FOTO LAJM/ PD akuzon edhe numrin dy të BE-së në Bruksel, për trafik droge

14 Tetor 2016, 11:43Politika TEMA
FOTO LAJM/ PD akuzon edhe numrin dy të BE-së në Bruksel, për

Sot organi zyrtar i Partisë Demokratike, RD, ka sulmuar Federica Mogherinin, të cilën e ka akuzuar për trefik droge.

Në fakt nuk është hera e parë Partinë Demokratike dhe eksponentët e saj të bëjnë akuza të tilla. Këtë gjë e bën çdo ditë nga foltorja e selisë së saj dhe çdo të enjte e bën doktori nga salla e Parlamentit kundrejt  Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe qeverisë shqiptare. Me “qytetarin dixhital” si bazë informatori, nuk kursen asgjë kundrejt askujt.

Por, nëse deri tani e gjithë balta ishte shënjestruar tek kundërshtarët politikë, sot u shënjestrua numri 2 i Brukselit. Haptazi, në mënyrë gjakftohtë, edhe ajo sipas PD është pjesë e trafikut të drogës.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati i cili shkruan në Facebook se: “Gazeta e Partisë Demokratike është katandisur më keq se ‘padroni digjital’. Strategjia për të përbaltur cilindo, brenda e jashtë vendit, sot nuk ka kursyer as Përfaqësuen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Përbaltje pa kufi, e turpshme dhe e pa-pranueshme e miqve më të ngushtë të shqiptarëve.”

Në fakt Partia Demokratike ka akuzuar  më parë edhe ambasadorë në Tiranë, por është hera e parë që baltosja shkon drejtpërdrejt në Bruksel.

4 komente në “FOTO LAJM/ PD akuzon edhe numrin dy të BE-së në Bruksel, për trafik droge”

  1. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

    kOT NGATERROJME TE HUJT NA… .. THUJT NUK MUN ME BA PA edscobar dhe alcapone shqiptare

  2. Toni says:

    Gazete plerash me spiune+agjente te PPSH vjetr ku saliu bente sekretarin..

  3. moral i thjeshte says:

    Ok ,cfare duhet te thote ne kete rast ??Bravo komisioneres Mogherini qe ka mbesen e vet narkotrafikante??sepse ka nga keto lloj kurvash ne BE prandaj vujne shume popuj europian,sepse ekzistojne njerez si Mogherini prandaj eshte e mbush shqipria me droge.

  4. Toni says:

    Po per EL CHAPON e PD dasho aliko qe sot e mban berisha fort ne preher pse nuk flitet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje