Mbi deliret dhe paranojat në gazetarinë tonë

14 Tetor 2016, 18:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Arditin nuk e vrau Artan Rama dhe as Alida Tota. E ka vrarë me gjasë një eskavatorist i një kompanie që ka shkelur rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar. Dhe për të, janë përgjegjës që nga eskavatoristi e deri tek partnerët e kompanisë. Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj, pasi për fat është nën presion pozitiv për këtë çështje.

Alida me aq sa e njoh nga larg, është një reportere normale e shtypit shqiptar, nga ato që kur gjen rastin, futet në punë në shtet kur ka partinë e saj në pushtet, dhe del e punon prapë si gazetare. Nuk është e vetmja që e ka bërë këtë dhe nuk meriton të përflitet për këtë shkak. Është e vërtetë që është e angazhuar me Partinë Demokratike, dhe kjo nuk nuk ndryshon ndonjë gjë. Të gjithë votojnë për dikë. Alida nuk është botuese, nuk është vendimarrëse dhe nuk mund të jetë dikush, që mund të bëjë konspiracion të madh kundër shtetit. Maksimumi ajo mund të përpiqet të bëjë diçka që t’i shërbejë opozitës, por nëse ka të drejtë, përse të mos e bëjë.

Prandaj sulmet ndaj saj si militante e PD janë të pakuptimta. Ato janë fakte që nuk e kompromentojnë faktin e rëndë të asaj që ka ndodhur.

Artan Rama është fillestar në moshë të madhe si gazetar, por nuk e ka për herë të parë gazetarinë. Ai prej viteve 2000, ka punuar si regjisor dhe producent i disa emisioneve të njohura dhe është nga më të mirët si regjisor. I lodhshëm, i bezdisshëm deri në marrëzi ndonjëherë, por është brenda punës së tij. Është e vërtetë që ka punuar në SHIK, por nuk është se ka ndonjë nostalgji apo respekt për atë kohë. Është i njëjti regjisor dhe producent që ka bërë dhe dhjetra dokumentarë të Andi Bushatit për “Gërdecin” apo “21 Janarin”. Edhe atëhere këtë biografi kishte. Kështu që nuk ia vlen të bësh betejë kundër tij, për shkak të biografisë. Po doni më, u them unë, që dhe vjehrri i tij Robert Ndrenika, ka qenë deputet i PD-së, por askush nuk e llogarit për të tillë, por për “Artist të Popullit”.

Kushdo nga pushteti që mendon se mund të zhvlerësojë një kauzë publike duke etiketuar gazetarët që e ngrejnë, thjesht sa forcon kauzën dhe u bën nder atyre. Janë simptoma të ngjashme me disa nga simptomat e Berishës me gazetarët kritikë, por për fat, jo në atë shkallë.

Artani, për ata që nuk e dinë, e ka sfidën e parë si gazetar me emisionin “Publicus”, i cili në fakt nuk është ende emision, por projekt.

Duke qenë thellësisht në anën e Alidës dhe Artanit dhe kundër sulmeve ndaj tyre, kam dhe për ta një rezervë për mënyrën se si lejojnë të përdoren.

Ata kanë bërë një punë të mirë dhe duhet të mbrojnë punën e tyre, dhe jo konspiracionin e opozitës për Erion Veliaj. Nga mënyra se si zhvillohet debati publik, duket sikur dy gazetarët janë më shumë të interesuar të dëshmojnë se po ngelen pa punë nga Erion Veliaj, se sa që kanë bërë punë si gazetarë.

Unë e kuptoj që të qenit gazetar i angazhuar, siç është Artani apo Alida, në këtë rast, është me më shumë vlerë se sa të bësh snobin e paanshëm. Por është mirë që angazhimi i tyre, qoftë dhe politik apo i njëanshëm, duhet përdorur për të përballur gazetarinë me pushtetin, dhe jo për t’u viktimizuar. Berishës, të cilin e njoh mirë, nuk i interesojnë gazetarët, por vetëm viktimat dhe heronjtë. Në një vend që nuk gjend dot një gazetar për të bërë punën, është e sikletshme të heroizohesh si gazetar që nuk gjen dot punë dhe aq më tepër si gazetar që të paska lënë pa punë një kryetar bashkie.

Gazetaria është një maratonë e gjatë dhe të turpëron, kur nuk të mbajnë këmbët. Këto 25 vite kam parë plot “heronj dhe viktima” që shpallen të tillë për nevoja politike, dhe pastaj u harrohet emri. Kam parë këto 25 vite se si ngelesh vetëm në një betejë, se si të rrethojnë duke të djegur makina, shtypshkronja, duke të mbyllur gazeta e emisione, se si tërheqin reklamat dhe nuk të flasin as në rrugë nga frika e pushtetit, dhe si të kapin si skutha nëpër cepa rrugësh e të thonë “të ruajtë zoti”. Është një shoqëri në thelb antiopozitare, që ka burim mirëqënie vetëm pushtetin. E di që do fuqi të madhe të shmangësh deliret në raste të tilla. Është po kaq e neveritshme kur i ke punët mirë me pushtetin, kur duhet të shoqërosh Sandrin tek kryeministri i radhës, apo të rrethohesh nga jargavitësit e tij. Por e vetmja gjë që të mban në këmbë është të punosh përditë. E vetmja mbrojtje është të vazhdosh të sfidosh dhe jo të delirosh. Se fiks aty i humbet gjithë betejat.

Mos e ngarkoni më shumë se sa mbajnë Alidën dhe Artanin. As ju që e shani dhe as ju që i himnizoni deri në delir. Lerini t’ia dalin si gazetarë. Si heronj dhe si viktima, i duhen politikës, jo vetes dhe profesionit tyre.

Kur Berisha më mbylli gjithçka në vitin 2010, një gazetar, mos gaboj i gazetës “Shekulli”, më pyeti si do t’ia dalësh tani, se duhen lekë për të vazhduar betejën. “Nuk di të jetë ndërprerë ndonjë luftë për mungesë fishekësh” i thashë. Ato ndërpriten kur nuk ke përse lufton!

14 komente në “Mbi deliret dhe paranojat në gazetarinë tonë”

  1. kastriot says:

    dhe berisha i ri ishte ne detyre

    1. KANIBALI BERISHE says:

      …………………………DURRËS, 6 tetor 2013 – Ajo vdiq dje, më 5 tetor 2013 nga mjerimi rrëqethës i ekspozuar në qendrën administrative të qytetit turistik. E ndjera Sofi Qendro ishte 86 vjeç, një nga viktimat e nxjerra nga banesa me përdhunën e ligjit për rikthimin e shtëpive ish-pronarëve. “Dyrrah”-u po boton tri shkrime të gazetarëve të njohur durrsakë Klodiana Haxhiaj, Vali Qyrfyçi dhe Gjergj Thanasi që hedhin dritë mbi ngjarjen e trishtuar. Qysh më 30 shtator 2013 paralajmërohej: “A ka shpresë për Llazin dhe tezen e tij 86-vjeçare? Vështirë! Shoqëria shqiptare karakterizohet nga një hipokrizi e skajshme dhe cinizëm i pafund. Nja tre vjet më parë shoqatat për mbrojtjen e kafshëve dhe disa media të njohura sulmuan ashpër Bashkinë e Durrësit dhe të Tiranës për barbarinë e treguar në vrasjen e qenve rrugaçë. Të tilla OJF nxituan të aplikojnë pranë ambasadave të huaja për fonde për ndërtim stela qensh komunalë të paktën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Lavdi zotit qentë e rrugëve në Durrës sot janë shëndoshë e mirë dhe shëtisin me tufa edhe në qendër të qytetit, madje në të njëjtën lulishte, ku “banojnë” dy të mjerët personazhe të shkrimit tonë. Qentë në këtë rast gëzojnë të njëjtin standard me dy qenie njerëzore!”
      1.
      Gruaja e pastrehë vdes në lulishte

      Lëmoshat e dhëna nga qytetarët nuk e shpëtuan nga ferri 87-vjeçaren Sofie Qendro, e cila së bashku me nipin e saj 67-vjeçar prej 6 javësh kaluan ditët dhe netët ashtu kruspull në një stol para Bashkisë së Durrësit. I ftohti i ditëve të fundit çoi drejt vdekjes të moshuarën, e cila dje mbërriti në gjendje kome në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit. As lokalët dhe as biznesmenët e këtij qyteti nuk e vunë dorën në zemër për të gjetur një strehë për pleqtë e pafat që u përzunë pas 70 vitesh nga shtëpia e ish-pronarëve ku ata banonin. …..TURP…………

      1. WARAJERSON DOG says:

        Ajo qe nuk thote Mero Baze eshte se kjo sindroma ‘ARVIZU” eshte perhapur dhe ne mediat shqiptare..
        Cfare eshte SINDROMA ARVIZU??
        .
        Me pak fjale quhet barazimi I gabimeve dhe gafave te Rames me krimet ekstrem te salibishes..dhe kjo u vu re ne 21 janar 2011 kur ky ambassador (dhe POdestat qe jane pas bythes tij) barazuan dhunen e protestuesve me duar ne xhepa me raprezaljet dhe sulmin me kallashnikove ndaj protestusve qe nuk kishin prekur gardhin.
        .
        A ju kujtohet vrasja macabre e deputetit Fatmir Xhindi kun je palo minister atehere me emrin LUL Basuma tha qe injohim vrasesit dhe sot e kesaj dite nuk dihet kush e vrau…Dhe ndyresisht shoket e tij ne parlament mbajten vetem 2 minuta heshtja…
        E pabesueshme…..sidomos kur Azem Hajdari ky KEPUCAR-FILOZOF DHE HAJDUT PULASH edhe pse u vra si qen rrugesh ju be nje varrim madheshtor dhe me arkivolin e tij u thye dera e kryeministrise
        .
        Po ashtu dhe Sokol Olldashi u vra ne menyre mafjoze nga rivalet politike me po ato regjizore dhe aktore qe vrane Trebicken dhe shtypi hesht..Hesht dhe Monstra Ermal MAMAQIU qe edhe ps ei vrane dajen rri me vrasesit e dajes tij dhe I merr ne interviste…HORRORR ME MAMAQER..
        ______________

        Aq I madh eshte romani I krimeve te MAKBETHIT TROPOJES sa Hollywoodi mund te beje nje film me padrinon qe I shkaterroi shqiperine pergjithmone dhe le ti marre te gjithe OSKARET

        Kjo banda e bashibozukeve e Saliberishaj Lul bashicit Mul Nokes & Agron Kuliceve ose sic njihet ndryshe “grupi ciftelia” jane te paperfillshem me ate te Padrinos Viqidolit,jane thjesht ca shashka per te mbuluar kraterin gjigand qe eshte hapur ne ate vend te vogel me nje popull te tradhetuar nga te kater anet,Thjesht kemi qeveri absolutisht te pafuqishme per balle nje qikllopi qe po behet gati per here te trete te marre pushtetin si ne 1991 dhe 2005

        INTRODUZIONE

        I penduari Izet Haxhia i ngujuar nga Turqia jep kater intervista rrenqethese ne gazeten Dita dhe cuditerisht nje heshtje varri ne ate vend.

        As shoqeria civile,as mediat,as prokuroria,as pozita ,as opozita dhe me keq akoma dashi washingtonit dhe delja brukselit kane mbyllur syte per aresye qe ato i dine. Nga keto 4 intervista kam nxjerre nje kolazh me deshmite e tij qe mund te benin nje skenar filmi te llojit THE GODFATHER dhe nese do luhej nga Hollivudi patjeter qe do merrte gjithe Oskar-et.

        I vetmi ndryshim do ishte nese spektatoret do ta shihnin per ca ore ne kolltuqet e kinemave,perkundrazi shqiptaret kane 25 vjet qe e kane ndjere ne kurrizin e tyre e kane paguar ne femijet jetime dhe grate shamizeza..;.Mbasi regjizoret dhe muzika e ketij filmi nuk jane shume te qarte te pakten 3 aktore tashme dihen:

        Vito Corleone,……….. Sal Berisha……(marlon brando)
        Michael Corleone,…….Xen Berisha…..(al pacino)
        Tom Hagen,…………..Lul Bashberisha .( robert duvall)
        ………..

        PRIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

        -Në vitin 1999 gjendesha në Tropojë në një kohë që në Tropojë nuk ekzistonte shtet

        -Në atë kohë ka pasur një urdhër nga autoritetet e shtetit që kudo të më shihnin, të më vrisnin pa paralajmërim.

        -Ne 9 dhjetor 1990 ka ndodhur një skenë që s’e harroj kurrë kur një ushtar i xhenios me një lopatë xheniere donte të godiste Berishën kur erdhi nga Ramiz Alia dhe në atë kohë një civil nga të Sigurimit, e kapi dhe e tërhoqi.(Berisha ruhej nga sigurimi)

        -Tregoj vetëm një rast me Shkelzen Berishen që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge.. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash te vila e Landit të Jasharit në Vlorë.

        -Filluam të dhunonim barbarisht ata që ishin në opozitë. Kuptohet ideologu ka qënë Berisha. Ai nga një ish-komunist u kthye në një demokrat të tipit fashist.

        -Berisha tregonte çfarë i kish thënë Papës. Imagjinoje çfarë hipokrizie: Berisha tregonte se çfarë i kish thënë Papës: “Na shpëtoni nga myslimanët, duam evangjelizmin”…. në të njëjtën kohë kur flirtonte me iranianët, me arabët me sheikët.

        Saliu e mbushi PD-në me bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Atë partinë e ëndrrave tona, e shpresës së studentëve të dhjetorit, të intelektualëve që erdhën dhe e mbështetën atë lëvizje shumë të pastër dhe historike, u tradhtuan nga përfaqësuesi kryesor, nga Partia Demokratike. Pse PD? Sepse kjo parti u mbush me njerëz anonim. Me njerëz që nuk kishin asnjë kontribut, u mbush me klanin më të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit dhe fajtor për këtë është Sali Berisha.

        SECONDA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

        -Pse vetëm në Shqipëri nuk u hapën dosjet? Sepse këto janë përdorur gjithmonë nga Berisha. Kur dikush sillet urtë dhe i bindet, është shumë mirë më të; nëse dikush ngre kryet me të, ai nis e tund dosjet!

        -Edhe në Uganda e Ruanda, shteti nuk ka falimentu plotësisht nga një konflikt civil. Në Shqipëri ndodhi ama. Simboli i një shteti që ekziston është burgu. Shqipëria në ’97-ën ka ndenjur një muaj e sa pa burg. Burgu është mjet ndëshkimi, po tregon që në atë vend ka shtet, rregulla, ligje. Pra, dëmi më i madh që Berisha ka bërë, është shkatërrimi i shtetit.

        – ne 1996 thyerja ishte e madhe sepse të mos lejoje opozitën të hynte në disa qytete nuk ishte pak, ta shtypje atë. Mentalitet i atëhershëm, mentalitet i gabuar shumë, që i përket jo një shteti demokratik, por vendeve diktatoriale.

        – Kurrë se ka dashur Berisha Azemin, dhe anasjelltas… ka kërkuar shpesh Hajdari të bëhet Ministër i Brendshëm, prapë nuk e bëri që nuk e bëri kurre Berisha… Nuk ka patur besim te ai. Asnjëherë!

        – Azemi ka qenë i lidhur me trafikun e drogës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për rastin e Mirush Matit, i cili është vrarë në Moldavi. Kanë qenë ortakë bashkë me Azem Hajdarin, që kanë bërë trafikimin e heroinës nëpër Shqipëri, bashkë edhe me një person tjetër nga Fieri që s’po ja them emrin. Dhe vrasja e këtij Mirush Matit nuk është ordinere, por është për ndarje pazaresh.

        -Azemi ka qenë pas ’97-ës, drejtuesi i linjës së tritolit. Shumë hedhje në erë që janë bërë, kanë qenë direktivat e tij. Berisha i dinte këto dhe e dinte gjithashtu që ai ishte i pakontrollueshëm. Azemi u doli jashtë kontrollit atyre që e sollën në krye të Lëvizjes së Studentëve, ashtu do i dilte jashtë kontrollit edhe Berishës dhe njeriu i parë ndaj të cilit do hakmerrej, do ishte Berisha.

        -Ai ka patur lidhje me shumë grupe kriminale. Mund t’ju tregoj një histori në fillim të viteve ‘90. Ka qenë një Gaz Muça, i fortë atëherë. Azemi doli e foli kundër tij në parlament, dhe në darkë takohej me të, bënte bisedime dhe i thoshte “e thashë për kështu e ashtu”. Azemi ka qenë i atillë.

        -Sa për agjenturat e huaja, unë këtë s’e di se nuk jam i shërbimeve sekrete. Por di një rast. Në kohën e luftës së Kosovës, janë vra dy persona. Ka qënë shefi i logjistikës UÇK-së me qendër në Tropojë. Një burrë i mirë, patriot shumë i madh, dhe që e njihja personalisht, Ilir Konushevci, është vra megjithë doktor Hazir Manen.

        **Këtu është një fakt interesant, sepse personat që kanë marrë pjesë në pritë… nëse e mbani mend pas ish Muzeut të Enver Hoxhës ka qenë një dyqan qoftesh me një kosovar. Ai ka qenë një agjent i shërbimeve sekrete jugosllave. Aty Azemi shkonte shpesh dhe aty është bërë takimi me këta personat që kanë marrë pjesë në pritë. Sepse kush e ka ditur atë udhëtimin e atij atë ditë, me armët që çonin për UÇK-në?

        ***Është bërë prita dhe fatmirësisht një person ka mbet i gjallë, dhe historia nuk mbeti një enigmë.
        -Në gusht të ‘98-ës në gazetën “Rilindja” ka dalë një shkrim me firmën e Afrim Krasniqit, ku shkruante: “Tropoja mes Nanos e Millosheviçit”, dhe në këtë shkrim akuzoheshin Haklajt sikur kishin vrarë këtë Ilir Konushevcin (me pseudonimin Mërgimi) megjithë Hazir Manen.

        TERZA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

        Ne 12 shtator 1998 përballë makinës ku ndodhej Fatmir Haklaj, Jaho dhe Naim Çangu, në distancë nga trotuari ku ndodhej makina ka qënë një lokal. Aty ndodhej e ulur mbesa e Sali Berishës, Shpresa Breçani. Ajo i ka pa dhe i ka njohur, se njihen gjithë tropoja¬nët. Ajo ka hyp në zyrë dhe ka tregu Berishës për atë që ka pa. Sali Berisha kishte dijeni se kush ishte në makinën me targa Vlore përpara selisë së PD, jam sigurt me 1 mijë përqind. Ç’punë kishte Azemi që të zgjidhte këtë çështje?
        Azemit kur i ka thënë Berisha ka shku në zyrën e tij, dhe në atë kohë në koridorin e zyrës ka qënë Genc Pollo me Sali Lushën duke bisedu ndërsa Azemi i alarmuar u ka thënë se Saliu i ka thënë se jashtë është një makinë me bombë që do të hedh në erë PD, dhe merr një armë. Është fut tek zyra e vet ka vënë silenciatorin e pistoletës së tij Zastava, e kam pa atë pistoletë. E ka pas dhuratë nga një miku i tij, Myftar Çela, është vra edhe ai më duket në Mal të Zi.

        Unë Izet Haxhia jam akuzu se e kam nxjerr Azem Ha¬jdarin në pritë. Është një akuzë që ka ardh nga ana e PD. Po pse ka ardh nga ana e PD? Është bërë me qëllim për të mbuluar nxjerrësin e vërtetë ne pritë të Azem Hajdarit që është Sali Berisha. E ka nxjerr me dashje apo padashje… por është edhe një gjë e vërtetë se Sali Berisha pas takimit të plakut të Haklajve me Azem Hajdarin, ka qënë shumë i shqetësuar dhe rrinte me frikë

        ULTIMA PUNTATA $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$

        -Berisha kanë qenë palë në historinë e Tropojës. Njerëz që kanë qenë rreth tij, dhe që sot janë sërish afër tij, kanë qenë sponsorë të komandos që vranë Haklajt. Në krye të kësaj komandoje ka qenë Anton Gjergji.

        – Historia e Anton Gjergjit është interesante.Atë ditë urgjent kam shkuar te Berisha. Në atë kohë aty ka qenë edhe Gazidede dhe i thashë që kam një informacion të sigurtë që bombën tek firma VEFA e ka vu një Anton Gjergji. Berisha dhe Gazidede janë pa në sy me njëri-tjetrin dhe thanë: Mirë mirë se do e zgjidhim. Më vonë asnjëherë nuk dëgjova që të fajësoheshin këta persona. Dhe fakt interesant është se ky person është shfrytëzu për të vënë bombat në Tropojë. Anton Gjergji ka qenë në krye të komandos që ka vrarë Haklajt. Dhe është njeriu që ka vrarë Fatmir Haklajn në pritën që i bënë. Bombën tek VEFA e vuri ky, dhe Bujar Kaloshin e vrau grupi operativ i SHIK.

        – Pas vrasjes së Azem Hajdarit në vitin 1999 është bërë një takim në Rogner, Pozitë-Opozitë, Takimi ka qenë i papritur sepse qeveria ishte në luftë. Berisha akuzonte PS për vrasjen e Azem Hajdarit etj. Aty është bërë një marrëveshje për eleminimin tonë. Aty Fatmir Haklaj është shqetësuar shumë.

        Një ditë më tha: Dëgjo, ti e don Berishën por Berisha është armiku jot. Por dëgjo, më tha, – Po qe se nuk vritet Berisha, ne do na vijë fundi. Të shkojmë ta vrasim Berishën në Tiranë. Në mënyrë absolute, i thashë, kjo nuk ka për të ndodhur. Berisha nuk është kriminel, i thashë. Kështu mendoja unë në atë kohë për të. Fatmiri më tha se ai është njeriu më hipokrit e i pabesë.
        -Dua të saktësoj diçka, se jam akuzu se kam qenë unë njeriu që kam rrahur Edi Ramën. Nuk është e vërtetë. Ai kur është masakru në ’96-ën nuk ka lidhje me mua.

        Edi Rama është rrahur nga një grup operativ i SHIK-ut të kohës. Unë e di që edhe prokurorit ai i ka thënë që mos e shkruani emrin që më ka rrahur, se ai njeri më vret mua. E ka pas fjalën për mua. Por nuk është e vërtetë. E dinin që isha unë i dhunshëm me politikanët, me 3 a 4 politikanë dhe m’i faturonin mua të gjitha rastet e dhunës. Atë e rrahu grupi i Xhahit Xhaferrit.

        =CONCLUSIONE

        Nqs ne historine e njerzimit dhe kozmosit qe na rrethon ne baze te perceptimeve qe kemi ne dispozicjon ka dy permasa kryesore “unlimited” qe jane koha dhe hapsira.

        Kurse ne hapsiren shqiptare te pakten keto 25 vitet e fundit dy permasa jane unlimited: veprimtaria diabolike prej satanai e Sali Berishes dhe e dyta hipokrizia e nderkombetarve qe kane ndjekur nje politike “See No Evil” qe duhet ti jepet fund duke dorzuar

      2. Skypion says:

        Aha,me vonese zoti Baze,shume me vonese!
        Eshte aq vone,sa edhe shprehja “me mire vone se kurre”,nuk ka vlere tashme.
        Kane ndodhur shume skandale,te medha dhe te vogla;ka patur shume drama dhe tragjedi,keto 3 vite qeverisje socialistash.Ato vijojne te ndodhin,me nje intensitet edhe me te madh se ne nje kohe lufte.Shqiptaret,te gjithe,edhe mbeshtetesit me te verber te qeverise madje,jane te shokuar nga kjo katastrofe e gjithanshme ekonomike,politike,sociale,shpirterore.
        Rilindja rezultoi nje makth per shqiptaret!
        Rilindja rezultoi nje tmerr per shqiptaret!
        Nje makth e tmerr per shqiptaret e thjeshte,edhe ata socialiste.Por,nje parajse per nje grup banditesh,qe e qeverisin,vjedhin,rrjepin,burgosin,vrasin e si lene as te ankohen.
        Tragjedia e Sharres,nuku ka ate spektakolaritetin e skandaleve te bujshme te kesaj qeverie.Por,eshte nga te tillat,qe me shume se cdo skandal korruptiv a kriminal,nxjerr ne pah,korruptimin e skajshem dhe inkriminimin kapilar,ne tere shemtine e vet.
        Ajo u cori masken perfundimisht,dhe si asnjehere me pare,hipokriteve,cinikeve,mashtruesve,qe nuk lane gje pa thene per nje rast te ngjashem kur ishin ne opozite.
        Per nga menyra sesi e trajton qeveria dhe mediat e saj tragjedine e Sharresh,kjo e fundit,pavaresisht numrit te viktimave,eshte edhe me e rende se ajo e Gerdecit.
        Ne ate kohe,mediat flisnin.Flisnin me te madhe bile.Te gjitha mediat.Per cdo gje.Familjaret e viktimave te Gerdecit u bene vende pelegrinazhi,sidomos,per mediat e majta,qe ne kohen e Berishes,konkuronin me mediat qe e mbeshtesnin,ne numer te barabarte bile.
        Po sot,Gerdec ku je?!
        Heshtje!Heshtje totale.Heshtje totale ne media.Edhe ne mediat qe do te duhej te ishin opozitare…!Por,pse edhe tek keto te fundit?!Sepse,do te duhej te ishin,por nuk jane.
        Nuk ka me media opozitare.Nuk ka me ndarje si dikur ne kohen e Berishes,kur gjysma e mediave e mbeshteste ate,e gjysma tjeter opoziten socialiste.Sot,te gjitha mediat mbeshtesin Ramen.Te gjitha.Te gjitha.Edhe ato kinse te pavarurat,skuthet.
        Ne kohen e Berishes,prsh,Klan-i ishte me te,kurse Top-i ishte me Ramen.Sot,ne kohen e Rames,edhe Klan-i edhe Top-i jane me Ramen.Konstrasti flet vete.Kush te doje,le ta shohe.
        Censura e pushtetit socialist ka shenuar rekord.Po i afrohet me shpejtesi censures se pushtetit te dikurshem komunist.Bijte po nuk po u lene gje mangut baballareve.Me kete ritem,shume shpejt mund t’i kalojne.Per fat,jemi ne nje,dhe nuk do t’i lejojme.
        Po censurohen edhe protestat kunder censures!Rekord rilindjot!
        Analisti yne,per te cilin kam njelloj simpatie te vecante(jo,se me lejon komentet,se kete e ben per te gjithe,dhe eshte e vetmja gje qe do te doja t’i quhej pozitive ne zanatin e tij,ne dallim nga shume kolege te tij skutha,qe i shohin me lupe komentet),nuk ben mire qe pergojon dy gazetaret qe e bene te njohur per mbare publikun shqiptare,tragjedine e Sharres.
        I levdon dhe i pergojon.I levdon duke i pergojuar;i pergojon duke i levduar.Taktike e njohur ne fshatin gazetaresk shqiptar.Po ta bente ne menyre me fine,edhe mund te pranohej disi.Por,e ben ne menyre brutale.Dhe e ben me qellim.
        Alida Tota,eshte nje njeri i mire,aq i mire,sa per te vlen te thuhet ajo shprehja e bukur “shpirt njeriu”.Nuk ka njeri qe e njeh,dhe te flase keq per zonjen.Te gjithe flasin mire.Edhe si gazetare ,eshte shume e mire.Eshte nder ato,qe me plot gojen,do t’i quaja heronj te heshtur te gazetarise shqiptare.Alida Tota eshte nje heroine e heshtur e saj.Puneshume e fjalepake.
        Prandaj,analisti yne,behet shume antipatik,kur mundohet te beje,qofte edhe aludimet me te vogla ,per te njollosur integritetin e zonjes.
        Per Artan Ramen,ka folur Andi Bushati,qe ka bashkepunuar me te;bile edhe ne emisione per Gerdecin.Analisti yne dhe Andi Bushati jane kolege por, edhe shoke e miq te mire.Andi Bushati flet fjalet me te mira per bashkepunetorin e dikurshem;si njeri dhe si profesionist.Nderkohe,qe zoti BAze,njesoj si ne rastin e zonjes Tota (levdo duke pergojuar),ben aludime shume te uleta per Artan Ramen.
        Une qe se njoh,por edhe te gjithe ata qe se njohin zoterine nga afer,kemi dy deshmi: deshmine e Bushatit dhe deshmine e Bazes.
        Tani,ke te besojme: Bushatin apo Bazen?!
        Une per vete Bushatin,megjithe simpatine qe kam per Bazen.Edhe do te mund ta kisha besuar analistin tone,nese nuk do te kishte keputur nje te trashe ne pjesen e fundit te editorialit,ku don te na e paraqese veten …. viktime te fjales se lire…!!!
        Nuk dua te qesh,por nuk e permbaje dot!Po ta permbaja,do te shperthente me keq ajo.Analisti yne dashnor i fjales se lire ….. hahahahaa!
        Me habit ky njeri!Me te vertete qe me habit!Me le pamend ,per nder!
        Bazja yne u prish me Berishen,per arsye parimore….!A nuk eshte per te mbajtur barkun me dore kjo?!

    2. Rimi says:

      Se kuptoj kete shkrimin se je ne kontradikt me veten ktu mero, se ke ber per gazetar po te njejten gje ke bere. Dhe pikerisht kindra ksaj duhet te dalim, mjaft me kto standartet e katerfishta e me interesa e njohje personale. Nese kto 2 gazetaret e kan seriozisht kte kauzen dhe spo e perdorin politikisht ateher mund tja dalin pavarsisht nga e kaluara qe kane kshuqe sbesoj se eshte nevoja ti dalim ne mbrojtje e ti behemi engjej.

  2. E says:

    Fatmiresisht skuthi i Sorosit, mbreti i fallcitetit, te ofron kauza te perditshme.

  3. Niazi says:

    Editorial….i Perkryer…Mero…Ke shkelqyer..Si gjithmone…te lexoj pa fryme pa fryme.

  4. Ishalla del says:

    Jo me mero mos ja qr, edhe ti si kto 2 te tjeret u pastrove e po na ben moral mbi te drejten. Ik se sje ti nga ata.

  5. Sonili says:

    Bravo Erion per gjithe te mirat qe po i sjell Tiranes, mos degjo se ca flasin keta njerez te pacipe te pd, se skane pune tjeter, e dijn qe i ka ikur cdo gje nga duart.

  6. MARJETA says:

    PD kapet kot, se sduan ta pranojne dot sfiden e hapur qe i a shpallur Veliaj duke e bere Tiranen ashtu sic nuk ka qene kurr me pare, sikur te flasim vetem per kopshtet qe i ka kthyer me standartet me te mira si ne vendet e europes, dhe jo me per te tjerat qe nuk numerohen.

  7. SALI says:

    Jane akuza pavend te gjitha, ketu po flasim per nje njeri qe e do me shume Tiranen se te gjithe ne qe e kemi shkaterruar gjithe keto vite. Dhe ai eshte vetem nje Erion Veliaj. Bravooo!!!

  8. alban says:

    Mero. Eshte nje nder shkrimet e tua me pa kripe qe kam lexuar ndonjehere. Pse nuk qe ti qe i bere bografine ne kete blog ketyre te ashtuquajturve gazetare qe i paske aq shume perzemer dhe me pas komentuesit thane mendimet e tyre?

  9. loni says:

    Dhe une nuk e kuptova Meron kete radhe ,jo po se Artan Rama dhe Alida Tota jane me kete parti ,sdo te thote keshtu.gazetari eshte gazetar ,PA parti,gazetari flet dokumenton nga vendngjarja realitetin .Gazetari duhet te beje gazetarin ,nuk duhet te beje politike ,spese nuk eshte me gazetar po politikan

  10. orient says:

    ..gazetaret jane si zbuluesit..rrezikojne te paret dhe ngelen te arte, kur puna e tyre vleresohet respektivisht nga shoqeria, por jane te neveritur kur manipulojne shoqerine,qofte edhe perkohesisht…gazetare ,te cileve ju trembet edhe politika ka ,biles per probleme te paqarta mezi pres te lexoj komentet e tyre ,qofshin edhe ne anen tjeter te llogores.
    natyrisht nuk ka njerez perfekte,por ne e kerkojme te te tjeret perfeksionin..kjo mosperputhje na kushton,na ndan..askush nuk gjykohet nga partia {mendoj},por nga produkti qe nxjerr..ç,do gje eshte marketing..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje