Mustafa Nano: Çfarë (nuk) duhet të bëjë Ben Blushi?

14 Tetor 2016, 09:40Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Ben Blushi na kish bërë me dije me anë të një shkrimi lidhur me vendimin që kish marrë, por dje i dha një formë “më zyrtare” këtij vendimi. E shpalli edhe në Kuvendin e Shqipërisë largimin nga Partia Socialiste. Dhe me këtë, merret vesh se nuk ka më kthim prapa. Mbylli një kapitull të jetës së tij politike, e me ç’duket, do të nisë një kapitull të ri. Do të krijojë një parti të re. Bëri mirë? Nuk kemi se si ta dimë qysh tani. Unë vetë do t’i kisha këshilluar të rezistonte brenda PS-së, me shpresën se aty mund të bëhej tok me të tjerë, që zgjimin e kanë më të vonuar. Kam frikë se, kështu si kanë ardhur punët në Shqipëri (shoqëria jonë është tradicionalisht reaksionare e thellësisht e korruptuar), asgjë e re nuk gjen vend për t’u afirmuar. Dhe me këtë që sapo thashë po supozoj se Ben Blushi përfaqëson diçka të re, gjë që, në fakt, mbetet për t’u parë. Dhe kjo “mbetet për t’u parë” vlen për fare pak njerëz në Shqipëri, që janë të hapur (jo për gjë, por ngaqë nuk duan të jetojnë të pashpresë) ndaj nismave të reja politike. Të tjerët nuk kanë se ç’të presin për të parë, o ngaqë status quo-së ia kanë parë hairin, e për këtë arsye çdo premtim për ta prishur këtë status quo iu duket si një kërcënim, o ngaqë për ta, të gjithë ata që vërtiten në skenën publike, e sidomos atë politike, janë një, e njësoj: demagogë të shpifur, që shpallin qëllime të mira, por motivimet i kanë të liga.

Ç’duhet të bëjë Blushi në këto rrethana? Gjëja e parë që duhet të bëjë është që të shkarkohet nga mllefi që është duke bartur. Në kokën e tij ka shumë Edi Rama, e Co., dhe të krijohet përshtypja se s’po e mban vendi vetëm e vetëm që t’u prishë punë këtyre. Duhet ta zbrazë kokën prej tyre. Këta mund të ishin një fiksim për Blushin për sa kohë ai ishte pjesë e PS-së. Tani nuk ka pse të kenë atë rëndësi. E them këtë, ngaqë është ky fiksim ndaj Ramës e Co., që i bën të tjerët ta shohin Blushin si një njeri të mllefosur, dhe kaq. Sidomos kur, për shkak të këtij mllefi, këput ndonjë mufkë, siç ishte ajo që këputi dje. “Saliu i vrau, por dikush i çoi në pritë”, tha ai, duke iu referuar viktimave të 21 janarit. Kjo është gjëja më e çmendur që mund të thuhet, kur flitet për 21 janarin. Mund të kritikohet mënyra se si u organizua protesta atë ditë, mund të kritikohen motivet e asaj proteste, mund të kritikohet sjellja e eksponentëve të PS-së me në krye Ramën, mund edhe të besohet më në fund, madje edhe të provohet, versioni, sipas të cilit, Rama e ka ditur, apo ka pritur, që Saliu do shtinte mbi protestuesit, e prandaj e bëri protestën të atij lloji, të gjitha këto mund të jenë të vërteta, por prapëseprapë, pohimi se “Saliu i vrau, por Rama ia çoi në pritë” është mënyra më e mirë për ta relativizuar gravitetin e atij krimi të ndyrë. Me këtë Blushi u është bashkuar atyre që logjikojnë mbi premisën se “po i zure rrugën Saliut, ai të vret”, atyre që këtë premisë na i shesin si një truizëm të llojit “po e lëshove një gjë nga sipër, ajo do bjerë poshtë”. Një kjo. Së dyti, ky pohim krijon një lloj simetrie mes atij që vret këdo që e bezdis sadopak, dhe atij tjetrit që, edhe pse e di këtë gjë, çon ndonjë njeri që ta bezdisë. Jo, i dashur Blushi, nuk bëhet politika me këto broçkulla. Nëse ke ndërmend të bësh politikë në këtë formë, lëre fare më mirë. Nuk i duhesh kujt. Dhe këtu po e mbyll këtë parantezë, të cilën nuk mund të mos e bëja.

Gjëja e dytë që duhet të bëjë Blushi është të heqë dorë prej protagonizmit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është një nga njerëzit më të fismë atje brenda, por duke u përpjekur të bjerë në sy për mirë në atë delirium, bën të kundërtën, bëhet njësh me të tjerët. Askush nuk mund të bëjë diferencën në këtë vend duke folur nga foltorja e Kuvendit. Ajo foltore është e Sali Berishës. Atij i ka hije. Atij i takon. Ka gati 30 vjet që e ka, tok me të ngjashmit, ku futet edhe Edi Rama. E prandaj, nuk mund të bërtasësh nga ajo foltore se je ndryshe nga të tjerët, të cilët atë foltore e kanë të tyren. Kuvendi i Shqipërisë është sot cepi më i ndyrë i territorit të republikës. E prandaj, Blushi duhet ta lërë mënjanë protagonizmin parlamentar, duhet ta mundë tundimin për t’u ngrënë me ata që janë atje, duke përdorur të njëjtat armë të tyre.

Gjëja e tretë është më e vështira. Gjithnjë, nëse Blushi bie dakord se duhet bërë. Ai duhet të mbledhë rreth vetes një grup njerëzish të fismë. Të gjejë edhe një duzinë njerëzish që kanë qibrën e Mimoza Hafizit. Nuk duhen më shumë. E nuk duhet të synojnë të marrin votat e të varfërve dhe të papunëve (si zor t’ua marrësh votën këtyre, për sa kohë që nuk u ofron dot 50 a 100 euro ditën e votimit), nuk duhet të synojnë të fitojnë vëmendjen e atyre që gjatë 26 viteve të fundit nuk kanë ditur të bëjnë gjë tjetër, veçse të votojnë për PD-në, për PS-në e për LSI-në (këtij soji shqiptarësh nuk ia prish dot mendjen). Për mua, në rrethanat ku jetojmë, duhet mobilizuar ajo pjesë e shqiptarëve që nuk vuajnë për bukën e gojës, dhe ajo pjesë e shqiptarëve që, për të nxjerrë bukën e gojës, zgjohet pa gdhirë e fle pa rënë nata që të zgjohet sërish pa gdhirë, dhe ajo pjesë e shqiptarëve që nuk i ka varur shpresat te një vend pune në administratë, të cilin mund ta marrë prej atyre që vijnë në pushtet në këmbim të votës që mund t’ua japë, dhe ajo pjesë e shqiptarëve që votën e vet është e prirur ta shohë si një akt civil, e jo si një gjë që jepet në këmbim të ca parave apo në këmbim të premtimit për përfitime të nesërme në rrugë ilegale, shkurt, ajo pjesë shqiptarësh që nuk ia ka frikën, a nevojën, një klase politike të papërgjegjshme e të korruptuar. Kjo mund të jetë pak në përqindje, por nuk është se duhen shumë për të filluar ndryshimin e Shqipërisë. Ky ndryshim nuk duhet pritur, sepse nuk mund të ndodhë, nga një parti e madhe që vjen në pushtet. As nuk mund të vijë menjëherë. Nuk ka për të ndodhur kurrë në këtë vend një ndryshim i madh dhe i menjëhershëm. Sepse në asnjë vend tjetër nuk mund të ndodhë. Nuk ka ndryshime të mëdha e të menjëhershme. Ah, i vetmi ndryshim i madh i menjëhershëm është dita e fundit të botës, për të cilën flitet në Bibël e Kuran, por këtë nuk mund ta premtojë e realizojë ndonjë parti. Aq më pak një parti e Blushit, që tek ajo ditë nuk beson. (Mapo)

24 komente në “Mustafa Nano: Çfarë (nuk) duhet të bëjë Ben Blushi?”

  1. aaaaaaaaaaaa says:

    Po ktë foto nga gjimnazi e ke ? Shkrim i mire Muçi ,bravo.

    1. Skypion says:

      Fillimisht,per respekt te trushpelareve te ketij forumi te nderuar dhe per te mos lene vend per asnje lloj spekulimi,duhet te theksojme qe nuk jemi aspak me nismen e re te zoti Blushi,e cila,sidomos ne kushtet specifike te vendi tone,nuk i duhet atij.Jo vetem qe eshte e pavlefshme,por edhe e demshme.
      Sa i perket ketij shkrimi te ngutur te Mustafa Nanos,ku mllefin ndaj Blushit,per braktisjen qe i beri socialistave,ne kete kohe te veshtire te diskretitimit te gjithanshem te tyre,mundohet ta fshehe pas nje keshille,ne dukje dashamirese,asqe ia vlen ta komentosh.
      Ne fakt,nuk ia vlen te komentohet asnje shkrim i tij.Jemi ne rastin,kur Ad Hominem-i eshte i justifikuar.Nuk meriton gje tjeter,ky palo gazetar.
      Dhe,ja se pse.
      Shtysa per te bere kete shkarrashkrim e ,sidomos,mllefi ndaj Blushit aty,duket qarte,qe eshte … Sali Berisha…!!!
      Ajo qe e ka acaruar fshataro-analistin,krahinorin Mustafa Nano,eshte deklarata e djeshme e Blushit,qe “Rama i nxori ne prite,viktimat e 21 janarit”!
      Blushi,c’eshte e verteta,ka thene vetem nje pjese te saj,megjithese,edhe keshtu u vjen kaq hidhur bashibozukeve socialiste,sa te kishte thene te verteten e plote.
      E cila e vertete e plote eshte kjo: 21 janari ishte nje proteste fashiste,e para proteste fashiste ne Shqiperi,e pergatitur e konceptuar,organizuar dhe zbatuar nga Edi Rama dhe kriminelet e tij,qe me vone,do t’i bente deputete dhe funksionare te rendesishem te administrates se tij.Nje proteste e llogaritur per te derdhur gjak.Nje proteste e projektuar per shume me shume viktima.Per mijera te tilla…qe,sipas vete deklarates se Rames ne vigjilje te krimit,do te mbushnin plot Bulevardin e Madh.21 janari nuk ishte nje proteste popullore,sic pafytyresisht e propagandon bashibozukeria mediatike socialiste,por nje ushtrim dhune i opozites politike per te rrezuar me force qeverine legjitime te kohes.Qytetaret e thjeshte,u genjyen dhe u mashtruan pashpirtesisht nga propaganda kriminale socialiste,per t’i perdorur si fasade dhe mish per top.
      BEn Blushi,ka kapur kete pjese te fundit te se vertetes ,dhe ua plas ne sy socialistave;duke e anashkaluar ideimin,organizmin dhe sbatimin kriminal,qe beri Rama me kriminelet.Nuk e gjykoj per kete.Ai sillet si politikan.
      Keshillat qe krahinori Mustafa i jep Blushit,kane aspektin e tyre vecanerisht qesharak.
      Fshatari i jep keshilla qytetarit…!!! Keni pare ju keshtu?!
      Edhe mund ta pranonim,qe qofte edhe nje provincial ,nje fshataro-analist si Muc Nano te jepte keshilla por, kur keto t’u beheshin deputeteve tipike socialiste,sic jane te korruptuarit, inkriminuarit,analfabetet funksionale,trafikantet,perdhunuesit dhe vrasesit.
      Por,t’i jape keshilla Ben Blushit,ky me duket guxim i madh.C’eshte e verteta,per guxime kesolloji ,shquhen vetem provincialet.
      Kur them qytetar e fshatar,e kam fjalen ne kuptimin me te gjere kulturor te fjaleve.
      Ben Blushi,kulturalisht eshte ne hapesira eterne ,lart nga Muci i shkrete.Ai ka qene edhe gazetar,dhe si i tille,ku e ku me lart,se Muci i shkrete.Ai eshte edhe shkrimtar,dhe si i tille,ku e ku larg me Mucin e gjore,qe te vjen gjynah t’ia lexosh rrefenjat e tij provinciale ,qe duket sikur i ka shkruar me plug,jo me keta modernet e kohes,por me ato te vjetrit prej druri.
      Por,edhe ne verb,ne artikulim,ne komunikim,dallimi mes Blushit dhe Mucit eshte aq i madh,sa … c’eshte ai mes qytetarit dhe fshatarit!
      Ja shikojeni Mucin ne debate televizive,megjithese,per shkak edhe te keshillave te miqve meshirues,mundohet ta permbaje veten,te duket,te gjithve ju duket,sikur ne studio ka hyre nje fshatar me gjithe poture dhe me stap ne dore,dhe ashtu i perndezur do te beje…analize!
      Padyshim,qe Blushi i di te gjitha keto,sepse e ndjen superioritetin e tij.Por,ne i themi per kenaqesine tone te zbavitjes.
      Padyshim,qe eshte qesharake edhe ta mendosh,qe dinakeria fshatareske e analistit keshilledhenes,do te mund ta intimidoje Ben Blushin ne kriticizmin e tij ndaj Rames dhe hordes se tij te korruptuar dhe kriminale.
      (P.S: dinakeria fshatareske e Muc Nanos,per te cilen po flas,eshte kjo: akuzat qe t’i i ben Rames dhe socialistave,jane te njejta me ato qe i ben BAsha,Berisha,Partia Demokratike… ti,Blush,ne dac te jesh i besueshem per ne(nenkupton ne pergjithesi fshatari dinak),mos bej te njejtat akuza qe i ben opozita… bej akuza te tjera…!!!Domethene,mos akuzo per korrupsion,as per kriminalitet,as per trafikante,perdhunues e vrases ne parlament PS dhe bashki te majta… bej akuza te tjera…!!! Po,cfare akuzash te tjera?!E shikoni se nuk i them kot une, ketij,fshataro-analist!)

      1. Albi says:

        Ha ha ha shume e bukur kjo… Ne krye te komentit shkruan “asqe ja vlen te komentohet”, edhe pastaj vazhdon me nje carcaf dopio…

      2. mirashi says:

        Ne fakt skypion i ke mbrojtur me dinjitet krimin dhe kriminelet, kurvat dhe kurvaret, hajdutet dhe intrigantet, antiatdhetaret dhe spiunet…Ke merite, seriozisht e theme; paske kohe te lire, por nuk besoj qe ne ekonomine e tregut te ngelesh pa paguar. Te lumte dhe vazhdo se sa te lexohet pseudonimi yt qe dikush para ca ditesh thoshte qe eshte Artan Hoxha e ti nuk e pergenjeshtrove, komentuesit e sinqerte e dashamires te njerezve vetem do buzeqeshin si pergjigje ndaj teje. Paska dale lugati fjales do thone e vetem kaq.

    2. cudia says:

      Blushi, une kam mendimin qe mqs di kaq shume sa te mesosh edhe Blushin, pse nuk i bashkohesh partise se tij? Mendoj se ti mund te kontribosh me shume ne ndonje parti sesa te harxhosh kohen me gazeta . tung

  2. Tani.deutschland says:

    E vertrte.
    Kete Mustafa Nanon se kam qejf fare, por kesaj here i jap 100/100 te drejte.

  3. Adi Tirane says:

    Bravo Muç Nano, sidomos per pjesen e mobilizimit te pjeses aktive te shoqerise qe nuk del me ne votime se nuk eshte me e perfaqesuar nga keto forca politike.

  4. Qemal Baja says:

    Qemali.
    Mustafa ke bere nje analize perfekte.Te pershendes per thjeshtesine ,stilin dhe argumentat e perdorura.

  5. Skypion says:

    Fillimisht,per respekt te trushpelareve te ketij forumi te nderuar dhe per te mos lene vend per asnje lloj spekulimi,duhet te theksojme qe nuk jemi aspak me nismen e re te zoti Blushi,e cila,sidomos ne kushtet specifike te vendi tone,nuk i duhet atij.Jo vetem qe eshte e pavlefshme,por edhe e demshme.
    Sa i perket ketij shkrimi te ngutur te Mustafa Nanos,ku mllefin ndaj Blushit,per braktisjen qe i beri socialistave,ne kete kohe te veshtire te diskretitimit te gjithanshem te tyre,mundohet ta fshehe pas nje keshille,ne dukje dashamirese,asqe ia vlen ta komentosh.
    Ne fakt,nuk ia vlen te komentohet asnje shkrim i tij.Jemi ne rastin,kur Ad Hominem-i eshte i justifikuar.Nuk meriton gje tjeter,ky palo gazetar.
    Dhe,ja se pse.
    Shtysa per te bere kete shkarrashkrim e ,sidomos,mllefi ndaj Blushit aty,duket qarte,qe eshte … Sali Berisha…!!!
    Ajo qe e ka acaruar fshataro-analistin,krahinorin Mustafa Nano,eshte deklarata e djeshme e Blushit,qe “Rama i nxori ne prite,viktimat e 21 janarit”!
    Blushi,c’eshte e verteta,ka thene vetem nje pjese te saj,megjithese,edhe keshtu u vjen kaq hidhur bashibozukeve socialiste,sa te kishte thene te verteten e plote.
    E cila e vertete e plote eshte kjo: 21 janari ishte nje proteste fashiste,e para proteste fashiste ne Shqiperi,e pergatitur e konceptuar,organizuar dhe zbatuar nga Edi Rama dhe kriminelet e tij,qe me vone,do t’i bente deputete dhe funksionare te rendesishem te administrates se tij.Nje proteste e llogaritur per te derdhur gjak.Nje proteste e projektuar per shume me shume viktima.Per mijera te tilla…qe,sipas vete deklarates se Rames ne vigjilje te krimit,do te mbushnin plot Bulevardin e Madh.21 janari nuk ishte nje proteste popullore,sic pafytyresisht e propagandon bashibozukeria mediatike socialiste,por nje ushtrim dhune i opozites politike per te rrezuar me force qeverine legjitime te kohes.Qytetaret e thjeshte,u genjyen dhe u mashtruan pashpirtesisht nga propaganda kriminale socialiste,per t’i perdorur si fasade dhe mish per top.
    BEn Blushi,ka kapur kete pjese te fundit te se vertetes ,dhe ua plas ne sy socialistave;duke e anashkaluar ideimin,organizmin dhe sbatimin kriminal,qe beri Rama me kriminelet.Nuk e gjykoj per kete.Ai sillet si politikan.
    Keshillat qe krahinori Mustafa i jep Blushit,kane aspektin e tyre vecanerisht qesharak.
    Fshatari i jep keshilla qytetarit…!!! Keni pare ju keshtu?!
    Edhe mund ta pranonim,qe qofte edhe nje provincial ,nje fshataro-analist si Muc Nano te jepte keshilla por, kur keto t’u beheshin deputeteve tipike socialiste,sic jane te korruptuarit, inkriminuarit,analfabetet funksionale,trafikantet,perdhunuesit dhe vrasesit.
    Por,t’i jape keshilla Ben Blushit,ky me duket guxim i madh.C’eshte e verteta,per guxime kesolloji ,shquhen vetem provincialet.
    Kur them qytetar e fshatar,e kam fjalen ne kuptimin me te gjere kulturor te fjaleve.
    Ben Blushi,kulturalisht eshte ne hapesira eterne ,lart nga Muci i shkrete.Ai ka qene edhe gazetar,dhe si i tille,ku e ku me lart,se Muci i shkrete.Ai eshte edhe shkrimtar,dhe si i tille,ku e ku larg me Mucin e gjore,qe te vjen gjynah t’ia lexosh rrefenjat e tij provinciale ,qe duket sikur i ka shkruar me plug,jo me keta modernet e kohes,por me ato te vjetrit prej druri.
    Por,edhe ne verb,ne artikulim,ne komunikim,dallimi mes Blushit dhe Mucit eshte aq i madh,sa … c’eshte ai mes qytetarit dhe fshatarit!
    Ja shikojeni Mucin ne debate televizive,megjithese,per shkak edhe te keshillave te miqve meshirues,mundohet ta permbaje veten,te duket,te gjithve ju duket,sikur ne studio ka hyre nje fshatar me gjithe poture dhe me stap ne dore,dhe ashtu i perndezur do te beje…analize!
    Padyshim,qe Blushi i di te gjitha keto,sepse e ndjen superioritetin e tij.Por,ne i themi per kenaqesine tone te zbavitjes.
    Padyshim,qe eshte qesharake edhe ta mendosh,qe dinakeria fshatareske e analistit keshilledhenes,do te mund ta intimidoje Ben Blushin ne kriticizmin e tij ndaj Rames dhe hordes se tij te korruptuar dhe kriminale.
    (P.S: dinakeria fshatareske e Muc Nanos,per te cilen po flas,eshte kjo: akuzat qe t’i i ben Rames dhe socialistave,jane te njejta me ato qe i ben BAsha,Berisha,Partia Demokratike… ti,Blush,ne dac te jesh i besueshem per ne(nenkupton ne pergjithesi fshatari dinak),mos bej te njejtat akuza qe i ben opozita… bej akuza te tjera…!!!Domethene,mos akuzo per korrupsion,as per kriminalitet,as per trafikante,perdhunues e vrases ne parlament PS dhe bashki te majta… bej akuza te tjera…!!! Po,cfare akuzash te tjera?!E shikoni se nuk i them kot une, ketij,fshataro-analist!)

  6. Faro says:

    Dhe kete ndryshin e fundit ti, si gazetar me eksperience,pret ta beje Blushi!!!!??????

  7. saliu says:

    Gynah qe nuk ka krijuar ndonje parti ky Muci. Eshte koke daulle e madhe.

  8. Tralala says:

    Keta qe keshillon ti Muci, jane nje takem qe s’i kane bere kurre kepucet me balte. Keta, ne zgjedhje do kuptojne se kush eshte PS. Mund te pyesin dhe ata qe e kane provuar divorcin, si: Bamir Topin, Petro Kocin etj. Se ne kete vend po u divorcove s’krijon dot familje te re.

  9. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Ke shume te drejte. Por ne Shqiperi jane aq pak njerez te mire dhe te ndershem, sa me duket pothuajse e pamundur te realizosh ate çka thua ti. E keqja me e madhe eshte fakti, se ne po mesohemi me korrupsionin, kurvellikun, bythlepirjen, etj. Dhe njerezit normal shihen si alien nga njerezit e ligë qe na rrethojne ne çdo ambient.
    TE FALENDEROJ SHUME QE MUNDOHESH TE EMANCIPOSH RRACEN TONE TE ÇUDITSHME.

  10. Ben Dibrani says:

    Nuk te lexova artikullin o Mustafa, por desha te them qe ke hyre edhe ti te shoqata “Te degjeneruarit e pavarur”

  11. kozmo says:

    SIPAS KESAJ LLOGJJKE TE MUCOS ,ASGJE NUK DUHET TE NDRYSHOJE ,SE NUK BEHET . NE TE TRE PIKAT QE PARASHTRON MUCUA , JANE HAMENDESIRA TE KOTA .
    MUCO NO GO !!!

  12. Shefi says:

    Muci si gjithmone ne shenje. me gjithe mllefin e disave skupidhjeve si puna e Sky—- me eksperience ne reciklimin e plehrave qe guxojne e zhgaravitin pa kuptuar se banjat publike ku mund te zhgaravisin jane diku me afer tyre.

  13. lgeneria qe shpreson says:

    O Skypion,po meqe Muc Nanon na i quan fshatar…..,se nuk mund te mesoje dot nje qytetar e terci verci…po atij qe i lepin bythen ti se te ka lene ndonje kocke,Sali Berishen,cfare na e quan ti? Qytetar?Apo eshte qytetar nga Vicidoli Saliu.
    Sa per 21 Janarin,sado te mundoheni ju bythlepiresit dhe kryekrimineli,kryetradhetari dhe kryehajduti i ketij vendi SB qe ta fshihni,nuk e fshihni dot.Ai eshte nje krim i paster shteteror dhe SB dhe te gjithe ekzekutoret do japin llogari se s’ben.Degjon Skypion?Do japin llogari!!

  14. Paro says:

    Budallalleqet me te medha i gjeta ne komentin e Mehmet Elezit (=Skypion), anetarit te Komitetit Qwndror te PPSH-se.
    I ka borxhe te medha Saliut (dergimin ambasador ne Zvicer) , por ai, edhe pse budalla, provon se eshte qe besnik.

  15. mirashi says:

    E para qe duhet te beje Ben Blushi eshte qe te çrregjistroje Mustafa Nanon si gazetar. Mustafai ngelet Mustafa. Kishim nje hoxhe ne dikur me kete emer. E dyta eshte qe Ben Blushi nuk eshte gje e re ne politike si thote Nano, por nje xhakete e vjeter ne politike qe ka pasur vetem shembullin negativ edhe si politikan edhe si minister edhe si kontradiktor ne shume çeshtje, por edhe nje dembel i madh e mosperfilles i elktoratit qe e votonte. Gjate kesaj kohe (20 vjet) Ben Blushi e çfrytezoi vetem te kete emer deputet per te marre rrogen, per tu degjuar emri ashtu si dhe Kiçua e mbi keto per te çfrytezuar damarin e babait per te shkruar libra. Dhe vetem kete ka bere diku mire e diku si antiqytetar e jo me si deputet. Shume kush ne kete linj edhe e pelqen , ashtu si sot shume shqiptare pelqejne mendjet dhe shkrimet e dikujt qe jane kunder atyre qe ata nuk e pelqejne, por jo per vlera, edukate, respekt dhe shqiptarizem. Ben Blushi eshte nga “te fundmit e mohikaneve” te Fatos Nanos qe ka kaq vjet qe ka punuar per padronin e tij duke ngeleur pothuajse i vetem ne PS sepse i iken te gjithe, bile Kastriot Islami u be dhe deputet i Sali Berishes! E, ka me se ku te shkoje? Pra, per te mos e zgjatur se ka shume per te thene, Ben Blushi ka je histori te shkruar e te lexuar dhe çfaredo lloj partie te krijoje ai, valle kush mund ta besoje kur e njohin lakuriq? Vetem ata qe duan dhe besojne se Shqiperia keshtu do te eci me keto xhaketa te felliqura dhe nuk ka rruge tjeter. Dhe xhaketa te felliqura nuk ka vetem poltika , por me shume dhe gazetaria e media , perfqesues te tyre, se kete rruge mesuan ne “liri” qe nga fillimi dhe kjo u solli ato qe ata duan me shume: parane, intrigen dhe jo njerine. Irritim, por ne realitet.

  16. kombi says:

    Muci injoroj veten me kete shkrim . Nuk jepen keshilla njerzve me te zgjuar se veten . Keshilla jepen vetem atehere kur te kerkojne mendim ..PO KUSH KA NEVOJE PER DIJET E MUCIT ????

  17. KORCARI USA says:

    Keshillat e MUSTAFA PASHA NANOS per Blushin jane:Mos fol ne kuvend,Mos shaj PS-ne,mos krijo Parti,ul koken dhe ri ne bango ngjitur me qelbesiren Balla,kriminelet Roku,Froku,Tom,kukumjackat Spirollari,pelivanet politike Ruci,Majko dhe rufjanet politik Veliaj e Tahiri.I madhi Ibrahim Linkolni ka thene qe / jepi dicka ne dore dikujt e te shikosh se kush eshte./Te keshilloj dhe une ;ti si specialist I qelbesirave qendro me ato qe ke thene per qelbesirat dhe mos jep keshilla pa keshilla e sidomos Blushit sepse Blushi ka qene nje nga krijusit e RD,leksionet e Blushit nga Dojce Vele te happen pak syte ty,gazetaria e tij te bene qe xhoc te shkruash dhe ti,romanet e tij te njohura ne Shqiperi dhe Bote te dhane pak culture dhe ty.Po mire atehere pse ti linje per gjysem gotten e rakise dhe duke u mbllacitur rendnje te degjoje oratorine e Blushit ne kuvend dhe ulurinje te mbanin qetesi deri dhe tek qente e macet?Une nuk e di se nga c mal apo fushe ke zbritur ti ne Tirane por te thuash qe ne Shqiperi nuk ka njeres te ndershem qe votojne per ideale,qe ne Shqiperi te gjithe shesin veten per ca euro apo mjell,qe ne Shqiperi na jane zhdukur intelektualet ,qytetaret e fermeret e ndershem eshte nje poshtersi me e madhe se ajo qe bejne qelbesirat qe ti I njeh mire.Gazetarija eshte dhe do te jete fisnike kur ate e bejne edhe ne kushte lufte si Blushi tek/ Koha Jone/ por eshte dhe gazetari e qelbur kur e bejne lepires e qelbanike.

  18. I.lir says:

    Muc, te dhane 100/100 te drejte dmth1 perqint. Ta gezosh.
    Ti ku ben pjese, ne shumicen, ne ata te pabuksit qe shesin voten apo apo ne ata bosat qe e kane hepin plot. Turp, lek mund te kesh po jo mend per tu dhene te tjereve. Hiqesh si analist po je anal… Pompist.

  19. xhemal says:

    reformat qe po ben rama jane shume te rendesishme per krijimin e nje shteti te mire per qytetaret e shqiperise, ato do sjellin rezultate pas 5 e me shume vjetesh e per kete lipset qe te mbeshtetet ,te gjitha kritikat qe behen nga pakica politike apo media gazetaret ,intelektualet si dhe brenda forces vete politike te edit bejne mire per permiresimin e tyre ,por disa jane penguese serioze sic jane disa gazetare qe ne vend te analizojne e sqarojne njerezit per ligjet e reja krijojne barrikada ,keqinformojne popullin mbjellin frike ,bejne shpifje e nuk respektojne istitucionet .shqiperia keto 26 vjet ka qene terren eksperimentesh te frikeshme qe kane sjelle anarki ne cdo qelize te vendit deri ne tragjedi si 97 ,gerdeci apo 21 janari te cilat jane shembelltyra e pushteteve kriminale pa folur per varferine shperfyterimin e teritorit ,nxitjen e urrejtjes krahinore privatizimin pa kriter te pasurive publike ku cdo shqipetar ka derdhur djerse per ndertimin e pasurimin e saj, jane 1000 gjera te bera keq me qellim sundimin jo mireqenien e begatine e te gjithe shqipetareve.atehere per tu ribere shqiperia kerkohet kohe ,durim sakrifice, pune titanike, ligj per te gjithe njelloj per kedo e shume te tjera .qeveria e tanishme duhet mbeshtetur ne punet e saj te mira ne administrimin e teritorit ,ne energjitike arsim ne sigurine publike pa harruar qe duhet mbajtur nen kontrollin e shoqerise civile ,te pakices politike te mjeteve te informimit per te mos kaluar ne degjenerim .ka plote per tu kritikuar edhe rama por per mua eshte katerciperisht i ndryshem nga saliu e ky i fundit eshte pergjegjesi kryesor i tragjedive kolektive te ndodhura ne shqiperi ,blushi eshte nje politikan i deshtuar e si i tille nuk do sjelle asgje te mire ,nuk e kam lexuar mund te jete nje shkrimetar i mire asnje ide te re nuk ka dhene vetem eshte nje kritizer i keq ky eshte mendimi im personal ,ndersa nano me duket qe seshte i qendrushem ne mendimet e tij ne fillim e mbeshteti ramen tani jo argumentat qe nxjerr nuk jane bindese por me shume inatcore

  20. Emigranti says:

    Z Nano mire bere qe i dhe pak mend Blushit,po ta shohesh kerkon te beje namin me Afizin,e cila mendon se shkenca e fizikes do ta ndihmoje ne politike ashtu si Mejdani qe ne fund te fundit cfare kane bere ne politike ?asgje.Edhe Blushi kapardiset ne parlament si Kokoshi maje plehut.ZNano e ke degjuar ate thenjen popullore DHENTE E DHITE E ZERES NAMI HASAN QERES keshtu qe mandatin qe i dha elektorati i PS Hasan Qeres po ashtu edhe z fizikante ta dorezojne se sa per ata elektorati ju kane varur teneqet si mbetje inkuiminante .Z Nano ,une shoh qe kjo qeveri po punon se ju dhe disa te tjere mendojne ndryshe eshte normale por nuk e di se per ke parti i bije fyellit ti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje