“Vendi i saj është në kuzhinë, ose në sallonin tim”

15 Tetor 2016, 10:05Bota TEMA

Diçka e paparashikuar ndodhi gjatë konferencës së përbashkët të shtypit mes kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit nigerian Muhammadu Buhari, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin.

Në përgjigje të pyetjes lidhur me kritikat që bashkëshortja e Buharit kishte shprehur ndaj tij në një intervistë për BBC-në, ai u përgjigj:

“Nuk e di cilës parti i përket ime shoqe, por normalisht vendi i saj është në kuzhinë ose në sallonin tim”.

Ajo që ra në sy ishte një shikim kritik dhe i shpejtë që i hodhi kancelarja Merkle pas kësaj deklarate, për ta kthyer më pas në një buzëqeshje.

Në një intervistë për BBC-në, Aisha Buhari ka thënë se nuk do ta mbështesë të shoqin nëse ai vendos të kandidojë sërish.

3 komente në ““Vendi i saj është në kuzhinë, ose në sallonin tim””

  1. net says:

    Ca ka thene gabim ky more harramseser?!gruaja aty e ka detyren, te rrit e edukoje cilimiqerit, kurse ju euroleshet i doji grate me avretet jashte, kenaqi kur u bejne komente meshkujt per grate tuaja, asnje lloj xhelozie asnje lloj burrerie. B Q burra. Allahu e udhezofte popullin tone se e ka humbur rrugen. Amin.

    1. ***** says:

      O Net,
      Ne radhe te pare shpresoj qe ky koment te te gjej mire.
      Se dyti, te lutem blija nje ferexhe gruas tate sa me shpejt para se me ja ble komshiu.

  2. Anton Guri says:

    net, ty te paska ikur truri ashtu si keti afrikani, injoranca e këtij lloj zdrolanav kam frikë se në të ardhmen do trazojnë Kosovën e Shqipërinë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje