Denoncoi prokurorin se i mori 18 mijë euro, ndalohet biznesmeni Gani Manollari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

korrupsionBiznesmeni Gani Manollari është ndaluar në Aeroportin e Rinasit. Lajmi raportohet nga “Ora Neës, e cila shkruan se 41-vjeçari me pasaportë italiane është ndaluar një orë pas mesnatës së 16 tetorit.

Manollari denoncoi se i ka dhënë 18 mijë euro oficerit të policisë gjyqësore Fatos Lushi, në këmbim të lirimit të një llogarie bankare të bllokuar prej 150 mijë eurosh.

Rasti u denoncua në emisionin Stop.

Biznesmeni që filmoi oficerin e Policisë Gjyqësore duke marrë 18 mijë euro, kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë deklarime në hetimin që ka nisur për skandalin.

Ai po hetohet për “korrupsion pasiv të ‘gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të Drejtësisë’”.

Që prej datës 29 shtator 2016, dy prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda kërkuan dëshminë e biznesmenit Manollari, por mësuan se ai ndodhej jashtë Shqipërisë.

Ai kishte dhënë ryshfet për zhbllokimin nga sekuestrimi të llogarisë së tij në të cilën ndodheshin 150 mijë euro të ardhura në Shqipëri nga Banka e Monakos më 27 gusht 2014.

Llogaria qëndroi e sekuestruar deri sa u bënë verifikimet përkatëse, për t’u liruar në fund të korrikut 2016, kohë kur edhe biznesmeni dha shumën e ryshfetit.

Nga ana tjetër, çështja po hetohej nga prokurori Ardian Braho, i cili u përmend në videon e publikuar, por që në dëshminë e tij te Krimet e Rënda, ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *