Gjendja shëndetësore, Spartak Braho shtrohet në spital

spartak-braho-433x300Kreu i Komisionit të Sigurisë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho është shtruar në spital pas probleme me gjendjen shëndetësore.

Burime për “Panorama” konfirmojnë lajmin se deputeti Braho është shtruar në spital, por pa dhënë detaje të tjera rreth shkakut dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Kujtojmë se deputeti Braho, vetëm pak muaj më parë u mjekua jashtë shtetit për shkak të problemeve shëndetësore.

Në qershor, Qeveria mori edhe nje vendim në mbledhje qeverie për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve shëndetësore të deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho.

Pikërisht në vendimin e 22 qershorit thuhet se qeveria do të mbulojë 4.8 milione lekë nga shpenzimet e deputetit.

Pak javë para këtij vendimi Braho u largua jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...