EMRAT/ Shkatërrohet banda që shiste heroinë në Tiranë, ja zonat e shpërndarjes

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

arrestimePolicia e Tiranës ka goditur një rrjet që shpërndante heroinë në Tiranë.

Në prangat e policisë kanë përfunduar 6 persona.

Njoftimi i policisë:

Sot më date 15.10.2016, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionnale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi disa mujor, finalizuan Operacionin “Vjeshta”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë, në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasve:

1.Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

2.Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

3.Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

4.Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

5.Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

6.Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë, pasi  është bërë e mundur që tiu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”.

Këta shtetas, e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.

– 10 telefona celular.

– 1 Motorçikletë.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuara nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *