Ngjarja makabër: Vajza nga Fushë-Kruja vret foshnjën para lindjes, piu 40 paracetamolë

14 Tetor 2016, 17:47Kronika TEMA

Një foshnje ka lindur e vdekur në maternitet, ndërsa nëna e saj gjendet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve zyrtare, një 21­vjeçare nga Fushë­Kruja, shtatzënë në muajin e tetë kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi kishte pirë një grusht me ilaçe me qëllimin për të abortuar, shkruan “Balkanweb”. Vajza me inicialet S.Z. ka shkuar rreth orës 18:00 në një nga maternitetet e Tiranës për të lindur.

Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. mësohet se 21­vjeçarja ka qenë e lidhur me një djalë, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe familja e saj. Dy ditë më parë në gjendje të rënduar emocionale, e reja ka pirë plot 40 paracetamolë dhe ka shkuar vetë në maternitetin në Tiranë ku u ka rrëfyer mjekëve veprimin e saj. Menjëherë ajo është marrë nën kujdes dhe ka bërë lindjen por foshnja ka lindur e vdekur. Vetë nëna ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk është marrë ende në pyetje për arsyet që e kanë shtyrë. As familjarët nuk kanë thënë gjë për arsyet e këtij veprimi.

Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje. Një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje