Thyerje e koalicionit nga “çështja çame”? Reagon Meta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

meta idriziKreu i Parlamentit dhe LSI, Ilir Meta, ka folur para emdiave për disa çështje të rëndësishme të aktualiteti.

I pyetur nëse ka një tronditje të koalicionit qeverisës lidhur me çështjen çame, Meta  është përgjigjur duke thënë se “çështja çame është në interesin e të gjithëve që të gjejë një zgjidhje”.

Ja prononcimi i tij për mediat:

Z.Meta, a ka pasur tronditje në koalicion qeverisës nga çështja çame?

Jam shumë i bindur se kjo çështje, jo vetëm që nuk ka të bëj me raporte koalicioni, partish apo individësh, por është një çështje që është në interesin e të gjithëve, që të gjejë një zgjidhje dhe për këtë unë gjithnjë kam qenë dhe jam i orientuar nga rezultati dhe jo nga retorika.

Ju dëgjuam në konferencën e organizuar nga KQZ teksa theksuat për Kodin Zgjedhor një detaj të cilin LSI-ja nuk e kishte shprehur më parë, që bëhet fjalë për shantazhet gjatë fushatave elektorale. Pse pikërisht sot për presionet që bëhen gjatë fushatës?

Unë përmenda disa fenomene shqetësuese të proceseve zgjedhore për të cilat duhet të garantohet një penalizim maksimal, në mënyrë që askujt të mos i shkojë mendja për të tentuar blerjen e votës, për të tentuar fotografimin votës. Sepse kemi dëgjuar që kjo gjë ka ndodhur në raste të caktuara. Presione të administratës ndaj votuesve për të marrë një vend pune apo për të ikur nga vendi i punës në rast se nuk kontrollojnë vota, e çështje të tjera të cilat kanë ndodhur.

Nuk besoj se këto janë dominuese përsa i takon procesit zgjedhor. Por përderisa raste të tilla kanë ndodhur, duhen të merren masa që të mos ndodhin më dhe askujt të mos i shkojë mendja të cenojë lirinë e votuesve. Sepse më pas ne e dimë që kushdo që humbet në Shqipëri, do të përqendrohet te këto fenomene për të dëmtuar gjithë imazhin e zgjedhjeve.

Ju i referoheni zgjedhjeve të fundit në Dibër?

Unë iu referova të gjitha zgjedhjeve dhe sidomos të rekomandimeve të OSBE-ODIHR të 2013-ës dhe të 2015-ës.

Një pyetje për listat e hapura. E keni si angazhim partie apo si kusht partie meqë jemi ende në procesin e reformës zgjedhor. Është e zbatueshme kjo gjë?

Mendoj se është një kërkesë mjaft demokratike dhe përsa i takon reformës zgjedhore, ajo nuk është se bëhet me kushte, bëhet me konsensus. Dhe është e rëndësishme që të gjithë t’i përgjigjen një kërkese për më shumë demokraci në zgjedhje.

A mund të bëhet kjo përpara zgjedhjeve të 2017?

Po pse jo?! Çështje e vullnetit politik është.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Thyerje e koalicionit nga “çështja çame”? Reagon Meta”

  1. . says:

    Mos e Ruaj Fare o Meta, njeriu ne qofte se do ti sherbej Atdheut, Familjes dhe Shoqerise duhet ne fillim ti sherbej te Vertetes, ajo eshte e Shenjte e qendrueshme (ne Kohe) dhe e pa tjetersueshme.

  2. Treviso says:

    Nje pyetje kisha per zotin Ilir Meta, sa besim ka populli shqiptare tek figura e Juaj? Ju do thoni se ka shume. Po te veprojne 100% institucionet e drejtesise LSI del pa asnje deputet ne zgjedhjet e 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *