FOTOT/ Magjia e vjeshtës në fshatin më të bukur shqiptar

17 Tetor 2016, 19:36Turizëm TEMA
FOTOT/ Magjia e vjeshtës në fshatin më të bukur shqiptar

I konsideruar si fshati më i bukur i Shqipërisë, Lëpusha po tërheq gjithnjë e më shumë turistë falë peizazhit përrallor, ndërsa agjencitë parashikojnë se ai është e ardhmja e turizmit shqiptar.

Rreth 180 kilometra nga kryeqyteti, fshati i Lëpushës në skajin verior të Shqipërisë ndodhet në zemër të një peizazhi përrallor të malësisë së Kelmendit, shkruan Ivana Dervishi e BIRN, që ka sjellë këto foto.

Stina e vjeshtës ia ka shtuar edhe më shumë magjepsjen që përcjell fshati i konsideruar si më i bukuri i Shqipërisë nga guidat turistike, të cilat parashikojnë se Lëpusha është e ardhmja e turizmit në vend.

19 komente në “FOTOT/ Magjia e vjeshtës në fshatin më të bukur shqiptar”

  1. lori2 says:

    Ku eshte fshati? Ne fotot nuk duket asnje fshat!

    1. Adriatik says:

      Ndertoni nje xhami aty qe tempellasi hoxha 5 here ne dite se turistet vdesin per kete.

  2. b says:

    Po, natyra, por nuk na keni sjellë edhe pamje shtëpish.
    Një pamje vetmie e qetësie.
    Njeriu është shija.

  3. NACIONALISTI says:

    Shume bukur, me vertet vende prrallore, por mos e tregoni ne internet se pastaj vin dhe ndertojn pllate dhe djegin pyet, me mir te rri pa turist se sa te vin kokat katrore qe djegin pyet……

  4. Shqipe says:

    Mos….tani qe e publikuat do te fillojne te babeziturit nga ndertimet dhe u shkaterrua kjo mrekulli…

  5. Kellira says:

    Me falni per pyetjen: Po fshati ku eshte?!

    1. E cuditshme says:

      Po nga te kemi tu mor koqe qe na cmende me keto pop qe ben gjoja si komente. Nuk di te shkruash fjale tjeter apo kaq ke arritur te mesosh .

  6. Nik says:

    Eshte bukuria qe vret e migjenit se rruga eshte shuuuum e rrezikshme .

  7. Tirona says:

    Kto pamje Jon nga planeti Mars, mos u mundoni te shikoni shpia se ne Mars vetem shkembijn ka???

  8. Qytetari says:

    .mrekulli.na eshte lodhur syri me jeten e shthurur moderne. Do deshiroja te kisha nje shtepi at.

  9. Niko Shpiragu says:

    Ky artikull eshte turpi i gazetarise. Aty nuk duket ndonje fshat fare, vetem ndonje shtepi qe mund te quhet kasolle per kohen qe jetojme. Eshte turp qe te prezantohet vendi me nje mjerim te tille te kohes se para qyteterimit. Ne Shqiperi sot ka fshatra te sistemuara e me shtepi te reja e te bolleshme per te jetuar qe konkurojne me boten e zhvilluar. Perse ne duhet te prezantohemi para botes me pamje te tilla qe tregojne se ne jemi akoma si para 500 vjetesh. Nuk e di ne se ky gazetar e ka nocionin e fshatit si qender banimi per njerezit, apo e di se fshat quhet mali ose guri. Turp per gazetarin dhe e pafaleshme per z.Mero qe lejon shkrime skandaloze ne gazeten e tij. Une e pelqej kete gazete, por artikuj si ky mund ta nxjerrin jashte loje ne te ardhmen ate.

  10. !!!!! says:

    Si kartolina duken. I gjithe vendi yne eshte kaq i bukur,po jane njerezit me te keqinj ne bote.

  11. Epidor says:

    Kjo eshte nje pamje e rralle dhe magjepese bukuria e natyres Shqiptare. Ne qofte se ketu nuk investohet atehere kjo mrekulli do te mbijetoi, njeriu eshte kafsha me e eger e planetit etja per cdo gje e ka sjellur boten e vjeter miliarda vjecare ne asfiksi ku nuk ka me dimer apo vere por apokalips te vertete ku edhe ne vere bie debore ne vende te nxehta

  12. Keli says:

    Fshat shume i bukur eshte fshati LIN i Pogradecit .!!!

  13. A says:

    Deri ne fund te muajit TETOR 2016, mbaron perfundimisht rruga duke filluar nga Hoti, Tamare, Lepush, Vermosh deri ne piken kufitari Shqiperi – Mali i Zi.
    Keshtu rruga eshte e nje cilesie te mire dhe e asfaltuar, me bukuri te jashtezakoneshme dhe te paprekura nga dora e njeriut, pa ndalesa do te pershkohet per NJE ORE e GJYSME nga Hani i Hotit ne Vermosh.
    Shpresojme te mos futet ose te hyje MAFIA POLITIKE e BIZNESIT e SHKATERRIMIT te NATYRES dhe MJEDISIT sepse edhe kjo shkon per lesh si Krahina dhe Liqenet e Lures, por edhe gjithe vendet dhe krahinat e ndryeshme me bukuri natyrore. Tung.

  14. lida al says:

    Po jo me kete titull “me i bukur”, thuaj “nje nga me te bukurit”, se Vendi yne ka kaq shume vende “jo te bukur”, por te mrekullueshem, qe nga Jugu ne Veri, Lindje e Perendim, sa eshte shume e veshtire te percaktosh “me te bukurin” . Dil, o gazetar, e vizito Shqiperine, ne male, pyje e gerxhe, fusha e kodra, lumenj e perrenj, liqene e det, fshatra e qytete, kala, keshtjella e qytete antike etj. etj. , do cuditesh e do thuash ku kam qene deri tani. Vetem shko, shiko e vrojto se do zbulosh bukuri te jashtezakonshme e pastaj nuk do te dish ke te zgjedhesh. E keqja eshte se shumica e njerezve nuk njohin vendin, historine, traditat e kulturen tone.

  15. PANDO says:

    po dilni njeher jasht fshatit, dhe shikoni cesht bukuri , po na merzitet me keto pralla , na e bete sikure eshte vendi me I bukure ne bote ,
    me I bukure eshte ne kete kontekst se akoma jetojme si ne shekullin e 19 dhe botes I duket si kopsht zeologjike!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje