Patjetër edhe në emrin tim z. Rama, e keni detyrim!

16 Tetor 2016, 09:20Politika TEMA

Nga Jusuf Thaçi

Gjithë çfarë na mbetet ne shqiptarëve që jetojmë jashtë shtetit të cunguar shqiptar, është porosia e qartë për kryeministrin e Shqipërisë që mos t’i shkojë në mendje që të merr për bazë ata pak zëra të hiçave që thonë “jo në emrin tim z. Rama”! Patjetër edhe në emrin tim z. Rama! Patjetër edhe në emër të çdo shqiptari në Ballkan! Dhe për këtë nuk do t’ju duartrokasim, sepse e keni detyrim historik, moral, kombëtar e kushtetues

Kur dëgjon reagimet e disave në Kosovë ndaj qëndrimeve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Serbi, të mbushet mendja se Edi Rama është kryeministër i ndonjë shteti armiqësor ndaj Kosovës. Është vërtet e çuditshme se si të gjithë ata që fare nuk i pengon agresioni i përditshëm e i shumëllojshëm i Serbisë ndaj Kosovës, po i pengon shumë roli prindëror i Shqipërisë ndaj Kosovës, apo siç thonë ata me gjuhën e tyre profesionale e latino-intelektuale, roli paternalist i Shqipërisë. Pikërisht ata që bëhen si lepuj të zgjebosur në raport me Serbinë duan të na tregohen luanë krenarë me Shqipërinë. Të tillët në Kosovë, kushdo qofshin – qytetarë, analistë, gazetarë, profesorë, deputetë, ministra, etj., kanë nevojë urgjente për shërim nga kompleksi i inferioritetit dhe nga nevoja patologjike për bajraktarizëm krahinor.

Shqipëria e sotme, apo siç e quajmë Shqipëria Londineze, megjithëse përfshin vetëm rreth gjysmën e territoreve dhe popullsisë shqiptare, është produkt i punës, angazhimit dhe sakrificës së gjithë shqiptarëve, pra edhe i shqiptarëve të Çamërisë në Greqi, edhe i shqiptarëve në Maqedoni, edhe i shqiptarëve në Serbi, edhe i shqiptarëve në Mal të Zi, edhe i shqiptarëve të Kosovës e edhe i shqiptarëve të Shqipërisë së sotme. Rrjedhimisht, shqiptarët që kanë rastisur të mbesin brenda kufijve të shtetit të Shqipërisë (që e kanë tkurrur të tjerët), janë shqiptarët më me fat dhe më të privilegjuar nga gjithë shqiptarët (megjithëse edhe ata kanë vuajtur për arsye të tjera – kryesisht të brendshme).

Me privilegjet shkojnë edhe detyrimet dhe përgjegjësitë! Por, fatkeqësisht, për një shekull të plotë, Shqipëria nuk i ka kryer as për së afërmi mjaftueshëm detyrimet dhe përgjegjësitë e veta ndaj shqiptarëve që kanë mbetur jashtë territorit të shtetit të cunguar shqiptar (shkaqet e arsyet i dimë të gjithë – sa është e justifikueshme kjo, është debat tjetër). Këtë duhet ta themi dhe ta pranojmë të gjithë shqiptarët, kudo që jemi. Por, për këtë duhet mbajtur përgjegjës elitat politike e intelektuale që kanë udhëhequr me Shqipërinë gjatë këtyre 100 viteve të kaluara, e jo shqiptarët e atjeshëm dhe Shqipërinë si shtet. Në këtë pikë nuk janë pa përgjegjësi as elitat politike e intelektuale që kanë udhëhequr me shqiptarët jashtë Shqipërisë, veçanërisht me shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Tani që Shqipëria, për herë të parë që prej se ekziston si shtet, ka filluar të faktorizohet dhe të ketë rol të rëndësishëm në rajon, duke adresuar edhe institucionalisht edhe publikisht çështjet e hapura të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, kjo po i pengon bajraktarët provincialë shqiptarë, sidomos ata në Kosovë. Madje, po i pengon deri në atë masë sa po të kishin mundësi do t’ia ndalonin kryeministrit të Shqipërisë përmendjen e emrit Kosovë. Harruakan të tillët që Kosova nuk është vetëm çështje e institucioneve dhe e shtetit të Kosovës, por është edhe çështje shqiptare, pra edhe çështje e Shqipërisë. Edhe po të donte kryeministri i Shqipërisë ta injoronte fare Kosovën në raportet me të tjerët, ne do duhej t’i kërkonim që ai të merrej edhe me Kosovën.

Fundja, kryeministri i Shqipërisë e ka edhe detyrim kushtetues që të merret me çështjen shqiptare në përgjithësi dhe me të gjithë shqiptarët që janë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky detyrim i kryeministrit të Shqipërisë përcaktohet qartë në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku përmendet “aspirata shekullore e popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”, si dhe në nenin 8 të kësaj kushtetute, ku përmendet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Çdo ikje e kryeministrit të Shqipërisë nga përgjegjësia për t’u kujdesur për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë nga ana e kryeministrit dhe ikje nga përgjegjësia historike, morale e kombëtare nga ana e tij.

Nëse klasa politike në Shqipëri duhet kritikuar për diçka, ajo duhet kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, e assesi nuk mund të kritikohet se “po u përzieka” në punët e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Këtë e ka detyrim! Dhe mos të më thotë kush që nëse dua të jem i përfaqësuar nga kryeministri i Shqipërisë, atëherë le të shpërngulem në Shqipëri. Jo, unë jam shqiptar, jam në tokën time – shqiptare, ndaj s’kam pse shpërngulem asgjëkund!

Gjithë çfarë na mbetet ne shqiptarëve që jetojmë jashtë shtetit të cunguar shqiptar, është porosia e qartë për kryeministrin e Shqipërisë që mos t’i shkojë në mendje që të merr për bazë ata pak zëra të hiçave që thonë “jo në emrin tim z. Rama”! Patjetër edhe në emrin tim z. Rama! Patjetër edhe në emër të çdo shqiptari në Ballkan! Dhe për këtë nuk do t’ju duartrokasim, sepse e keni detyrim historik, moral, kombëtar e kushtetues./Express

46 komente në “Patjetër edhe në emrin tim z. Rama, e keni detyrim!”

    1. dinamoviti says:

      Te lumte Jusuf! Kjo duhet te behet mesim edhe per ata ministra kosovare qe kerkojne qe Shqiperia te mos flase per Kosoven. Kosova eshte Shqipatri, ta mesoje mire Enver Hoxhaj e te tjere bukeshkale.

    2. Xhorxh says:

      Bravo Jusuf! Ky eshte shqiptarizem i vertete dhe jo ai qe ushqejne bijte e kurvave te mbeshtetur nga Serbia qe nga Berisha e deri ke legenet si Hoxhaj e Buzhala me shoke me lart e me poshte, kushdo qofshin ata bij dobicerish.

  1. beni says:

    Jusuf, Urime per artikullin. Ata reagues, si Buzhala, Enver Hoxhaj apo ndonje tjeter, nuk i perkasin Kosoves dhe interesave te saj. Atyre, nga forcimi i faktorit shqiptar, u iken paga dhe shperblimi qe marrin nga serbet sot.
    me vjen keq qe nje artikull i tille i pare ne kendveshtrimin e duhur, te detyrimeve kushtetuese te qevereise shqiptare dhe dhe te shqipatreve te Shqiperise, nuk gjen mbeshtetje dhe s interes ne kete faqe

    1. Kosovari,ama ai i verteti says:

      Jusuf,si nje katunar i drenices,si nje LPK-iste primitive i konvertuar si te gjithe Enveristat e tjere ne levizjen VV,nuk kemi pritur diqka tjeter prej teje.
      ke shkruar ashtu qe disa ne ket portal e kan mberri ORGAZMIN prej kenaqesise,prandaj,ti vazhdo te shkruash edhe me tutje,por,mos harro se bishte dhije je kon dhe i tille do te mbetesh.
      qendra e shqipetarve eshte Kosova,EDI e ka verejte ket dhe mundohet te beje diqka,por, prej zhgenjimit e ka e kuptojme ne ket siklet.
      paramendone,teme kryesore ne shqiperi eshte KANABISI dhe importi i PLEHRAVE,kjo eshte teme,kjo eshte qeshtja per te cilen debatohet ne SHqiperi??!!
      po ku ka Kosovare me dy kokrra tru qe don me jetu ne ket province qe vlon nga incesti dhe pedofilija?
      thashe qe i ka dy kokkrra tru!

      1. Votren says:

        Ti kosovar,ti i verteti? Ptu!

      2. cimi says:

        Duke lexuar dy paragrafet e fundit te reagimit tuaj, e kuptoj qe ju nuk paskit as dy kokrra tru. Ose paguhesh fort prej dikuj ose ne vend te”kokrrave”, ne koke paske m…

        1. Kosovari,ama ai i verteti says:

          CIMI

          e di,e verteta dhembe,prandaj ty te pengojne dy paragrafat e fundit.
          vetem shikoni kroniken e zeze ne TV shqipetare,rrenqethesh,tmerrohesh,trishtohesh,deri ku ka merri krimi mbrenda familjes!

          prandaj,nuk ka Kosovare me ty kokrra tru qe don me jetu ne shqiperi.

          THASHE,QE I KA DY KOKRRA TRU!

      3. Dibrani-UK says:

        Respekte per zotin Isuf Thaqi pavarsisht se eshte hera e pare qe lexoj dhe degjoj per te. Ne jemi nje kom, kemi nje gjuhe te perbashket zakona dhe rite te njeta… fjala kosovar duhet te hiqet sa me shpejte nga perdorimi. Ato jane shqiptare te gjithe te mire apo te jkeq ato jane Ne dhe anasjelltas. Rofte SHQIPERIA ETNIKE

  2. adria says:

    Politikanet e Kosoves ,si dhe gazetatr te ndryshem, qe kritikuan Ramen me qendrimin e tij intelektual ,ashtu si i takon nje Kryeministri ,nuk bene gje tjeter vec se zbuluan fytyren e tyre te mediokritetit ,te paaftesise se tyre ,te xhelozise se tyre .Propaganda e tyre ,qe kosova eshte tashme, jo vetem nje shtet ne vete ,por dhe nje komb ne vete me flamurin e verdhe , eshte nje propagande dashakeqese ,armiqesore . Kjo eshte politika e ndyre, qe ka nisur te behet ne Kosove . Ai popull aq dashamires per Shqiperine e madhe ne nje te ardhme ,eshte duke u tkurrur nga dita ne dite . KY ESHTE NJE TURP I MADH
    PER KOSOVEN NE SY TE EUROPES .ME KETO FJALE KAQ ANTISHQIPETARE KOSOVA VETEM SE KENAQ ARMIKUN E TYRE SERB .

  3. Pro reformes says:

    Bravo. Sic duket “politikanet ” kosovar u pelqen me shume te vij Saliu e ti ngop me fjale boshe duke permendur bemat e shqiptareve 500 vjet me pare e duke harruar te tashmen e dhimbeshme te shqiptareve qe jetojne ne token e tyre jashte territorit te shtetit ame, sipas motos fjala e mire , guri ne trast, se sa instutizionalizimi i plageve te hapura te shqiptareve kudo qe jetojne dhe duke vene pikat mbi i. Une jam krenar per kryeministrin tim dhe u beje thirrje te gjthe shqiptareve qe ta mbeshtesin me te gjitha forzat kur punon per te miren e kombit, dhe ti bien kokes cdo here qe devijone nga rruga.
    Te tjeret tregojne se interesat e tyre personale qendrojne mbi interesat kombetare. Me vjen shume keq qe ka akoma shqiptar qe ushkojne ketyre nga prapa.

  4. Ben Dibrani says:

    Nuk del Isa, por ka nxjerre “mashen” e vet me ba deklarata antishqiptare. Pavarsisht nga qent e vegjel qe lehin neper mediat qe nuk dihet kush i financon, i rendesishem ishte qendrimi zyrtar i Prishtines dhe kjo deklarate me shume se cdo gje tjeter, tregon se ai grup politik qe ka pushtetin sot ne Kosove, nuk perfaqeson interesat e popullit shqiptar atje. Ai reagim mund te kishte qene i Serbve, dhe duke njohur llogjiken dhe interesat e tyre, kjo nuk do te bente pershtypje por ja qe ata nuk e bene.
    Perse nuk e bene?
    Sepse i kane instrumentat ne Kosove, dhe i kane aq te paturpeshme sa dalin e diskreditojne veten pa gajle. Kjo eshte per te uleritur dhe kaq tradhetare sa jane, duket shume legjitim perdorimi i gazit lotsjelles ne ate parlament.

  5. Timi says:

    Edhe në emrin tim z. Kryeministër.

  6. Baba Tomorri says:

    z. Jusuf, Te lumte mendja dhe zemra!
    Ke folur edhe ne emrin tim!

  7. VK says:

    Shume mire e ke thene.

  8. Vera says:

    Bravo!!!Kete duhet ta kuptojne te gjithe shqiptaret jo inatcore

  9. Relax says:

    Edhe ne emrin tim z.Kryeminister.

  10. Briklona says:

    Bravo djale!
    “Une jam ne token time”!
    Me kete i ke thene te gjitha!

    1. bureto says:

      Bravo per autorin dhe dakordesi e plote me te gjithe komentuesit. Por ajo qe eshte shqetesuese eshte konstatimi se fatkeqesisht vazhdon (edhe sa kohe?) ende qe: keqja me e madhe e shqiptareve, te jene vete shqiptaret, sic pak a shume ka dashur te thote Konica, gati nje shekull me pare. Kendveshtirme te ndryshme mund te kete, por kurresesi jo ndaj asaj qe eshte ADN jone. Ajo qe autori e thote me togfjaleshin: “Une jam ne token time”. Pra dhe ne, gjithe shqiptaret, kemi qene dhe jemi ne token tone, pavaresisht dramave historike dhe konjukturave politike te fuqive te medha, te nje shekulli me pare, ne kurrizin tone dhe per interes te fqinjve tane veriore apo jugore.

    2. Lleshi nga Mirdita says:

      Ku e gjete token ti moj torollake??

  11. Vladimir says:

    Sa keq qe nuk kemi shume pena te tilla. Urime Jusuf, nuk kam fjale!

  12. a.g says:

    Një leksion për ekskluzivistët mendjemëdhenj e gojëndrydhur me të huajt.
    DARDANIA shqiptare gëzon dashurinë e shqiptarëve dhe mbrohet vetëm nga shqiptarët.
    Surroshqiptarët gëzofshin lëpirjet e lopës!

  13. Kosovo Zemra e Serbise says:

    Nuk e kuptoj kjo ndarje vendore dhe shpirterore me Kosoven po vazhdon pas sundimit mesjetar Otoman PER 500 VJET, atij modern nga Serbia pothuajse 100 vjet dhe kjo po behet e mundur tani nga vete te ashtuquajturit Kosovare Shqiptare. Kush e ka fajin valle? Vete Kosovaret apo Shqiperia qe kurre ska pasur mundesi vecse nga larg dhe e paafte ose e pafuqishme te nderhyje me menyra te tjera per ti shkuar ne ndihme popullit te Kosoves qe historikisht dihet se eshte pjese e trungut Ilirian dhe shqipja e folur ne keto troje eshte prove thelbesore dhe e pamohueshme. Por historia ka bere te sajen dhe midis dy popujve te ndare ne shekuj shume pak ka te perbashkta. Pervec gjuhes qe ende jeton ne menyren e saj te cunguar dhe disa traditave kulturore ne zakone e veshje persa i perket mentalitetit dhe zhvllimit kulturor ndryshimi eshte i papare, sikur kemi te bejme me dy popuj krejt te ndryshem.


    Pra, sot Kosovari mund ta quaje veten pa merak Kosovar dhe jo Shqiptar. Shiko, Shqiptaret e Maqedonise te cilet nuk kane absolutisht asgje te perbashket me Shqiparin e Shqiperise dhe jo vetem se jane te Turqirizuar ne mendje e shpirt.

  14. erion says:

    Kryeministri flet ne emrin tim, kur te punoje per kombin tim, jo kur te flase per ne.

  15. zaho says:

    Aferim te qofte more djale

  16. sadik says:

    Kur ne shqiptaret e Kosoves me se shumti kishim nevoje per ndihme, i pari i dikurshem i Edi Rames, Fatos Nano, kur u takua ne Greqi me udheheqesit serb, u pati thene qe Kosova eshte ceshtje e brendshme e Serbise. Ne pyetjen pse e tha kete, ai u pati thene gazetareve se ‘Qeveria e Shqiperise nuk eshte shoqate patriotike’. Atebote, ne ndihme na dolen amerikanet dhe anglezet (joshqiptare) dhe triumfuan. Tani kur ne nuk kemi aq shume nevoje per ndihme, ia kerkon politika kryeministrit shqiptar qe te krekoset se gjoja po i mbron interesat e shqiptareve te kosoves. Absurd i llojit te vet!

    1. L leshi says:

      O sadiq nuk do te thote qe bete nje kombetare futbolli dhe skeni nevoje per ndihme sepse ju jeni nje shtet qe sju njeh njeri ,nuk je pjese e OKB pra jeni nje shtet letre.Mos harro se kur serbi ju vuri drurin ishin shqitaret qe ju hapen dyert por ju shquheni si popull mosmirenjohes dhe te pabese dhe dicka tjeter eshte e vertete se ju nuk jeni shqiptare dhe ketu te jap te drejte mbani syte nga shteti islamik se ajo rrace jeni….tung o sadiq….

    2. feniks says:

      Cfare po LLAP o turkoshaku serb “sadik”?
      Po Presheven dhe Bujanovcin,pse nuk e merr dot Kosova meqenese eshte toke shqiptare?
      Ja pra se ajo sot eshte pjese e shtetit te Serbise dhe ti nuk ke asnje fuqi ta ndryshosh ate!
      Mire qe te paska mbetur hatri me Nanon qe paska thene nje fjale,po me Sali Berishen qe i furnizoi tanket serbe me nafte duke thyer embargon nderkombetare,per te gjakosur UCK-ne dhe mbushur varret masive me mijra kufoma kosovaresh,pse nuk te del zeri,o kelysh serb antishqiptar?
      Po kur te vuri para serbi ne 99-ten duke ju vrare dhe djegur shtepite,kush ju hapi kufirin dhe ju strehoi si vellezer,me shume se Shqiperia me kryeminister nje socialist si Pandeli Mako?
      Po ju kosovaret jeni bukeshkale dhe mosmirenjohes!
      Ju konsideroni vella serbin ndersa Shqiperine e shihni si armiken tuaj!
      Babai im dha jeten si deshmor per clirimin e Kosoves dhe te gjitha trojeve shqiptare atje,bashke me 650 deshmore te tjere te Shqiperise,por ju nuk keni respekt per gjakun e tyre se serbi ju keshillon te beni te kunderten:T’i quani ata armiq pushtues,se domosdo se ju ishit bashkepuntore me pushtuesit naziste,duke formuar,PER TURPIN TIUAJ divizionin nazist “Scanderbeg” me kosovare!
      Mallkuar qofshi!
      Kurre nuk do doja qe Shqiperia te bashkohej me Kosoven se do jete VDEKJA JONE PERFUNDIMTARE!
      Atehere serbi do te mund te realizoje endrren e tij te pushtimit te Shqiperise dhe daljen ne Adriatik!

      1. Mallkuar anti-shqiptaret says:

        Sa here ke mallkaur ndonjehere Kosoven, Zoti i madh dhe i fuqishem te mallkofte ty 100 here me shume, o pjelle e lige, o i mallkuar ku mos u shumofte rraca jote antishqiptare.Edhe njehere Mallkuar qofshe meqe mallkove Kosoven! 1000 mallkime nga cdo kosovar ne bote per ty

    3. dinamoviti says:

      Sadik ti je big dik.

    4. moni says:

      O Diku! Mos u trego mosmirenjohes or djale. Ne ’99 dyert jua hapi qeveria e PS-se me kryeminister Pandeli Majko.Shume shqiptare hapen dyert per kosovaret duke i ndihmuar sinqerisht me aq sa kishin. Te kishte plasur lufta ne kohe te Sales, do ishit bere mish per top or qyq. Shyqyr qe kjo e funidit nuk ndodhi kurre. Anglezet dhe amerikanet pane interesat e tyre gjeopolitike, se nuk i behet shume vone per genoncide, ashtu sic nuk vune ujin ne zjarr per te nderhyre ne Bosnje a Ruanda. Te kujtoj se para 2 vjetesh ne Beograd, ky Edi qe ti e shan, ishte i pari politikan shqiptar qe i perplasi ne surrat serbit pavaresine e Kosoves. Apo e harron zotrote shprehjen e famshme te Vucic “provokacija”. Do doja te shikoja ata trimat e politikaneve kosovar sa kellqe do kishin te benin te njejten gje!!! Politika eshte e koklavitur or mik, nuk priten vendimet drastikisht me thike se demton interesat e vendit. Keshtu qe rritu dhe pak intelektualisht, pastaj llomotit a te flasi njeri ne emrin tend apo jo.

  17. Te lumte pena e djale Dardanie!
    Kryeministri i Shqiperise perfaqeson te gjithe Shqiptaret kudo qe jane,ane e mbane botes,perfshi ketu edhe arbereshet e Italise apo kushdo qe ka gjak Shqiptari!!

  18. KORÇARI says:

    I lumtë artikullshkruesit , por kam një korrigjim DARDANISË MOS I THOTË KOSOVË .Kosovë e kanë quajtur Sërbët.Sa për ata leshkot që duan të quhen kosovarë dhe përmendin këtu politikën e Nanos apo të Berishovoçit më kujtojnë atë fjalën e urtë popullore “Për inat të vjehrrës do fle me mullixhiun”

  19. Drini says:

    Jusuf Thaci
    Kimete Berisha
    Baton Haxhiu
    Artikull i shkelqyer, Bravo Jusuf Thaci.Argumentim ligjor nga gazetari Jusuf Thaci,argumentimm politik ne shkrimin e djeshem nga Baton Haxhoiu ,argumentim social ddhe moral nga ana e Kimete Berishes per ato qe tha Rama ne Serbi. I lexova te tre dhe me behet kaq shume qejfi qe ka intelektual kaq te te zote Kosova sa qe nuk mund te kene te krahasuar me nivelin intelektual dhe dashakeqjen e politikaneve kosovare.Nuk besoj se ndonje gazetare nga brenda shqiperise do te kishte shkruar me bukur se ju te tre .
    Per te interesuarit : lexoni edxhe Kimete Berishen dhe Baton Haxhiun

  20. O jusuf he bir i Shqipes!!!
    Jam me se dakort me te gjith idete, argumentet, mendimet e shtjelluara ne artikullin tuaj.
    Jusuf per mendimin tim, perveç te gjitha atyre qe ju shtroni ne artikullin tuaj, mendoj se ka ardhe koha, qe shqiptaret kudo ku jane, te fillojne nje lufte ne dy fronte:
    1) Kundra Serbise si shtet dhe si ideologji e praktike
    2) Kundra njerzve te saje ne Kosove dhe Shqiperi ne trajten e axhenteve te UDB se
    E them kete sepse, kam vu re sidomos kohet e fundit, se aktiviteti i tyre kunder qeshtjes shqiptare eshte 10 fishuar. Ne kete kuader propoganda antishqiptare Serbe eshte rritur shume por ne nje forme shume here me te ster holluar se me pare. Kam vu re se UDB ja ka aktivizue te gjith garden e vjeter dhe te re te axhenteve te saje, me qellimin e vetem, armiqesimin e shqipetareve me njeri tjetrin, e ne menyre te veçante te atyre te kosoves me ato te Shqiperise.
    Sulmi i pa precedent i disa politikaneve injorant, gazetareve axhent te famekeqes udb ndaj Edi Rames eshte trguesi me i mire dhe me i sakte i asaj qe thame pak me lart. Nuk ka shans nje shqipetare i ndershem kudo ku ndodhet te sulmoje Edi Ramen kesi soi dhe per aresyen se mbeshteti Kosoven
    Kete e bejne vetem ata qe kane firmos neper dosje te udb, per kete jam shume i sigurte.
    Edhe mendja me e çmendur ne bote nuk mund te beje kete qe po bejne Buzhalet, Hoxhajt me shoke.
    Por kjo ka edhe te miren e vet, pasi te gjetur te pa pergatitur dhe ne befasi, ata po bejne gabime trashanike, si puna e nje killeri jo profesionist i cili ne ngutje e siper le gjurme pa fund duke dekonspiruar veten.
    Pra kjo ngutje e kesaj kategorie, s’ka ba gjo tjeter vetem se ka nxjerre ne driten e diellit, BASHKPUNETORET dhe AXHENTET e UDB
    Ti kapim burra sa ma shpejt te jete e mundur, sepse keshtu zbogelojme demet e mundeshme qe keta monstra mund ti bejne qeshtjes shqiptare.
    Perpara burra shqiptare ne sulm kunder ketyne monstrave.
    Perpara bij te shqipes kudo ku jeni e jetoni, shtypini keta mut mutash dhe hidhini ne kosh te plehnave.
    Mos harroni koha sot punon per ne Shqiptaret

  21. Zara says:

    Shkrim I shkelqyer dhe me nje shqipe shume te paster . Pavaresisht disa politikaneve te mbrapshte qe kemi Ne radhet e shqiptareve, po rritet nje brez I ri shume patriote dhe I zgjuar.

  22. joel shkodra says:

    Cdo gje ne rregull. Vetem nje gje: Perse shtetaret “vellezer” shqiptare e kosovare nuk merren vesh perpara se çfare te thone me te huajt. Apo nuk shkojne mire njeri me tjetrin? Kushedi?

  23. Pashai says:

    Ty të lumtë për shkrimin pro çudi që ke gjetur hapsirë në Express të Bubuzhalit!!

  24. Diana says:

    Faleminderit Jusuf! Jam krenare qe jam shqiptare! Ai zot atje lart e di se sa shume me mungon Shqiperia ku djelli shkelqen me bukur se kudo tjeter ne bote…..ku malet , fushat,deti,lumenjte ,liqenet vallzojne bashke ne nje harmoni te perkryer…..
    Morem rruget e mergimit me dhimbjen qe nuk kam fjale ta shpjegoj,…
    Por me kete artikull jame ndjere dy here me shume krenare per kombin tim per shqiptaret kudo ne bote…..!!!!!
    Populli yne i mencur thote nuk ka pyll pa derra. Ashtu si cdo komb ka kriminele ,shkencare,artiste, edhe ne kombi jone ka kriminele dhe natyrisht dhemb. Por, ka shkencatare ,artiste,futbolliste,te rinj ,politikane te rinj qe po na ngrene koken lart .
    Tani qe shkruaj po degjoj te bukuren Leonora Jakupin me kengen” Mos ma prek ti shkja drenicen….
    Ju betohem lotet me shkojne neper faqe dhe mallkoj nga thellesia e shpirtit te paftyret Hoxhaj e kompani ” TURPI DHE MARRA JU MBULOFTE”

  25. xixellonja says:

    Ja pena e nje SHQIPTARI te VERTETE ( edhe une nuk po te duartrokas – Po ben detyren ndaj KOMBIT )
    Vetem armiqte e betuar te KOMBIT SHQIPTAR thone te kunderten.

  26. ALDO says:

    TE LUMTE PENA, ky ESHTE SHQIPETAR QE MENDON PER KOMB.

  27. i huaji says:

    ti o rame mund te flasesh per kosove kush nuk te ndalon,por te paralajmroj gjyko drejt se c’fare flet,serbia kimen e ndrron po zanatin jo a ke degju per grupin diverzant sot ne mal te zi jane kriminelet qe kane bere krime ne kosove ky eshte argumenti me i ri,mos u bej kale troje per serbin dhe mos te mashtrojn fjalet dhe trillimet e tyre se do te digjesh,ne kosovaret kemi aq shume pervoj qe i njohim shume mire gjere ne detajet me te vogla,por nuk jemi vetem, mendim te njejte kane edhe kroatet,boshnjaket e malazezet pyeti njeher do te tregojn te verteten,po ashtu ne nje vije me kosovaret jane edhe amerikanet,britaniket,gjermanet,francezet e te tjere,prandaj te lutem ke kujdes,ekonomi mund te besh por shume kujdes nese sme beson pyeti sllovenet,kroatet dhe boshnjaket te tregojn per dredhit ekonomike te tyre,mos beje asgje me krye ne vete por konsultohu me te gjithe e sidomos me vellezrit tuaj shqipetare te kosoves e maqedonis,pra te lutem te jesh modest dhe mos u be prej mendjemedhenjeve qe humbin veten.kujdes,kujdes,kujdes

  28. Vaj vatani, mjere mileti says:

    Ti “Kosovari i vertete” je Lumir Arpagjiku apo Halil Mateshi, apo Berat Bunari?!

    1. Dardania says:

      Mund te jete Matoshi por pse nuk shtove edhe ate me te mundshmen SHKA? Pra eshte shka asgje me pak asgje me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje