Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare shkrimtari dhe diplomati shqiptar Teodor Laço.
Ai lindi më 29 shtator të 1936 në Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.
Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Një pjesë e librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.
Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.
FYTYRBARDHI TI, prehu i qetë në tokën e ARBËRISË!
Të ndristë shpirti!
Të jemi mirënjohës!
Na u largua edhe nje shkrimtar i REALIZMIT SOCIALIST….te cilet dolen me bollek ne tregun letrar shqiptar dhe me shkrimet e tyre zevendesuan neper librarite ajken e poeteve dhe shkrimtareve boterore. Si ky jane akoma edhe shume te tjere te cilet cuditerish ne moshen me te mire te te gjithe shkrimtareve, pushuan te shkruanin edhe nje veper te vetme dhe ju hodhen bisnesit te politikes. Me thoni vetem nje shkrimtar pas viteve 90….veç Kadarese, Kekos apo edhe ndonje tjetri qe nuk me vjen ne mendje , qe te kete lene nje gjurme sado te vogel ne letersine shqipe. 25 vjet shterpesi totale.
Nga te rrallet politikane qe iku pa leke ne ste bote por plot me vepra dhe emer te mire. I lehte dheu njeri i mire.
O letrari digital…. Laco ka nxjerre nja 5 romane kto vite. Meqe i thua vetes letrar…
Ceshte e verteta ishte burre i mire. Ngushellime familjes, per humbjen e njeriut te tyre te dashur. Mos u vini tituj koti njerezve, mbasi nuk ishte diplomat kariere, por ambasador politik, i derguar nga politika e kohes.
Me dhimbje te madhe mesova lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te Teodorit , njeriut te mire dhe shkrimtarit te madh. Ju dergoj nga larg ngushellimet e mija per ju Mirjane e dashur, si edhe per te dy djemte, Pandin dhe Blendin.. I qofte dheu i lehte e u prefte ne paqe! Gjithmone i paharruar!