Edi Rama, armiku artificial i Kosovës

15 Tetor 2016, 17:22Politika TEMA

Nga Baton Haxhiu

Dy vjet më herët, Edi Rama u heroizua.

Në Preshevë e pritën si lider kombëtar.

Por, duke e njohur sferën mediale kosovare e dija me siguri se nuk do t’ia pranonin që ai ta bënte sërish këtë gjë.

Pardje, në një debat në kuadër të “Forumit të Sigurisë” në Beograd, Edi Rama duke u përgjigjur rreth “kontestit” njëdimensional (serb) mbi Trepçën deklaroi me drejtpërdrejtshmërinë e tij të njohur se mos serbët duan ta transportojnë Trepçën prej tokave të Kosovës ku gjendet ajo dhe ta sjellin në Beograd.

Ai përsëriti qëndrimet e tij të mirënjohura se Serbia pa e njohur Kosovën s’ka kah ecë drejt Evropës. Dhe se i tërë rajoni politikisht do të mbetet këtu ku është.

Në Prishtinë plasi sherri. Publicistë, gazetarë, ministra dhe zëdhënës të tyre rindezën shkrimet: “Edi Rama nuk ka të drejtë të flasë në emër të Kosovës”. “Ai nuk e përfaqëson atë”. “Kosova është shtet i pavarur dhe ndërhyrja e Edi Ramës minuaka integritetin dhe sovranitetin e saj”.

Sugjerimi i teorive të shumicës reaguese është ky: Edi Rama do t’i tradhtojë interesat e Kosovës si gjithë pararendësit e tij: Zogu, Hoxha, Nano, Berisha.

Mediat nisën t’i shkundin arkivat personale edhe të konspirativëve më qesharakë të historisë shqiptare për ta dëshmuar këtë tradhti tradicionale tiranase ndaj “trashëgimtarëve” të Lidhjes së Prizrenit.

Ky elektrizim ka filluar që nga botimi i një artikulli të ashpër nga Petrit Selimi. Ai akuzonte Ramën se po u shërben serbëve duke shpërfillur kontributin e shtetit të Kosovës në ndërtimin e autostradës transballkanike, që dje një zyrtare e Bankës Qendrore e quajti “autostrada e paqes”.

Sa e arsyeshme është gjithë kjo frikë, kjo histeri, që kësaj radhe ndihmohet nga mediat?

Dinë ato diçka që nuk e di opinioni? Kanë fakte konkrete përtej kësaj që mund ta gjykojmë edhe vetë?

A ishte qëndrimi i Ramës në Beograd për Kosovën, apo në emër të Kosovës?

Kjo shprehje është aq e afërt dhe aq e largët, njëkohësisht. Semantikisht, e para (“për”) është për të transmetuar ide dhe momentum politik, kurse e dyta (“në emër”) ka të bëjë me përfaqësim politik.

Nga fjalimi i Ramës në Beograd shihet se kryeministri shqiptar ka folur për Kosovën dhe stabilitetin regjional. Pra, “për” Kosovën.

Deri këtu OK.

Kam heshtur ndaj shkrimit të Petrit Selimit, i cili përfaqësonte një ide të tij dhe të Partisë Demokratike karshi Edi Ramës, sepse mendova se ishte një moment hidhërimi i autoriteteve të Prishtinës.

Por, pastaj foli edhe Enver Hoxhaj.

Dhe u bë e qartë se situata nuk është naive.

Koncepti i kombit në Shqipëri duket se ka krejtësisht tjetër konotacion. Numri i të lodhurve nga patriotizmi, kombi dhe shteti është më i madh sesa i atyre që nxehen saherë që të ekzekutohet himni i flamurit. Shtoja kësaj edhe përvojën në totalitarizmin specifik pseudonacional të Enver Hoxhës dhe çështja bëhet krejtësisht e kuptueshme.

Qarqe të caktuara minore që preokupohen me zhvillimet në Prishtinë e Shkup lënë përshtypjen të merren me tezat e tyre nga ndjenja e dhembshurisë, i publikojnë ato më shumë për arsye kozmetike e në favor të “një bashkëpunimi vëllazëror kulturor”, sesa vërtet të kenë zbuluar vlera të përmasave interesante.

Në Kosovë situata është ndryshe. Kosova është shtet i ri. E pasi ende vlen formula: s’ka shtet pa identitet kombëtar (OKB), është krejt e natyrshme përpjekja e elitave kosovare që të angazhohen për ta definuar atë.

Në këtë kontekst tashmë në opinion janë etabluar tri teza kryesore:

Disa nga intelektualët me elektorat pas veti janë të mendimit se kosovarët nuk kanë nevojë për “shpikje identitetesh” sepse tashmë e kanë. Atë që ka Shqipëria.

Disa të tjerë pa masë pas vetes thonë determinueshëm dhe sipërfaqësisht (më shumë si parullë) se kosovarët kanë identitet europian dhe kosmopolitan.

Pjesa e tretë thotë se Kosova është epiqendra e qenies shqiptare dhe nga ky kënd duhet definuar identitetin e kombit kosovar.

Këto janë arsyet që e definojnë këtë gjuhë kundër Ramës. Dhe kjo gjuhë kundër kryeministrit shqiptar është vetëm për ta kontestuar autoritetin e tij.

Sa më shumë që po i afrohemi paqes me Serbinë, aq më e ashpër po bëhet gjuha ndërmjet shqiptarëve për ta gjetur primatin mbi peshën e tyre historike.

Dhe shikojeni ku qëndron dashakeqësia e elitës politike në Kosovë.

Tejet e paarsyeshme, dorën në zemër.

Para disa javësh kryeministri malazez Milo Gjukanoviq përsëriti qëndrimin e tij rreth shtetit të Kosovës. Rirrëfeu t’iu ketë apeluar miqve të tij serbë që të mos luftojnë më për diçka të humbur. Për të mirën e tyre dhe rrugën drejt Europës së rajonit. Deklarata e liderit malazez u festua nga mediat kryesore të Prishtinës si pragmatike, me një respekt gati sakral ndaj vendit fqinj.

Edi Rama në Beograd foli më ashpër se Gjukanoviqi në favor të Kosovës.

Për Kosovën, e jo në emër të Kosovës.

E përsëris – për Kosovën, e jo në emër të Kosovës.

Për Kosovën mund të flasin të gjithë – miq e armiq, të afërt e të largët.

Askush nuk mund të jetë instancë ndalimi për dikë që të flasë për diçka.

Prandaj, janë absolutisht injorante dhe të palogjikshme kritikat ndaj Ramës (dhe secilit Ramë tjetër, siç do të thoshte vetë Rama) që të japë mendim për Kosovën.

Edhe më absurde bëhet akuza kur ke parasysh faktin se Edi Rama është kryeministër i një vendi të rajonit ku bën pjesë edhe Kosova.

Akuza tjetër ishte citimi i nobelistit Ivo Andriq.

Nobelist jo për qëndrimet politike, por për letërsinë dhe artin. Dhe pikërisht nga korpusi i këtyre të fundit Rama citoi një fjali që i përshtatej me fjalimin e tij.

Vërtet ka mundur edhe të mos e përmendte Andriqin. Nuk do t’ia shihnin për të madhe. Por, e përmendi.

Bëri akt antishqiptar me citimin? Jo. Ishte diplomatik.

Për Udhën e Kombit asnjë fjalë. Pra, për kontestin burimor ndërmjet “shqiptarëve përtej e andej Drinit”, siç e quajti Agolli shtetin kosovar para presidentit Thaçi.

Këto janë arsyet që tentohen të prezantohen gjatë rebelimit të një pjese të shqiptarëve të Kosovës kundër Tiranës zyrtare. E këto s’janë arsye fare. E fakte edhe më hiç.

Atëherë ku qëndron problemi?

Kosovarët ndonjëherë duket se mediave serbe iu besojnë më shumë se të vetave.

Ndonëse mediat në Serbi synojnë me joprofesionalizëm të vazhdueshëm ta “zbërthejnë” domethënien e takimit në Beograd që nga ëndrrat e mundshme të Ramës e deri tek lulet e kollares.

Mediat në Prishtinë i transferojnë ato të dramatizuara për lexuesit e tyre. Nga ato vjen ideja se Rama përfolet si mediator ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sa është e vërtetë kjo?

Dhe ja po të jetë e vërtetë: a ka më mirë se të kesh ndërmjetësues të tillë me një palë konflikti?

Por, këtë nuk do ta lejojnë BE dhe OKB edhe po deshën të gjitha palët për shkak të anësisë së Ramës në favor të Kosovës.

Një politikë ndryshe e Ramës tashmë jep konturat e saja: ai është më kategorik se çdo politikan tjetër para tij që mos i përzihet Kosovës në vendimet e saja.

Me kërkesën e vetë politikës së Kosovës.

Dhe kështu e kanë shtetet. Çdonjëra për vete.

Nga ana tjetër, kryeministri shqiptar ka nisur të realizojë politikën e tij të përforcimit të prezencës kulturore shqiptare në rajon nën timonin e tij.

Kjo do të thotë se Rama shfrytëzon programet për zhvillime rajonale dhe kulturoro-ekonomike të BE-së për t’i mobilizuar shqiptarët e gjitha vendeve në operim si sferë kulturore me kërkesat legjitime politike, sociale, politike. Pa Kosovën, natyrisht.

E cila, nëse jo sot, atëherë nesër do të ndihet e izoluar brenda politikës europiane.

E bën ky fakt nervoz Prishtinën?

Nga analiza e rebelimit që po ndodh nuk jepet asnjë shenjë që politika prishtinase ta ketë lexuar këtë strategji të Ramës: integrimin e kulturës duke përforcuar atë si faktor jo vetëm integrimi, por edhe vendosjeje brenda rajonit.

Prandaj, as ky s’mund të jetë burimi i «kryengritjes» për nga mendësia arkaike e disa ministrave kosovarë.

Çka atëherë?

Bindja është e thjeshtë: e gjithë kjo rezulton nga frika e konkurrencës.

Frika që në dialog, në ndonjë formë, të përfshihet edhe Tirana, gjë që për qeveritarët kosovarë do të thotë zbehje e së vetmes mundësi për të luajtur ndonjë rol në rajon.

Kjo frikë nuk është racionale. Por, është frikë.

Gjithashtu është artificialitet. I skajshëm, pasi nuk ka asnjë bazë në realitet.

Rama bën politikën e shtetit të vet dhe për këtë nuk ka nevojë t’i kërkojë leje Prishtinës.

Ashtu siç Prishtina nuk i kërkon leje atij.

Krejt fer.

Tendenca e Prishtinës për t’ia mohuar të drejtën Shqipërisë që të flasë për Kosovën ka të bëjë me qëllimin e defaktorizimit të Tiranës. Por, ky qëndrim do të kthehet si bumerang.

Nëse zbehet ndikimi i Tiranës për Kosovën kjo gjë pashmangshmërisht çon në zbehjen e ndikimit të Kosovës në Ballkan.

Koordinimi i interesave mes Kosovës dhe Shqipërisë i fuqizon të dyja vendet.

Interesat gjithshqiptare nuk rrezikohen nga Edi Rama, përkundrazi rrezikohen nga ata që për të njëjtat qëndrime të huajve u bëjnë monumentin, e të vetët duan t’i pushkatojnë.

Edi Ramës i duhet ta durojë atë që gjithmonë u ka ndodhur shqiptarëve; që ngatërresave të shteteve fqinje, të cilat kanë qenë gjithmonë kërcënim për shqiptarët, t’ua shtojnë kaosin dhe kakofoninë e gjuhës vendore.

Në Kosovë dhe në Shqipëri.

41 komente në “Edi Rama, armiku artificial i Kosovës”

  1. TJ says:

    S’kam patur respekt per shkrimet dhe qendrimet e Baton Haxhiut por e ka shkruar shume mire!

  2. Fatos says:

    Analize perfekte!

  3. Kosovari,ama ai i verteti says:

    O Baton kuqka,kosovaret i besojne mediave serbe me shume se styre kosovare ,sepse,qenet si ti i udheheqin keto media ne Kosove.

  4. Kola says:

    Me ardhka shume mire qe tej ca funderrinave kosovare qe nuk shkeputen dot prej politikes agresive te Beogradit, ka edhe shume zera te tille si i zotit Baton Haxhiu i cili i shqyrton dhe argumenton me qetsi e patriotizem pasojat e takimeve te Rames me palen serbe. Jo thjeswht per faktin se Rama eshte kryeministri i shtetit ame dhe s’ka perendi qe t’ia ndaloje angazhimin ne problemet e mbarevajtjes se kombit, kudo qe ai jeton, por kushdo qe te ishte, jane te pafuqishem qelbesira te tipit Hoxhaj etj per t’i rrefyer sinorin. Respekt per keta zera te qarte patriotesh qe thyejne mbreterine xhihadiste e cila fatkeqesisht eshte ulur kembekryq ne Kosove.

    1. Bekimi says:

      Unë kam një lutje për të gjithë shqiptarët.
      Përmbahuni nga përdorimi i termave xhihad, islamizëm, terrorizëm, arabizëm, turqizëm a otomanizëm.
      Këto nuk kanë lidhje e vend që realitetin shqiptar.
      Kështu, përdorimi vend e pa vend i tyre e zbeh domethënien e përmbajtjes.
      Ç’lidhje ka Enver Hoxhaj me mbretëri xhihadiste?
      —-
      Sa i përket shkrimit të Baton Haxhisë, është i përsosur. E tillë mendësi duhet të ngadhnjejë ndër shqiptarët e Kosovës.

  5. kombi says:

    Me keqardhje me te madhe them ,qe Kosova me kritikat pa vend dhe pa te drejt qe i ben Rames ,DO TE DEMTOJE SHUME IMAZHIN E SAJ PARA EUROPES .
    NQS ATA VAZHDOJNE ME KETE RITEM QEVERISJEN E KOSOVES ,DITE TE KEQIA DO TI VIJNE . TE GJITHE POLITIKANET E SAJ, NUK JANE NE GJENDJE TE KUPTOJNE ,CFARE POLITIKE ESHTE DUKE U LUAJTUR SOT NE BALLKAN .NQS RAMA DIN DICKA ME SHUME
    SE ATA , KY NUK ESHTE FAJI I RAMES .

    PS. NJE SHPREHJE POPULLORE THOTE :UTHULLA E FORTE ,THYEN SHTAMENI E SAJ !!!

  6. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    mut matane e kak me ket’ane ,pune arabesh kshq varu kkkkkkkkkkkkkk………………allah ukbar!
    Erdogan: Kosovo is Tyrkie![asnje reagim i selcueve kosovare]
    Ram crapekuqi: Kosovo is Albania![reagim selcukesh: te varet kaurri!

    1. Artan says:

      Paska edhe disa kosovare qe qenkan te zjuar perfshire Kimete Berishen dhe Baton Haxhiun. Te tjeret qe nuk flasin jane koqevare jo kosovare.

    2. Artan says:

      Paska edhe disa kosovare qe qenkan te zgjuar perfshire Kimete Berishen dhe Baton Haxhiun. Te tjeret qe nuk flasin jane koqevare jo kosovare.

    3. Janaqi says:

      Ja nuk mund tw rrijw pa dale e vjellur helm antishqiptar “askushi”.
      C’te beje lufton per buken e gojes.
      Kockat nuk ia hedh falas janulla zagareve.

  7. Votren says:

    Me pelqen analiza por do duhej te thelloheshe edhe me shume. Friken e ketyre paloshqiptareve se mos Edi Rama po ua merr serbet qe pa te cilet nuk jetojne dot.

  8. kuq e zi says:

    une nervozizmin e qeverise se kosoves e kuptoj keshtu
    rama me cenimin e tij te vazhdueshem qe i ben vucicit per kosoven i jep me shume mbeshtetje opozites ne kosove sesa qeverise duke ditur qe kjo e fundit
    eshte nen presion per komunat serbe
    per kufirin me malin e zi
    dhe per nje koalicion qeveritar jo natyral
    pra ne syte e mbare shqiptareve edhe te atyre te kosoves,te presheves rama po duket me atdhetar se vete qeveria e kosoves nqs do isha gabim ketu do gjenim dhe deklarate te opozites kunder rames por per cudi nuk ka
    qeverise kosovare po i iken pushteti dhe ky nervozizem e konfirmon

  9. Spartaku says:

    Bravo zoti BATON! Nuk kisha patur rasti te degjoja,por me kete shkrim BRILANT qe ke bere,me ke imponua respekt.Je jo vetem nje gazetar i mire por edhe nje analist i mire.Je shume i sakt ne kapjen dhe interpretimin e problemeve.Ne kete shkrim ke sqaruar shume mire problemet,dhe keto vleresohen nga ata qe kane dy para ment per t’i kuptuar drejte.Nderkoh,per ata qe nuk i kuptojne le t’i bejne qejfin vehtes duke shar,shpifur e shtremberuar ne favor te ndnje perfituesi.

  10. DRENICA E KUQE says:

    O shqiptare! mos ju besoni ketyne batonave, vetonave, ylberave, halilave, buzhalave, blerimave, shkelzenave, adriatikave e bubullimave tjera, se keta e kane kryet ne Beograd!…

    DRENICA E KUQE

    1. PO.PO says:

      O DREMICA E KUQE ! TI E DIN FORT MIRE , SE KRYET NE BEOGRAD (BILE DHE ZEMREN) E KA ,JO VETON SURROI , AS EDI RAMA , POR AI ISA
      MUSTAFA YT , QE SHERBIMI SEKRET SERB , ARRITI TA VERE DERI KRYEMINISTER . ESHTE PIKERISHT Z. MUSTAFA QE U JEP ZEMER KETYRE ZERAVE . A NUK THA PAK KOHE ME PARE Z. MUSTAFA , SE NUK KEMI NEVOJE PER KESHILLAT E TIRANES . TASHME BEOGRADI I SULMON SHQIPTARET , JO VETEM ME ZERAT QE DALIN NGA BEOGRADI , POR EDHE NGA VETE KRERET E PRISHTINES . KURSE POPULLI I PA DITUR , CORODITET DHE NUK DI ,NGA KUSH TE MBROHET ME PARE , NGA BEOGRADI , NGA BYTHELEPIRESIT E BEOGRADIT , APO NGA “RREZIKU” , QE I ARDHKA NGA TIRANA, QE I KERKON BEOGRADIT TE NJOHE SHTETIN E KOSOVES DHE TE MOS CENOJE TERESINE E SAJ TOKESORE . QENDRIM ME IDJOT E ME ANTIKOMBETAR SE KAQ , NUK MUND TE KETE NGA SERBET ISA MUSTAFA E SALI BERISHA , QE I KANE VENE NE DISPOZICIPON BEOGRADIT NGA NJE PARTI TE MADHE DHE NE PJESEN ME TE MADHE TE KOHES, EDHE QEVERINE E INSTITUCIONET E TJERA TE KETYRE DY SHYTETEVE !

  11. Meriton nje bravo te madhe!!
    Meriton nje falemneres te madhe!!
    Meriton nje mirenjohje te madhe!!
    Meriton nje rrespekt te madh!!
    Si gjithmone i sakte dhe i frohte!!
    BRAVO!!

  12. Relax says:

    Edi Rama mbron interesat e popullit shqiptar kudo qe jane e ne vecanti shqiptaret qe jetojne ne trojet autoktone,e ka obligim kushtetues,por ai si nje shqiptar i madh e i mencur qe eshte kalon edhe kornizen kushtetuese.Ne anen tjeter ne kushtetuten e Serbise shkruan qarte se Kosova eshte pjese e teritorit serb.Kosovaret i versulen Rames pse mbron interesat e vellezerve te tij ne Kosove e nuk bezdisen fare qe kushtetuta serbe i llogarit ata si pjese perberese te Serbise,madje ulen ne bisedime me ta pa u shqetesuar fare!

  13. Xhems says:

    Pa dyshim spijuni i UDB-es famkeqe Baton Haxhiu bashk me Shkelzen Maliqin ,djalin e ishe shefit te UDB-es ne Kosovë Mehmet Maliqi jane dy njerzit ma te urryar ne shtetin e Kosovës qe i kane sjelle dame te pallogaritshme popullit te vete.Dihet boterishte se para lufte gjate lufte ndoshta edhe sote keta dy njerzi i kane sherbye dhe i sherbejne Beogradit dhe sherbimeve sekrete serbe UDB-es famkeqe dhe tani BIASE-famkeqe , Te gjithe e dine se Baton Haxhiu dhe disa shqipefoles tjere para lufte ,pastaj gjate gjithe luftes se Kosovë ne mos edhe sot kane qene informatoret kryesore te UDB-ese dhe BIASE per tregimin i pozicioneve te UCK-es,damet qe i kane shkatuar keta spijuj popullit te vete dhe vendit te vete është i pallogaritshem .Mue nuk me habit fare qe kjo funderrin serbo-komunste te perkrahe një tradhtare siqe është norkomani Edi Rama i cili tërë Shqiperin ka shenderruar ne llogore te hashashit dhe pleherave,dihet boterishte se Edi Ramen dhe socialistete me ne krye Edi Ramen ne pushtet e ka prue Beogradi ,andaj ky bastrad është i obliguar ti kryen urdherat e qeverise kriminale te Beogradit me ne kryekriminelin Aleksander Vuqiqe ,Ishte per turp poshtrimim dhe fyrjet qe i morri ne Beograt kjo vegel serbe ,Edi Rama duhet ta dine se pere shtetin e Kosovës vendos vete populli i Kosovës me qeverin dhe institucionet e veta legjitime , koha e Esat pashe Toptanave ka perfunduar po te pytet narkomafiozi Edi Rama dhe kriminelet rrethe tije , Kosova gjithmon do ishte pjese e Serbise ,anashkalim i Kosovës ne projetktin e “Autostradetes se Paqes Serbi-Kosovë -Shqiperi”qe e quajti një funkcionare e larte femer e Bankes Boterore ne tubimin dy ditore ne Nishe ,kryemafiozi Edi Rama bashk me kryekriminelin Vuqiqe kete autostrat e qujten autostrada “Serbi -Durrres” është akti.Krejte ne fund cka pritet nga një njeri i cmendur qe rehabilitone vrasesin dhe hartusin e elaboratit serbe per cfarosjen e shqiptarve kryekriminelin Ivo Andriqin ,ky njeri e ka humb arsyen ,njerze te tille kerkojne ndihme mjekesore per crregullim mendore!!

    1. xhemali xhems says:

      meso Shqip, o xhemal

    2. Artan says:

      Ku je more koqevar qe po na tregoke qe te thuash qe Serbija ta njohe Kosoven qenka ne dem te Kosoves. Te thuash qe te mbeshteten ekonomikisht shqiptaret ne Presheve e Bujanoc qenka tradheti e madhe kombetare, sidomos per koqevaret. Te thuash qe te behet nje rruge qe te lidhe shqiptaret me Europen (permes Beogradit) qenka tradheti e madhe ndaj shtetit te Kosoves! A keni ndopak mend ne koke more koqevar apo ja u kane marre serbet me helmet qe ju hodhen neper shkolla. A thua te qenkeni kaq idioter!?

  14. gurbetqari says:

    Edi Rames i lumtte, sepse nje kryeminister I Shqiperise duhet folur ashtu siq tha. Bile, pak ka fole sa u eshte dashur te flet. Pse? Ai mbron te gjitha interesat nacionale, kombetare, ekonomike, kulturore e humane te gjithe Shqipetareve ne Ballkan. Sa i perket ketyre “Kocovareve” si puna e ketij qe ka shkruar ket artikull z Both Haxhiu, e Budall Buzhales, Daspaditur Palla, e disa te tjereve, qe fatmiresisht jane pak ata qe perkrahin “nacionalitetin” te ashtuquajtur “Kocovar” keta e ndjejn veten aq inferior sa qe per hater te tyre per te qene ne qender te vemnedjes se mediave atyre nuk ju behet vone qe nje dite te fillojne dhe ta lavderojne Serbin. Te lart permendurit nuk jane asgje tjeter vetem te semuar kronik qe te kene vemendje. Njeriu ne perendim, ne lindje, ne hene, kudo vleresohet me rezultatet e tije qe ka arrit ose treguar qe vlejn, ose ua bejne me te lehte jeten e njerzve ne pergjithesi. Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Dasdit Pallaska, Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi keta jane nje jashtqitje me ere kundermuese qe ndotin ajrin, i qelbin ujrat, dhe infetkojne. Per promovim negativ kombetar, per urrejtje, dhe racizem si kept une do i kisha fut ne burg. Neser me ardhe Serbia ne Kosove kta behen me Serb se vet Serbet, ashtu siq vllezerit Shqipetar qe u ben me komunista se sa Ruset, dhe me”demokrat” se sa Amerikanet. Prandaj ju kasha lut te punoni per mireqenjen e Shqipetareve sepse gjyshi, babai, une, dhe femijet e mi po rriten me problemin kombetar. Rrofte Shqiperia. United State of Albania. Une vet jam Shqipetar nga Kosova.

  15. Aso says:

    Pushtetaret e Kosoves nuk kane arsye te reagojne kunder deklarimeve te Rames, pasi ato ishin krejt kunder Serbise dhe ne favor te Kosoves. Batoni ka dhene disa spjegime te pranushme. Po koha ka treguar se pushtetaret e Kosoves jane shfaqur Jo active ne dialog me Beogradin. Dhe ketu fjala e Ram es ata I nxjerr keq. Pasiviteti i tyre vjen si nga mungesa e eksperiences apo kompleksiteti I luftetarit te djeshem edhe nga paaftesia e tyre. Drejtusit e sotem te Kosoves jane ish pjesemarres ne lufte. Po lufta dhe paqja jane dy gjendje te ndryshme, qe kerkojne kondicione dhe aftesi te ndryshme. Jo gjithmone nje luftetar I mire eshte dhe politikan I mire. Sidomos kur u duhet te ndertojne nje Shteti te ri dhe te dialogojne me ate qe dje luftonin me arme kunder njeri tjetrin. Prandaj dialogu per ta behet shume I veshtire. Po sjellin nje shembull.
    Kur shpertheu lufta e dyte boterore anglezet thirren per kryeminister Curcillin. Ai udhehoqi luften dhe e fitoi ate. Por ne zgjedhjet e para te pasluftes populli nuk e votoi Curcillin per kryeminister. Keshtu, ai qe fitoi luften humbi zgjedhjet. Analistet thone se kjo ishte nje zgjedhje e mencur e anglezve. Pasi after u duhej nje njeri qe ta ndertoj vendin dhe zgjodhen ate qe menduan se ishte me I pershtatshem. Ne, duke mos qene si anglezet I mbajme pushtetaret ne karike per dy-tre dekada. Rrjedhimisht, atyre u duket vetja te pazevendesueshem, u ze bytha dhjam dhe mendojne me shume per bythen se per vendin. Kjo eshte arsyeja perse Thaci, Enveri, etj e sulmojne Ramen, sepse Rama beri ate qe ata se kane bere deri tani dhe as ne te ardhmen, sepse Rama e tha fjalen ne Beograd.

  16. Shefqet Cela says:

    Dy ndodhi personale:
    1. Ne vitin 1972, ne Rome takuam nje djalosh shqiptar qe vinte nga trojet ne Maqedoni, trranzit per ne Amerike tek xhaxhai i vet. Ra fjala per Elbasanin. U shpreh i mallengjyer, due pershkruar rrugen nga Maqedonia per ne Elbasan, me hollesi te rralle. E perfundoi fjalen me shprehjen; “mos vdeksha pa ardhur njehere ne Shqiperi”.
    Ndoshta me lexon tani! Kushedi. Une e kujtoj gjithmone patriotizmin e tije.
    2. Para tre vjetesh vizitova Kosoven kreshnike. Ne Peje piva nje kafe e bera dy fjale vellazerore me pronarin. I shpreha atdhetarizmin e kesaj treve. Me trishtoi me fjalet; “keta e kane koken tek serbi”. Ngela pa goje.
    Sidoqofte, isha i sigurte se te tille jane persona te shkeputur, dukur te privilegjuar.
    Tani po shqetesohem tej mase. Edhe qeveritare paska te tille, me koken tek serbi apo gjetke?
    T U R P !
    Megjithate, shqiptarija do te ece perpara, megjithse i jane turrur edhe gjuhes per ta BASTARDUAR.

    1. mirel says:

      Une kam hasur vetem ne bythq.r Shqiperie qe thone se Beogradi eshte alamet qyteti per te bere qef dhe qe shajne kosovaret me keq nga serbet. Dhe jeta lloj bythq.resh e kane owr turp flamurin.
      Pi te mos vazhdojme me historira abstrakte qe nuk i vertetojme dot.
      Kujtohuni te gjithe qe ka nje fakt te pamohueshem. Festinet e 100 vjetorit te Pavaresise ne Vlore i ngriten peshe kosovaret. Vete vlonjatet jane deshmitaret okulare te kengeve dhe valleve te kosovareve qe mbushen rruget dhe sheshet e Vlores per nje jave rresht, pa pushuar dite e nate.
      Erdhen nga e gjithe Kosova.
      Bashkimi i Shqiperise nuk ka qene kurre me real dhe faktit ne ate moment.
      Kam pare ata burra, djem dhe vajza, te puthin token dhe flamurin
      Nderkohe shqiptaret rrinin me duar ne xhepa.
      Dhe tregtaret e lokaleve benin biznes.
      Kam folur me keta nherez dhe me treguan sesi serbet ju kishin vrare djemte dhe familjaret. Tmerrin qe kishin pare me sy nuk e tregon dot ne menyre te ftohte dhe pa shqetesime.
      Mendon ti se keta i paska marre malli per serbet? Tani me fol ti per patriotizem.
      Eshte me patriot ai qe vuan dhunen e pushtuesit apo ai qe pi kafe dhe ben nga nje vizite ne Beograd per qef.

  17. Aleko says:

    Nje artikull perfekt analitik ne te cilin hidhen poshte zhurma e hoxhajt e lugeter te tjere ne kosove qe shqetsohen se mos Rama zbeh roln e tyre ne ate qe ata e quajne dhe e trajtojne si nje ciflik te tyre dhe jo nje kosove qe ka sakrifikuar aq shume per liri ,pavarsi ,per shqiperi dhe per bashkim kombetare.Kejo eshte fatkeqesia jone dhe flet edhe per ate se shqipetsret edhe pse me te shumte ne numur dhe teritor nuk munden te ndertonin nje shtet stabel shqipetsre por e lane veten ne monorsnce duke u ndare ne shume copa te vogla per tu asimiluar me lehte ne organet tretse te serbit, grekut, maqedonssit e malazezit..Faji eshte yni dhe askujt tjeter,kot lodhemi duke sulmusr te tjeret.Atyre u lumte ku gjejne shesh bejne pershesh.,,.

  18. Zhozituta says:

    Kjo qe do shkruaj mund te tingelloje teper vulgare, po duke pare dhe degjuar gjithe keto budallaleqe qe vijne nga Kosova mund te them vetem “Edit i hëngshi mutin”.

  19. PO.PO says:

    jU LUTEM , KERKOJ MDJESE PER GABIMIN ORTOGRAFIK , NE VEND TE CITOJA BATON HAXHIUN , CITOVA VETON SURROIN !

  20. tonia says:

    Vellezer e motra shqiptare kudo qe jeni!Ka ardhur momenti historik I realizimit te aspirates se te gjithe shqiptareve:bashkimin ne nje shtet te gjithe kombit shqiptar.Ky moment eshte I paperseriteshem dhe kush e pengon realizimin e tij duhet trajtuar si te gjithe tradhetaret.Seicili nga ne duhet te kontribuoje me se e sa te mundet per te bere realitet kete enderrr te shqiptareve.Poshte tradhetaret!

  21. Albatros says:

    kosovaret skane asnje lidhje me Shqiperine ….lerini te shkerdhehen me serbet prape ,me ata jane te lidh ne vjedhje neper Europe dhe usa me ata jane te lidhur ne kontrabande etj….

  22. i shipnis says:

    Baton Haxhiu ne mbrojtje te kryeministrit Edi Rama,Gjdo shqipetar qe e ndjen vete shqipetar i Kosoves fell ne zemren e ti e din se diq e mir nuk do te ndodh,Kur kesaj ia shtojm edhe viziten e kryeparlamentarit ne greqqqqi.I frikshem eshte trekendshi ortodoks T,B,A,Po edhe ma i frikshem behet kur kunder ksaj vizite jan edhe qent e shkolles se juaj qe kerkojn qe te behemi Kosovar,

  23. D. Didani says:

    Une do te sugjeroja qe Kosova duhet te germoje me shume per qellimin e ketyre politikaneve apo edhe gazetareve qe tentojne te heqin mitin e kombit qe eshte nje dhe vetem nje!Qellimet e tyre meskine e nxjerrin Kosoven lakuriq:Ngrejne shume pikpyetje per deshiren e tyre per tu bere shtet dinjitoz,per te bere diplomaci,per te qene ndaj Serbeve me te qyteteruar,per ti treguar botes vetite e popullit shqiptar,per te shprehur me shume deshiren qe kane per te bashkuar forcat si nje grusht i forte dhe i bashkuar i nje populli qe kudo ku jeton,ne cdo pike te globit aspiron qe shqiptaret te kene dinjetetin e munguar apo mohuar!Ne se hapet thesi i sherreve dhe inateve breda shtepise dhe vellazerise ,duartokitje do kete nga gjithe ata qe na kane nenvleftesuar Kosoven per aftesi shtetfornmuse!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  24. Edi Rama ,vazhdon te mbetet me gjithe kuptimin e fjales : nji Gjigand ipolitikes rajonale dhe Ballkanike !
    Fijet e UDBasheve te politikaneve te Kosoves ,jane akoma te forta ,dhe atje duhet nji Wetting Amerikan qe te marri fryme lirishte ai popull i lodhur !

  25. orient says:

    Nje analize e sakte ,per ato qe pame ….por edhe ne krye te Kosoves ka defiçente ,qe perkrahjen e konsiderojne krahmarje..Kosova do te behet se ka brume,por jo nga ata qe jane te etur per post-iqe…me pelqeu shkrimi Juaj z Baton.

  26. kur flet erdogani ,koqevaret e bejne hero,kur flet enve hoxha( ai fallco me j)koqevaret vrapojne te armatosen dhe te luftojne ne siri….
    kur flet edi rama qe mbron te drejtat e koqevareve turqoarab,behen xheloz dhe e quajne tradhtar,kur islamiku salikomunisti i jepte arme dhe nafte milloshevicit per te spastruar koqevaret turq me sum perpjet,keta e bejne hero dhe mbret te shqiptareve.
    mire ua paska bere saliu turk i shartuar me serb dhe milloshevici ketyre koqevareve.
    a e mbani mend more koqevar se si ju vuri perpara si delet serbi kur saliserbi e furnizonte me arme dhe nafte ,dhe erdhet te gjithe ne Shqiperi……..

  27. Mentari says:

    Kushdo mund te behet ndermjetes midis Kosoves dhe Serbise Ortodokse gjakpirese por vetem Ortodoksit shqiptar nuk duhet te behen sepse jane te pa-bese ndaj kombit shqiptar sepse ishin po keto Orotdokse se para 1944 kishin qe te gjith dyqane private dhe jetonin me mire sesa shqiptaret e tjere jo Ortodokse por u bashkuan e bashkepunuan me Ortodoksit Sllave per te shkaterruar shqiperine duke future Kancerin komunist Sllav ne shqiperi.Prandaj ata nuk duhen te merren me Ptriotizmin shqiptar sepse ata e tradhetojne ate sa here qe puthen me Ortodoksit Geke-Sllave. Ik o Bythlepires I ortodoksit Rrugac,e besoj Mediat dhe deklaratat e lidereve Kosovar kunder Edvin Rames dhe jo ty si Gazetaruc pa shtylle kurrizore e I Korruptuar.

    1. Ermal Gjoni says:

      Ky mentari duhet te jete i semur nga trute e kokes.

  28. ''PATRIOTIZMI' says:

    A hahet ky sen ej? Takimi Vuciq _Rama rezultati 70 milion exporti Serb (importi shqiptar) 15 milion euro eexporti shqiptare drejt Serbise pra gati 5 me nje per Serbine.Ketu eshte poenta o patriota me batarija.Serbia nga kolonia klasike Kosoven e ka shendrrue ne koloni ekonomike dhe normal rendi eshte me e ba te njejten pune edhe ne Shqiperi per ate u nenshkrue marrvesshja per Odat ekonomike…por per Batonin dhe Shkelzenin keshilltare te Edit kjo eshte shume okejjjj bile per ate ja paten pru kumare Edit e Ilirit Tadiqin te birin e Lubomir Tadiqit kryeshkruesit dhe inicuesit te M emorandumit te famshem te akademis se shkencave serbe…po gjate luftes se 99 tes ky Tadiqi ka qene psikolog ne ushtin serbe dhe i ka keshllue dhe ju ka dhene zmer ushtareve serb qysh me na pre e me na gri,mos me ju dridh dora se ata jane te derguar nga zoti per me sundue ne toke,e per shokun e Edit Vuciqin dihet ai edhe sot kercnon Kosoven dhe vepron me gjithe forcen kunder Kosoves dhe do te veproj edhe ne te ardhmen.Takimi duhet te behet,por jo ti jepen tona triumfaliste ,te fitoreve,te arriturave se nuk ka te arritura,,,ju ne shqipni nuk e nihni SHKAUN kete amanet na e kane lane pleqt por edhe vet u plakem,,,krejt ne fund Kosova dhe SHqiperia kane investue me ndihmen e Gjermaneve ne linjen 400 KW por Serbia nuk po lejon kyqjen???? Keshtu vepron miku a/???? ka shumeqka te keqe

  29. burreli says:

    Kjo qe po ndodh me disa politikane kosovare i ngjan historise se breshkes me shqiponjen.Shqiponja e mer breshken ne kthetrat e saje dhe fluturon,pasi arrin nje fare lartesije i thote breshka me lesho se jam edhe une e zonja te fluturoj si ti.Jo i thote shqiponja se nuk e ben dot.Po po fluturoj i thote breshka.Shqiponja e leshon dhe breshka dihet se si perfundon.Shpresoj qe keto politikane kosovare ta kuptojne kete “perralle”.

  30. Dashamir says:

    Pesëdhjetë vjet te kohës se komunizmit kur Shqipëria ù konsoliduar si shtet spiunet shqiptar të UDB QË opronin në Shqipëri e detyruan shtetin shqipetar të armatosjen deri në dhëmbë për tu mbrojtur nga Serbia dhe për tu dal zot shqiptarve të Kosovës që nuk guxonin derën e shtëpisë ta mbyllnin që Milicia ì lagjes të hynte në çdo kohë për të për se cfar po bëjnë shqiptaret për tu çliruar. 50% e buxhetit të Shqipërisë e harxhuan për ushtri dhe armatime për shqiptarët dhe identitetin tonë Tani na duhet përsëri të armatosur kundër pinjollëve të milicise serbe që ka lënë në Kosovë nepermes dashurisë dhe përdhunime ve .

  31. Emigranti SHBA. says:

    Cjane keta miope, qe syte u shohin e drite su bejne. Ne vend qe te gezohen, ta falenderojne kryeministrin Rama, qe kerkon nga Serbia, jo vetem njohjen e kosoves si shtet i pamvarur, pore edhe, bashkepunimin ne te gjitha fushat, si e vetmja rruge per tu integruar ne BE, teregohen egoiste, meskine. Keta kritizere te semure, me Enver Hoxhajn, zevendesin e tije, apo gazetaruce driteshkurter, te cilet nuke shikojne politiken qe djek SHqiperia ne arenen nderkombetare, per njohjen e kosoves, ne te gjitha instancat nderkombetre, kete jo per ti bere qefin Tacit, Mustafes, hoxhajt, apo atyre kritizereve te semure, pore per te miren e popullit kosovare, fuqizimin dhe demokratizimin e brendeshem, fuqizimin ekonomike te kosoves dhe forcimin e mardhenjeve, midise popujve te ballkanit. Kjo eshte detyre e shtetit ame, prandaje edhe Rama foli aqe mire me Vucicin per kosovn, sa, ska folur asnje udheheqes shqiptare deri me sote. Bravo Baton, qe u kethjellon mendjen atyre te coroditureve, qe kerkojne ta lene kosoven me keqe nga ceshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje