VIDEO/ Rama tregon historinë e një pacienti i cili u shërua nga hepatiti C

15 Tetor 2016, 16:19Sociale TEMA
VIDEO/ Rama tregon historinë e një pacienti i cili u shërua nga

Kryeministri Edi Rama është i ndërgjegjshëm që sfida në rrugën e shëndetësisë është shumë e vështirë, por sipas tij në këto tre vjet është bërë shumë në këtë sektor.

Në një postim në FB, Rama thotë se qeveria shqiptare investoi 1.6 mln euro për kurën falas “Viekirax and  Exviera” e cila ndihmon për kurimin e hepatitit C.

Në FB, Rama ka publikuar një video e cila tregon sesi një pacient është kuruar me hepatit C dhe pas mjekimit ai është pastruar plotësisht.

Rama në FB: Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë mbetet një sfidë tejet e vështirë, por krahasuar me 3 vjet më parë…

Një lajm i keq nga ky sektor përhapet menjëherë dhe bashkë me emocionin e natyrshëm negativ për fatkeqësinë e dikujt apo pakujdesinë ndaj dikujt, ushqen perceptimin e trashëguar në vite se shërbimi shëndetësor në Shqipëri vazhdon po njësoj. Por e vërteta është se edhe shëndetësia, ashtu si çdo sektor, ka hyrë në një proces reformimi të thellë, ku njerëzit në nevojë për shërbim shëndetësor kanë përjetuar plot ndryshime pozitive dhe jo vetëm probleme të trashëguara ende të pazgjidhura.

Ja një ndër shumë shembuj, se si janë shpëtuar apo lehtësuar jetë njerëzish në nevojë për kujdes shëndetësor:

2 komente në “VIDEO/ Rama tregon historinë e një pacienti i cili u shërua nga hepatiti C”

  1. dOC pROF eDVINI says:

    DOCTOR, DO BEHET XHELOZ PIKTORI!?

  2. ILIRIA E BASHKUAR says:

    ZOTI DO SHPERBLEJE ZEMREN E MADHE. JO SI NE FRANCE QE TE COJNE PRANE VDEKJES PER TE THENE ME VONE O NUK SHEROHESH ME TANI ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje