Rrëfehet Sadije Berisha: Takimi me Sali e Liri Berishën dhe pse s’ishte Shkëlzeni në dasmën e Princit (dhe një thumb Arminës)

Sadije Berisha, ishte PR dhe organizatorja kryesore e dasmës së Princ Leka II dhe artistes Elia Zaharia. Ajo u kujdes për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër që kërkonte kjo ceremoni jo si gjithë të tjerat.

Në një intervistë për “Panorama” ajo rrëfen paskuintat e kurorëzimit që rrëmbeu vëmendjen e mediave botërore për praninë e gjakut blu nga e gjithë bota.

Veç të tjerash, ajo rrrëfen momentin emocionues të takimit me çiftin ish-kryeministror, Sali dhe Liri Berisha dhe tregon arsyen pse nuk pati një ftesë për Shkëlzenin.

“Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin”- thotë ajo për “Panorama”.

Sadija tregon më tej  se “Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen”.

Duke rrëfyer momentin e takimit me ish-vjehrrit e saj, Sali dhe Liri Berisha ajo e cilëson atë një moment emocionues, duke theksuar se ata janë gjyshërit e dy fëmijëve të saj.

“Ky moment i dasmës ishte pak emocionues, pasi ata do të thonë shumë për mua në një kohë që janë ligjërisht gjyshërit e dy fëmijëve të mi, Medinës dhe Laidonit. Dhe më kryesorja ishte që unë nuk i kisha parë ata për një kohë shumë të gjatë”- thotë ajo, teksa thumbuar edhe Arminën për kalin dhe qentë.

Ti vetë u komentove për pamjen e bukur dhe formën e mirë fizike. Si qëndron kaq bukur e në formë?

Fitova një kilogram gjatë qëndrimit në dasmë (qesh)… Por si gjithmonë mund të them ushqim të shëndetshëm, ndërsa ushtrohem rregullisht dhe kjo është mënyra më e mirë.

Në dasmën mbretërore ishin të ftuar Sali dhe Liri Berisha, ish-vjehrri dhe vjehrra juaj. Patët mundësi të takoheshit dhe si u ndjeve?

Ky moment i dasmës ishte pak emocionues, pasi ata do të thonë shumë për mua në një kohë që janë ligjërisht gjyshërit e dy fëmijëve të mi, Medinës dhe Laidonit. Dhe më kryesorja ishte që unë nuk i kisha parë ata për një kohë shumë të gjatë.

Ra në sy mungesa e ishit tuaj, Shkëlzenit, në këtë dasmë. Nuk kishte ftesë për të?

Jo.

Pse?

Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin. Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen.

Edhe i dashuri juaj i zemrës suedez mungoi në dasmë. Pse nuk ishte i pranishëm?

Nuk ishte i pranishëm në dasmë, pasi ai ndodhej në Afrikën e Jugut, për të konkurruar në një kampionat botëror.

Si vazhdon lidhja?

Lidhja vazhdon mirë shumë.

Çfarë ju lidh kaq shumë me njëri-tjetrin?

Në fillim na lidhi puna jonë për ndërtimin dhe dizajnin. Ndërsa tani ajo që na lidh është dashuria, pra kjo mes nesh është dashuri.

Bashkëjetoni?

Jo, ne nuk jetojmë bashkë.

Keni ndonjë plan që mund t’ju lidhë edhe më shumë? Për shembull, të sillni në jetë një fëmijë?

(Qesh) Jo, më shumë fëmijë faleminderit! Së bashku ne kemi 3 djem, 3 vajza, 1 qen, 2 mace dhe një kalë. Mendoj se kjo është e mjaftueshme.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije-1-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije-1-1.jpg","attachment_id":565774},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije.jpg","attachment_id":564483},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije-1.jpg","attachment_id":564482},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/sadije-2.jpg","attachment_id":565772}]

9 komente në “Rrëfehet Sadije Berisha: Takimi me Sali e Liri Berishën dhe pse s’ishte Shkëlzeni në dasmën e Princit (dhe një thumb Arminës)”

  1. andromeda says:

    Hape, hape zemrën se plagë e ke. Apo ta ka mbyllë gojën Shkëlzeni me milionat që të ka dhënë si kompensim.

  2. ismail says:

    Ismaili
    Konsiderat per Juve Znj edhe per Familjen e Zoteri Sali Berisha…
    Gojet e liga dhe fjalet e tyre dihet se ku e kan vendin….

    Respekte

  3. TRAPI says:

    JE TAMAM NE NE TIRANE KEMI PATUR NJE LEME ..AJO PILLTE DHE BURRAT SI TREGONTE..TI JE E MIRE SE ITREGON DHE I TAKON JE DOPJOM LEME…BRAVO TE QOFTE GOMARI TA CPOFTE,,,SI ME KUSHERIRIN PJELL ..INCEST

  4. TRAPI says:

    PO GOMAR A KE MI SADIJE….

  5. capi says:

    Dhe qeni kryelarte
    Macen shikon
    Topet poshte i varen
    Macja nuk ia kafshon

    Te lumtur jetojne
    Mes gjakut dhe llumit
    Sa te transferohen
    Te bregu i lumit.

  6. Peqini says:

    Shtaze incestare dhe asgje me shume!

  7. Vera says:

    Kjo duket si e e ema e zenit, qenka plak moj Sade , as te tek maja e thote si shkon afer Armines, ashtu si bere ashtu gjete,

  8. ana says:

    Pse jeni kaq vulgare, o komentues!

  9. mandi says:

    Princi= princ pa kurore e gjak mbreteror, pervec atij te gjyshes Geraldine, konteshe e rene nga fiku ne kohe te vete
    Artistja Elia=????? ka bere aq mami Yllka sa per t’u quajtur artiste e bija…
    Sadija= si te besh incest me kusheririn dhe ta shesesh per zbulimin e shekullit
    Alketa e klanit= falenederon vera grabocken per tere mbeshtetjen e dhene keto vite
    ahahahahah eh moj alketa te jesh tek te ’30 dhe te dendesh me botox fytyren… vetem ju mund ta benit kete dasem kaq te paharrueshme!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *