Intervista/ Rama: Ja çfarë i thashe Vuçiçit për marrëdhëniet tona

ramaKryeministri shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në Serbi, ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Tanjung”, e përshtatur në shqip nga lexo.al.

Kur Rama pyetet për marrëdhëniet me Vuçiç, Rama i thotë gazetarëve që Vuçiçit i ka thonë personalisht: “Aleksandar dëgjo: Është diçka shumë e mirë ajo që ne bëjmë sot, por duhet të sigurohemi që gjithçka që është e shkruar në letër, të realizohet. Ndryshe, në fund të fundit, rëndësi nuk kanë vetëm marrëveshjet por si realizohen gjërat”.

Më tej, Rama pyetet nëse vërtet është i angazhuar për të bahskëpunuar me Serbinë dhe Vuçiç dhe ai thekson PO, pasi të dy ata nuk janë politikan tradicional por reformator të cilët duan të modernizojnë shtetet e tyre. Në këtë përpjekje, sipas Ramës, armiku i zhvillimit tonë nuk është njëri shtet kundër tjetrit, por, administrata publike.

Rama vazhdon më tej duke thonë se detyra e çdo qeverie është të përmbush pritëshmëritë e qytetarëve të saj dhe zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe është një mjet në këtë drejtim. “Shikoni sa njerëz u mblodhën sot, ata shohin interesa në marrëdhëniet tona për të investuar…në fund të ditës mund të flasim për çfarë të duam, por, duhet të përmbushim pritëshmëritë e njerëzve për një jetë më të mirë”, thotë Rama.

Në vijim të intervistës Rama pyetet për rolet e politikanëve në këtë proces si dhe atë të homologut Vuçiç. Sipas Ramës “Politikanët mund të shkaktojnë mjaft dëme por ama edhe të bëjnë mire. Pyetja qëndron në se çfarë vendosin të bëjnë. Vuçiç është duke u përpjekur të zhvendosi fokusin nga e shkuara në të ardhmen, duke u angazhuar në procesin e integrimit evropian”.

Më tej, Rama pyetet për një krahasim midis takimit e parë (pas dronit të famshëm) dhe këtij takimi. Në këtë pikë Rama përgjigjet “Kur isha në Beograd herën e parë konferenca ishte mjaft dinamike dhe Vuçiç u vu në siklet në lidhje me Kosovën, por, i thash dëgjo nëse dëshiron të ndërtojmë një miqësi midis vendeve, nuk mund të bazohet në hipokrizi dhe kushte, unë duhet të jem i lirë të të them çfarë mendojë dhe anasjelltas, pavarësisht nëse e pëlqen apo jo, ndërsa ai qeshi….Këtë herë edhe pse përsëri nuk i pëlqeu që përmenda Kosovën, gjërat janë ndryshe”.

Rama gjithashtu u pyet dhe lidhjen me Kosovën në këtë marrëdhënie të re midis Shqipërisë dhe Serbisë. Rama kësaj here përgjigjet që nëse shikojmë të dhënat statistikore, shohim një nivel të madh shkëmbimi tregtar midis Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk mund të zgjedhim cilin shtet do të kemi fqinjë prandaj është në dorën tonë të ndërtojmë mure apo ura bashkëpunimi, por, besoj se Kosova është pengesa e fundit e Serbisë për të hequr mbi supet e saj të shkuarën e saj, si dhe njohja e saj nga Serbia, herët a vonë do të pranohet dhe nga qytetarët.

Në fund të intervistës, vend kishte për artin dhe sportin. Rama u përgjigj gazetarëve që edhe pse personalisht nuk ka njohje shumë të thella në këtë fushë,kur ai dorëzoi çelësat e qytetit të Tiranës, Goran Bregovic, gati sa nuk u sulmua publikisht fizikisht. Gjithashtu, meqenëse Vuçiç përmendi si vlerën më të madhe që respekton tek shqiptarët, besën e tyre, kur u pyet Rama se çfarë vlerëson tek Serbët, ai u përgjigj, durimin. “Shembulli më i fundit është ekipi serb i volejbollit. Keni ekipe shumë të mira në të gjitha sportet. Ndeshja kundër Shteteve të Bashkuara ishte epike, dhe ajo ishte një shenje durimi të madh. Këtë element e respektoj shumë”, përfundoi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Intervista/ Rama: Ja çfarë i thashe Vuçiçit për marrëdhëniet tona”

  1. Army of middle class workers! says:

    Administrata, e cila eshte thjesht nje hallke nen komanden tende, eshte armiku???? Fucking pathetic!!! Be a fuckin leader that you trumpet to be, don’t be a puny maker of excuses!!!

    1. Epoka e Gurit o nona Shqiperi says:

      why in english???? ke harru shqipen?


      Ato nuk jane justifikime te Rames , ai beson vertete qe ai nuk ka faje dhe punet jane me mire se mendojne ca njerez te” kazanit”???.Pra, Rama ka te drejte dhe ne qe kundershtuam mbetjet toksike dhe perjetojme hajduterine e LSI dhe gjendjen skandaloze te spitaleve ne vecanti jemi ndoshta opozita, sikur keta te PS jane ndryshe nga PD, dhe Rama vete nuk eshte ndryshe nga Saliu per sa i perket menyres se udheheqjes dhe zhvillimit te industrise se droges ne vecanti.

  2. ok says:

    Po, administrata eshte pengese!!! Dhe eshte pengese e madhe. Eshte e zgerlaqur dhe e pakualifikuar. Punes nuk i gjendet njeriu i pershtatshem. Ky ka qene dhe eshte modeli qe mbolli shpellari i mbrapshte, e donte popullin turme, njerezit qenie josociale.
    Nese nderrohet modeli, 50-100 vet jane ata qe drejtojne, administrata e te tjeret poshte shume. Ata do te vazhdojne te perdorin cdo menyre per te ruajtur statokuone. Administrata paraqet dhe do te paraqese rezistence e kjo rezistence, ne rastin me te mire, do te vazhdoje 10 vjet.

  3. Relax says:

    Per here te pare nje Kryeminister shqiptar ka nje peshe te madhe ne Ballkanin e trazuar,kontribues per paqen,per stabilitetin e rajonit,per zhvilimin e proceseve demokratike,per rritjen e mireqenies,…

  4. Analisti says:

    e ka per administraten publike te Serbise

  5. Uno says:

    Administrata sot ka moshe mesatare 24 vjec, vitrine, kristal , uet. Mund te ecet keshtu?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *