A do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, Lulzim Basha (dhe lajmi i ditës, një socialist bashkohet me PD-në në Korçë)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bashaLulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Korçës.

Ai i është rikthyer tezës, se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje.

Nuk dihet nëse me këtë, Basha paralajmëron bojkotimin e zgjedhjeve, sepse deri më qershor, Rama nuk është se ka ndërmend të largohet nga Kryeministria.

“Pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim, Edi Rama nuk mund të përballet me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj është kundër votimit dhe numërimit elektronik dhe shpreson se me presionin e krimit dhe paratë e drogës dhe korrupsionit të deformojë vullnetin e zgjedhësve.

Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe largimi i Edi Ramës janë themeli i garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nuk e deshën votimin elektronik, nuk e duan votimin elektronik se kanë bërë një investim të madh tek droga, tek krimi dhe duan që përmes drogës dhe krimit të diktojnë zgjedhjet e ardhshme. Këtë tashmë s’ua thonë vetëm demokratët, s’ua thonë vetëm shqiptarët por ua thotë e gjithë bota. Portali më i madh amerikan, gazeta e Kongresit Amerikan thonë qartë se Edi Rama e ka mbushur Shqipërinë me drogë me qëllim që të diktojë përmes drogës zgjedhjet e ardhshme. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit do të jetë një nga kushtet thelbësore për zgjedhjet e ardhshme së bashku me kushtin tjetër madhor që kemi vendosur të gjithë së bashku që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Basha.

Por, në njoftimin e shpërndarë nga PD, vjen dhe lajmi i ditës.

Një i ri socialist, i bashkohet PD-së, pasi është zhgënjyer nga të rinjtë korçarë, që sipas tij janë kthyer në përdorues hashashi.

Ka shumë të rinj të FRESSH dhe të PS që janë shumë të zhgënjyer me këtë qeveri dhe nëse ju më pranoni në familjen tuaj do të isha shumë mirënjohës”, tha ai.

Basha, i emocionuar nga ky moment sublim, e mirëpriti atë në parti:)

Besoj se flas në emër të gjithësecilit prej jush kur them mirë se vjen në PD. Të falenderoj për kurajon, të përgëzoj për qartësinë dhe për vendosmërinë me të cilën shprehe vendimin tënd për t’iu bashkuar PD. Kjo është zgjedhje e natyrshme e qytetarisë. Qytetaria pavarësisht bindjeve politike nuk mund ta pranojë krimin, nuk mund të pranojë drogën, nuk mund të pranojë drogimin e shqiptarëve, drogimin e fëmijëve të tyre si një alternativë me symbyllur, nuk mund të pranojë helmet, nuk mund të pranojë turpet, nuk mund të pranojë varfërinë dhe mashtrimin kokëulur”, tha Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “A do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, Lulzim Basha (dhe lajmi i ditës, një socialist bashkohet me PD-në në Korçë)”

  1. Koco says:

    E pa pranueshme deri e pa mundur qe kjo bande kobe ndjelles , kjo piramide vrastaresh te pa fytyre te ri vine ne pushtet . e kunderta rrudhje e saj deri ne flakje nga parlamenti i ardheshem ka me shume mundesi .

    1. Haaaaa says:

      Sipas informacioneve me te fundit,PD-se i jane bashkuar edhe socialisti Osman Gazepi,komunisti Qazim Mulleti dhe zogisti Ahmet Zogolli pas vdekjes!
      Nga adhurimi qe kane per liderin e ri te PD-se Lul Basha,ata premtojne te ofrojne prane kesaj partie edhe te gjithe komunistet dhe socialistet e varrosur ne varrezat e Sharres!
      Mbase i mbushin mendjen edhe Enver Hoxhes!

  2. Nick says:

    E fitove Korçën me kete te riun korçar! Yyy më të lumtë tyja!!!
    Pika qe s’te bie ty….Onjeginit tend e keshtu me rradhe…

    1. dfg says:

      Qesh miza se po ha….mut!
      Keshtu qesh edhe Luli!

  3. Bardhyl Korce says:

    Shpifjet nuk te sjellin ne pushtet por alternativa bre Lulke. Kush te beson ty bre,po kush eshte ai qe te bashkohet ty bre ahhahahahahahaha leri o keto palacolleqet se eshte turp!

    Po tyja te njohin njerzit keshtu qe edhe ujin perpjete ta cosh,nuk te votojne dot. Ke vjedhur,ke tradhetuar,ke vrare,dhe ke deshtuar…..nuk ke cfare te japesh me.

    Ne Korce ndalo dhe ec njehere ne qytet, se eshte investuar me shume se cfare eshte bere ne 20 vjet.

  4. Zyber says:

    Haha haha. Qesh miza me te madhe. .

  5. genci says:

    cfare filmash luajne! E kujt i plasi se ku iken njeri apo tjetri por me vjen cudi me artikullin, qe akama se kuptojne qe Edi Rama i ka zgjedhjet te fituara. hani ju hani!

  6. shqip says:

    pas kesaj qe ndodhi, une nuk dal partizan. te me falesh o plaku mere. yyyy qurrash, me mire qe s’del. per ç’a ju duhesh partizaneve ti?, pas disa sekuencash filmi vazhdon po me te njejtin aktor. edhe une shoku komisar, nese me pranoni. keto jane pak a shume dialogjet tek njeriu me top. po ku ka me mire more spurdhiak. do behesh koleg me altin goxhajn e grida dumen. ju jeni te prere per shqup. do gjesh edhe kaçin e zi ne pd, o i riu nga korça.

  7. Peco says:

    Bravo i riu Korcar! Me qendrimin e tij me kujton Shvejkun ne burg. Kur te gjithe te burgosurit shkuleshin gazit me predikimin e Kapelanit Oto Kaci, i cili, i bere thumb, u fliste per dashurin qe duhet te kishin per Zotin, vetem Shvejku, ndryshe nga gjithe te tjeret, qante dhe lotet i rridhnin curg nga mallengjim per gomarlleqet qe leshonte Kapelani. Kjo i beri shume pershtypje Oto Kacit dhe ndonese mezi qendronte ne kembe, e pyet Shvejkun:
    – Po ti , biri im, perse nuk qesh si gjithe te tjeret , por qan?
    – E beje se me erdhi keq per Ju , zoti Kapelan. Duke qare dhe ne kete rast duke bere ndryshe nga te tjeret, mendova se do t’ju kenaqja sadopak…
    Pergjigja i pelqeu shume Kapelanit Otto Kaci. Ishte kjo arsyeja qe ai vendosi ta merrte ne sherbim si ordinance. Por mjerisht, pas jo shume kohe Kapelani e humbi Shvejkun ne bixhoz dhe kjo beri qe ata te ndaheshin nga njeri tjetri ne nje menyre jo fort te pelqyer.

    1. Bushi says:

      PECO! Bravo.Permbajtja e kesaj historie e shkelqyer.

  8. Sherifi says:

    Po te iki Rama dhe te vish zotrote k/ minister, kjo eshte per te uluritur, ti je i provuar dhe sterprovuar disa here dhe nuk mund te riprovohesh me, ti dhe gjith partia jote, nuk dua ti rreshtoi argumentet per te mos lodhur lexuesit.

  9. Bushi says:

    Si s’te vjen turp more Lulezim Basha qe genjen e mashtron? Ai i riu qe tu bashkua ty,mos vall eshte si ata 200 socialist qe t’u bashkuan ty (pd-ke) ne DIBER,dhe qe gjoja dy te shitur grisen teserat e ps-te ne menyre publike? Ku te çon mushka keshtu more Luli,servili Saliut.Kjo eshte e para. E DYTA- kush te pyet ty qe te heqesh Ramen? Ti e solle Ramen ne pushtet qe ta heqesh e te beshe sipas qejfit? Jo more jo! nuk e heq dote se ate e votoi populli dhe vetem ai e heq.Edi Rama nuk ka banda siç thua ti,apo kartel droge.Keto i thua ti dhe babai yt Sali Berisha,se e kini inat,por ne fakt nuk eshte ashtu.EDI RAMA deri tani ka punuar mire,dhe do tja japim voten me gjithe deshire.Ai do fitoi se e do populli,madje do fitoi me shume se heret e tjera-Kete ta dish mire.Kot e nxier llapen per te poshtruar figurene Rames.

  10. Anita says:

    Po kujt i plasi qe nje i ri korcar i lodhur po i bashkohet Lulushit te tredhur….amani mos shkruani keto gjera se na bete me zemer, Lul Basha le te marri gjithe Korcen nuk perben lajm se eshte i zhytur ne krim dhe hajduteri….nuk ka popull qe edegjon pa le ta votojne…blejini nje llak flokesh dhe pak brilantine se i ngjan nje klouni….

  11. Delli USA says:

    Avash bre Lulush,me kete yrysh qe ke mare,sidomos me rekrutimin e socialistit te Korces do I fitosh thelle zgjedhjet e ardhshme,Edi bene mire te dorehiqet qe tani.O po te jet koqe fare ky djale,eshte kthyer ne papagall,kudo ku shkon I bije fyellit ne NJE vryme,I ka ngel droga ne goje,dhe kujton se nepermjet saj do frymezoj miletin.KUJTON ky karabush se shqiptaret kan harruar bemat e Sali Kriminelit dhe te ordinances se tij,mender Lulush koqes.

  12. LORA says:

    I lumte bytha te riut korcar,qe u inkuadrua ne banden kusaro-kriminale shqup-se,,,coc do te dale edhe per te,,,,,ja kjo eshte rruga qe iu siguron “fitore” ,si ajo e Dibres.
    Cdo n’a shohin syte e cdo n’a degjojne veshet,,,,gallate badihava,made in shqup-i,me regjizor lul-holandezin.

  13. Patrioti says:

    Pse keshtu do vazhdoni ju duke mbushur P.D.me komunista nga njera ane dhe duke kerkuar votat e te djathteve nga ana tjeter. Me kete menyre ti kerkon te ndash votat midis te majteve ,sepse partia juaj tani eshte e per bere 90% komunista dhe sigurimi.

  14. england says:

    Po nuk qe po ky Lul qe tha ne fushaten per zgjedhjet ne Diber se 200 anetare te PS -se se Dibres e kane braktisur partine e tyre per tju bashkuar Bashes!por ky numer nuk i mjaftoi Lules te fitonte ne Diber perkundrazi humbi keqas,kur nuk fituan atje qe kishin 200,e si mund te pretendoje te fitojne ne Kolonje kur kane bere per vete vetem nje anetare!Ke lindur per te humbur Lulush nuk i shpeton dot shkarkimit,pasi sic hyre ashtu dhe do dalesh nga drejtimi kastravec,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *