Rehabilitohet ‘Ali Demi’, Veliaj: Shumë shpejt 20 shkolla në Tiranë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

veliajNjë tjetër projekt i Bashkisë së Tiranës ka përfunduar sot. Është fjala për rrugën “Ali Demi”, e cila falë investimit të bashkisë, por edhe kontributit të banorëve përmes pagesës së taksës së parkimit, tashmë është asfaltuar dhe me trotuare të reja, sinjalistikë, ndriçim rrugor, si dhe një rrjet të ri kanalizimesh.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PD, Ditmir Bushati, teksa inspektoi mbylljen e punimeve, theksoi se ky është një nga projektet kryesore që synon përmirësimin e infrastrukturës në njësinë nr.1, pasi së shpejti nisin punimet edhe për disa projekte të tjera në këtë zonë.

Kemi përfunduar me rrugën “Ali Demi”, e cila fillimisht nisi me sistemimin e trotuareve, por falë pagesave që u mblodhën nga qytetarët që kanë paguar parkingun në Tiranë, rritëm investimin dhe mundësuam shtrimin e rrugës, duke bërë edhe disa ndërhyrje të vogla në infrastrukturë.

Së pari, falenderoj qytetarët sepse falë pagesave të tyre kemi bërë më shumë investime se ç’kishim planifikuar këtë vit dhe mezi pres që të hapim edhe rrugën “Ali Shefqeti”, tha Veliaj. Ai gjithashtu bëri të ditur se shumë shpejt do të nisë puna edhe për zgjerimin e urës së Shkozës.

Kam një lajm të mirë edhe për urën e Shkozës, e cila do të jetë investimi i radhës i bashkisë në këtë zonë”, tha Veliaj.

Ai pohoi se Bashkia e Tiranës është duke punuar në disa ura mbi lumin e Lanës, duke u kujdesur që puna të vijojë, në mënyrë që jo vetëm qendra e Tiranës të ketë hijeshi dhe estetikë në infrastrukturë, por edhe zonat e quajtura periferike.

Sot njësia nr. 1 ka më shumë banorë se qyteti i dytë apo i tretë i Shqipërisë dhe në këtë sens meriton të trajtohet si një qytet më vete. Ambicia jonë është që Shkoza, e gjithë zona e “Ali Demit”, të jetë pjesë e Tiranës policentrike.

Do të thotë që të ketë mjaftueshëm infrastrukturë për të funksionuar si të ishte një qytet më vete, me shkolla e institucione të tjera arsimore, por sigurisht edhe me infrastrukturën e nevojshme që e bën këtë një pjesë të Tiranës policentrike”, theksoi kryebashkiaku.

Veliaj bëri të ditur se projekti për ndërtimin e 20 shkollave të reja do t’i vijë në ndihmë edhe njësisë nr. 1, për të siguruar institucionet e duhura arsimore edhe për banorët e kësaj zone.

Shumë shpejt do të fillojmë projektin e 20 shkollave të reja në të gjithë Tiranën. Ambicia jonë është që një pjesë e këtyre shkollave të jenë në njësinë nr. 1, të zgjidhim përfundimisht brenda këtij mandati, çështjen e mësimit me dy turne”, deklaroi ai.

Një tjetër projekt me rëndësi ku do të përfshihet njësia nr. 1 është edhe pastrimi. “Shumë shpejt, edhe njësia nr. 1, do të përfshihet në projektin e pastrimit dhe do t’u kërkojmë qytetarëve që tani që keni infrastrukturën e mirë të rrugëve, duhet ta çojmë një nivel më lart pritshmërinë tonë qytetare edhe sa i takon pastrimit. Qytetarët do të kenë 2 kosha, koshin blu dhe koshin e gjelbër.

Në koshin e gjelbër do të hedhim të gjitha mbetjet e riciklueshme, si letër, plastikë, qelq dhe metal. Te koshi blu, të gjitha mbetjet që nuk riciklohen. Vetëm atëherë mund të kemi infrastrukturë edhe në tokë, por mund të kemi edhe kulturë në shtëpitë tona dhe komunitet”, – deklaroi Veliaj.

Puna e bërë nga bashkia u vlerësua edhe nga deputeti i PS, Ditmir Bushati, i cili theksoi se rruga e përfunduar është arteria kryesore, jo thjesht e njësisë administrative nr. 1, por edhe rruga kryesore që u mundëson qytetarëve të Tiranës që të shkojnë në Dajt, apo në ish-komunat e tjera rreth e përqark, qoftë edhe për qëllime rekreative.

Rehabilitimi i rrugës “Ali Demi” në një gjatësi prej rreth 2 km, por edhe i rrugëve “Emin Harizi” dhe “Shemsi Haka” që janë përreth fushës “Ali Demi”, iu vjen në ndihmë rreth 55 mijë banorëve që jetojnë në këtë zonë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rehabilitohet ‘Ali Demi’, Veliaj: Shumë shpejt 20 shkolla në Tiranë”

  1. Qifi says:

    O Erjon o 1, policia jote bashkiake po ben kerdine duke vjedh lek e grabit qytetaret si te mundet. Ermal Kapllani dhe Toni Beni po ta nxijne fytyren dhe ulin imazhin perfundimisht.

  2. mireldrejtesia says:

    Urime Erjon Velia……!

  3. Alidemsi vjeter says:

    O kryetar Erjoni ,te lumte se e ke dhe per detyre se te dhashe dhe voten.Faleminderit! Por kur kalove “ne kembe” bashke me deputetin e nderuar te zones nuk te ra ne sy,sapo kalon fushe e Ali Demit,nje plep(i fundit i Mohikaneve te plepave te kesaj rruge) qe ka kaq vite qe lengon per tu rrezuar,larg qofte,dhe se can njeri koken duke filluar qe nga administratori i njesise dhe policia bashkiake qe sorollatet gjithe diten me zinxhir ne dore.Ju lutem dhe nje here vini dore para se te ndodhe e keqja.Shenim:nuk nevoje per adrese se eshte i vetmi plep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *