Zbardhet plani i Qeverisë për pagat dhe pensionet: Sa do rriten

16 Tetor 2016, 09:08Politika TEMA

Pas dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rritjen e pagave dhe pensioneve, qeveria ka parashikuar që 70 milionë dollarë të përdoren për rritjen e pagave, ndërsa 30 milionë dollarë për rritjen e pensioneve. Qeveria ka në dispozicion fondin 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve, duke parashikuar një rritje në masën 10 për qind për rrogat dhe 3 për qind për pensionet. Pas kërkesave të vazhdueshme të biznesit, qeveria në buxhetin e 2017­s do të rrisë për herë të parë pas 3 vjetësh edhe pagën minimale. Rritja parashikohet 36 për qind.

Rritja e pagës minimale

Javën e ardhshme në Tiranë mbërrin misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku në fokus do të jenë diskutimet për buxhetin e vitit 2017, duke përfshirë edhe fondin që do të përdoret për rritjen e pagave dhe pensioneve. Gazeta mëson se qeveria ka vendosur të rrisë edhe pagën minimale. Burime nga Qeveria thanë se rritja parashikohet në masën 36 për qind. Aktualisht, paga minimale është 22 mijë lekë dhe parashikohet të shkojë në nivelin 30 mijë lekë. Në projeksionin për rritjen e pagave, qeveria ka parashikuar që rritja më e madhe të jetë për pagat e ulëta dhe pagat mesatare, ndërsa do të ketë rritje të lartë edhe për kategori të veçanta, siç janë mjekët, infermierët dhe mësuesitm raporton Panorama.

Për punonjësit e Policisë, Kryeministri Rama njoftoi se rritja e pagave do të jetë 17 për qind, ndërsa në piramidën e rritjeve të pagave nuk do të përfshihet rroga e Kryeministrit dhe ministrave. RROGAT E PENSIONET Përfitues do të jenë 81 mijë punonjës të administratës dhe 600 mijë pensionistë. Sipas llogaritjeve, paga mesatare e punonjësit të administratës aktualisht është 54,500 lekë, me rritjen 10 për qind të parashikuar nga qeveria do të jetë 59,000 lekë. Një specialist i administratës aktualisht paguhet 61,174 lekë, me rritjen e qeverisë paga e tij do të jetë 67,000 lekë në muaj. Nëpunësi i thjeshtë, paga llogaritet 42,000 lekë, me rritjen 10 për qind do të jetë 46,000 lekë. Për pensionet, qeveria ka parashikuar rritje me 3 për qind, të cilat do të aplikohen nëpërmjet ndryshimit të ligjit, pasi reforma mundëson vetëm indeksimin e tyre. Aktualisht, pensioni minimal në qytet është 14,785 lekë, me rritjen 3 për qind ai do të jetë 15,228 lekë. Pensioni maksimal i pleqërisë për qytetin është 25,770 lekë, me rritjen parashikohet të arrijë në masën 26,543 lekë. Nga rritja do të përfitojnë edhe pensionistët në fshatra. Aktualisht, pensioni për këtë kategori është 9542 lekë dhe nga rritja do të jetë 9828 lekë.

Të dhënat

100 milionë dollarë do të jetë fondi i buxhetit për rritjen e pagave dhe pensioneve

70 milionë dollarë do të jetë fondi i buxhetit për rritjen e pagave 10 për qind do të jetë rritja mesatare për pagat 81 mijë punonjës të administratës do të përfitojnë rritjen e pagave

30 milionë dollarë do të jetë fondi i buxhetit për rritjen e pensioneve

3 për qind do të jetë rritja mesatare për pensionet

600 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen e pensionit

36% parashikohet rritja e pagës minimale, nga 22 mijë lekë do të bëhet 30 mijë lekë

8 komente në “Zbardhet plani i Qeverisë për pagat dhe pensionet: Sa do rriten”

  1. tina says:

    Vleresime per angazhimin maksimal , i cili u shperblye duke marr edhe mbeshtejen e institucioneve financiare nderkombetae, kjo rritje pagash per kategorite qe parshikohen eshte lajm i mire dhe per t’u pershendetur, ne kete linje te vazhdohet te mendohet e punohet me shume nga kjo pjese.

  2. fiona says:

    dakordesimi nga ana e FMN-se per rritjen e pagave dhe pensioneve eshte domethenese dhe vleresuese per punen qe eshte bere deri me tani ne kuader te ekonomise dhe financave permiresimi, i te cilave eshte rezultat i refomave te thella duke fituar mbeshtetjen e FMN-se per draftin ne fjale,

  3. Emer says:

    Shkoni pirdhuni ju komentatore dashnore te qeverise. Keto para shteti i merr borxh nga populli per te rritur rrogat e tyre dhe behet thjesht per fushate elektorale duke zhytur me tej borxhin publik.

  4. GR says:

    Nje bravo e madhe per rritjen e pages minimale. Kjo tregon efektin real te reformave, me shume se rritja e pagave te administrates dhe pensioneve qe zakonisht eshte nje vendimarrje per efekt elektoral. Te rrisesh pagen minimale ne nje shtet kerkon nje vendimarrje shume serioze dhe derisa qeveria po e ben do te thote qe reformat realisht e kane cuar vendin ne drejtimin e duhur…
    BRAVO

  5. Pellazgos says:

    F.M.N eshte Orgamizata qe sherben per te nenshtruar Qeverite dhe shtetet kjo eshte e thjeshte kush kupton pak,nuk ka te beje potenvialin ekonomik te vertete.Eshte si banka qe te “jep”parae i nterrs tr vogel apo “pa interes”,
    Cfare prodhon Shqiperia,nuk e shikoni qe po to lene ye lire ikin te gjithe pas Llalles ne Gjermani?
    Me nje fjale nuk ka te beje me zhvillimin ekonomike se prodhimet shtrenjesohen se nuk ka shume competicion ndermjet shteteve te zhvilluara dhe ato ne zhvillim.
    Keto kepuce do vishte cdo Qeveri,borxhi eshte borxh dha sa “ndrohen” ato jane thjesht (shtetet e vogla) jane tr lidhura politikisht

  6. jani says:

    Po kur i rriste ai maloku me 1.5 % nga i gjente leket apo nga ekonomia e forte qe kishte. Apo se e zhyti grope kete vend. 10 % eshte dicka serioze per nje kategori jo se zgjidh pune me 40 apo 50 mije lek por te pakten degjon nje 10 % qe ka vite e vite qe nuk shihet. Gjithsesi sot degjon per shtet dhe jo mejhane si maloki me mulra dhe aldo , me halimra dhe sherefedina. Keshtu pra do mesoheni pak nga pak me rregull pasi keni kohe jane dhe 3 mandate.

    1. Dhurata Shamia says:

      Idiote ekonomie. Rrogat dhe pensionet kane te pakten 5 vjet qe nuk indeksohen
      Dhe normalisht rritha per te dy duhej te ishte 15 vetem per efekt indeksimi. Por mashtruesir e Rames ju hedhin hi syve duke folur per FMN. FMN ka fitur ne grope cdo shtet ku ka imponuar idete e veta. Ne ka gjr te mire 1e beri Berisha eshte largimi j FMN.

  7. Lulsala says:

    Po ju jeni plera , more qeveri e ndyre do rrisni pensionet e rrogat , sa ,sa te genjeni njerzit . Po cmimet e cdo gjeje sa I keni me shume se tregu jashte, A doni te beni shtet ju apo talleni me njerzit. Ju nuk keni faj moret voten e tyre, tallni menderen tani, kur asnje nuk ngrihet tju tregoje vendin. Per cfare erdhet nje pushtet te pasuroheni vete dhe familjet tuaja, nuk Po beni gje tjeter vec ate qe bene demokratet me Salen nje krye. Duket qe ne Shqiperi eshte bere model kush vjen ne qeverri te pasurohet sa me shume per ate periudhe qe ka fuqine. Shteti nuk eshte tuaji, eshte I popullit ai ju ve ne fuqi dhe duhet ti sherbeni atij vereni mire me koke kete. Ju jeni sepse populli ju ka vene aty e jo ta rripni e vidhni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje