INTERVISTA/ Brozi: Prokurorë e gjykatës, shërbëtorë të Berishës. Saliu më ’95 donte të më vriste. Rama të mbajë fjalën për “21 janarin”

Brozi tamamIsh-kryetari i Gjykatës së Kasacionit(sot Gjykata e Lartë) Zef Brozi në një intervistë për TemA ka folur për reformën në drejtësi, implementimin e saj, frikën e PD dhe të Berishës nga ligji i “Vettingut”, pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, vënien para drejtësisë të pushtetarëve që kanë bërë krime, çështjen çame dhe qeverisjen e mazhorancës së majtë. Ai e ka cilësuar ankimimin e “Vettingut” në Kushtetuese nga PD si të panevojshëm, ndërkohë që thotë se gjyqtarët e Kushtetueses janë në konflikt të hapur interesi për ta gjykuar këtë çështje.

Brozi ka nënvizuar faktin se Berisha ka frikë nga implementimi i reformës në drejtësi për shkak të krimeve që ka bërë dhe mbrohet nga gardianët-shërbëtorë gjyqtarë dhe prokurorë. Ai nuk mungon të deklarojë se për ‘Gërdecin’ dhe ‘21 janarin’ duhet të shkojnë autorët para drejtësisë, sidomos pas deklaratës së Berishës, se “Gërdeci” është krim shtetëror, ndërsa zbulon për herë të parë se Berisha, përmes njerëzve të tij në SHIK-un e Gazidedes kërkoi ta vriste kur liroi pesë minboritarët. Duke përgëzuar Ramën dhe Bushatin për çështjen çame, Brozi vlerëson qeverisjen e kryeministrit Rama por dhe të kryebashkiakut Veliaj.

Reforma në drejtësi tashmë është miratuar, janë miratuar dhe pesë nga gjashtë ligjet për implementimin e kësaj reforme. Mendoni se ky është një hap drejt dhënies fund të pandëshkueshmërisë dhe pastrimit të drejtësisë nga abuzuesit?

Para se t’i përgjigjem pyetjes dua të falenderoj sëpari ekspertët shqiptarë e të huaj që hartuan projekt-ligjet. Politika, media dhe qytetarët e vendit duhet të mësojnë t’u thonë “FALEMINDERIT” sëpari ekspertëve të përkushtuar. Ata kanë bërë një punë të madhe, të admirueshme dhe shumë profesionale. Pa punën e tyre Parlamenti nuk do të kishte se çfarë të votonte, e për rrjedhim as reforma nuk do të fillonte. Për fat të keq ekpertëve të refomës nuk iu është njohur sa duhet kontributi dhe vlerat e tyre profesionale. Akoma më të papranueshme dhe djallëzore janë edhe akuzat e fyerjet që disa politikanë kanë drejtuar kundër ekspertëve.  Unë i njoh shumicën e ekspertëve të refomës dhe ruaj konsideratat më të larta për ta.

Dua të theksoj gjithashtu se, pa mbështetjen e fuqishme dhe vendosmërinë e  qeverisë Amerikane dhe Bashkimit Europian për reformën në drejtësi, miratimi i ligjeve do të ishte i pamundur. Ne shqiptarët duhet t’u jemi përjetësisht mirënjohës ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ambasadores se BE-s Romana Vlahutin, sepse pa këmbënguljen dhe durimin e tyre me disa politikanë shqiptarë, ligjet e reformës nuk do të miratoheshin dot në Parlament.

Tani në përgjigje të pyetjes suaj mendoj se miratimi i ligjeve të reformës është një hap i rëndësishëm, është hapi i parë pa të cilin reforma nuk mund të fillonte. Por realizimi i reformës, pra zbatimi praktik i këtyre ligjeve do të jetë më i vështirë se sa miratimi i ligjeve dhe një provë e madhe për të gjitha forcat politike dhe institucionet shqiptare.

Por dua të besoj se me vullnet të mirë dhe energji pozitive, si edhe me mbështetjen e fuqishme të institucioneve Amerikane dhe Europiane, reforma në drejtësi do të realizohet. Kjo do të thotë që gjykatat dhe prokuroritë të fitojnë besimin dhe respektin e popullit dhe të realizojnë parimin e madh të barazisë së të gjithë qytetareve e pushtetarëve para ligjit. Vetëm atëherë lufta dhe ndëshkimi ndaj korrupsionit dhe krimit pushtetar nuk do të jete vetëm nje shprehje demagogjike, por një realitet.

PD ka ankimuar ligjin e “Vettingut” në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që vetë Kushtetuesja është subjekt i “Vettingut”. Mendoni se mund të ketë një funksionim të drejtë të gjykimit në këtë rast nga anëtarët e Kushtetueses, apo duhej refuzuar…?

Është një pyetje që ma kanë bërë edhe miq Amerikanë këtu dhe shumë shqiptarë në imigracion.  Nisur nga fakti se “Vetting”-ut do t’i nënshtrohen edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese konflikti i interesit është haptazi i dukshëm. Dua të besoj se gjyqtarët e kësaj gjykatë janë me integritet, nuk e kanë frikë reformën dhe “Vetting”-un, prandaj nuk do ta pengojnë apo sabotojnë zbatimin e ligjeve të reformës ne drejtësi, pra edhe te Ligjit të Vetingut. Në të kundërt, qoftë edhe për këtë konflikt interesi, ata do t’i vënë shumë pikëpyetje vetvetes.

Partia Demokratike nuk është dakort me ligjin e “Vettingut” të hartuar nga ekspertët e SHBA-BE me argumentin se Rama kërkon të fusë në dorë drejtësinë. Në të vërtetë pse refuzon PD, nga kush ka frikë?

Në fakt kryeministri Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë pushtet mbi gjyqësorin e prokurorinë. Dhe në aspektin e parimit të ndarjes midis tre pushteteve kjo është pozitive. Por për fatin e keq të Shqipërisë këto institucione nuk veprojnë si të pavarura, por vazhdojnë të jenë gardianë besnikë dhe shërbëtorë të disa ish-qeveritarëve që dolën në opozitë më 2013-ën.  Reforma do krijojë kushtet reale të pavarësisë së gjykatave e prokurorive dhe forcon integritetin profesional, moral e financiar të gjyqtarëve e prokurorëve.

Me këtë reformë kryeministri Rama, dhe kushdo tjetër qeveritar, nuk do të ketë mundësi të “fusë në dorë drejtësinë”. Ju thoni se PD e refuzon vetingun. Unë besoj se mijëra e mijëra demokratë të ndershëm e duan dhe e kërkojnë zbatimin pa zvarritje të reformës, pra edhe “Vetingun” e gjyqtarëve e prokurorëve, po aq sa e duan edhe qytetarët e tjerë të Shqipërisë. Edhe shumë deputetë të opozitës e duan këtë reformë dhe nuk kanë frikë prej saj. Por për fatkeqësinë e tyre dhe të vendit, këta deputetë duket se kanë frikë Berishën dhe po i nënshtrohen diktatit të tij për ta sabotuar reformën.

Pra në Partinë Demokratike ata që e mbështesin reformën në drejtësi janë me qindra mijëra, ndërsa kundër reformës janë nje grup i vogël dhe i inkriminuar e korruptuar që kane arësye dhe duhet të frikësohen, mbase as të mos i zërë gjumi nga pesha e rëndë e krimeve të tyre. Është ky klan i korruptuar dhe inkriminuar i PD-s që shpreson ta përdorë Gjykatën Kushtetuese si varkë shpëtimi. Unë dua të shpresoj që kjo gjykatë nuk do të bjërë në këtë kurth të rrezikshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për herë të parë pas tetë vitesh në mes të Kuvendit se shpërthimi në Gërdec ku humbën jetën 26 persona ishte krim shtetëror nga pakujdesia. Mendoni se Prokuroria duhet të fillojë me njëherë hetimin jo vetëm për Gërdecin, por dhe për 21 janarin, rrugën e kombit etj…?

Skandaloze është fakti që prokuroria e gjykata vazhdon t’i mbrojë ish–pushtetarët e lartë që duhej dhe duhet të vihen para drejtësisë për këto krime monstruoze.

Në vendet ballkanike, reforma në drejtësi startoi me dërgimin para drejtësisë të zyrtarëve të lartë deri tek ish-ministrja e ish-kryeministra. Mendoni se pikërisht atëherë kur të fillojë gjykimi në këto nivele drejtuese dhe në Shqipëri do të quhet se reforma në drejtësi po gjen zbatim?

Reforma synon që duke e bërë gjyqësorin e prokurorinë të pavarur, këto institucione të kenë kurajon dhe të mos frikësohen e stepen për të vënë para drejtësisë cilindo pushtetar të lartë që kryen krim e korrupsion. Qytetarët e thjeshtë janë ndëshkuar e ndëshkohen (madje ndonjëherë edhe me shumë ashpërsi) pavarësisht nëse gjykatat e prokuroritë janë të varuara apo të pavarura.

Para disa kohësh kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se është kërcënuar me jetë dhe se familjen e ka dërguar në një vend të BE, ndërsa pesë muaj më parë një portal lajmesh shqiptare kishte dhënë lajmin se ka blerë shtëpi në Gjermani dhe ka dërguar atje familjen e fëmijët, ku mediat dhe politika shfaqen skepticizëm për këtë kërcënim të Llallës. Komenti juaj për këtë lajm të dhënë nga vetë Llalla për kërcënimin?

I takon Llalles të provojë para institucioneve se është kërcënuar dhe ështe detyrë urgjente e institucioneve kompetente shqiptare dhe me ndihmën e atyre ndërkombëtare që të verifikojnë provat e paraqitura nga Llalla dhe të informojnë edhe publikun për konkluzionet e verifikimeve dhe hetimit.

Ka pasur një përplasje mes policisë që po jep rezultate të prekshme në luftën kundër trafikut të drogës dhe Prokurorisë që ka hapur disa hetime ndaj kryepolicit Çako për “përgjimet”, apo për disa arrestime, ku dhe PAMECA ka bërë kritika të forta ndaj prokurorisë. A duket se po e përdor Berisha dhe aleatët e tij politikisht Prokurorinë kundër mazhorancës në prag të implementimit të reformës në drejtësi, si shërbim të fundit për emërimet që janë bërë deri tani në drejtësi dhe për postet e dhëna?

Policia ka një mision shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, sepse është në frontin e parë të betejës me krimin dhe dhunuesit e ligjit. Unë dua të përgëzoj të gjithë policët dhe drejtuesit e policisë për çdo arritje e sukses në punën e tyre në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve dhe ndjej dhimbje për çdo punonjës policie që humb jetën nga ballafaqimi me krimin dhe shkelësit e ligjit. Të mohosh rezultatet e policisë në këtë betejë të përditshme është e pandershme dhe e papranueshme.

Reforma në drejtësi besoj se do të përmirësojë dukshëm edhe raportet e marrëdhëniet e policisë me prokurorinë. Berisha i ka përdorur dhe po i përdor me sukses për interesat e tij prokurorinë, gjyqësorin, disa institucione të tjera dhe vete PD-n e partitë e tjera opozitare që i janë bashkuar asaj.

Si i mendoni hapat e politikës deri më tani për implementimin e reformës në drejtësi?

Realisht akoma nuk ka filluar zbatimi i reformës, por me sa di unë janë dhënë udhëzimet dhe formularët  që duhet të plotësojnë gjyqtarët, prokurorët (mbase dhe kandidatët për institucionet përkatëse).

Duke qënë se në vitin 1994-1995 si kryetar i gjykatës së Kasacionit keni qënë në qendër të goditjes nga regjimi i Berishës për gjykimin për pesë minoritarët, tani si e gjykoni ecurinë e strategjisë së qeverisë Rama për çështjen Çame që e ka çuar në dyert e Brukselit?

Çështja e Pesë Minoritarëve Grekë është dëshmi tjetër e politikës së mbrapshtë e djallëzore që Berisha ka bërë me Greqinë në atë kohë dhe për shkak të asaj politikë dhjetra mijëra imigrantë shqiptarë në Greqi u kthyen forcërisht e u dhunuan brutalisht nga policia e ushtria greke.

Kur Gjykata e Kasacionit ne vitin 1995 vendosi lirimin e pesë minoritarëve nga burgu, Berisha që kishte urdhëruar arrestimin dhe dënimet e tyre, me anë të veglës së tij drejtues i SHIKU-t, menjeherë pas shpalljes së vendimit të gjykatës, më kërcënoi me vrasje mua si kryesues i trupit gjykues.

U munduan ta pezullojnë edhe zbatimin e vendimit të gjykatës, por kur disa institucione shtetërore ndërkombëtare i dhanë ultimatumin Berishës, ai u detyrua të mos e pengonte edhe më tej lirimin e pesë minoritarëve. Të nesërmen do të nxitonte për të korrur frutet e këtij vendimi të Gjykatës së Kasacionit duke e propaganduar veten në Europë e Amerikë si mbrojtës të minoritetit Grek.

E përgëzoj Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtem Bushati që arritën ta bëjnë çështjen Çame (që në fakt duhet thënë çështjen shqiptare) edhe një çështje të BE-së.

Unë mendoj se politika dhe marrëdheniet me fqinjët tanë duhet të bazohen jo në inferioritet, por reciprocitet, dhe në legjislacionin dhe parimet ndërkombëtare të pranuara nga palët. Mbrojtja dhe respektimi i çdo minoriteti, pra edhe i minoritetit Grek në Shqipëri, është jo vetëm detyrim kushtetues, por edhe moral e njerëzor i Qeverisë, Parlamentit, organeve të Drejtësisë dhe i vetë qytetarëve të vendit. Unë besoj se Shqipëria është një shembull i mirë për fqinjët dhe shtetet e tjerë në këtë aspekt.

Ka qenë qëndrim jo dinjitoz i institucioneve shqiptare mosngritja me forcë para qeverisë greke dhe në institucionet ndërkombëtare e të drejtave të çameve. Mbrojtja dhe zgjidhja e çështjes Çame nuk është detyrë vetëm e Partise së komunitetit çam, por sëpari e qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore. Meraku se mos acarohen marrëdhëniet me Greqinë po ta kërkojmë zgjidhjen e çështjes çame tregon mungesë integriteti si shtet dhe si drejtues qeverie e shteti. Edhe fqinji ynë Greqia, së cilës ne i jemi përjetë mirënjohës që pranoi imigrantët shqiptarë në vitet më të vështira, nëse është realisht për respektimin e të drejtave të njeriut dhe sidomos të minoriteteve, le të dëshmojë me fakte duke njohur të drejtat e pronësisë dhe të drejtat e tjera ligjore çameve. Me vullnet të mirë politik nga Greqia dhe me diplomaci aktive të qeverisë shqiptare, dua të shpresoj se çështja çame ka shanse të zgjidhet.

Juridikisht dhe politikisht pse qeveritë greke këmbëngulin aq fort për mos heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë, duke bërë presion tashmë dhe me marrëveshjen e rrëzuar të detit nga Kushtetuesja marrëveshje që nënshkroi Berisha me qeverinë e kaluar greke?

Dua të besoj se edhe vetë politikanët dhe qeveritarët e Greqisë tani e kuptojnë se ekzistenca e Ligjit të Luftës nuk ka kuptim, madje është marrëzi politike, ligjore dhe jashtë realitetit bashkëkohor të qenies anëtarë të NATO-s. Greqia dhe Shqipëria kanë dhe do të kenë vetëm të mira nga marrëdhëniet korrekte e paqësore midis tyre.

Aq më tepër që tani në Greqi janë qindra mijëra shqiptarë që punojne e jetojnë aty dhe janë integruar në jetën dhe shoqërinë greke, ndërsa në Shqipëri ka një komunitet grek që nderohet e respektohet nga te gjithe ne shqiptarët.

Si po qeveris qeveria e drejtuar nga Edi Rama deri më tani dhe a e meriton dhe një mandat të dytë, ndërkohë që përballë ka dyshen e PD Berisha-Basha?

Asnjë qeveri nuk është perfekte. Përgjigja ime për këtë pyetje shpreh opinionin tim si vëzhgues nga larg dhe pa interesa personale. Çdo qytetar ka të drejtë të këtë opinionin e vet për politikanët dhe qeveritarët e tij. Unë si emigrant kam opinioni tim si për qeverinë këtu ku jetoj, ashtu edhe për qeverisjen dhe politkën e vendlindjes sime të dashur.

Unë e kam simpatizuar qeverinë “Rama” që në ditët e para të saj. Kryeministri Rama ka dëshmuar se ka vizion dhe kulturë Perëndimore, ka vullnetin për ta ndryshuar dhe bërë Shqipërinë një vend bashkëkohor Europian, ka edhe shije estetike si piktor, dhe ka edhe simpatinë dhe mbështetjen e Perëndimit. Pra unë e konsideroj fat për Shqipërinë që më 2013-ën fitoi e majta dhe kryeministër është Rama. Më pëlqeu edhe fakti se shumica e ministrave janë relativisht në moshë të re dhe ka edhe femra në poste të rëndësishme.

Personalisht unë mbështes dhe inkurajoj brezin e ri që të marrë përsipër drejtimin e vendit dhe t’u besohen poste të rëndësishme në institucionet shtetërore. Gjithashtu inkurajoj dhe përgëzoj pjesëmarrjen sa më të madhe të femrës në Qeveri, në Parlament, në Gjyqësor, Prokurori dhe të gjitha institucionet e tjera.

Sot Shqipëria ka nje thesar të çmuar njerzor e intelektual, ka me mijëra vajza e djem që janë shkolluar në Perëndim dhe në Shqipëri, ka shumë intelektualë në Shqipëri dhe emgracion që kanë përvojë në institucionet shtetërore e ndërkombëtare si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera. Ajo që duhet të ndryshojë është mentaliteti i politikanëvë që marrin vendimet.

Mendoj se Kryeministri Rama ka bërë reforma jetike për vendin dhe besoj se përditë e më shumë frutet pozitive të tyre do të ndjehen. Me qeverinë “Rama” filloi ngritja dhe veprimi i shtetit ligjor mbi gërmadhat e paligjshmërisë dhe korrupsionit që i la qeveria “Berisha”. Reforma administrative, reformat në energjetikë, reforma që po bëhet në drejtësi, reforma në arsim dhe të tjera që nuk po ndalem t’i përmend se ju në Shqipëri i përjetoni vetë, mbajnë vullnetin dhe kembënguljen e qeverisë dhe të Kryeministrit Rama.

Vlerësoj shumë edhe ndërtimet e qendrave të qyteteve sepse më pëlqen e bukura dhe estetika kudo që ajo ndodhet. Pres me padurim të shoh qendrën e Tiranës të ndërtuar dhe të bukur( i lumte kryetarit të bashkisë Erion Veliaj për gjithçka të mirë që ka bërë e do bëjë për Tiranën tonë të dashur), ashtu sikurse besoj se Kryeministri Rama nuk do ta harrojë edhe vendlindjen time aq të dashur- Mirditën.

Por një premtim të fortë elektoral mendoni se e ka mbajtur Rama…?

E di që disa premtime të fushatës elektorale Rama nuk ka arritur akoma t’i mbajë sikurse ishte premtimi për ndëshkimin e aktit terrorist shtetëror të “21 Janarit 2011” dhe korrupsionit e krimeve të tjera të qeverisë së mëparshme. Personalisht atë premtim unë nuk e besova që atëhere sepse e dija që prokuroria e gjyqsori ishin dhe janë akoma vasalë të Berishës,  ndërsa Kryeministri Rama nuk ka asnjë kompetencë a pushtet ndaj gjykatave e prokurorive.

Natyrisht edhe unë për disa akte nuk kam qenë i një mendimi me qeverinë “Rama” dhe i kam bërë edhe publike qëndrimet e mia dashamirëse për Shqipërinë. Më vjen mirë që në një nga këto raste, sikurse ishte ai për armët kimike, kryeminstri Rama dëgjoi vullnetin e shumicës së popullit ku bëja pjesë edhe unë. Me atë vendim Kryeministri Rama dëshmoi edhe nje dallim tjetër thelbesor  të tij nga ish-kryeministri i mëparshëm.

Uroj që politikanët dhe pushtetarët e Shqipërisë ta dëgjojnë edhe më shumë zërin e qytetarëve të tyre në të mirë të Shqipërisë.

Se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit pas zgjedhjeve Parlamentare të 2017-ës do ta vendosin votuesit. Dua të besoj se të gjitha partitë do të zgjedhin kandidatë për deputetë personat më me reputacion dhe integritet, nëse duan të fitojnë sa më shumë vota. Në opinionin tim, me qëndrimet e derisotme opozita ka provuar se do t’i duhen edhe shume vite për të reformuar vetveten dhe për të qenë e gatshme për të pretenduar se mund të qeverisë e jo shqeverisë e shkatërrojë vendin. Besoj se qytetarët shqiptarë tani janë shumë më të informuar, më të edukuar, pra nuk janë thjeshtë militantë të verbër partish por qytetarë të përgjegjshëm për veten, familjet dhe  vendin e tyre. Në 2017-ën votuesit duhet të votojnë për kandidatin më të mirë dhe më më reptacion e integritet.

Unë besoj se me më shumë punë, me më shumë dashuri për vendin tonë dhe njeri-tjetrin, me më shumë bashkëpunim e vullnet të mirë politik, Shqipëria jonë e dashur po bëhet dhe do të behet gjithnjë e më e bukur.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “INTERVISTA/ Brozi: Prokurorë e gjykatës, shërbëtorë të Berishës. Saliu më ’95 donte të më vriste. Rama të mbajë fjalën për “21 janarin””

  1. Tony says:

    Or zef po mire je Andes nga America? Ti ishe sherbyesi dhe spiuni I berishes e dime te gjithe. Te flasi di kush tjeter po por Jo ti please. Sure you know this or not?

    1. I.Hoti says:

      Ti edkari je nje krimb-katundar – majmun i pandreqshem… zagar-zvarranik-i zgjebosur bythlepir4es i kriminelit hajdutit e tradhtarit —- shkatrrimi 91, 97,gerdec, 21 janar deti-toka e prona e shqiptareve ! Piurdhu murtaje ….!!!!

  2. Ali Pasha says:

    Kush te ndjek ty more aman…
    Ty mallkon Berishen se perse nuk te la ne Shqiperi te behesh edhe ty i pasur si te gjithe hajdutat (gjygjtare dhe prokurore te tjere)..
    Ti nuk ke ndryshim por nuk ke mundesi.
    Berisha nje kryekriminel po ashtu…
    Te gjithe njelloje specie jeni…zoti jua shofte faren..

  3. Qytetari digital says:

    Dora ejuristit duke nuke ka nevoje per komentte gjithe paperjashtim qe kane dhe abuzuar me shtetin e pushtetin duhet te japin lllogari para drejtesise duke filluar nga Saliu ederi te krytaret e komunave qe sot nuke ekzistojn me

  4. bla bla bla says:

    Flisni tani ju pasi keni ik nga karrikja, po t’ua mbante me falni…. flisnit kur ishit ne maje, tani nuk kane vlere, flisni nga maja e pikaloit tani, kur ishit me te ia puthnit dhe b.., hajdeni pra, mos kryqezoni Ramen, po per llafe ti me shoket e tu jeni te vetmit, ju e cimentuat kete sistem bashke me plakun mere qe e beri kete popull te flasi me vete, se nuk pati shtet, nuk pati arsim, nuk pati mjeksi dhe kush i numeron, po cate dhe iket, mos flisni me se beheni bajate.

  5. Kaqaki Junior says:

    A mos oshte ky djali i Josip Broz Titos?!

  6. emigranti says:

    o zef ti mire e ke po ne shqiperi eshte bujar nishani dhe adriatik llalla qe nuk e lene edi ramen te ece perpara.KETA jane dy arme te forta per pd dhe saliun.

    1. Dangellia says:

      Pohim mjaft realist. Vertet Edi Rama do te kishte mundesi te bente shume me teper nqs. nuk do ishin keta dy kollana te Saliut ne funksione shteterore. Kyci i zgjidhjes do te jete kur te zgjidhet presidenti i ri, i cili duhet te jete me integritet e jo si ky, qe prej kohes kur ra Saliu, vetem pozicionin e Saliut e te PD ka perfaqesuar. Me ikjen e tij do vidhisen nje turre e madhe matrapazesh, se PS do te kete duart te lira per miratimin e ligjeve dhe emerimeve ne pallatin e drejtesise. Prandaj Rames i duhet edhe nje mandat, ta vazhdoje projektin duke respektuar normat e demokracise, pastaj po nuk e beri, vete populli ja heq vizen. (Kuptohet edhe I. Meta hyn ne taborri e matrapazeve)

  7. zefi says:

    ky qe liroi greket e masakres se peshkepise ,ky nuk duhet teflasi por te kerkoj falje popullit SHqiptare per ate dhe thaset me marka qe mori dhe iku me vrap dhe hapi fjale se donte ta vriste berisha , po te donte berisha te gjente dhe ne brime te miut tu fuste ky mi bashkepuntor i grekeve TE te lutemi shume vetem mbaje mbyllur ate hale se vjen ere.

  8. Bushi says:

    Per zotin ZEF BROZI,eshte ne nderin tone qe te flasim fjalet me te mira,dhe lavderime per punen qe ka bere kur ka qene ne krye te gjykates se KaSACIONIT.Ato goje te liga qe flasin dhe bejne komente kundra tij,o jane lepiresit e Saliut,ose jane te painformuar se kushe eshte zoti Brozi.Zoti brozi eshte nje nga juristet me te zot,i qarte,i pergatitur,i drejt si vete rejtesia,dhe shume i guximshem,ku punen e tij e ndertonte mbi ligje dhe jo mbi urdhera te dhena nga kupola e larte e politikes.Ineligjenca e tij eshte e rrall,per te cilen Saliu e urrente dhe qe donte ta vriste.Per mendimin tim,ai duhet te futet ne forumet e drejtesise me reformen e re te drejtesise,dhe ja vlen.Urime,pershendetje dhe respekt per zotin Brozi.

  9. Emigranti says:

    Faleminderit zoti Z. Brozi, per analizen e shkelqyer qe i ben, situates ne kohen e qoftelargut Sali Berisha dhe fatkeqesine e popullit tone qe akoma ky qen plake , ska ngordhur, s i tille mbane nen ndikim drejtesine dhe shume kuadro qe ka emeruar ne administraten shteterore ne kohen e tije dhe per fatin e keq,Rama si hoqi dote, spse ka nje kosto te larte ekonomike, pore keta bastarde pengojne rreformat, dhe stimulojne pengesa, pislleqe ne pergjithesi, vene pengesa per te mose u xhvilluar vendi uyne, se keshtu deshiron Saliu, Luli dhe cakejte qe u vene pase. Bravo zoti Brozi, qe pasqyroni drejte rreformat e qevrise Rama, rreforma qe po e nxjerin vendin tone nga gremina ku e la qeveria Berisha dhe po e ngrene ekonomine nga viti ne vite, nga 0.9 qe e la Berisha , sote ka haritur ne 3. 2 dhe trendi eshte ne ritje. Rezultate mjafte te mra ka haritur edhe kryebashkiaku Velia, qe flete pake dhe ben shume, sa ska bere asnje kryebashkiake gjate 25 vjeteve, cdo jave, shikojme jo inagurime, pore prerje shritash, per pune te mbaruara ne kryeqytet dhe rrethinat e bashkise Tirane

  10. Trimi says:

    Ceshtja Came po te dhikohet,por haruat veten ligjin 7501 qe masakroi pronaret duke u mare token..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *