INTERVISTA/ Pëllumb Xhufi: Ja si zgjidhet çështja çame. Reagimi kosovar ndaj Ramës, emocional

15 Tetor 2016, 09:12Politika TEMA

Historiani dhe diplomati i njohur Pëllumb Xhufi Ka deklaruar se Çështja Came ka zgjidhje dhe ajo mund të jetë sipas modelit që aplikuan dy vendet Kroacia dhe Italia me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Duke folur në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga, historiani Xhufi shpjegoi se edhe në këtë rast Kroacia nuk lejonte shtetasit italianë të Istrias të shkonin në tokat e të parëve të tyre në Kroaci por falë ndërhyrjes së BE jo vetëm që u lejua lëvizja e lirë por madje dy vendet nënshkruan dhe marrëveshje për dëmshpërblimin financiar të të prekurve.

Gjithashtu historiani Xhufi ka folur dhe për marrëveshjen e detit mes shqipërisë dhe Greqisë duke theksuar se Basha duhet të kërkojë ndjesë për marrëveshjen e 2009 duke  futur në ngërç të madh marrëdhëniet mes dy vendeve.

Çështja çame, deklaratat e ministrit Bushati, si ju duket kjo qasje e qeverisë?

Më duket një ndërhyrje me vend dhe nerv. Çamët e dinë shumë historinë por janë rritur që fëmijë me dashurinë për vendin e tyre. Nuk ka çam që të mos njohin vendin e tyre. Kemi një popullësi që nuk mund të injorohet. Çështja Çama ka hyrë në axhendën zyrtare me këtë qeveri. Vizita e Metës në Athinë në ’99 ka qenë vizita e parë si kryeministër, u parapri me një zhurmë në media. Në atë vizitë ka dalë problemi i kufinjëve, i pronave të qytetarëve shqiptarë që i zuri ligji i luftës. Meta i ka bërë jehonë të gjithë kësaj problematike. Lancimin e këtyre problemeve, qeveria e djathtë ka tentuar t’i mbysë.

Pas vitit 99 sa herë është trajtuar kjo çështje?

Pas këtij viti, problemi çam në takimet nuk ka dalë. Ka qenë në bisedime që nuk kanë dalë për publik. Në bisedat me partnerët tanë kanë dalë, të cilët ishin të painformuar. Është bërë një punë paraprake.Por pas 2005 kur erdhi në pushtet PD cështja është munduar të mos përmendet apo të anashkalohet nga pala shqiptare. Madje dua të kujtoj një moment të turpshëm, takimi i presidentit Moisiu me Papulias, ku Papulias anulloi takimin pasi një grup çamësh po e prisnin me protesta në Sarandë. Për këtë anullim u akuzua presidenti Moisiu nga qeveria Berisha. Traktati i Miqësisë është nënshkruar në kurbën zbritëse të Parisë Demokratike.

Traktati i Miqësisë, a është një traktat ku ne kemi çeduar apo është një traktat i mirë siç tha ministri Bushati në Kuvend?

Ministrit Bushati i takon të thotë që është një traktat i mirë, por për mendimin tim duhet rinovuar pasi është hartuar që prej 20 vitesh. Domethënë është një traktat i tejkaluar. Ky është traktat i mirë për kohën që është bërë. Traktat i Miqësisë duhet të prodhojnë marrëveshje dypalëshe.

Meta e bëri vizitën e tij në Greqi, kur çështja came kishte shkuar me sukses në Bruksel. A ka një diplomaci paralale?

Unë e di shumë mirë që diplomacia parlamentare në kohën e znj.Topalli kishte për synim të izolonte ministrat e jashtëm të asaj kohe që ishin kryesisht nga LSI. Por vizita e fundit e Metës ishte e planifikuar, por që rastisi edhe me deklaratat e Hahn. Meta nuk ka shkuar për të zgjidhur probleme në Greqi, por për të krijuar një klimë të re në marrëdhënie shqiptaro-greke. Unë kam një rezervë për sa i përket delegacionit. Problem i marrëdhënieve me Greqinë nuk është një problem të shqiptarëve të jugut, por është një problem kombëtar. Unë do doja të kishte dhe deputetë nga Shkodra, Tropoja apo Mati psh. Unë gjykoj se Meta se duhet të kishtë bërë një përzgjedhje më të mirë. Mesazhet që ai dha ishin të mira, pavarësisht se pala greke nuk ju përgjigj.

Qeveria Rama ka hedhur hapin e guximshëm, që e ka shtruar në tavolinë çështjen çame, po zgjidhjen e shikoni të realizueshme?

Zgjidhja ka avancuar pasi ne kemi progresuar në procesin e integrimit. Deklarata e komisionerit Hahn, dikur faktori ndërkombëtar nuk e njihte si çështje. Kjo është jashtëzkonisht e rëndësishme. Pra sot është një faktor i tretë si BE që është në dijeni të kësaj cështje. Unë mendoj se kjo cështje mund të zgjidhet si konflikti i disa viteve më parë mes Kroacisë dhe Italisë. Edhe në këtë rast shtetas italianë kryesisht banorë të Istrias nuk lejoheshin nga autoritetet kroate të shkonin në pronat dhe tokat e paraardhësve të tyre në Kroaci. Në atë kohë Kroacia ishte kandidat për në BE dhe Italia një nga anëtarët e BE dhe për Bruskelin ishte e papranueshme që shtetasit europiane të pengoheshin të lëviznin lirshëm në hapësirën e saj. Pavarësisht kundërshtimeve të Zagrebit , BE detyroi Kroacinë që të lejonte shtetasit italianë jo vetëm në shkonin në tokat e të parëve të tyre por cështja u zgjidh me marrëveshje mes dy shteteve përfshirë këtu dhe dëmshpërblim të madh financiar. Dua të theksoj se shtetasit italianë që prekeshin nga kjo situatë ishin shumë pak në raport me popullsinë italiane ndërsa në rastin tonë komuniteti cam përbën 10 % të popullsinë shqiptare. Pra problemi ynë është më i prekshëm dhe mendoj se rasti kroato –italian mund të jetë një nga zgjidhjet e çështjes çame.

Deklarata e Bushatit për marrëveshjen e detit, a mund të zgjidhet kjo marrëveshje sipas modelit Italian?

Ministri kishte parasysh bisedimet që kanë zgjatur 7 vjet. Shqipëria nuk kishte as flot detare konsistente, luftonte të merrte sa më shumë nga një det si Adritiaku që kishte karakteristika të tjera për shembull nga deti Jon. Ka disa parime për të ndarë bregdetin. Për të bërë ndarjen, qeveria Meta ka bërë ligjin e kufirit, se cilat janë pika që ndahen sipas të drejtëës ndërkombëtare. Ligji i vitit 2001, në mënyrë mafioze është abroguar nga qeveria Berisha para vizitës së Bakojanis në Tiranë.

Mendoni  që Basha si kandidat për kryeministër nesër duhet të kërkojë falje par marrëveshjen e detit?

Patjetër që ai duhet të kërkojë ndjesë sepse marrëveshja e 2009 ka futur në ngërc të madh marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, kjo ngjarje Bashën do e përndjekë. Basha mund të jetë i pëlqyer për palën greke, pasi mund të fillojë edhe një herë nga pika zero marrëveshjen. Kjo marrëveshje e paprinciptë është bërë për të marrë një votë për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato.

Vizita e Ramës në Serbi ka sjellë reagimin e ministrit të jashtëm kosovar i cili i kërkoi Tiranës të mos ndërhyjë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës ? Ju duket normale ky reagim?

Nuk më duket normale por një reagim emocional. Hoxhaj duhet të dijë sesa shumë ka investuar Shqipëria për Kosovën që nga koha e Ismail Qemalit. Ministri i jashtëm duhet të dijë që nuk është vetëm problem i Kosovës, por është problem i stabilitetit të rajonit. Pas disa ditësh ujrat do bien edhe këto reagime spontante, do të harrohen. Nuk bëhët fjalë që Tirana t’i imponohet Prishtinës. Ne duhet të përpiqemi që të shkëmbjejmë dhe të bashkëpunojmë sa më shumë me njëri tjetrin .

Edhe këtë herë vizita e Ramës në Serbi u karakterizua me shumë batuta, cila është këshilla juaj si diplomat për kryeministrin ?

Të jetë më i përmbajtur dhe t’i përmbahet dosjeve konkrete me shtetet respektive.

15 komente në “INTERVISTA/ Pëllumb Xhufi: Ja si zgjidhet çështja çame. Reagimi kosovar ndaj Ramës, emocional”

  1. kozmo says:

    Bravooo !! si gjithmon i kthjellet ne argumentat e tij .

    1. QameriaLemeria says:

      ZGJIDHJA e ceshtjes CAME do jete fitore e jashtzakonshme per Shqiptaret. Me kete rast besoj se te gjithe Camet do duan te kthehen ne token meme ku kane trojet dhe mendjen.
      Me kete rast pronat me tapi qe Camet kane ne Shqiperi shpresoj ti kalojne pronarve te vertete Shqiptare.
      Gjithashtu shpresojme qe Camet te kerkojne falje Greqise per krimet e tyre dhe tradheti kombetare.

  2. Alban Hamzai says:

    Ciceron:Detyra e pare e historianit eshte te shmange genjeshtren,e dyta-te mos fshehe te verteten,e treta-te mos jape shkas te dyshojne.Nje nga dyshimet e mia eshte:keta italiane per cilen arsye nuk lejoheshin te shkonin ne Kroaci?Kishin bere krime aty?Ishin denuar nga gjykatat kroate?Ju shkruani qe popullsia came perben 10% te popullsise shqiptare.Me 1928 popullsia muslimane e Epirit ishte 20.160 banore,nga te cilet 17.008 kishin si gjuhe amtare shqipen.Shqiptari Fejzi Lepenica nga Janina me 1928 deklaronte se numri I popullsise came ishte rreth 20.000 banore.Me 1913 ,nga camet qe ishin deklaruar otomane,vetem 700 shkuan ne Turqi me deshiren e tyre dhe qe u kthyen prape per shkak te kushteve te keqia ne Turqi.Te tjeret qendruan Qe te mos zgjetem,meqe popullsia came ishte rreth 20.000 banore e qe sipas jush perben 10%te popullsise shqiptare,atehere del qe e gjithe popullsia shqiptare te ishte 200.000 banore.Ju lutem botoni komentin tim!

    1. B. K says:

      20 mijë banorë një trevë me rreth 30 mijë m/2?

    2. ABC says:

      Te sakt jan numerat e tu dhe te sakt gjithashtu jan numerat e profesorit. 100 vjet me par ishin 20.000 cam dhe sot jan 300.000, te cilet perbejn 10% te popullsis.

  3. B. K says:

    QEVERIA e DJATHTË!

    Mendon kush se me një ngjyrë blu në emblemën partiake do na bindin se janë të majtë të djathtë ose të djathtë të majtë.
    Janë parti antikombëtare (me përjashtime individuale).
    Nuk bëjnë gafa, por skandale antikombëtare që nga njihja pa kusht e FYROM-it e zvarrë tutje.
    Artikull me vend, përpos tifozllëkut të fshehur për heshtjen e “MANISË VARREZA2 të palës greke.
    Merrni eshtrat, por jo të foshnjave shqiptare…, e ruani nëpër guaska, ose si të doni – mesazh për shovenistët grekë.

  4. SELFO QORRI says:

    Historian si xhufi une bej cdo dite ne mengjes.Mashtrues ordiner kafenesh.

  5. Barbajorgos says:

    More Alban Hamzai.
    Ti flet sikur te jesh zedhenesi i Janulles dhe i Ciprasit.
    Turp o bukeshkalur qe u shitet e dolet kunder atdheut per 300 kacidhe.
    Po nuk kane turp ata qe shiten te armiqt e atdheut.

  6. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Shqiptarë, kur të shkruani dhe të flisni, njiheni mirë “lëndën”, për të cilën bëhet fjalë! Çamëria zë vetëm 14 përqind të trojeve etnike shqiptare në Greqi. Prandaj, secili individ, parti, shoqatë, shtetar e pushtetar, kur dëshiron që të trajtojë Çështjen Shqiptare të pazgjidhur në Greqi, duhet të deklarohet; 1) Çamëria dhe viset e tjera etnike shqiptare në Greqi, janë cështje kombëtare, shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, sepse përbëjnë pakicë kombëtare, që duhet të kërkojnë zgjidhje brenda kufijve të shtetit grek. Ne nuk jemi për ndryshimin e kufijve. Vetëm në rastin e një lufte eventuale të shpallur nga shovenistët grekë (po i lejuan forcat demokratike në Greqi), vetëm atë here na lind e drejta t`i clirojmë trojet tona, pa perjashtuar një zgjidhje në rrugë paqësore me mirëkuptim. 2) Arvanitasit (arbërorët) dhe emigrantët shqiptarë, rezidentë në Greqi (qytetarë të Greqisë), janë minoritet, si edhe grekët në Shqipëri, të cilëve u takojnë të drejtat kulturore (gjuha, arsimi, historia, traditat, doket, zakonet, kultet fetare), ndonëse shteti ynë minoritetit grek i ka dhënë të drejta mbi standartet ndërkombëtare dhe mirë ka bërë. 3) Çështjet pasurore që lidhen me pasuritë e tundshme të shqiptarëve nga Çamëria dhe viset e tjara etnike shqiptare në Greqi dhe pasuritë e tundshme e të patundshme të shqiptarëve në të gjithë trrritorin e Greqisë, të cilat janë vënë në pëdorim nga shteti grek ose u janë dhënë në përdorim, me qera, shtetasve grekë, sidomos vllehëve, deri në kufi me Shqipërinë. Greqia e di mirë se cfarë do të thotë pronë dhe pronësi. Prandaj, deri në vitin 1990, në bankat greke, qeratë e këtyre pasurive arrinin në 50 miliardë dollarë amerikanë (USD). Kuptohet, sot ato janë në shifra të tjera shumë të larta. 4) Miqësia e ndershme, e qëndrueshme dhe kërkesat e njerës a të tjetrës palë, kërkojnë ndërsjellësi (reciprocitet). Kaq, sa për dijeni!

  7. 17nentori says:

    e mire intervista por e dhjeu pak ne fund me ” te permbahet ne dosjet shteterore”.
    Kjo per ti terhequr veshin Edit qe shume mire ben qe flet ndonje llaf te mire edhe per Kosoven (sidomos kur ata vete per kete apo ate arsye nuk jane ne tavoline).
    Specifikat e shqiptareve, duan apo nuk duan ata qe i kane inat, jane qe nuk mund te permbahen ne vetem nje pale dosjesh shteterore!!!!
    Edhe shembulli i Italise me Kroacine eshte pai naiv dhe i shtremberuar per ta krahasuar. Ishta Italia nje shtet anetar i BEse qe i kushtezonte nje shteti kandidat ta bente ate gje dhe jo anasjelltas sic eshte problemi cam!!!
    Problemi cam eshte shume here me i madh se sa mundohen ta perkufizojne disa pellumba si ky ketu.
    Shumic e cameve si edhe perfaqesuesit e tyre i duan demshperblimet financiare dhe lejekalimet si meze per ta njohur fillimin e problemit.
    Camet nuk do jene te kenaqur pervese ta bejne camerine si kosoven por ngaqe si bien dot gomarit merren tani per tani me samarin.

  8. Relax says:

    Mjaft me ,PRONAT CAME,por trojet shqiptare.Greket jane te gatshem te kompenzojne pronat came,por kush do kompenzoje malet,kodrinat,lumenjte,liqenet,pasurite nentokesore,detin,…!

  9. Lal Prenga says:

    Talebanizmi dhe terrorizmi sllavo grek jane te lidhur ngushte:
    Siri rusi
    Doktor MORTJA Greqi serbi
    Talebanet per pushtet shesin gjithcka! Keta jo vetem e heshten ceshtjen came por i percaktuan Greqise kufinj te rinj brenda territorit shqiptar me ane te detit, varrezave greke, shkollave greke!
    Por, nese ka shqiptare te vertete, duhet te kete lista me perkrahesit e Doktor Mortjes! Nuk ka mundesi qe ti u tregon ujkun ata merren me gjurmet!
    O jane te marre o jane antishqiptare!
    Talebanet jane vdekja e Shqiperise, ata jane aleatet me te medhenj te Serbise e Greqise!

  10. TMA says:

    O VLLAZE NUK ASHTE CAMERIA MA E VLESHEM SE MALESIA. MALESIA NE VITIN 1911 NGRTI FLAMURI PER BASHKIMIN E SHQIPRIS NENI SHTET NATYRAL dhe trojet tjera. QE ASHT SOT PJES E MALIT TE ZI,HIQJUNI KOSOVA KA NJERZIT E VETT DHE PAVARSIN E VET NE DITE QA PERVETIN .SA TI KEM TRADHTART NE KRYESI SI SALIN POR MESA DUKET EDHE RAM MOSTE HARRONI EDHE ILIRE METEN, TRADHTAR I NUMRIT NJE.

    CDO KRYTAR QE SHKON DHE DEFRISHON NE INTEREZIN E E ATYRE QE NA OKUPUN DHE NAJ NDAN TOKA ASHT KRYETAR I QELBUN,ATI I LYPET PLUMBIN O HUNIN,SE PERDRYSHE SMERR VESH,SIKUR BANI AVNI RRUSTEMI, ME ESAT PASHE TOPTANIN NE PARIZ,

  11. Kolera turko-greke says:

    C’ne qe s’ka komente nga gabelet b.thq.ma te janulles? Pse s’kane ardhur te hane mut ketu akoma?!

  12. spata says:

    Nje pasqyre e qarte per ato cfare synojne shqiptaret .Pyeta me idiote eshte ajo;kur te behet K/M Basha do kerkoje falje per detin ? Ne vend te Xhufit po pergjigjem une .Kur te pjellin mushkat me nderzim artificial do te behet Basha K/Minister .Shitja e detit nuk u be per te marre voten e Greqise per ne NATO.Berisha dhe Basha kane marre o para te madhe ose ndonje perfshirje ne projekte fitim prurese shume vjecare .Kete nje dite do ta deklarojne vete grekerit .Futja ne NATO eshte dhurate e Amerikes dhe fuqive te tjera Evropjane .Greqia nuk kishte asnje arsye ta pengonte .Ajo luftonte ne ate kohe per mbijetese dhe nuk kishte kurajo te dilte kondra .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje