipoteze të Majerit, por pa një regjistrim, pa një provë faktike. E besonin këtë hipotezë vetëm duke ndjekur zinxhirin fonetik të shndërrimeve të shqipes, i cili sikurse thoshte edhe profesori, është i vetmi që nuk na lë në baltë edhe kur jemi përballë errësirës së fakteve. Dhe me shndërrime fonetike ekskipio-shqipoj është e mundur. Pra, mbetesh në hipotezën me gjasë, që duke iu referuar togfjalëshit të ngrirë ‘fol shqip’ që nuk ka kuptimin fol shqip siç thonë anglezët ‘speak english’, por ‘fol qartë, fol kuptueshëm’ që unë të të marr vesh. Kjo ishte për ata një provë anësore, por gjithsesi një provë që me gjasë vijmë nga ekskipio, pra vjen nga kjo formë dhe ka pasur fillimisht këtë kuptim pra, jo kuptimin flas shqip, flas gjuhën shqipe, por flas që të kuptohem me ty.

Rudina Xhunga: Pra, shqiptarët dhe Shqipëri, vjen nga fjala shqiptoj që do të thotë kuptohem, merrem vesh?

Ledi Shamku Shkreli: Po. A të janë drejtuar ty, duke të të thënë ‘nuk të shqiptoj?’. Këtu kemi një regjistrim faktik. Mungonte një hallkë që ishte materiali faktik dhe këtë provë e kanë ruajtur shqiptarët e Ukrainës. Unë jam emocionuar, sepse kemi pak dokumente historike. Te ne duhet të veprojë më fortë ajo që quhet arkeologji gjuhësore. Shqipja ka dalë vonë nga prehistoria. Dokumenti ynë i parë është Formula e Pagëzimit. Ndoshta me këtë emision vihet jo një teserinë në mozaikun e madh të dijes mbi shqipen dhe mbi veten tonë, por ndoshta vihet një gur i rëndë që vërteton tezën e Majerit, vërteton hipotezën e Çabejt, të Krujës dhe të atyre që kanë besuar që midis ‘shqip’ dhe kuptimit ‘merrem vesh’ ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë.

Genc Pollo, ministër i Arsimit dhe Shkencës: Do të çojmë mësues të shqipes në Ukrainë!

Genc Pollo: Ne kemi qenë aktivë këto dy vjet në këtë fushë, por aktiviteti ynë ka pasur të bëjë në radhë të parë me emigracionin e ri shqiptar, pra me qindra mijëra shqiptarë të vendosur në Greqi, Itali, Angli, Amerikë dhe në Gjermani dhe jemi përpjekur që të ofrojmë libra shkollorë të gjuhës, letërsisë, gjeografisë, të asaj që mund të quhet kulturë amtare, në mënyrë që të ruhet dhe të zhvillohet identiteti i tyre shqiptar, sepse në kushtet e sotme, në kushtet e një kulture globale, me mjetet e informimit masiv është shumë më e lehtë sesa ka qenë 500 vjet përpara që ky identitet të bjerrë. Ka qenë një përpjekje, mund të bëhej edhe më shumë, situatat nuk janë dhe aq të favorshme, por gjithsesi, ka nisma të mira që na gëzojnë dhe na inkurajojnë nëpër vendet që përmenda. Diçka që kemi bërë për herë të parë në korrik të këtij viti, ka qenë seminari i mësuesve të diasporës nga shumë vende të Evropës, të cilët u mblodhën në Durrës për të bërë një trajnim specifik për mënyrën sesi mund të kultivohet shqipja dhe kultura amtare te fëmijët e emigrantëve. Por duhet të them që objekti i punës sonë nuk kanë qenë diasporat e hershme, si arbëreshët e Italisë, arvanitasit e Greqisë apo si rasti shumë interesant, si historikisht ashtu dhe gjuhësisht, i shqiptarëve të Odesës. Për këtë duhet të mendoj një qasje të veçantë që nuk mund të jetë identike me fëmijët e atyre që janë larguar nga Shqipëria 5 apo 15 vjet më parë.

Në parim, dërgimi i mësuesve të gjuhës shqipe është i mundshëm, por duhet parashikuar në një fond të veçantë. Ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Jashtme, e cila ka përgjegjësinë për koordinimin e këtyre gjërave dhe shpesh si Ministri e Arsimit kemi dërguar abetare dhe libra të tjerë sipas kërkesës të shkollave të ndryshme në Greqi, Angli dhe vende të tjera. Është një mundësi që të gjejmë mësues të trajnuar dhe të specializuar që të shkojë atje. Është mundësi më e mirë që një mësues i asaj shqipeje te shqiptarët në Odesë, të mund të vijë të trajnohet këtu për të dhënë orë të lira atje. Këto janë aranzhime që ndryshojnë nga vendi në vend, në varësi me mundësitë që ofron çdo shtet e që nuk janë të njëjta. Këto janë gjëra që duhen parë me ambasadën tonë dhe Konsullin e Nderit që ka bërë këtë punë shumë të mirë, në mënyrë që t’i japim zgjidhje dhe të plotësojmë një kërkesë relativisht të thjeshtë që na vjen nga shqiptarët e Ukrainës.

Flet Shpresa Kureta, ambasadore jorezidente e Shqipërisë, në Ukrainë.

Dritare.net – Zonja Kureta, më në fund, në 2016,  shqiptarët e Ukrainës kanë atë çfarë kërkonin prej kohësh. Çfarë ndodhi?

Shpresa Kureta- Pa dyshim që nuk është rastësi. Që me marrjen e detyrës u përballa me faktin e pranisë së një komuniteti shqiptar në Ukrainë dhe kjo çështje do të ishte një ndër prioritetet e punës sime. Ndërtuam një program paraprak pune që synonte njohjen e realitetit dhe rrugët që të afronin me të. Për të krijuar një ide më të qartë u përpoqa të shfrytëzoj të gjithë informacionin që ekzistonte brenda Ministrisë së Jashtme dhe jo vetëm. Gjithashtu filloi edhe një komunikim me institucionet e tjera në vend, por edhe me institucionet ukrainase qendrore dhe lokale. Hap tjetër ishte caktimi i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Ukrainë, procedurë të cilën e gjeta në proces, por që punuam fort që të përmbyllej sa më parë, pasi duke mos qenë prezent në vend, mundësitë për të vepruar janë më të kufizuara dhe menduam që prania e Konsullit dhe e Konsullatës së Nderit do të na ndihmonin në punën tonë. Gjërat lëvizën në drejtimin e duhur dhe procedura e caktimit të tij u mbyll në janar 2015.

Hapi tjetër ishte vizita ime e parë, së bashku me Konsullin e Nderit, z. Shahin Omarov, në Zhovtneve ose Karakurt, në distriktin Bolgrad të rajonit të Odesës, në muajin shkurt 2015, ku pata mundësi të takohem dhe të bisedoj direkt me banorët, vizitova shkollën, shtëpinë e kulturës dhe institucionet e tjera si dhe zhvillova takime me autoritetet më të rëndësishme në Odesa, ku u bisedua për shqiptarët e Ukrainës me banim në rajonin e Odesës.

Më tej u punua për ndërtimin e një programi, për të adresuar çështjet më të mprehta që kanë të bëjnë së pari me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre kombëtar, dhe këtu çështja e gjuhës shqipe, pa dyshim është e një rëndësie të veçantë. Në komunikimin me ta kuptohej që kishin bërë të pamundurën për të ruajtur një shqipe të vjetër, të cilën brezi i vjetër e përdorte pak më shumë, ndërsa të rinjtë mund të thoshin ndonjë fjalë, por vështirë se mund të artikuloheshin. Por gjeje mes tyre një dëshirë të madhe për të mësuar gjuhën shqipe dhe mezi e kishin pritur t’ju ofrohej një mundësi e tillë. Por nuk kishte ndonjë program, nuk kishte mësues, nuk kishte tekste, etj.

Si fillim u konsultua baza ligjore. U mbështetëm tek marrëveshja midis Shqipërisë dhe Ukrainës në fushën e arsimit, e nënshkruar në maj të vitit 2003, e cila krijonte mundësi për shkëmbime të mësuesve dhe studentëve mes dy vendeve dhe e shfrytëzuam për të bërë të mundur pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga diaspora shqiptare në Ukrainë në programet e mësimit të gjuhës shqipe të ofruara nga Universiteti i Tiranës. U bë e mundur që Zv. Drejtorja e shkollës tetëvjeçare të Zhovtneve ose Karakurt dhe një mësuese e re e shkollës tetëvjeçare të Priazovski, të merrnin pjesë në këto programe dhe të përgatiteshin për të çelur klasat e para. Gjithashtu u punua me autoritetet dhe ministrinë e arsimit të Ukrainës për miratimin e programit për mësimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, i cili u miratua në korrik 2015. Gjithashtu kishte filluar një komunikim midis Ministrisë së Jashtme, Ambasadës dhe Ministrisë së Arsimit për garantimin e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe.

Me çeljen e dy klasave mund të themi që kemi rezultatet e para inkurajuese në këtë drejtim, por nga ana tjetër, eksperienca e krijuar nga trajtimi i këtyre çështjeve, komunikimi dhe pritshmëritë, na bëjnë të mendojmë që ky është vetëm fillimi, një fillim i mbarë, por që do të kërkojë akoma shumë punë dhe angazhim, për të vijuar më tej. Objektivi ynë është konsolidimi i asaj që është arritur dhe avancimi i mëtejshëm. Në këtë funksion po punohet për çeljen dhe funksionimin e Katedrës së Gjuhës Shqipe, në një nga Universitetet e Ukrainës.

 Dritare.net- Ku janë çelur këto klasa të para?

Klasa e parë është hapur në shkurt 2016, në Shkollën Tetëvjeçare të Zhovtneve (Karakurt), në distriktin Bolgrad të rajonit të Odesës dhe klasa tjetër u inaugurua gjatë vizitës sime të fundit në Ukrainë, më 24 shtator 2016, në fshatin Priazovski të Komunës së Zaporizhia. Siç e theksova edhe më lart, hapja e tyre ka qenë rezultat i një pune këmbëngulëse të filluar rreth 20 muaj më parë, me vizitën time të parë në shkurt 2015, tek komuniteti shqiptar në Karakurt (rajoni i Odesës) në bashkëpunim me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Ukrainë, z. Shahin Omarov, me institucionet shqiptare, autoritet ukrainase dhe komunitetin shqiptar, për përgatitjen dhe miratimin zyrtar të programit, përgatitjen e mësuesve, garantimin e teksteve, etj. Më tej do të vazhdohet me fuqizimin e këtyre klasave, rritjen e kapacitetit mësimdhënës së mësuesve, pajisjen me tekstet shkollore, por edhe me hapjen e klasave edhe në shkolla dhe vendbanime të tjera ku ka shqiptarë.

Dritare.net – Çfarë mund të bëhet me tekstet shkollore për ta?

Ka një komunikim të vazhdueshëm midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës, dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me identifikimin e nevojave dhe plotësimin e tyre për tekstet shkollore në gjuhën shqipe për çdo vit akademik. Aktualisht janë plotësuar nevojat për tekstet shkollore të nivelit të parë për të dyja klasat që kanë filluar me programin dhe është në proces procedura për garantimin e teksteve të nivelit të dytë, për klasën që ka filluar programin në shkurt 2016, por edhe për klasën që sapo ka filluar, për vitin e ardhshëm akademik.

Dritare.net- Sa shqiptarë ka në Ukrainë dhe çfarë lidhjesh kanë ata me Shqipërinë dhe shqipen?

Diaspora shqiptare në Ukrainë është nga komunitetet më të vjetër të shqiptarëve jashtë vendit, te larguar gjatë periudhës së pushimeve osmane. Të dhënat e para historike shkojnë deri në gati 300 vjet më parë, pas migrimit masiv të Arbëreshëve në Kalabri dhe jug të Italisë, shumë shqiptarë nga Trakia, Çamëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi mendohet të kenë emigruan si fillim drejt Bullgarisë dhe më tej në atë që është Ukraina e sotme. Një tjetër valë e moderuar e migracionit thuhet se lidhet me luftën ruso-turke të viteve 1768-1774. Në atë kohë disa shqiptarë, kryesisht arvanitas dhe familjarët e tyre, që kishin lidhje me flotën ruse në Egje, besohet se janë vendosur në Perandorinë Ruse. Ka pasur edhe valë të tjera të migrimit në fund të shekullit të 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të. Në fillim të viteve 1800 shqiptarët u vendosën në Karakurt dhe nga mesi i shekullit të 19-të ka pasur një komunitet të konsoliduar shqiptar në Odesa, madje ka rrugë që mbajnë emrat “Rruga e madhe e Shqiptarëve” dhe “Rruga e vogël e Shqiptarëve” në Odesa. Pas Luftës së Krimesë, rreth viteve 1860, disa shqiptarë u transferuan në lindje të Ukrainës për t’u vendosur atje.

Megjithëse për momentin nuk ka as regjistrim të plotë dhe as ndonjë studim analitik mbi numrin e saktë të shqiptarëve në Ukrainë, vlerësimet paraprake bazuar në vendbanimet e njohura të shqiptarëve, tregojnë se ka rreth 2000 banorë me origjinë shqiptare që jetojnë në Karakurt dhe rreth 5000 të tjerë që jetojnë në Odesa. Në rajonin e Bolgrad, me rreth 72.000 banorë, vlerësohet se 4% e banorëve (rreth 3000) të jenë me origjinë shqiptare. Nuk ka të dhënat për tri fshatra të konsideruara të populluara pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarët, të ardhur rreth viteve 1860 në rajonin e bregut të detit Azov, rreth 10 km larg nga bregu.

Pra bëhet fjalë për mijëra shqiptarë të shpërngulur nga vendbanimet e tyre në periudha të ndryshme, dhe të vendosur në rajone të ndryshme në Ukrainë, duke filluar që 300 vjet më parë. Gjithashtu duhen pasur parasysh lëvizja e tyre brenda vendit, martesat me ukrainas apo me pjesëtarë të komuniteteve të tjera, që kanë ndarë si rregull vendbanimin si bullgarë dhe gagaus, por edhe procesin e asimilimit. Pavarësisht sa më lart, kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ruajtur identitetin e tyre kulturor, zakonet, traditat shqiptare dhe më e rëndësishmja, gjuhën shqipe. Ishte vërtet prekëse të shikoje fëmijët tek luanin teatër në gjuhën e vjetër shqipe.

Po punohet së bashku me konsullatën e nderit të Shqipërisë në Kharkiv për të identifikuar vendbanimet, grupet dhe individët me origjinë shqiptare, për të bërë të mundur vendosjen e lidhjeve dhe komunikimit midis tyre, por edhe me vendin amë, për mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore dhe materiale si edhe për zhvillimin e saj. Samiti i Diasporës, që pritet të zhvillohet në nëntor 2016, pa dyshim do të shënojë një moment të rëndësishëm në këtë rrugë.

Dritare.net- Tim Judah, gazetari i njohur, ka shfaqur shumë interes për shqiptarët e Ukrainës.  

Nga sa jam informuar, gazetari i njohur Tim Judah ka treguar interes për shqiptarët e Ukrainës dhe është interesuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të dijë se çfarë bëhet aktualisht dhe cilat janë planet për të ardhmen lidhur me diasporën tonë në Ukrainë.

Dritare.net- Çfarë kërkojnë ende dhe çfarë mund të bëjë më tepër shteti për shqiptarët e Ukrainës?

Vështirë të thuash se ata kanë kërkuar apo kërkojnë ndonjë gjë nga shteti shqiptar. Kur i takon për herë të parë, ajo që të impresionon është natyraliteti, thjeshtësia, mirësia dhe fisnikëria e tyre. Asnjë kërkesë, asnjë ankesë, megjithëse ne nuk kemi qenë prezentë dhe pranë tyre, por vetëm mall dhe dashuri për atë vend, kujtimet për të cilin i kanë trashëguar dhe i ruajnë brenda tyre, si gjënë më të shtrenjtë. Kuriozitet dhe dëshirë për të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët. Por pa dyshim nevojat e tyre, jo vetëm për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tyre kombëtar, por edhe për përditshmërinë, janë të mëdha. Në pjesën më të madhe vazhdojnë të banojnë në fshatra dhe aktiviteti kryesor është bujqësia dhe blegtoria. Kultivojnë të gjitha llojet e bimëve, rrisin bagëti, prodhojnë verë etj., por kanë nevojë të mbështeten në mirëmenaxhimin e tyre. Janë përballur me problemin e papunësisë, që i detyron të rinjtë të largohen nga vendbanimet tradicionale. Kjo e bën gjithnjë dhe më të vështirë ruajtjen e asaj çfarë ka mbetur nga trashëgimia shpirtërore e paraardhësve të tyre.

Tash që kemi një pasqyrë më të plotë, synojmë e kemi mundësi të shkojmë më tej, sa i përket njohjes së problematikës konkrete ekonomike, sociale, të pozitës së tyre si etni e integruar në shoqërinë dhe institucionet ukrainase. Duke e njohur gjithnjë dhe më mirë situatën, mendojmë të adresojmë më mirë problemet tek institucionet përkatëse ukrainase, por edhe tek institucionet tona, për të mundësuar një bashkëpunim sa më të frytshëm me institucionet qendrore dhe lokale të Ukrainës, me qëllim adresimin e të gjitha çështjeve. Rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë realizimit të programeve për njohjen e historisë, kulturës, gjuhës së folur, traditave e zakoneve të bashkësisë shqiptare, zhvillimit demografik, etj.

Ka nevojë që të ndërmerren ekspedita studimore për të mbledhur dhe analizuar çfarë ka mbetur dhe njëkohësisht mund të jepen klasa mësimi në gjuhën shqipe për mësuesit, nxënësit, dhe të tjerë të interesuar; të vazhdohet me përgatitjen e mësuesve në Shqipëri; të inkurajohen dhe mbështeten nga shteti shqiptar të rinj nga ky komunitet të vazhdojnë studime të plota universitare në Shqipëri; të punohet me grupet artistike; të shtohen kontaktet dhe komunikimi, etj.

Ne jemi të bindur, që një njohje më e plotë dhe më e thellë e realitetit, do të mundësojë edhe një mbështetje më të organizuar dhe efektive nga institucionet tona shtetërore, biznesi, shoqëria civile, etj. Natyrisht, që ne kemi shumë pak forca në përfaqësi, por duke bashkëpunuar me konsullin e nderit në Ukrainë dhe gjithë aktorët dhe institucionet përkatëse, synojmë të bëhemi më të dobishëm për bashkatdhetarët tanë në Ukrainë, që janë integruar në shoqërinë ukrainase dhe rrezatojnë shumë kulturë e mirësi. Zgjerimi i kontakteve me ta i ka gjallëruar dhe i ka bërë entuziastë. Duket sikur kemi bërë shumë, por realisht jemi vetëm në një fillim të mbarë. Ata meritojnë shumë edhe pse kërkesa e tyre kryesore është të njohin vendin e tyre, të mundësojnë vazhdimin e mësimit të gjuhës shqipe e të zgjerojnë komunikimin me kombin e tyre.

Doja të ndaja me ju një informacion shumë të rëndësishëm lidhur me komunikimin e komuniteteve të ndryshme shqiptare në Ukrainë. Në një takim të zhvilluar më 24 shtator 2016, në fshatin Priazovski, gjatë vizitës time të fundit në Ukrainë, me pjesëmarrjen e rreth 50 përfaqësuesve nga këto komunitete, u mor vendimi për themelimin e Unionit të Shqiptarëve të Ukrainës, me të cilin do të përpiqemi të punojmë ngushtësisht. Kjo përbën vërtet një ngjarje të rëndësishme, jo vetëm për një komunikim dhe shkëmbim më të mirë mes tyre, por edhe me institucionet në Ukrainë dhe me vendin amë. Dhe mos harroni që për herë të parë u bë e mundur  të  takohen mes tyre në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv, në qershor 2015, pasi më parë, jo vetëm që nuk kishte komunikim midis tyre, por edhe vështirë se kishin shumë njohuri për ekzistencën e njëri-tjetrit. Gjithashtu në takimin e themelimit të këtij Unioni u bisedua edhe lidhur me Samitin e Diasporës, që do të zhvillohet në Tiranë, në nëntor 2016 dhe ku pritet të marrin pjesë, të paktën dhjetë përfaqësues nga ky komunitet. Ky Samit pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe hap sinjifikativ në ndërtimin e një strategjie komplekse, në sigurimin e një mbështetje më të madhe, bashkëpunim efektiv, afrim të ndjeshëm me shqiptarët kudo ku jetojnë dhe tërheqje gjithnjë dhe më të madhe të kontributit të tyre në zhvillimet në Shqipëri.

 

41 komente në “Ditmir Bushati bën realitet premtimin e Pollos për shqiptarët e Ukrainës. Ja historia e mrekullueshme!”

  1. Arberi says:

    bravo, te gjithe shqiptaret e shperngulur gjate pushtimit otoman dhe qe kane ruajtur ende identitetin e tyre jane shqiptaret e vertete sepse nuk u shartuan me turqit, dhe duhet tu japim mundesi te kontribuojne per shqiperine, duhet qe kjo politike te vazhdoje.

    1. papa Tfgs1 koloalvane says:

      Feja nuk eshte toka, vendi e atdheu o loqe

      1. Arberi says:

        o pall feja eshte pjese e identitetit te cdo populli,, nuk te ben patriot fakti qe shan greqine dhe serbine por si e ke ruajtur traditen, kulturen dhe fene tende,, nese ju u bete turkoshak atehere ti ke tradhetuar kete toke me shume se ai qe u largua per te shpetuar prej saj,,

        1. Adriatik says:

          Keta nuk jane shqiptare moderne. Shqiptaret moderne quhen mehmet, husen, hasan, derman.

          1. I.Hoti says:

            O GREKER BYQIRIS: pa pirdhuni ne Qipro Te Veriut ! Ne i dime punet e kufijt tane’… I dine edhe aleatet tane.. I keni pare bombardimet mbi beograd???????????????????????????????????? Ok! …shikojeni e pirdhuni tutje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!11

      2. ''Embrin a prun jatrat jona kur igen ka ARBERIA,pse kieqin manacuara ka Turkrat.....7 says:

        FEJA o beqir I piset sunit eshte IDENTITETI i nje kombi,ok!
        ”………u larguam nga Arberia per te mos nderruar FE[identitet] dhe shpetuar dhunes se turkut…………
        BEQIRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA muslimonoshqipfoles ju mund te ”shqiptoheni” [kuptoni shqip] por nuk u lidh asgje me SHQIPTARIZMIN!

    2. Bali Catravella says:

      @Arberi, duket qe komenti yt u kap i perseritur, po nejse.
      Cfar ta merr mendja sikur te ishin shperngule te gjithe shqiptart, a do kishte Shqipri apo Kosove sot?
      Une mendoj qe feja per keta “arrnauta” kishte ma randesi se kombi!

      1. FK+ says:

        Po çfarë po flet o kastravec,shqiptarët e ukrainës ikën për të shpëtuar nga dhuna osmane,nuk ishte thjesht vetëm çështje feje.Normalisht ikën drejt një kombi qe i pershtateshe situatës së tyre ,ku ritet dhe mentaliteti i përkisnin kulturës kristiane.Kaq ,,

        1. Arberi says:

          fiks fare FK+ po keta turkoshak jane ende nen efektin e sindromes se stokholmit por them se nje dite do e kuptojne dhe keta

        2. Xboom says:

          Rrot ka… e k….çe kandari që qenke, po si mund të ken ik prej turkut e të vendosen prap në vendet e administruara prej turkut, e till ishte edhe familja e Nolit o rrot k…. e bajgë greku. Kta u shpërngulën për jetë me të mirë. shumica e tyre kan shërby si mercenar të turkut , e përsëris edhe një herë edhe familja e Nolit ishte e tillë. Enveri ju shp[rlau trurin dhe ju beri më grekë se grekët, të ishte turku aq i zi n uk do të kishte mbetë as një qenef orthodhoksi, 500 vjetë, në dit nhga një nuk do të kish mbetë asnjë or ropqirë.

          1. FK+ says:

            Ty të paska bëri truri bum me gjithë mend.Unë po përpiqem qe te mos dal ne teme ti me tregon mirësinë e turkut .Arberoret e italisë datojne te kene emigruar 600 vjet ne pare,ndërsa shqiptaret e ukrainës 300 vjet .Këtu ka diçka që nuk shkon me datimet ose keta shqiptare i mblodhën rrobat ashtu për qejf,ose ose,,,,,flasim për një epoke ku shqipëria ishte e islamizuar dhe nq.s nuk kanë qenë turqit unë e di kush ka qene ,,ti e di?

          2. FK+ says:

            Pastaj cilat vende pervec krimese qe u luftua na paskan shkuar shqiptaret e ukrainës për të jetuar ,meqë po thua qe lane një territor të pushtuar për tjetrin territor të pushtuar nga turqit ku turqit ukrainën nuk e kanë pushtuar asnjëherë?cope injoranti

      2. Arberi says:

        shoku ti qe nga termi qe perdor per shqiptaret duket qe ke prejardhje turke,, dua te di mendimin tend pse largohen sirianet nga siria sot,, a mund te ma shpjegosh meqe qenke filozof,

        1. Bali Catravella says:

          @Arberi, te lutem mos me quaj “shok” po zotni, ok?
          Pytja ime ishte: “Cfar ta merr mendja, po te ishin shperngule te gjithe shqiptart, a do kishte Shqipri apo Kosove sot?”
          Pergjigju shpejt!

          1. Arberi says:

            shqiperia ekziston vetem sepse jo te gjithe shqiptaret pranuan pushtimin osman, por edhe pse te pafuqishem per ti bere balle kur ajo perandori ishte ne kulmin e saj gjeten momentin dhe formuan kombin dhe levizja kombetare e rilindasve u mbeshtet financiarisht dhe ideologjikisht nga keta shqiptare te larguar ne diaspore si arbereshet apo lobi i rumanise se po te ishte per haxhi qamilin dhe te tjere si ju qe e shikoni dhe sot ate perandori me nostalgji ne sot do ishim si kurdet

  2. S says:

    Ju lumte pune e mire.

  3. NICK says:

    Eshte nje e drejte e bashkeatdhetareve tane qe atdheu i te pareve te tyre po e ben realitet. urime per punen e mire qe po behet . shqiptaret e diaspores jane shume, ne te gjithe globin, politika te vecanta per ta do te mund te mbajne gjalle shqiptarizmin.

  4. sulo Permeti says:

    Cajupi: Ti o zot qe bere delet dhe arine,c’pate qe bere Turqine!

  5. trojani says:

    Ja keto jane lajme !! na mallengjyet ne qe jemi large atdheut. Zoti tu jap jete gjithe shqiptareve kudo qe jane.

  6. Pellazgos says:

    D.M.Th akoma nuk e dini se cfare jini dhe nga vini?
    Fillojeni nga Alfa dhe do ju coje deri diku,se kur e filloni nga Omega nuk te shpie gjekundi.
    P.sh.
    Jane disa argumente kaq te thjeshta,sa per nje njeri me poko mind (pak mendje) pyet veten.
    Si ka mundesi qe,gjithe kjo siperfaqe qe ishin “shqipetare” dhe nuk lane nje document nje veper,nje skulpture,nje emer te nje mbreti me emer te vecante nga Greke apo turk?
    Kaq haram ishin keta njerez?
    Fakti eshte qe pse keto qytete te Shqiperise ne historine e Lashte kane ndryshim?
    Mos kane kuptim Greke dhe nuk na pelqen?
    Thjesht ne Bizantin Greke Prifti (aglisht priest) quhej Papas,fakt Sali ProtoPapas,mbiemri Greke emri turk,Agi Saranden e quani Sarande kur Shen Gjinin e quani drejt.
    ShenVasilin ne bregdet Agios Vasilis sic ishte ne kohen e Jeorgios Kastriotis Orthodoks (jo Ortodoks) e quajtet ShenVasi!Moskopolis ne Voskopoje,Ilisus emer historike Helene e quani Lezhe,po keshtu Emathia ne Mat,Epidamnos ne Durrazzo kur dihet qe 700 vjet Rome dhe as edhe nje qytetare me kombesi Italiane deri sa ra Kostandinopoli (jo Stamboll apo Kostandinopoje) pa kuptim,po nje qytet ne emer te Antigonese gruas se mbretit te Epiros Pirro pse nuk e respektoni,nderoni?
    Plot rreth 80 qytete shkaterroj Roma per hakmarje kunder Pirros atehere kush i ndertoi keto qytete (cita)(polis i thonin Ilyret) kur “historiani”zoti Xhufi thote qe Ilyret ishin Varvaros?
    Pse atehere xoti Xhufi i bazohet theorise we Helenet deklaronin qe Pas Mi Elin Varvaros shqip pervev Heleneve te yjeret jane Varvare d.m.th kafshe,keshtu thote Xhufi.
    D.M.TH ne jemi rrace (race) e nje familje (family) ndryshe nga Ilyret qe jane pjese e Historise,Mithollogjise dhe Kultures Greke
    Germo Tare germo se Helenizem dhe identitet Helene do gjesh ketu ne Ballkan,ose periudhe Romake ku Zeusit i thone Jupiter dhe Koloseut i thone Greqisht!
    Ja pra pse (perke) te ashtiquajturit Arvanitas me emra,Fe,identitet (identity) Greke luftuan per Greqine kunder Turqise dhe shumices turkoallvanosave qe doni Dum Baben.
    D.M.TH qe ata per baballare quanin Turqine.

    1. mirel says:

      Turkopordha filloi aktivitetin si “pellazgos”.
      Graqiret nuk kane ndonje histori tjeter pervec asaj te shkaperdhimit te grave.
      E thote fjala, oa deformime turke

    2. Albani says:

      Pellazgos
      E kane thene historiane me fame boterore,por dhe akademike Greke qe Shqipja ruan karakterin;
      e patjetersueshem
      elasticitetin
      zhdervjelltesine
      kuptimin
      lashtesine
      karakterin fillestar
      integritetin
      gjeresine
      permbledhshmerine
      shkathtesine
      ORIGJINALITETIN e asaj gjuhe te lashte qe e kane folur fiset e popujt e tere Ballkanit,PERPARA se sa aty te vijne kolonet Greke,Turq apo Sllave.
      Kur te kem me shume kohe dhe kur te ma kerkosh do te te jap nje liber qe tregon fjalet Shqipo-Pellazge te cilat Greket i huazuan,i moren borxh,i vodhen.
      Per momentin po te te jap dy “”fjale Greke””;-dhurios ipos-
      Kerkoje mallaka dhe do ta gjesh qe ne origjinal nuk eshte -dhurio ipos-,por -drurio ipo-dhe qe Greket e perkthejne kale druri,por qe dhe fjala ipo dhe fjala dru jane pellazge dhe Shqipe,fjalen dru e perdorim akoma te njejte ndersa fjala ipo nga i cili vjen dhe hipizmi,sporti i kalerimit ose hipjes nuk e perdorim me por qe me te kuptonim ate te cilit i hipej;Kalin,fjala Kale vjen nga nje dialekt tjeter i Shqipo-pellazgjishtes dhe e zevendesoi fjalen hipo,hipi,dhe per aresye cilesuese sepse mund ti hipim dhe shume gjerave por jo te gjitha jane kuaj.
      Tani dhe dicka per ty Pellasgos
      Ti nuk je pellazg,as palikari,por je pallacke dhe palle kari,mesoje pra more kelysh qe dhe fjala qe e keni per mburrje,palikari eshte Shqipe
      Arvanitasit per trimat dhe te patremburit,per jo frikacaket nuk thonin ashtu si themi sot ,qe jane karderra,por qe jane palla kari.
      Ndersa ti je palle kari ne kuptimin e sotem qe i japim kesaj shprehjeje,dhe jo asaj qe ti deshiron,qe nuk ke gram ne koke,je pyke,palle…. .

      1. Mbesa e Radajve says:

        I NDRUARI ALBAN!

        Pohimi yt i domethënies së togfjalësit dhurio ipos është argumentues.
        Mirëpo, fjala kalë, cavallo, (gjuhët romane), konj (gj. sllave) janë të burimit INDOEUROPIAN.

        Alban, c´profesioni ke?
        Të fala.

      2. tfgs1 says:

        duket qart se sat’eme i hipi ndonje gomar qe dole krric…………….ouuuuussssttttt paliorapi!

    3. Albani says:

      Dhe nga vete Greket, vetem gjysma deklaron qe qyteterimet e lashta mikenase dhe minoike jane Greke.
      Ato quhen qyteterime para Greke dhe qe asgje nuk i lidh me pushtuesit Greke.
      Le te mos flasim pastaj per Zeosi PELLAZG,qe tempullin me te madh te adhurimit e kishte ne DODONEN e lashte para Greke.
      Dodona shtepia e ZOTIT-ZEOS(T)IT.
      Eshte reale dhe aspak e egzagjeruar te thuash qe Shqiptaro-pellazget jane bij te ZEOTIT.
      dICKA AKOMA MORE PALLE;
      Perse Greqia nuk ndermerr germime arkeologjike ne DODONE?
      Ta them une qe e kam degjuar nga njerez shume me te larte se une;
      Sepse e dine qe po ta zbulojne Dodonen ajo NUK DO TE FLASE GREQISHT,POR SHQIP,dhe do tu duhet qe ta rigatuajne nga e para te tere corben e mashtrimit,tjeter interpretimit dhe fallsifikimit te mitologjise,historise se lashte Greke,por dhe asj te rese Greke ,perderisa dihet qe i vetmi argument i Greqise per gllaberimin e Epirit pas renjes se Turqise ishte gjoja qe ata kishin te drejta historike ne Epir,pavaresisht qe e pranojne hapur qe elementi Grek atje ishte i papaerfillshem pas 1913-tes.
      Greket jane mjeshtra te manipulimit,mashtrimit dhe fallsifikimit,germojne gropa dhe vendosin mbishkrime dhe eshtra brenda.
      SHQIPERIA E MADHE TASHME ESHTE REALITET
      NE NJE BOTE GJITHMONE DHE ME DEMOKRATIKE,SHQIPETARET DO TE BASHKOHEN
      ESHTE NATYRALE,ASHTU SI ESHTE NATYRALE QE GREQISE DO TI SHKEPUTEN PJESET ARTIFICIALE.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Ja si behet shtet. Hedh bazen ligjore dhe me respekt dypalesh realizon objektivin. Brravo..

  8. ANTON says:

    bali catraleshi.ata iken per mos te nderruar fene dhe per mos tu shartuar me turqit si puna jote.ti thua po sikur te iknin shqipetaret dhe kosovaret a do kishte shqiperi dhe kosove sot?pyetja me e mire do ishte sa shqiptare ka ne shqiperi dhe kosove sot?pse flet shqip dhe ke nenshtetesi shqiptare nuk do thote se je shqiptar.shikoji shumicen e shqipecave ne shqiperi dhe kosove,80% jane te zinj te vegjel dhe koken e shtypur.origjina ? mongolo tartar.e di se do thuash jam grek ose serb,se nuk u ka mbetur asnje pretekst tjeter ju turkoshakeve te shqiprise dhe kosoves.por te pakten per dicka jam krenar si shqiptar,se ju turkoshakeve te trojeve shqiptare,u mesuam shqipen dhe u deturuam te thoni jam shqiptar.andej nga veriu i shqiperise nga jam une,kur nuk je i atit tend ne i thojme KOPIL.keshtu qe rreth 80% e shqiptareve dhe kosovareve jane KOPILA NE TROJET SHQIPTARE.

    1. Xboom says:

      Ik mor injorant se trurin e paske te rrudhur sikur planc të zbrazur gomari,
      jam i sigurt se ti nuk je me i gjate se 1m e një zhilet.
      Krahaso; Shkurten, Shyhretin, Remzien, Hashimin, me Irini, Vangjeli, Kokëdhimën dhe e sheh se kush janë më arian.
      Bane testin tek iGENEA dhe do të shohës se ke gjak turku mui si serbët dhe grekët,
      shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipëris kan gjak më të pastër dhe me më pak gjak turkui, ik shko dhe mbytu.

  9. Fannoliani says:

    Nuk lene rast pa shfrytezuar grekofilet anonime te internetit per te na percare ne shqiptareve mbi baza (budallenjsh) fetare.
    Shqiptare ne na ben gjuha shqipe, gjaku, historia dhe kultura shqiptare e perbashket e jo feja.Nuk ka kulture te krishtere dhe muslimane, por ka kulture shqiptare, sic ka kulture gjermane (Deutschkultur), franceze, angleze, etj,
    Kush njeh sado pak historine e shqiptareve e di mire se te gjitha fete (te krishtera dhe muslimane) jane produkte orientale semite te krijuara nga cifutet e per cifutet (krishterimi) dhe nga arabet (islami). Ato u jane IMPONUAR me menyra te ndryshme, duke perfshire dhunen, shqiptareve dhe popujve te tjere. Para krishterimit ne kemi pasur fene tone me baze indoeuropiane, gjurmet e se ciles ruhen ende sot ne mitologjine e popullit tone si Zanat (zerat ne jug te Shqiperise), E Bukura e Dheut, E Bukura e Detit, oret e malit, Baba Tomori (dhe Tomori fron i perendise), etj., si dhe rreth 20 perendi ilire qe dalin ne mbishkrimet e lashta.
    Feja eshte siperfaqesore ne ndwrgjegjen historike te popujve dhe ate mund ta nderosh sot e te behesh musliman, budist, indian, cifut, katolik ose ortodoks suni apo shia). Por une (edhe ti qe mban kete pseudonim te bukur Arberi) nuk mund te behesh dot as grek, as turk, as italian as gjerman ose rus. Eja ne vete o Arber dhe ndonje “Arber tjeter” qe doni te nxirrni (qofte edhe pa ndonje qelim antishqiptar) fene mbi atdheun !!!
    “Pse keshtu o mjere” ne do te thoshte Fan Noli.

    1. Arberi says:

      Sa mua te jesh patriot ti o fan noli se fisi im ka qene ketu dhe gjate pushtimit turk dhe nuk ndryshoje asgje nga kultura dhe identiteti shqiptar,, por ti ndoshta nuk jeton ne shqiperi te shikosh sesi keta turq qe flasin shqip kerkojne te nxjerrin Gjergj Kastriotin armik te popullit vetem se nuk i perket fese se tyre dhe ti mendon ti quajme keta shqiptare?

  10. NjeQytetarOptimist says:

    O pellazgos, ke pare monedha Ilire qe datojne qe ne Greqine e Lashte.?? Te shkruajtura latinisht me fjale Ilire qe perkthehen dhe sot me gjuhe shqipe te moderuar.. Greqia e Lashte ka pasur influence tek fqinjet nga ana kulturore, kete se mohon njeri.. Por te pretendosh pallavra Jeorgios Kastriotis eshte qesharake. Pellazgos, po flas per Grekerit e Lashte me kupton?!?! Sepse cfare ka ngelur nga Greqia Lashte, jane vetem guret. E kuptoj infioritetin e te kompensuarit me cfare ka qene, por vetem si myth e histori. Si DNA pyet (megjithese ke pyetur) dhe e di pergjigjen..

    1. mirel says:

      Po po, rri sqaroje ti pjellashkulin.

  11. Nje shqiptar says:

    I lumte Ministrit Ditmir Bushatit dhe bashkepunetoreve te tij qe kerkojne e po gjejne neper bote komunitetet shqiptare, rilindin lidhjet e keputura me gjuhen shqipe dhe me memedheun.

  12. paci says:

    Shqipria e Kosova ekzistojne ne saje te dy heronjeve te kombit qe patem te Skenderbeut dher Enver Hoxhes .Jo te fenave .

  13. capi dhia says:

    Stergjyshi im me origjine nga Dushari i Korces ka qene emigrant dhe vdiq ne Odesa, Besarabi. Ndersa i biri, kur u be per tu martuar, ardhi per tu lidhur me vajze shqiptare, me domosdo, ne Korce, dhe pas dasme, bashke me nusen qytetare, nga aristokracia tregtare korcare, u kethye ne Odesa. Nga ku u larguan me vone, me rekomandimin e autoriteteve shtetrore te Odeses, per ne Turqi sepse plasi revolucioni i tetorit 1917. Ne Stamboll qendruan ndonje vit me shprese se bolsheviket sovjetike do ta humbisnin davane. Por… . Dhe keshtu gjyshi im humbi cdo shprese per rikthim ne Odese, dhe pasurine, e u kthye ne Korce perfundimisht. Ku punoi fort dhe rivuri pasuri te cilen e rihumbi pas clirimit 1944, sepse ia moren puntoret dhe fshataret e varfer qe erdhen ne pushtet me te drejten e fitimtareve te Luftes. Nuk mjaftoi pasuria por gjyshi i mjere dha edhe jeten e tij, ne nje aksident automobilistik, ndersa shkonte me sherbim jashte Tiranes, si perkthyes, me specialistet ruse qe kishin ardhur per te ndihmuar fshtaret dhe puntoret shqiptare, injorantet, per te ndertuar Shqiperine e prapambetur ne shekuj. Pas vitit 1992. Puntoreve dhe fshtareve, fitimtareve te Luftes dhe ishinjoranteve te pasclirimit, iu fik kujtesa, iu shuajt ajo, dhe ata harruan se: nga muti u bene njerez. Dhe nga njerez ne mut perseri u kthyen !?, ndonese te nginjur me gjakun e diktatures se tyre !!! ngaqe qenia njeri nuk u konvenon gjenetikisht. Me mire mut se sa njeri – kjo eshte deviza, apo shperfaqja, qe na karakterizon nga viti 1992 edhe sot, e mot. Shqiperia eshte nder ato vende te botes ku vdekja kombetare qendron ne piedestal. Harram.

    1. VK says:

      Mos thuaj “gjyshi im dha jeten” se punen po bente, aksidentet ndodhin. Smendoj se qe i vetem ne ate aksident.
      Sa per ate mut-njeri njeri -mut le ti biem shkurt dhe te themi mut ishim mut jemi.

  14. VK says:

    Secili po e lexon si ti doje qefi artikullin.
    Opinioni im me 2 fjale eshte:

    Quhemi Shqiptare se “kuptohemi” Shqip.
    Po ju Greker qe ishit Helen po ju Turq qe ishit Osmane?

  15. Pellazgos says:

    Te jesh budalla dhe injorant zoti me comentin “Nje Qytetare Optimist” nuk eshte turp se vete Zoti i krijoi,por te jesh kaq Idiot ne shekullin e 21te nuk ma merr mendja.
    Ne bote ka dy njerez Greke dhe ata qe duan tr behen si Ata.
    E them kete se thua cfare ka mbetur nga Greqia e Lashte.
    Cfare shikon perreth se tru nuk ke,ne boten Perendimore jane Greke,shiko Berlinin,shiko Kolonat e Dhtepise se Bardhe,shiko Suprem Court of U.S.A,cdo ndertese me Kolona jane Greke dhe te Persosura,me te Bukura nuk mund ti bej Njeriu.
    Alfa Beti Omega,Delta,Ypsilon,Gama,Beta,Omikron.
    Marathona,Theatro,
    Olimpiaqes Agones,Zeusi i Madh,Filozofi nje kulture e pafunfme vete identiteti Evropiane qe i ka rrenjet Helenike.
    Elladha eshte Dielli Apoloni por ty nuk te ngroh,se njeriu mund te kete gjak,por eshte frigorifer kur nuk do cfare eshte nderi,ndihma,respekti,dinjiteti,veti keto qe nuk jane te tradheguara nga “njerez” qe harrojne cdo te thotr Turqi.
    Inferior Greket?
    Eshte Dielli dhe Drita inferior apo ai qe nuk njeh te mirat e tyre?

  16. Albani says:

    Shqiperia nuk ben aspak per komunitetet e hershme te ikura Shqipetare.
    Nje bythe Greqie i ka bere perpara dekadash ato qe ne mundohemi sot te bejeme.
    Ne dhe per pese abetare do te bejme korrupsion,lere me pastaj qe te bejme ate qe duhet
    Le tu cojne ketyre femijeve dhe komuniteti te permallur per rrenjet e tyre Arberore ndonje kompjuter apo ndihme materiale sepse shkon pakete me abetaren,ndryshe te pjerdhin ne te ata.
    Sa per fjalen Shqipetar ka shume hipoteza
    Ky me siper thote qe ka kuptimin e te kuptuarit ,te marrurit vesh,shpjegimit,qartesimit,mbase dhe fjala qep apo shqep(gris,zberthej)niset nga e njejta rrenje,por dhe fjala shqiperoj apo Shqipetoj mund te kete te njejti kuptim,por ama nisen dhe fillojne duke marre te mireqene Shqipen dhe Shqipetarishten
    UNE JAM ME LARG-PAMES
    Shkoj pak me thelle
    perse te mos zberthejme perpara fjalen -Shqiponje-,cfare perfaqeson ky shpend dhe si i pershtatet nofka shqiponje.
    Une besoj qe Shqipetar vjen nga Shqiponja,mirepo Shqiponja nga vjen,mos ndoshta ka te beje me sqepin e saj?
    Gjuha Shqipe eshte aq e pasur sa qe len vend per shume interpretime,secila fjale,rrokje dhe shkronje e saj eshte dhe ka nje domethenje te veten,kjo tregon lashtesine dhe hershmerine e gjuhes sone.

  17. Ben Dibrani says:

    Eshte bere endemike “teoria” se Shqiptaret “kane vajtur” diku, pra kane vajtur ne Ukraine, kane vajtur ne Kroaci, kane vajtur ne Bullgari, kane vajtur ne Turqi, kane vajtur ne Rumani, kane vajtur ne Serbi, kane vajtur ne Irtali, kane vajtur ne Greqi, jo mor jo, Shqiptaret jane autoktone kudo dhe lidhjet e tyre jane shkeputur per shkak te futjes ne mes te lloj lloj turmash qe kane levizuar sa andej ketej duke u bere zoter ne vend te huaj dhe duke i quajtur vendasit te ardhur.

  18. Bond says:

    ‘Fati i keq’ i Shqiprise eshte se ndodhet ne Veri te Greqirise, ne rrugen e saj per ne Europe!
    Greqiria eshte per dreq me afer Afrikes dhe Azise se Europes. Prandaj me cdo kusht deshira dhe nevoja e greqireve eshte ‘te shtyhen’ sa me ne Veri. Deri tani kane marre plot troje shqiptare ne veri te Greqise, qe nga Preveza e siper. Por Greqiret nuk ndalen ne rrugen e tyre drejt Europes (qe fillon ne Kroaci). Tani mendojne se eshte rradha e Himares dhe me tej e Vlores. Te pakten nga Mali i Cikes apo Karaburuni mund t’a shohin Europen (jugun e Italise) me dylbi!
    Feja orthodokse, historia e lashte Helene, Asfalia, pensionet per fshataret ‘greke’, etj. jane te gjitha ne funksion te kesaj Endrre per t’u ‘shtyre’ sa me ne Veri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje