Henri Çili i përgjigjet Zhejit dhe Bushatit: Nuk kuptoj çfarë dreqin kanë. Bushati është punist

henri ciliHenri Cili, i ftuar në emisionin “Oktapod” të gazetarit Turjan Hyska në “Vizion Plus”, i është përgjigjur analistit Artur Zheji dhe Andi Bushati, për shkrimin që ka bërë pak ditë më parë që kryeministrit Edi Rama i duhet edhe një mandat i dytë. “Ka një keqkuptim të madh dhe zhurmë të madhe dhe nuk e di pse njerëzit vetëm argumentet bazë nuk i marrin për bazë. Cikli reformist i Ramës duhet të vazhdojë edhe një mandat tjetër për shumë arsye, një ndër arsyet është se po adapton ide të avancuara, po i jep fund disa sektorëve, praktikave të trashëguara nga komunizmi, që ishin të paprekura, dhe po ashtu ka vullnetin e duhur në kuptimin e asaj që do të bëjë…”, tha Çili.

Pse zgjodhe të flasësh vitin e fundit të mandatit?

Se duhet të mësohemi me një ide të re, njerëzit duhet të thonë nga pozicionoi që janë, unë jam një grup interesi, pozicionin e tyre, s’kam konflikt interesi kam interesa. Nuk thashë për Ramën reformator i madh, thashë cikli reformist i Ramës duhet të vazhdojë, ka nisur disa gjëra të vazhdojë dhe një mandat tjetër t’i vërë në zbatim…

Pse ti dhe Zheji përfunduat në këtë farë feje?

Ne kemi role të ndryshme në publik, unë jam një sipërmarrës, kurse Zheji është në profesionin e tij, që e ushtron me mënyrën e tij me etikën e tij dhe për këtë merr përgjegjësinë dhe përfitimet…

Je ndierë keq që ai po të përflet në vazhdimësi?

Unë diçka s’kuptoj njerëzit e mbështesin apo kundërshtojnë drejtpërdrejtë qeverinë, ose opozitën por unë s’e kuptoj se çfarë dreqin kanë me të tjerët që bëjnë një gjë të ndryshme kjo është nonsense. Megjithatë kjo është kultura shqiptare, qielli është shumë i madh.

Ke tentuar ta flasësh me të?

Edhe shumë kohë s’kam pasur, Zheji ka aq më pak kohë se është duke punuar është vetë në kapitalizëm, është dhe pronar sajti.

Një tjetër pronar që është Bushati, pse mendon që vijnë këto sulme?

Bushati është punist, tipikisht gjithë diskursi i tij është një punist i vjetër në mënyrën se si e shqyrton jetën politike, është nxënësi i një punisti tjetër që është Lubonja dhe për më tepër s’mban vendin e vet…më duket pa kompetencë…ka tendeciozitet i pabazë që bnuki takon, është prona, aksioner..

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Henri Çili i përgjigjet Zhejit dhe Bushatit: Nuk kuptoj çfarë dreqin kanë. Bushati është punist”

  1. Tarrasi says:

    Kjo rishfaqje e çunit Çili, nuk ka lidhje as me Ramen, as me Zhejin, e aq me pak me ndonje ide te re (te bera demode).
    Ajo ka lidhje vetem me nje gje :

    FILLUAN REGJISTRIMET NE UET.

  2. Eri says:

    Tani pritet te bej dhe nje deklarate Samir Mane ne mbrojtje te Rames…

  3. SALA says:

    MSHELE AT’HALE O KATNAR CILI
    SE KAN MET’RRAF ME SHPULLA PARA TV-VE TE DY
    KAM MET’Q! PARA KAMERAVESI PEDER QYM’JE

  4. Labinoti says:

    Dua ti kujtoj gjithe shkruesve te Temes qe ky individi qe mbron Ramen eshte pikerisht Henri Cili qe deri ne 2013 mbronte Berishen. Naimi (ish Henri) eshte njeri pa dinjitet. Ai njesoj si Edvini ka nderruar emrin, identitetin, por ne kete histori Naimi NUK ka ndryshuar pozicion, sepse ai eshte gjithnje ne krah te qeverise (kushdo qofte aty) per te mbrojtur biznesin e vet. Devijuesi fatkeqsisht eshte Rama, qe po interpreton Berishen pik per pike, po fundos median dhe fjalen e lire, ka ngritur institucionin e censures dhe ka futur ne oborrin e tij keta minj si Cili duke lene socialistet jashte mureve. ESHTE SKANDAL

  5. Darius says:

    I ngriten Halet nga fundi botes
    dhe me shkelma po i bien kokes,….

    Mentaliteti katnar ka kapur cdo gje.
    Ka bere Reforma,cfare reformash??
    Po ja ka bere reforma,se mua me duhet te shkyej 18 mil € kredi.

    O Neim,ti dhe ata qe permend ti nuk jeni ca copa kari…!!!

  6. Sahadija e Xenit says:

    Kane inatin me ty qy brenda nates nderrove pllaken . Nga PeDe’ rast i flakte tani ha ne sahanin e socialisteve

  7. undefined says:

    E ka thon Qazim Mulleti: Katnaret nqytet atdheu nrrezik

  8. cimi, shoku i melaminit.... says:

    Problemi eshte qe e thene nga Naimi “Henri” i iken vlera fare. Sepse Henri keshtu do vazhdoje, si me Berishen, me Ramen, me…..

  9. Spartaku says:

    Mendoje se Henri Cili ka te drejte.Kur punon kryeministri t’i themi punon,kur nuk punon t’i themi nuk punon mire.Kjo eshte demokratike.Nuk eshte as pak demokratike,se, meqense, opozita ka vetem detyre edhe kur punon,t’i thuash nuk punon mire,te shpifaesh e te nxish çdo gje.Ne keto raste populli te ve drun dhe i thot opozites “boll na çave bythen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *