Dëshmia që fundos Shullazin dhe kurthi i biznesmenit/ Ilvi Beqja rrëfen takimet me “kapon” dhe si u detyrua të paguante 550 mijë euro gjobë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

shullaziEmiljano Shullazi dhe banda e tij, me anë të kërcënimit dhe dhunës fizike i ka marrë biznesmenit Ylvi Beqja në formën e gjobës rreth 550 mijë euro para cash.

Kështu thuhet në vendimin e gjykatës, bazuar në provat e siguruara nga dy prokurorët e çështjes në dosjen ndaj Shullazit dhe “bandës” së tij.

Abc News ka mësuar se bashkëpunëtori i drejtësisë Ylvi Beqja, ka rrëfyer me detaje para prokurorëve, të gjithë kalvarin e proceseve gjyqësore për të marr ish-hotel Vollgën si përfaqësues i kompanisë arabe.

Ai ka treguar edhe njohjen dhe takimet me Emiljano Shullazin dhe dhunën e kërcënimet që ky i fundit i ka bërë, duke detyruar të paguaj në formë gjobe rreth 550 mijë euro cash.

Burimet thonë se biznesmeni tashmë i mbrojtur, ka treguar se si pasojë e kërcënimeve dhe dhunës është detyruar t’i paguajë Shullazit dhe pjesëtarëve të bandës së tij rreth 400 mijë euro cash.

Para këto që janë provuar se i ka tërhequr nga bankat e nivelit të dytë në disa raste, duke ia dorëzuar pjesëtarëve të bandës së Shullazit.

Por, pas dorëzimit të kësaj shume, Beqja ka treguar se për të lënë gjurmë, ka kërkuar që pagesat e tjera të bëheshin me çeqe me arsyetimin se nuk e lejonte kompania që të tërhiqte para cash.

Të ndodhur në këto kushte, Shullazi ka pranuar kërkesën e tij, duke ia dorëzuar tre emrat e të besuarve të tij, si personat në emër të cilëve do kalonin paratë.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në emër të Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, biznesmeni Ylvi Beqja ka lëshuar dy çeqe me një vlerë rreth 70 mijë euro.

Para, të cilat rezulton se janë tërhequr më pas nga banka e niveli të dytë nga vetë i dyshuari Dani.

Po me kërkesë të Shullazit, biznesmeni Beqja ka lëshuar edhe dy çeqe të tjera për nipin e tij tashmë të arrestuar Endri Zela, i cili rezulton nga banka e nivelit të dytë se ka thyer çeqet duke tërhequr shumën e 50 mijë eurove.

Veç Danit dhe Zelës, mësohet se prokuroria ka provuar se edhe Endri Qyqja, i besuari tjetër i Shullazit, ka thyer një çek me vlerë rreth 16 mijë euro që biznesmeni Beqja e ka lëshuar në emër të tij në formën e pagesës së gjobës.

Të gjitha këto pretendime, thuhet në vendimin e gjykatës, janë pasqyruar në kallëzimin që Beqja ka dhënë para hetuesve me cilësinë e dëmtuarit që tashmë ka marr statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Dëshmia që fundos Shullazin dhe kurthi i biznesmenit/ Ilvi Beqja rrëfen takimet me “kapon” dhe si u detyrua të paguante 550 mijë euro gjobë”

  1. true says:

    wow me ne fund dhe gjykata u bind se Shullazi jetonte me djersen e ballit .

  2. lbishi says:

    ja shkerdheft shullazi nanen te gjith prokuroris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *