FOTOT/ Një tjetër rrugë në Tiranë

15 Tetor 2016, 12:42Sociale TEMA
FOTOT/ Një tjetër rrugë në Tiranë

Bashkia e Tiranës ka përfunduar punën për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Kujtim Laro” në njësinë nr. 3 në kryeqytet. Rruga u vjen në ndihmë rreth një mijë familjeve dhe tashmë, veç asfaltimit dhe trotuareve, ofron edhe sinjalistë moderne dhe rrjet të plotë kanalizimesh. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet e kryera në këtë rrugë, falenderoi banorët që u treguan të gatshëm të lirojnë hapësirat e zëna për të lejuar zgjerimet e nevojshme të rrugës dhe për krijimin e vendeve publike, por edhe për korrektesën në pagesën e taksave.

“Dua të falenderoj banorët që janë treguar mirëkuptues, kanë liruar hapësirat e zëna publike, kanë lejuar që trotuaret të bëhen aq sa duhen dhe që kanë qenë korrektë në pagesën e taksave të bashkisë; pagesën e taksës së parkingut dhe të gjitha detyrimet e tjera që kanë për një qytet që funksionon”, tha Veliaj. Më tej, ai theksoi se edhe kjo rrugë ashtu si çdo investim i Bashkisë së Tiranës përveçse u shërben qytetarëve në jetesën e përditshme, u jep atyre mundësi që të rrisin edhe vlerën e pronës.

“Vlera e banesave në Tiranë, vetëm këtë vit, është rritur me 20% dhe kjo vjen falë investimeve në infrastrukturë. Ndaj detyra e të gjithë qytetareve është që t’i mirëmbajnë ato, për t’u siguruar që vlera e pronës vijon të rritet në Tiranë dhe për gjithë banorët që kanë vendosur që familjen e tyre ta krijojnë e ta zhvillojnë në Tiranë, t’ia shohin hajrin kësaj pune dhe investimeve të bashkisë”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj premtoi se, edhe në vijim, angazhimi kryesor i bashkisë do të jetë tek puna, pavarësisht akuzave apo shpifjeve për projektet e nisura prej saj.

“Më vjen mirë sepse jemi fokusuar te puna. Ky ka qenë vetëm viti ynë i parë dhe banorët e njësisë 3 kanë parë disa investime në kopshte, çerdhe, shkolla dhe infrastrukturë. Kështu do të vijojmë edhe në tre vitet e tjera. E di që shumë qytetarë janë të shqetësuar nëse bashkia do të fillojë të politizohet e të merret me fushatën e sharjeve e shpifjeve. Dua t’i siguroj ata se jam i fokusuar dhe nuk ka asnjë sharje, shpifje dhe asnjë sulm politik që më bën të devijoj nga misioni për t’i shërbyer qytetarëve të Tiranës”, siguroi ai, duke theksuar se motoja e bashkisë do të vazhdojë të jetë puna. Ndërsa solli në vëmendje projektet e nisura në rreth 100 kantiere ndërtimi, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve sot për një qytet më të mirë nesër.

“Vërtet kemi hapur 100 kantiere, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për këtë, por kur të kenë mbaruar do jenë 100 punë të mbyllura. Ashtu si një shtëpi e mirë ku teksa punohet, ka pak rrëmujë, ashtu edhe familja jonë e madhe në Tiranë ka pak rrëmujë me trafikun dhe lëvizjet në qytet, teksa mbarojmë këto projekte madhore. Por, kur këto punë të mbarojnë do të kemi

një qytet shumë më të mirë, ashtu si rruga “Kujtim Laro”, e cila sot është një punë e mbaruar mirë për njësinë nr. 3”, përfundoi ai.

Rruga “Kujtim Laro” ka një gjatësi prej rreth 330ml dhe investimi i bërë ka mundësuar rregullimin e asfaltit, trotuareve, shtrimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e bardha, ndriçimin e rrugës, vendosjen e sinjalistikës rrugore, krijimin e linjave rezervë, por edhe shtimin e gjelbërimit përgjatë gjithë rrugës.

9 komente në “FOTOT/ Një tjetër rrugë në Tiranë”

  1. NACIONALISTI says:

    Bravo Veliaj, eshte skandal qe nji KRYEQYTET, ne mes te europes mos te ket rruge. Vazhdo kshtu Erion!!

    1. Ata Votuan Mosndeshkimin e Tyre says:

      Ky shkrim dhe krenari per nje rruge me shume ne mes te Evropes tani ne 2016, sikur sapo te kishte mbaruar lufta e II boterore, kur nisen te rindertoheshin rruget, me kujton arritjet e socializmit dhe sukseset ne luften e klasave por vecanerisht ato inagurimet e Sali Berishes cdo kilometer rruge e re ne cdo dy a tre muaj, si arritje shembullore te PARTISE PUNES NGJYRE blu.

  2. Baton Gostivari says:

    Nuk do ta përjetoj, ndoshta, por Shqipëria ZEMËR do përmendet me respekt, në Evropë e gjetkë.

  3. kombi says:

    Eshte bere nje pune shume e madhe ne Tirane dhe ne cdo qytet te Shqiperise dhe mbetet per tu bere akoma nga Rilindja urbane . Fasadat gjithashtu jane ne gjendje te mjerueshme . Mendoj qe duhen bere me kontributin e cdo banori te banesave . Keshtu behen dhe ne Austri .

  4. nick says:

    VETEM PERPARA. BESIMI I POPULLIT NUK DO TE MUNGOJE ASNJEHERE.

  5. Tarad Bulba says:

    Po ne kombinat kur do prishesh shtesat qe kane bere para anash mbrapa pallateve?

  6. Hektor says:

    Pak komentues me pagesë paska në punë Veliaj sot. E keni fajin ju të Temës që botoni shkrimet e dërguara nga kryetari i Bashkisë ditën e shtunë kur institucionet janë pushim.

    1. mirashi says:

      Hektor, je shume i vogel menderisht, por shpirtezi si ca te tjere. kete nuk ta ndryshon dot njeri ty dhe ca te tjereve se keshtu i lindi nena. Une banoj prej 24 vjet ne nje vend te Europes, por ne tavolinen time te shtepis shkruaj shqip, degjoj shqip, argetohem shqip. pastaj me kulturen vendase. Thuaj dhe per mua qe me ka paguar Erjon Veliaj te shkruaj mire per te! Jam mijra km larg. Do mendimin tim per Erjon Veline? Kur ishte me “Mjaftin” krijova nje simpati per te, me vone mu duk si femije i disekulibruar dhe kur shkoi tek PS nuk e honepsja me. Kur Edi Rama e beri minister m’u duk çudi. Por puna e tij si minister, jo per mua, por per shqiptaret aty, me beri te mendoj se Erjoni donte Shqiperine dhe shqiptaret dhe ishte djali qe donte pergjegjesine per te sherbyer me devotshmeri. Edhe kur u be kryetar bashkie , duke pasur parasysh Tiranen e shkaperdhyer prej kater vjetesh nga Lulezimi, nuk besoja kurre se do bente keto qe po ben qe i ka ndryshuar faqen brenda tre vjeteve me nje pergjegjesi te jashtezakonshme, me nje ndershmeri te pelqyer nga ata qe duan vendin dhe te miren e tij, me nje marrdhenie me qytetaret te pa pare deri me sot nga asnje politikan, bile as nga Edi Rama qe dihet qe beri gjithe ate pune per te çuar ne binare ate qytet. Erjoni me kete pune do ta beje Tiranen kryeqytet europian. I rekomandoj mos ti rritet mendja vetem, pa lodhje do te kete dhe forca e punes dhe mendimit nuk do te jete kjo qe ka sot. Prandaj qe te jeshe i qarte dhe i qete ti Hektor dhe kushdo tjeter, kete koment nuk e ka derguar kryetari bashkise, por une nga kryeqendra e Europes. Me behet zemra mal kur shikoj qytetet shqiptare te lulezuar, pavaresisht gureve dhe gjerdheve , perveç barrikadave dhe çpifjeve te paskrupullta nga politikane dhe njerez qe kane marre marre per detyre shkaterrimin e atij vendi. Ashtu si i nje i semure me kancer qe lufon ti shpetoje, ashtu dhe keta luftojne me me mish e me shpirt per te bere diçka te mire per vendin duke pasur perballe jo nje opozite konstruktive, por me shume se armike e betuar per vendin, duke patur parasysh dhe qeverisjen e saj qe me 1992 e deri ne 2013-en . Nuk ka nevoje te shkruaj se çfare ka ndodhur, se ka komentues qe i radhisin shume here me bukur, me sakte se une e qe i dine me mire se une duke qene edhe protagonista te ngjarjeve. Une kisha nje keshille ne qoftese do ta pranoje: flisni aresyes, logjikes; kritika e shendosh kedo kur ben gabime, por dashamiresia kur eshte per çeshtje te medha vlen me shume se çdo lloj arrogance qe te nxierr jashte rruges.

  7. Stella says:

    Tirana e Re esht keq afer ke rrotullimi. Te lutem ZOti Erion mund Te rregullohet se rugs NGA Brenda pallateve esht scandal makinat kaloj kur dimri vjen Pusetat e bllokuara tregu katunareve aty futu Te lutem Brenda pallateve esht scandal dimri po Aaron ….ju faleminderit Jemi ne pritje….kenaqemi kur shohim duart e Juaj a Te bashk is ju jeni nje mrekullushme per Tiranen fat.ju flm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje