FOTOT/ Bosët e kanabisit, kapen me 3 mln lekë cash dhe makina luksoze

14 Tetor 2016, 19:30Kronika TEMA
FOTOT/ Bosët e kanabisit, kapen me 3 mln lekë cash dhe makina luksoze

Katër persona u vunë në pranga si pjesë e një grupi që siguronte, paguante e transportonte punëtorë për parcelat e hashashit në Krujë.

Prokuroria bën me dije se të arrestuarit janë shtetasit, Edmond Kadiu dhe Elton Babai, të akuzuar si organizatorët; Elton Baroka si personi që siguronte punëtorët dhe Idajet Gashi, shoferi i furgonit që bënte transportin e tyre drejt parcelave.

Ata u prangosën pas zbulimit të disa parcelave me rreth 5000 bimë cannabis në Krujë, pas të cilës u zbulua edhe mënyra se si ishin rregulluar punët për kultivimin dhe kujdesin për hashashin, shkruan Panorama.

Sipas dosjes së akuzës, shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai, banor te Fushe-Krujes kishin financuar mbjelljen e nja sasie bimesh narrkotike te llojit canabbis sattiva ne zonen qe perfshin Njsia Adminstrative Bubq e Bashkise Kruje.

Në këtë veprimtari kriminale ata kane angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi.

Keta te fundit sipas porosive te dhena nga dy organizatoret mereshin me grumbullimin e personave qe punonin per perpunimin e lendes se perfituar nga bimet narkotike.

Punëtorët e hashashit, shumica gra 

Policia ka bërë shoqërimin edhe të 16 (gjashtembedhjete) personave te tjere, kryesisht gra, te cilet kishin punuar per disa dite ne parcelen ku ishin kultivuar kanabis.makine

Nga pyetja e tyre doli qarte veprimtaria kriminale e personave te arrestuar. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Edmond Kadiu u sekuestruan 3.000.000 (tre milion) lek te reja dhe nje automjet BMV te tipit X6.

“Po keshtu u sekuestrua nje atumjet tip Benz CLS i prodhimit te viteve te fundit ne pronesi te shtetasit Elton Babai, si dhe furgoni qe transportonte punetoret per ne parcelat me kanabis”- njofton prokuroria.

Nga kqyerja e parceles rezultoi qe ne te ishin kultivuar mbi 5-6 mije bime te tipit kanabis sativa, te cilat ishin ne fazen e pjekjes.

Persona të dyshuar si organizatorë:

Edmond Kadiu

Elton Babai

Person që siguronte punëtorët:

Elton Baroka

Shofer i furgonit që transportonte punëtorët në parcela:

Idajet Gashi.

2 komente në “FOTOT/ Bosët e kanabisit, kapen me 3 mln lekë cash dhe makina luksoze”

  1. tfgs1 says:

    eshte fakt se pas cdo thesi me hasisi fshihet nje ………korrak i piset sunit!

    1. Giasou Janulatos alvanoarxidoglyftoi says:

      Brenda shpirtit te cdo prifti greko-orthodhoks digjet flaka e pederastise dhe pedofilise………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje