Gjurmët e grafikëve të çojnë te… kanabisi

Nga Eduard Zaloshnja

Në një shkrim të mëparshëm, u mundova të zbërthej me fjalë e shifra tezën: “Meqenëse gjatë çerekshekullit të fundit është bërë gjithnjë luftë shifrash mes qeverive dhe opozitave në Shqipëri, dhe e vërteta ka qenë zakonisht diku në mes, vlen që edhe në këtë luftë të fundit mediatike (mbi kanabisin), të dëgjohen me skepticizëm të dyja palët. Ndërkohë, është e mundur që t’i afrohemi të vërtetës tërthorazi – përmes kursit të këmbimit të Euros, valutës që përcakton edhe kursin e valutave të tjera që përdoren në Shqipëri.”

Por për ta argumentuar më bindshëm këtë tezë, ilustrimi me grafikë mund të jetë ndoshta më efikas se fjalët e shifrat.

Grafiku 1, (shih më poshtë) i cili eshte ndertuar me te dhena nga Banka e Shqipërisë, na zbulon dy fenomene – një sezonal dhe një disavjeçar.

Së pari, Euro ka pësuar rënie në vjeshtë në krahasim me pranverën praaardhëse në 3 vjetët e fundit. Ky është një fenomen i ri, sepse zakonisht Euro ka rënë në krahasim me Lekun gjatë verës – si rezultat i fluksit të madh të pushuesve shqiptarë nga Kosova dhe Europa – dhe është rikthyer në nivelin e pranverës paraardhëse pas ikjes së pushuesve.

Së dyti, Grafiku 1 na tregon se ka një rënie graduale të Euros në krahasim me Lekun në 3 vjetët e fundit. Kjo rënie do të mund të shpiegohej me rënien graduale të deficitit të llogarisë korrente të Shqipërisë, gjë që na çon tek Grafiku 2 (shih më poshtë).

Siç tregon qartë Grafiku 2, deficiti i llogarisë korrente (që përfaqëson diferencën mes valutës që del dhe asaj që hyn në Shqipëri në mënyrë legale) është rritur çdo vjeshtë në 3 vjetët e fundit. Si rrjedhojë, duhet të kishim rritje të kursit të Euros në çdo vjeshtë, e jo ulje në krahasim me pranverën.

Gjithashtu grafiku tregon se ka patur një rritje graduale trevjeçare të deficitit të llogarisë korrente. Gjë që do të duhej të shoqërohej me rritjen e kursit të Euros, e jo uljen e tij nga 140 Lek në 137 Lek. Kjo, sepse llogaria kapitale (që përmbledh hyrjet dhe daljet e kapitalit nga vendi) ka qenë pothuaj kostante gjatë këtyre 3 vjetëve.

Dhe së fundi, Grafiku 3 (shih me poshte), i cili eshte ndertuar me te dhena nga INSTAT-i, demonstron  se treguesi  kryesor që ndikon te kursi i këmbimit – raporti mes eksporteve dhe importeve të mallrave e shërbimeve – ka pësuar një përkeqësim në 3 vitet e fundit (kryesisht si rezultat i rënies së kërkesës për naftën dhe kromin shqiptar).   Gjë që do të duhej të shoqërohej me rritjen e kursit të Euros, e jo uljen e tij nga 140 Lek në 137 Lek.

Në përfundim, mund të thuhet se ndryshimet e kursit të këmbimit të Euros me Lekun në 3 vjetët e fundit nuk mund të shpiegohen me shifrat zyrtare mbi hyrjet e daljet legale të valutës apo mbi eksport-importet legale. Diçka e madhe ilegale duhet të ketë kaluar nën radarin zyrtar të shifrave. Dhe me shumë gjasa, kjo diçka mund të ketë qenë kanabisi që mund të jetë mbjellë përtej 17-përqindëshit të territorit që ka fotografuar Guardia di Financa…

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-9-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d1-9.png","attachment_id":566217},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-11-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d2-11.png","attachment_id":566218},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-8-150x150.png","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/d3-8.png","attachment_id":566219}]

8 komente në “Gjurmët e grafikëve të çojnë te… kanabisi”

  1. niku says:

    A i ke pare remitancat? Sikur thuhet se jane rritur. Po ekonomia informale ?

    1. tironc says:

      o nik,
      remitancat perfshihen te llogaria korrente. kurse tregtia ilegale eshte pikerisht ajo e kanabisti qe thote ky zalo. shyqyr qe u kujtu te bej llogari kunder edvinit, se na ka ca tr..pin deri me sot.

  2. Maria Logoreçi says:

    VAZHDON ME IDIOTIZEM

    delirant Zaloshnjari i tespijeve me kokrra orizi te pa zier !

    E para, fiskoje ne rradaken tende, si dallkauk klasik qe je, se kursi i kembimit te monedhave qe publikon çdo dite Banka e Shqiperise eshte thjesht nje deshire e “bankalosheve” drejtues te djeshem e te sot’tem te saj.

    Per fatin tone te keq, por edhe te mire per shpjerdhjen e tyre nga grabitja e arit te zi shqiptar, e kam fjalen per Bankers’in e hajduteve shqiptare e kanadeze, Leku nuk trajtohet me ne FOREX, qe prej shkurtit te ketij viti, periudhe qe koinçidom me largimin de fakto te Bankers nga grabitja e naftes dhe produkteve te saj ne Shqiperi.

    Kursi i kembimit, me luhatjet ditore edhe 3-4 %, ne tregun valutor nderkombetar (FOREX) tashme duhet kujtuar si nje enderr e bukur e nje fundi vjeshte……edhe pse, siç eshte me se e natyreshme te trajtohej si “monedhe e vogel”, ashtu siç trajtohet sot edhe GBP (great britain pound) pas Brexit’tit te fameshem. Kursi i kembimit lek/euro ishte rezultat i kerkese ofertave te operatoreve, edhe spekulative ne FOREX.

    Ne se Banka e Shqiperise do nderhynte ne mbrotjen dhe stabilitetin e monedhes kombetare, gje qe nuk e ka bere ne asnje rast, ahere do shihnim nje inflacion galopant ne tregun e brendeshem shqiptar, nje zhvleresim grotesk te lekut dhe nje svenitje nga lodhja te prodhuesve zvicerane te parave te shtetit shqiptar.

    Nuk di sa i sakte eshte “grafiku 1” qe ke publikuar, une kam nje tjeter paraqitje te tij ne periudhat qe pershkruan 2013-2014-2015-2016 ! Ne 2015-ten ecuria eshte pothuaj kostante nga nentori i 2014-tes deri ne prill te 2015-tes – luhatet rreth vleres 139 lek/euro. Nga mesi i prillit 2015 fillon nje ngjitje ne fashen 140-141 lek/euro duke arritur kulmin ne 06.06.2015 – min: 138,85; max: 141,67; hapja: 139,15 dhe mbyllja: 141,52 ! Siç mund ta shohesh keto vlera ditore nuk i ka publikuar asnjehere Banka e Shqiperise qe ti i rreferohesh (dyshoj seriozisht per kete), sepse edhe niveli i megitopallajve te saj eshte i “modestise tende”, per te ngelur ne teme, duke ju referuar nje diskutimi te sinqerte te Ahmetajt ne Kuvend ca kohe me pare.

    Pas kesaj date e deri ne fund vitin 2015 tendenca eshte ne renje kostante drejt vleres se kembimit 137 lek/euro: Ja vlerat e kembimit te dates 29.12.2015 – min 136,7; max 137,09; hapja 136,98 dhe mbyllja 136,92 .

    Ne shkurt (08.02.2016) kemi nje ngjitje “misterioze” te kursit (139,65; 139,95; 139,70 dhe 139,95 lek/euro), gjithnje ne FOREX ! Nga fundi i marsit 2016, kur edhe nderpritet shkembimi ne FOREX, shihet nje stabilizim i kembimit ne vleren e 138 leke/euro. Ne gusht 2016, kesaj radhe vetem me te dhenat e Bankes se Shqiperise, kursi shihet te zbrese rreth 136 lek/euro, per te arritur ne nivelet e tashme te 137 lek/euro.

    Eshte teresisht e ndryshme situata ne se i rreferohesh “kioskareve te dollarit”, ata vertete kane kurse te pa kontrolluara te kembimit te valutes. Nuk di sa mund te jete volumi ditor i kembimit ne keto lloje tregjesh, por nje gje ama eshte e qarte qe “pjesen e luanit” ne kete krim ekonomik te pa kontrolluar, e luajne bankat e nivelit te dyte, qe me Banken e Shqiperise luajne “cic-mic”, ne dem te interesave jetike te ekonomise shqiptare. Faktet e qendrimit te tuyre kriminal tashme i di edhe ti o zaloshnjar i tespijeve me ……, perderi Zahua, nipi i Kristaq Rames.

    Edhe dy fjale per “trushkulurit” e vetedijshem te Bankes se Shqiperise: para ca vitesh besoj te kesh degjuar per nje fare Ilir Hoti (ne mos gaboj) qe “investoi” parate e shqiptareve ne tregun famekeq te “futures”, te HEDGE FOUNDS, me pasoje humbjen totale te kapitalit te investuar e mbase shume me teper…..

    Andaj ne se vertete kerkon te na mbushesh mendjen me teori psikodelike te tregetareve te kanabisit, si determinues te kembimeve monetare, mos shkruaj per disa dekada me radhe, pasi aq kohe te duhet te kuptosh se tregu i valutes ne vendin tone eshte artificialisht i kontrolluar nga Banka e Shqiperise, per te favorizuar politikanin, tregetarin, mafiozin, te korruptuarin e turnit, qe ka nevoje urgjente per te kembyer leket ne valute te huaj, per ta mbyllur pastaj ne forcieret zvicerrane apo off-shore, per nje te ardhme te lumtur e te sigurte nga mos denimi, ne dem te gjithe shqipfolesve qe ti kerkon ti manipulosh…. Pa sukses !

    1. Tironc says:

      O logRec, shyqyr q zalo boni nj analize t mir kunder rames, kurse ti e kritokon me ket diarene tate t gjate. Pyt kambistat e t thon ata q euro kA ren prej kanAbit

      1. Maria Logoreçi says:

        O SHURRANC
        kashari me bythe te ulura ne gojen e sat’eme ! Ke akoma kohe te fshish jarget anash buzeve te mutuara, para se te futesh ne dialoge qe jane vite drite larg formimit tend.
        Faktet te duken “te sterzgjatura” sepse kam prekur damarin tend te semure te mbase kambistit ilegal te valutes ne Shqiperi.
        Jeni rrace qe duhet zhdukur me rrenje e takam, sepse teresisht ne sherbim te krimit te organizuar, te politikaneve te korruptuar, gjykatesve, prokuroreve te peshtire e sojit te tyre tashme legjende ne kete vend.
        Mikut tend zaloshnjar i thashe vetem dy fjale si funksionon shkembimi valutor ne bote dhe aq.
        Une nuk kam mundesi teknike te publikoj ne komentet e ketij blogu te TEMA-s, grafike dhe ilustrime te realizuara me te dhena reale dhe software te gjenerates se fundit (MS OFFICE 2016 p.sh.) dhe jo si mikushi yt qe perdor akoma programe obsolete MS OFFICE 1997 !
        Nuk fola per Stockastik-un, per Bolliger-in, per Mdedia medianet e dhjetra te tjera metoda kontemporanee te statistikes financiare, me shume per friken se mos tu bjre dambllaja ne rrashte te rradekeve tuaja te semura…qelbesire !

        1. Moni says:

          Ore ti deliranti tjeter. Kush te ka thene ty qe leku tregetohet ne tregjet nderkombetare dhe gjeke grafike me te mire se ata te bankes se shwiperise qe ka perdor zaloshnja. Dike dhe stochastik ti…..rrush nga mendja. Te rrofshin leximet.

    2. Luco says:

      Me pelqen argumentimi juaj,por nje pyetje kisha,nese euro me lekun leviz ashtu si ju e shpjegoni,atehere pse gjithmon me ardhjen e emigranteve te cilet sjellin euro,ne muajt gusht dhe dhjetor euro bie ne nivelet maximale e pastaj rritet serisht pas gjysmes se shtatorit dhe te janarit?

  3. Roland V. says:

    Komplimente M.Logoreci ! Koment dhe analize e sakte,por me kot mundohesh qe t”i mbushesh mendjen pjeses se “tru thareve “,sepse arsyetimi yt i duket atyre “i pa deshifrueshem”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *