Arinjtë shpëtuan nga shqiptarët! Po shqiptarët?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ariNga Mentor Kikia

Pas alarmit që dha një media britanike dhe angazhimit të aktivistëve për të drejtat e kafshëve, arinjtë në Shqipëri po shpëtojnë nga skllavëria. Arinj të mbyllur nëpër kafazë restorantesh për të tërhequr klientë, të cilët englendiseshin duke i ngacuar e duke bërë foto kur ata hungërinin nga pamundësia për të qenë ata që janë. Arinj që japin shfaqe para njerëzve, të cilët impresionohen nga bindja dhe nënshtrimi i kafshës krenare, lidhur me me zinxhir në hundë, nën ritmin e dajres së pronarit dhe kërcënimit të thuprës që ai mban në dorë. Besoj se jemi një vend ku primitivizmi i mentalitetit dhe psikologjisë kolektive, dhe modernizmi i teknologjisë jetojnë në harmoni të plotë.

Një foto publikuar në një media britanike, tregonte se si një ari gjigand në kafaz shqiptarët e dëndnin me birrë për tu argëtuar. Në vendin e këtij gazetari, edhe në kopshte zoologjike apo parqe, kafshët nuk lejohet as ti ushesh, e jo më ti ngacmosh për tu argëtuar. Megjithatë, falë këtij alarmi, Ministria jonë e Mjedisit po i çliron arinjtë nga skllavëria. Më i fundit “i këputi” zinxhirët tre-katër ditë më parë. Ata po u drejtohen kopshteve zoologjike e më pas habitateve të tjera natyrore, jashtë vendit…..

Arinjtë po shpëtojnë! Po shpëtojnë nga Shqipëria dhe shqiptarët. Nga ata që i skllavërojnë, i dhunojnë dhe terrorizojnë. Po shpëtojnë nga “skllavopronarët”, nga lukunia e atyre që argëtoheshin, por edhe nga ata që e kishin për detyrë ti mbronin dhe nuk e perceptonin se kjo ishte dhunë.

Arinjtë po shpëtojnë! Po shqiptarët a do të shpëtojnë vallë nga skllavëria e tyre? A do të shpëtojnë dot, së pari, nga ndjesia e të argëtuarit duke i bërë keq tjetrit, qoftë ky edhe një ari? A do të shpëtojnë nga mentaliteti dhe ligësia që na bën të vuajmë suksesin e tjetrit dhe të gëzojmë dështimin e tjetrit?

Por duket se skllavërimi ynë është më i gjërë. Ne menduam se me heqjen e telave me gjemba në kufi në 1991, e me heqjen e vizave në 2010, kishim fituar të gjitha liritë e mundëshme. Por duket se ne të gjithë jemi në një kafaz të madh ku në një farë mënyrë kemi skllavëruar njëri-tjetrin. Jemi skllavëruar sepse na mbajnë peng për një vend pune. Na mbajnë peng me bukën e gojës. Sepse për ti siguruar apo mbajtur këto, ne duhet të sillemi, mu bash si ariu që kërcen me zinxhir në hundë, para pronarit që ka në dorë edhe dajren edhe thuprën. Ne duhet të duartrokasim, brohorasim, festojmë, protestojmë, gëzojmë, qajmë e mbajmë zi, kur dhe siç të na e kërkojnë “pronarët”.

Jemi të skllavëruar sepse ne votojmë jo të lirë, kur një herë në katër vjet vijnë e na hedhin në kafaz mashtrimin e radhës, se do ua bëjmë kafazin më të bukur e më të begatë, na japin një pako me ushqime, apo ca para të ndyra që na i kanë vjedhur po neve.

Jemi ta skllavëruar nga pamundësia për tu orientuar se çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kafazi, sepse, edhe pasi na e hapën derën, ne nuk po dalim dot. Jemi mësuar mesaduket me jetën e kafazit, brenda të cilit bashkohen të gjitha, mashtrimi, vjedhja, tallja, dhuna, skllavëria, mungesa e lirisë….

Shpesh zgjedhim apo mendojmë si zgjidhje arratisjen nga habitati ynë, ikim, por marrim me vete edhe kafazin edhe zinxhirin në hundë. Dhe që nga parqet e lira të Britanisë, Francës apo Europës Nordike, sërish flasim po për kafazin, sërish grindemi me njëri-tjetrin për “pronarët”, sërish bëjmë tifozeri dhe krenohemi se kush e ka thuprën më të gjatë me të cilën na godasin kur nuk kërcejmë mirë. Sepse sërish nuk jemi të lirë, të lirë në shpirt e në mendje. Dhe këtë liri nuk na e jep askush, nëse nuk duam apo nuk dimë ne.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Arinjtë shpëtuan nga shqiptarët! Po shqiptarët?”

  1. futi cecent back n shpell! sepse demokracija esht ne rrezik! says:

    haa haa!!!
    shqiptaret!
    kafshet qe flasin gjuhe njerzish.
    kafsh qe ka edhe parlament.
    kan edhe makina(te vjedhura) (diesel) (pa siguracjon)…
    makina kafshesh mo!
    rrojn neper fise si kafshet.
    kryetari I fisit esht edhe politikan.
    votat per kryetarin e fisit tribu.
    shqiptaret. kta kafsh te degjeneruara. sepse edhe kafsha ka parime. jan parimet kafshore.
    kurse shqiptart s kan parime,as njerzore as kafshore.
    thjesht jan t liq. kfsh shkrdht.

  2. Xhaja says:

    Gazetar , sqenke mire fare. Piji ilaçet mbase qetesohesh.

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    Bravo Mentor! Ah kur do vije ajo dite qe ne shqiptaret te rrembejme nje dru po nga ata me gunga dhe tua thyejne ne kurriz ketyre qelbesirave qe na kane marre shpirtin gjithe keto vite

  4. krysho ludovik says:

    ja hoqen riskun e birres ariut te shkete
    te pije shurren e tije ne kopshtin zologjik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *