K(r)asta!

krastaNga Anri Bala

Ad, mbaj mend mirë kur më këshilloje në auditorin e fakultetit, se nëse do të bëhesha student ekselent, një ditë do të bëhesha një profesionist shumë i mirë, ndërsa po të isha ai i pesës, (notë kaluese) kisha mundësi të larta për tu bërë drejtor. Unë e ndoqa këshillën tënde, e sot do të doja të ndiqje dhe ti këshillën time: I detyrohesh një falje publike Top Medias, pastaj mikut tënd. Apo jo?!

Mendimi i parë, që më erdhi ndër mend kur lexova lajmin se po riktheheshe në “Top”, pas fjalimit tënd me nota melankolike: “Meta s’ka faj… Berisha ka të drejtë… Kryeministri u kap… Mafia fiton betejën”, ishte një set pjatash, lugësh e pirunjsh dhe kacafytjesh nëpër lokalet e Tiranës. Më pas, për ironi të fatit, largimi jot nga televizioni “mafioz”, i cilësuar i tillë sipas teje, përkoi me ditën kur u largove gjithashtu nga televizioni i prekur nga skemat e mafias së vërtetë!

Bënë mirë që të marrësh me vete dhe Saimirin, dikur kandidat për deputetë i PS’s, që nuk la telefon pa shpërndarë në Pogradec. Aldon, politikanin e opozitarizmit të mëngjesit. Shakatë dhe “pazarin “e hidhur të Agronit, sepse i’a keni boxh Tan Hoxhës.

Harrojeni gazetarin “opozitar”, që duan të na shesin kolegët, sepse nuk ekziston! Në këtë vend, e vetmja gazetari që ushtrohet… është ajo e euros dhe e dollarit. Ndaj të gjithë keni detyrime të kërkoni falje, sepse askush nuk ka ndryshuar, as ju, as ai, që dikur e donit, pastaj e kritikonit, pastaj e dashuronit prapë. 

Thonë, që njerëzit e lexuar zotërojnë një forcë të madhe nervore, e duke qënë se kanë ndjeshmëri të lartë, kur diçka nuk shkon ashtu, sikurse logjika e tyre i’a pranon, mund të lëshohen tek-tuk në rebelime. Ato të tuat shpresojë të kenë qenë mllefe të çastit, ndërkohë veçanërisht ty, të duhet t’i kërkosh falje të gjithëve, nëse nuk ka qenë vërtetë ashtu. Duhet Adi, duke qenë se je formues i opinionit publik! Prandaj thuaje: Meta ka faj… Berisha s’ka të drejtë… Kryeministri nuk u kap… Mafia dështoi!

Nuk ka dyshim, që rikthimi yt tek “E diell”, nuk do të katapultojë në maja një televizion, që prej kohësh nuk prodhon më asgjë, por karizma jote dhe profesionalizmi i përftuar nga puna ndër vite, të paktën do t’i kthej buzëqeshjen publikut, ndoshta dhe drejtuesve të Top-it. E kjo është gjë e mirë për ne, që të ndjekim, ndoshta dhe për ata!

Të paktën, me këtë xhest mund të largosh hatërmbetjet e miqve të tu të vjetër, të cilët i bëre hasha… duke i’a shitur shpirtin djallit, për pak “dollarë më shumë”, e sot u detyrohesh një të falur të madhe. Këtu, dua të të ndihmojë dhe unë: Hiqu se pas aderimit tënd në televizionin e “mashtrimit”, u bëre pjesë dashur pa dashur e skemave të tyre. Ndërsa sot, për një pagesë më të vogël, do t’u kërkosh shikuesve të të ndjekin në: “Top Channel, televizionin e gjithë shqiptarëve”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...