Një botë që i jep Bob Dylanit, Nobelin e letrave, është bota që zgjedh Trumpin për president

14 Tetor 2016, 18:35Kulturë TEMA

Nga Tim Stanley – The Guardian

Bob Dylanit iu dha çmimi Nobel në Letërsi. Pse jo?! Për sa kohë Komitetet Nobel i jep çmimin e paqes Henry Kissinger, atëherë mund t’i japë një çmim në letërsi edhe një njeriu që nuk ka shkruar ndonjëherë letërsi.

Nuk është çështje shijeje. Bob Dylan është një artist i madh, ndoshta më i madhi. Por çmimi Nobel është konceptuar të jepet jo në bazë të asaj që i pëlqen publikut, pasi nëse do ishte kështu atëherë Doris Lessing nuk do ta kishte fituar kurrë. Çmimi Nobel është konceptuar të jepet në bazë aftësisë së ndërthurur me idealizmin. Dylan i ka të dyja këto, por vepra e tij është shumë larg asaj të fituesve të kaluar të Nobelit si Yeats, Gide, O’Neill, Solzhenitsyn etj.  Shkalla e krijimtarisë dhe rëndësia e tematikave të tyre, i tejkalon tekstet e Dylanit. Ai është një yll i zbehtë që i bie një kitare, ndërsa ata janë diej rreth të cilëve ne rrotullohemi.

Nëse Komiteti kërkonte t’ia jepte çmimin një amerikani, atëherë mund të kishte zgjedhur Don DeLillo, Philip Roth apo pse jo, Thomas Pynchon. Nuk kishte pse të bënte këtë zgjedhje. Atëherë pse e bëri? Për nostalgji? Për politikë? Për të kënaqur turmën? Apo për t’ia dhënë dikujt, që do të zhdukte reputacionin e Komitetit për snobizëm intelektual, reputacion ky që ekziston vetëm mes atyre të çinteresuar për letërsinë. Nëse popullariteti i çmimit ishte qëllimi, atëherë pse nuk ia dhanë Leonard Cohen apo Paul McCartney? Pse nuk zgjodhën Debbie Harry, për të cilin mendohet se ka shpikur rapin? Për më tepër, pse të popullarizohet një çmim që nuk përcaktohet, por vendoset në bazë të arritjeve të dukshme të fituesit? Po flasim për Çmimin Nobel në Letërsi, jo për Sweden’s Got Talent.

Epo ja ku jemi pra, kur flasim për aspektin kulturor. Veçantia është zhdukur, diskriminimi është një fjalë e ndyrë, barazia politike, sociale dhe emocioni ekzistojnë ende. Por asgjë nuk ka rëndësi, për sa kohë diçka shet. Kushdo që po feston vdekjen e cilësisë, kushdo që imagjinon se eliminimi i elitizmit të çon pashmangshmërisht në drejtësi, duhet të jetë shumë i kujdesshëm për atë që dëshiron. Një kulturë që i jep Bob Dylanit një çmim në letërsi është një kulturë që zgjedh Donald Trump për president. Kjo është një kulturë e painteresuar tek kualiteti dhe e shqetësuar vetëm tek nevojat për të kënaqur emocionet momentale. Është lënë pas dore si nga krahu Majtë ashtu edhe nga krahu Djathtë. Është bërë shumë e vështirë për të përdorur arsyen, pasi arsyeja është diskriminuese. Nevojitet mendim dhe përpjekje, jo vetëm për ta përdorur, por për ta kuptuar atë. Është shumë më e lehtë të ndjekësh instinktin sot. Ka ndryshim të madh midis thënieve “Dylan, sepse më pëlqen” nga “Trump, sepse unë ndjehem si ai.” E gjitha kjo vjen nga pakultura.

Më quani konservator po të doni, snobist apo elitist. Nuk më bëhet vonë! Kultura është dukshëm më e varfër se ajo e disa dekadave më parë dhe kjo ka një ndikim në politikë. Çdo vit, standardet duket se po bien dhe ajo që dikur konsiderohej absurde, sot duket mjaft normale. Dhe ajo që është e shkëlqyer, për fat të keq është harruar. Se ku do shkojë e gjitha kjo, unë nuk e di. Ndoshta Çmimi Nobel në vitin 2025 do t’i shkojë Donald Trumpit, për postimet e tij në Twitter./dritare.net

20 komente në “Një botë që i jep Bob Dylanit, Nobelin e letrave, është bota që zgjedh Trumpin për president”

  1. Baton KITA says:

    Mos e merrni për punë shumë të rëndësishme dhe me peshë akordimi i Cm Nobel në letërsi!
    I madhi, i këndshmi, reflektuesi, poetiku, qiellkaltri i artit të letërsisë, Ismail Kadare, nuk do të
    dekorohet kurrë me këtë cmim. Me pak fjalë – Shkaku:
    Përmes Kadaresë do afirmohet kombi shqiptar dhe do iu prishet qejfi armiqve të shqiptarëve.

    1. asd says:

      Para se ta lavderosh kaq shume, lexo ndonje gje nga kadare; Keshtu mund te na thuash se cfare paragrafi, apo cili personazh te ka rrenqethur mishte ?

    2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Boll me kete Kadarene se e bete legjende.
      Akoma nuk e keni kuptuar ju se perse bota nuk ia jep Kadarese cmimin Nobel :
      Arsye e thjeshte , Nuk mjafton vetem arti dhe gjenialiteti i te shkruarit , por edhe se perse shkruan.Ne disa vepra te tij Kadareja I KA THURRUR LAVDE DIKTATURES KOMUNISTE , PARTISE DHE SHOKUT ENVER”. Nuk eshte se kjo gje perben ndonje lajm , sepse te gjithe ( hiq disa kundershtare ) ne ate kohe te njejten gje kane bere , te detyronte regjimi. Doje s’doje do I kendoje Partise dhe shokut Enver , perndryshe perfundoje keq.
      Nuk fajesohet Kadareja per ato lloj veprash qe ka bere , por nga ana tjeter kjo eshte nje minus per cmimin Nobel. Nese do kishte qene vertet nje shkrimtar qe me shkrimet e veta do kishte kundershtuar diktaturen pavaresisht rrezikut, atehere po, mund ta meritonte kete cmim ( megjithese po ta kishte lene gjalle Enveri ).

      1. Baton KITA says:

        KUSH të SHAU ty

        Po Kadareja është edhe legjenda jonë, u afirmuam si komb edhe përmes tij mjaft.Është partishmëria ekomisionit NOBEL që nuk e pengon e “sheh” majat e artit letrar të të madhit Kadare.
        Primitiv është ai njeri që nuk është i vetëdishëm, ose shpëfill vlerat e komunitetit të vet – dijetari K. M.

  2. ky duket komplet qe vetem e ka pare bob dyla ne fotografi…..

  3. Mbesa e Radajve says:

    Sa titull me vend.

    Artikull i mrekullueshëm.

  4. Greece & Turkey are shit says:

    nuk e kuptoj se perse aplikon akoma Kadare?? duket qarte se nuk e merr cmimin dhe ndihem i ofenduar si prej suedezeve edhe prej Kadarese.

    1. satiri says:

      Nobel prize nuk aplikon personi por jan te tjere qe nominojn ate

  5. Oketo says:

    Nuk kam lexuar shkrim me te dobet se i z. Stanley ! Poezia e Dilanit eshte direkte dhe ka hyre ne zemrat e miliona njerezve mbare globit tokesor ! Z.Stanley mbase do te preferonte ndonje poet qe reciton vargjet e tij ne nje ambient para miqeve te tij por komisioni I Nobel – it vendosi ndryshe !

  6. Qarri i zigurit says:

    As une nuk e kuptoj pse kadare konkuron kuur dihet qe cmimi nobel perdoret per politika te vecanta.
    Kadareja eshte shume herebme irendesishem se ai cmim qe ka humbur vlerat. Shikoheni ne politike kush e merr.

  7. Fiksim Kulla says:

    Me sakte nuk behet, bravo autorit te shkrimit. Por eshte ditur gjithmone se cmimi Nobel eshte me se pari nje cmim politike. Ne kete pikpamje Kadareja nuk ka qene asnjehere i favorizuar, kjo edhe per fajet e tij ne te shkuaren komuniste. Megjithate rendesi ka si e ka vleresuar lexuesi dhe kritika vepren e Kadarese dhe jo cfare thone disa njerez, sic duket aspak profesioniste, qe nuk jane te lire te vendosin nisur nga kriteret. Kadareja per ne shqiptaret do te mbetet gjeniu i letrave tona, te tjerat do te harrohen.

    1. Baton KITA says:

      Po, mor fiksim, ka një pjesë oportuniteti në jetën dhe veprën e Kadaresë, por kush pati guxim artistik e personal që të flasë për TERORIN e KUQ, aherë kur togat e pushkatimit “punonin” reshtaz.
      Është përplasja jonë me botën sllavoortodokse diga e problemit nobel.
      Kadare kur nuk do të marrë cmimin Nobel.

  8. Taku says:

    Po pres me padurim qe vitin tjeter Cmimin Nobel ta marre Mand Sybardhi apo Mandi i Nish-Tulles. Pse jo?

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nuk e kuptoj, perse autori ka permendur Kissingerin per Nobelin e paqes dhe jo Obamen. Nqs do te kishte permendur Obamen mund te ishte me i besueshem per ate qe pretendon te thote, perndryshe nuk eshte vecse nje majtist i mjeruar qe ka frike te shpalle vehten komunist snob, dmth pordhac.

    1. Poseidon.al says:

      Thueji vedit, me za pak;
      Struku, srtuku, Xhuxhumak!

      Kane mbaruarper ty kohet kur mund te kuptosh ndonje gjë. o Xhuxhumak.
      Ca nga pleqëria mendore, ca nga dogmatizmi ideologjik, ca nga flaka e revanshit që të pickon aty ku s”dëftehet, je kthyer ne nje fosile e së shkuarës që, prej cepit kanadez ku të flakur fati, rrëmon pa reshtur kalbësirat për t’i vënë ato në vitrinë dhe qëmton diamantet për t’i flakur ato në plehra.

      Shpirti yt i sëmurë o Xhuxhumak, të ka verbuar aq shumë sa ja përton të bësh vetëm pak kërkim në internet për të kuptuar vetëm një grimcë të karrierës kriminale të Heney Kissinger-it si arkitekt luftrash, bombardimesh, grushtesh shteti dhe invazionesh.

      MJaftojne bombardimet dhe djegja me napalm e Vetnamit, Kamboxhias dhe Laosit, të dirigjuara personalisht nga Kisingeri, me të paktën mbi 1 milion viktima të pafajshme të popullsisë civile, për të të bërë ty me aq skrupull sa të mos shkruaje ato të pëgërat në komentin tënd.

      Pse jo Obamën? Sepse Obama, edhe duke bërë detyrën e tij si president i superfuqisë botërore me interesa gjeostrategjike në çdo cep të globit, në thelbin e politikës së vet, është kundër luftës. Pëndryshe, tani Siria, por edhe Irani, do e ishin zona lufte, në ajër dhe në tokë, me ndërhyrje të drejtpërdrejtë të ushtrisë amerikane. Dhe Lindja e Mesme do e ishte e gjitha në flakë, si Iraku, sic e donin fajkojnjtë e neokonsave të Rumsfeldit, që për dishepull kishte Kisingerin.
      Karriera e Kissin

      1. Plaku Xhuxhumaku says:

        Poseidon o kapidan
        E ke zene me revan
        Si i thone asaj fjales
        E hedh pordhen ne tavan.

        Kaq per sot o Poseidon, Po deshe ta kruash me teper duku nje here nga ky cepi kanadez (qe nuk e marr vesh ku e ke gjetur) dhe hajde ha nje akullore. Torollak!

  10. saja says:

    Artikull i shkelqyer, vetem do i shtoja edhe dicka titullit Brexit

  11. Vjosan says:

    Oketo, s’ke faj, ushqimi yt me i preferuar dhe shijet e tua jane, arrijne deri tek artikujt e Blendi Fevziut. ( Fjala vjen, se ka edhe me te mire se ai, psh Andi Bushati. Ky artikull eshte stekee larte per nje nalfabet funksional si ty…Duket qe e ke me kadarene dhe jo me “The Guardian” xhanem!

  12. lorenc says:

    Boll te lexosh disa rreshta dhe te perplaset banaliteti i kesaj shkarravitje.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Artikull I bukur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje