Paradoksi/ Shumëfishohen fondet për sigurinë rrugore, por aksidentet dhe vdekjet gjithashtu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

aksidentNumri i aksidenteve rrugore është i është kthyer rritjes me ritme të shpejta edhe pse fondet për sigurinë rrugore janë rritur ndjeshëm këtë vit.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë tremujorit të dytë kanë ndodhur 507 aksidente.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë ky tregues është rritur 9,3 %, i shoqëruar dhe me rritjen e numrit të personave të aksidentuar me 12,7 %, raporton Monitor.

Numri i personave të vdekur në aksidentet rrugore është 76 persona. Krahasuar me tremujorin e dytë 2015, është rritur 11,8 %.

Numri i personave të plagosur është 627, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur 14,1 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, numri i personave të plagosur femra është rritur 33,8 %, ndërsa tek meshkujt ky tregues është rritur 5,1%.

Rritja e aksidenteve rrugore po vjen në një kohë që qeveria ka shtuar dukshëm fondet për sigurinë rrugore.

Vitin e kaluar fondet për sigurinë rrugore arritën në 1.5 miliardë lekë nga më pak se 100 milionë lekë që ishin këto fonde para 2009, sakaq viktimat nga aksidentet në rrugë ngjajnë me një bilanc lufte

Fokusimi i politikës së re qeverisëse për të rritjen e sigurisë rrugore me qëllim uljen e aksidenteve në rrugë me 40 për qind (viti referencë 2009) deri më 2020, duket se nuk po funksionon.

Na një analizë më të hershme të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidenteve është planifikimi i rrugëve, duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vulnerabël të rrugës në trafik (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve).

Në bazë të këtij konkluzioni më qeveria shqiptare dhe Banka Botërore kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë prej 65.9 milionë eurosh, shumë e cila do të shkojë me qëllim mirëmbajtjen e dhe sigurinë në rrugë, që parashikon ruajtjen e aseteve rrugore, për të siguruar investimin e madh të Qeverisë shqiptare në rreth 1400 km rrugë që do të mirëmbahen me një standard të ri.

Kjo hua është pjesë e një projekti që bashkëfinancohet edhe nga Qeveria Shqiptare me një vlerë prej 41.2 milionë euro. Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe infrastrukturës nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe parashikohet të përfundojë më 31 Dhjetor 2021).

Mirëpo edhe pse fondet për sigurinë rrugore po vijnë më rritje, aksidentet  në rrugë po vijnë në trend rritje gjithashtu.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Paradoksi/ Shumëfishohen fondet për sigurinë rrugore, por aksidentet dhe vdekjet gjithashtu”

  1. like says:

    provoni heqjen e 90% te patentave dhe rifitimin e tyre me standarte reale.

  2. bastexhiu says:

    Shum i sakt je Like, ketu ne shqiperin tone vetem te verteten nuk thon, nuk them se rruget jan ne standartet evropiane, po dhe nuk jan ne gjendjen e para 10 viteve. Nuk thote njeri te vertetet qe 90 perqinde e atyre qe i japin makines i kan mare patentat me leke nuk njohin rregullat e qarkullimit dhe as tabelat, ne Tiran eshte nje pakice qe i ka mare patentat me kurse te sakta kurse nerer rrethet ka 25 vjete qe paguan qe te maresh patenten. As gazetaret as deputetet nuk e zen ne goje kete fakte shum te rendesishem se dhe vete i kan mare patentat pa lexuare asnje rregull qarkullimi dhe pa bere ase nje ore praktike. Duhet qe shteti ti bejne pyetjet onlajne dhe te japin te gjithe shoferat kurset na e para dhe te jet tarifa zero se vete shteti ka faje me te derkuarit nga ministrija qe po mos te shikonin nga 250 mije per kursante nuk ja jepnin patenten asnjerit.

Lini një Përgjigje te like Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *