Biznesmeni Fadi Mitri kërkon llogari për rrahjen brutale: Përse nuk reagon shteti shqiptar?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fadmi Mitri, një shtetas libanezo-amerikan u rrah pak javë më parë brutalisht duke detyruar ëkshtu biznesmenin që të tërhiqet nga projekti i tij 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit.

Në një letër dërguar redaksisë së gazetës TemA, biznesmeni kërkon llogari nga shteti shqiptar duke u shprehur se po thyen ligjet ndërkombëtare për trajtimin e investitorëve të huaj.

“Duke heshtur ndaj kësaj ngjarje, qeveria shqiptare thyen traktatet ndërkombëtare për të ruajtur investitorët e huaj dhe investimet e tyre. Omnix dhe administratori i saj Fadi Mitri planifikonin investimin e 450 milionë dollarëve në Gjirin e Lalzit duke krijuar kështu 1200 vende të reja pune. Por edhe pse ka kaluar më shumë se 1 muaj nga ngjarja tronditëse, shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë për të gjetur personat që dhunuan brutalisht biznesmenin. Pyetja është: Çfarë masash ka marrë apo po merr qeveria shqiptare për të mbrojtur investitorët e mundshëm dhe bizneset e tyre? Çfarë po ndodh me hetimet për rrahjen e biznesmenit Fadi Mitri?, shkruhet në letër.

Pyetjë që kërkojnë përgjigje të qarta nga qeveria shqiptare dhe vendosjen para drejtësisë së fajtorëve të këtij sulmi brutal.

Ai ndërkohë është rikthyer sërish në Tiranë, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë.

“Me hidherim te thelle familja Mitri njofton vdekjen e nenes, Wajiha Mitri, ne 16 Tetor 2016, neTirane.

Ceremonia kishtare do te mbahet diten e Marte 18 Tetor ne oren 11:00, tek Kisha Orthodokse,Rruga e Kavajes, Tirane. Varrimi do te kryhet mbas ceremonise kishtare tek varrezat e Tufines. Pas ceremonise mortore dreka do te mbahet tek Restorant “Sofra e Ariut”, Rr: e “Elbasanit”,Tirane.

Familja do te prese ngushellime diten e Merkure, 19 Tetor , prej ores 17:00 – 20:00, tek Sheraton Tirana Hotel, Suita Presidenciale, Kati 5″, thuhet në njoftimin e familjes së tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a2-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a2-4.jpg","attachment_id":"567002"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a3-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a3-2.jpg","attachment_id":"567003"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a1-4-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/a1-4.jpg","attachment_id":"567001"}]

2 komente në “Biznesmeni Fadi Mitri kërkon llogari për rrahjen brutale: Përse nuk reagon shteti shqiptar?”

  1. Edi says:

    Kam shpres se autoritetet shqipetare do ti kthejne pergjigje sa me pare investitoreve duhet ti krijohen te gjitha kushtet per zhvillimin e biznesit .pergjegjesit te dalin sa me shpejt para drejtesise.Kam shprese qe organet ligj zbatuese do te kryejn detyren venien sa me shpejt para drejtesise autoret e krimit

  2. mirel says:

    Po te hoqen qafe o qorr.
    Qeveria te rrahu. Kush tjeter.
    Ramiu nuk ka mundesi te te shese dhe ajrin me koncesion po te kish mundesi ta rrethonte.
    Te helmuar, po pra do e shiste.
    eSi ta merr mendja se do e linte tete ate toke per ty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *